Shpërthen tritoli në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Nga Klodian Tomorri
(Në fillim kur shpalli aksionin për energjinë, qeveria deklaroi se hajdutët më të mëdhenj janë bizneset e mëdha. Por deri më tani, ka qenë e “pafat” të gjejë fajtorë ndonjë prej tyre, ndërsa qytetarët e zakonshëm janë burgosur në masë)
“Më lejoni t’ju them diçka për të pasurit,”- tha dikur, Francis Scott Fitzgerald. “Ata janë ndryshe nga ne.” Disa vite më vonë në Dëborët e Kilimanxharos, Ernest Hemingway do të ironizonte novelistin amerikan duke shkruar: “Po. Kanë më shumë para”. Në një shoqëri të drejtë, ajo që Hemingway thotë me ironi duhet të ishte ndryshimi i vetëm mes elitës dhe të tjerëve. Por në botën e vërtetë, nuk është. Të pasurit kanë para dhe me to blejnë drejtësi. Mijëra vite histori e kanë provuar qartë. Qeveria, ajo që duhet të sigurojë drejtësi të barabartë për të gjithë, është gjithmonë në shitje.
Prej vitesh në Shqipëri ka dy sisteme drejtësie. Një për elitën dhe një tjetër për masën. Nëse je i pasur dhe me pushtet, mund të vjedhësh miliona dollarë, dhe të mos përfundosh kurrë në burg. Fëmijët e tu gangstera mund të nxjerrin armët dhe të qëllojnë këdo në mes të ditës dhe në darkë do jenë sërish pranë teje në shtëpi. Edhe atëherë kur krimi është publik, sistemi e gjen gjithmonë mundësinë të të shpëtojë dhe shumë shpejt i i rikthehesh jetës normale. Asaj me festa të shtrenjta mondane. Madje jo vetëm private, por të mundësuara edhe nga institucionet më të rëndësishme të shtetit. Ato që duhet të garantonin drejtësinë e barabartë për të gjithë.
Ekziston një listë e gjatë abuzuesish të dokumentuar me energjinë elektrike në OSHEE. Brenda saj ka dhe emra shumë të njohur publikisht. Njerëz me pushtet ose drejtues të lartë në administratë. Prania e tyre aty është arsyeja që lista nuk bëhet publike. Ata nuk mund të përfundojnë pas hekurave. Burgu është për të zakonshmit, të cilët mund të arrestohen lehtë. Edhe në mënyrë të paligjshme e të lihen në qeli për muaj të tërë. Përtej kësaj, në fillim të aksionit vetë qeveria pati deklaruar se hajdutët më të mëdhenj të energjisë elektrike janë bizneset. Jo ato të internet kafeve. Por kompanitë e mëdha. Sërish në dy muaj e gjysëm aksion, qeveria ka qenë gjithmonë e “pafat”. Nuk ka mundur të gjejë fajtorë qoftë dhe një të vetëm prej tyre. Në gjithë këtë kohë qelitë janë mbushur vetëm me qytetarët e zakonshëm.
Por ky nuk është treguesi i vetëm i drejtësisë së dyfishtë. Për më shumë se një vit OSHEE, ka prokuruar energji me negocim të drejtëpërdrejtë. Edhe pse formalisht me tender, fitues nuk janë përzgjedhur kompanitë që kanë ofruar energji me cmimin më të ulët, por ato të cilat OSHEE ka gjykuar të arsyeshme. Për këtë ka nje hetim në proces nga Autoriteti i Konkurrencës, por asnjëherë nuk u hap një hetim penal nga prokuroria apo qeveria. Morali; nëse je në të njëtën varkë me qeverinë, nuk mbytesh asnjëherë.
Përpjekja për të rivendosur ligjin në tregun e energjisë është jetike për ekonominë dhe vendin. Por nëse drejtësia nuk do jetë e barabartë për të gjithë, morali i saj do rrëzohet dhe politikat pa moral kanë vetëm një fund, dështimin. I vetmi rezultat i aksionit, do jenë plagët sociale si rasti tragjik në burgun e Rrogozhinës, që qeveria mundohet më kot ta justifikojë me copa letre gjyqtarësh, të cilët tani duhet të ishin nën hetim.
Shkencëtarët nga Universiteti Kembrixh kanë bashkëpunuar me ...
Për shumë njerëz, vjetarët janë një send i çmuar për të ruaj...
Kompania argjentinase e birrës, Andes, doli në përfundimin s...
Nga Mitro CELAZotnia e tij Edi Rama, kanë nisur ta sejdisin ...
22:00-23:00Golden CITY, eshtë programi që City FM i ka kusht...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën ...
Shqipëria është mbërthyer nga një valë e temperaturave të ul...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paraqitur situatën e krijuar n...
Bleona Qerreti, edhe pse ndodhet në Amerikë, është shumë e i...
Dokumenti i quan të rrezikshëm për Moskën edhe ata “procese ...
Elhaida Dani ka fituar mbrëmë festivalin e këngës në RTSH-së...
KLSH zbulon borxhin 5,4 miliardë lekë të “Armo”-s. Në total,...
Dosja e plote dhe kallzimi penal bere nga policia e shtetit ...
“Drejtoria për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Për...
Personazhi njohur ne qarqet e biznesit. Me shume si mashtrue...
Prej gati 8 oresh, vazhdon bllokimi i rruges nacionale Pogra...
Pasagjerët e bllokuar në tragetin “Norman Atlantic” rrezikoj...
Back in time, cdo dite dhe ne cdo ore ne City FM. Kenge qe ...
Franca është përfshirë nga rreshjet e shumta të dëborës, ndë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...