Berisha: Rama thote "Vidhni vidhni se fajin e ka sistemi"
Nga Sali BerishaEdi Rama hoqi perfundimisht masken dhe shpal...
Policia ka arrestuar grupin kriminal, autor edhe i grabitjes spektakolare të një viti më parë në qendrën tregëtare TEG, në periferi të Tiranës.
Grupi ka në përbërje 8 vetë, mes tyre të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.
Një vit më parë të vëshur si babagjyshë të vitit të ri, ata grabitën nën kërcënimin e armëve një argjendari te TEG.
Policia ka dokumentuar grabitjen edhe të disa argjendarive të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Mes të arrestuarve është Ilir Kupa, i cili gjendet në qeli për një vepër tjetër penale.
Një tjetër grabitës është Miljan Elezi, i vrarë në një përpjekje për grabitje në Maqedoni.
Njoftimi i policisë
Në datë 16.12.2014, pas një pune disa mujore, të mirorganizuar me metodat speciale të hetimit, në bashkëpunim ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda, Drejtorisë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër, Shkodër dhe Lezhë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ?BABAGJYSHET?.
Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të rënda kriminale të kryera nga një grup i organizuar kriminal si dhe arrestimi i 3 prej anëtarëve të këtij grupi. Policia ka arrestuar shtetasit:
1. Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për vepren penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy shtetasve në Durrës si dhe i dënuar në Greqi per vjedhje me armë.
2. Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shendetit.
Ndërkohë një tjetër pjesëtar i grupit, Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.
Janë shpallur në kërkim pjestarët e tjerë të grupit kriminal dhe konkretisht:
? F.P., 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
? D.K., 36 vjeç, banues në Shkoder, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
? S.K., 31 vjeç, banues në Kurbin.
? J.Q., 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më pare për vjedhje.
Një nga pjestarët e këtij grupi kriminal, A.T., është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.
Ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014 ka kryer vjedhjet e mëposhtme:
1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin ?Romina?, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë ?Argjendari Gjino? në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i ?Kosovës?, kanë vjedhur mjetin tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip ?Audi? në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari ?Gelosia? në qendrën tregetare TEG.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari ?Er Gold? dhe ?Briljant Xhiti?.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e banimit dhe punës së këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
? 1 armë zjarri pistoletë model 54 TT së bashku me një krehër me 6 fishekë luftarake, me mbishkrimin 1959;
? 1 armë zjarri ?Zastava? kalibër 6.35 mm me numër serie T710696 së bashku me një krehër me 8 fishekë;
? 1 krehër me 15 fishekeë pistoletë;
? 1 peshore elektronike,me mbishkrimin ?TANITA? qe sherbente per peshimin e sendeve të floririt dhe të argjenta të vjedhura ne argjendari;
? 1 pajisje kompjuterike lap top;
? 6 copë varëse floriri të madhësive të ndryshme;
? 8 copë unaza floriri te madhesive te ndryshme;
? 1 copë varëse kryq;
? 3 byzylykë dore;
? 28 telefona Iphone;
? 19 ora dore të markave të ndryshme;
? Një sasi bizhuteri argjendarie;
? Dy manekine me rroba kamuflazhi ushtarake;
? Dy maska material plastik me flokë ngjyrë të bardhë;
? Një palë doreza me material rrobe.
? 8 karta sim të kompanive të ndryshme;
? Dokumente identifikimi të falsifikuara me gjeneralitete të rreme;
Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë në vazhdimesi për dokumentimin e plotë të veprave të tjera penale të kryera nga ky grup kriminal.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale të ?Vjedhje me armë?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nent 140, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Nga Sali BerishaEdi Rama hoqi perfundimisht masken dhe shpal...
“Tek përgatitem të largohem nga Shqipëria, mendoj se si qënd...
Zëdhënësja e PD Orjela Nebijaj denoncon keqpërdorimin që kry...
Kryeministri kinez Li Keqiang tha se Kina dëshiron të kërkoj...
Shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit janë duke përdoru...
I nderuari Z. FugaPo ju shkruaj disa konsiderata te miat ne ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se lufta ndaj tr...
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena ...
Deputetja Mesila Doda, e cila rreth dy javë më parë bashkë m...
Mjaft e përdorur nga yjet e Hollywood-it, kjo dietë nuk ju p...
Nga Naum MaraDiçka e ka bërë të thyejë më në fund heshtjen, ...
Autoriteti Rrugor Shtetëror (ARRSH) njoftoi sot se rruga kom...
Ish- gruaja e Wiz Khalifa dhe ish- e dashura e Kanye West, A...
Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond ...
Komisioni i Ekonomisë ka nisur sot diskutimet për projekligj...
Me poshte po ju paraqesim fotot e ketyre krijesave:...
Në prag të festave të fund vitit, Posta Shqiptare ka dyfish...
Banorët e Tropojës protestua diten e sotme para zyrave të Op...
Serish protesta diten e sotme nga banoret e fshatit Udenisht...
Zhvillohet ne qytetin e Durrësit ceremonia për dhënien e tit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...