VIDEO/ "Të jetë birrë vallë apo ujë?"
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Nga Naum Mara
Diçka e ka bërë të thyejë më në fund heshtjen, zv. Kryeministrin shqiptar Niko Peleshi, rreth problemit të Kullës Vrojtuese të Korçës. Eshtë njeriu , që ka mbi vete përgjegjësinë e vendimmarrjes për këtë projekt edhe pse mundohet t?ja ?faturojë? zëvendësuesit të tij, kryetarit të sotëm të bashkisë. Nuk denjoi t?i përgjigjej një letre të hapur të 7 arkitektëve korçarë (midis të cilëve dhe unë), që banojnë në Amerikën e Veriut, në të cilën shprehej kundërshtimi jonë për natyrën e projektit dhe i kërkohej ndërhyrja e tij për ta përmirësuar.
Kam parë dhjetra fotografi të Kullës në përfundim të ndërtimit dhe mendimi i im mbetet i pandryshuar.
Kulla është një shembull i keq i Arkitekturës Brutaliste.
Duket, që një dyshim i tillë e ka përfshirë edhe vetë Peleshin, i cili mundohet të zbutë efektin negative, që ka në qendër të Korçës Kulla dhe të paraqesë në favor të saj argumente jo profesionalë si shterpësia intelektuale, qyteti i gjeneratës tjetër, sekuenca jonë në dokumentarin historik apo prangat e nostalgjisë melankolike e të tjera si këto.
I gjithë ky tym hidhet për të mbuluar problemin e vërtetë, që është:
A i duhej Korçs kjo Kullë dhe a e sjell vërtet Kulla, qytetin me traditë në shekullin e XXI?
Zv. Kryeministri Peleshi në shkrimin e sotëm në gazetën ?Tema? thotë, që u zgjodh ndërhyrja transformuese e sheshit. Ndërhyrjet transformuese të një kompleksi urbano-arkitekturor të formuar janë gjithnjë më të kostueshmet ndaj përgjithësisht realizohen në kohën e bumeve ekonomike të qyteteve. Por në rastin e Korçës, jo vetëm u zgjodh në një moment krize, por edhe u pranua zgjidhja më e keqe e mundshme. Ndërtimi I një objekti të Arkitekturës Brutaliste, shembujt e të cilës janë kritikuar ashpër në gjithë botën e përparuar pas ndërtimit. Për më tepër ajo rrymë e arkitekturës ka 40 vjet, që ka perënduar.
Zv. Kryeministri Peleshi i përgjigjet shkarrazi edhe ngritjes së shqetësimit tonë(jo letrës sonë) duke sajuar një mashtrim të ri për publikun shqiptar, se ne, që jetojmë larg e kemi ?shumë të fortë dëshirën për ta gjetur të pandryshuar qytetin e lindjes sa herë e viziton? ose kërkojmë që ?korçarët që jetojnë e punojnë aty, ?të jenë?rojtarë të qytetit të vjetër?
Jo zoti Peleshi! Kjo nuk është aspak e vërtetë!
Ne duam, që qyteti të modernizohet gjithnjë e më shumë, të dalë edhe jashtë hapësirave të ngushta të sotme, për tu bërë një nga qytetet më interesante dhe më modernë të ballkanit, ashtu si ka qënë në vitet ?30 të shekullit të kaluar. Ne kërkuam, që objekti edhe pse në një hapësirë të vogëltë ishte në frymën e arkitekturës të viteve të fundit. Kërkuam nga ju dhe nga autorët të ristrukturohej, të ndërhyej në volumet dhe të përdoreshin në të material të lehta, që do i rrisnin transparencën dhe vizualisht do e bënin më të pranueshëm. Sigurisht, që nuk mund të kishte përgjigje nga ju, sepse ju mungonin fondet për të ndërtuar një objekt bashkëkohor.
Në vazhdën e tymit për të justifikuar Kullën, zv.kryeministri përmend edhe debatet e bëra në Parisin e kohës së Kullës Eifel apo dhe të sivjetshmet rreth Kullës Trekëndore. Krahasime të tilla nuk qëndrojnë jo vetëm për faktin se situatat urbane janë krejtësisht të ndryshme dhe gjithashtu nuk mund të trajtohen njëlloj vendbanimet shumë milionshe me ato prej disa dhjetra mijë banorësh, por Kulla Eifel dhe Kulla Trekëndore i kanë paraprirë kohës në konceptim dhe material, ndërsa kjo e Korçës, për fat të keq, I përket një rryme të fillimit të viteve ?70.
Tani, që po përfundon ndërtimi, Kulla nuk mund të mbulohet me asgjë, sado bukurr të tirret thesi me mashtrime i zv.kryeministrit Peleshi.
I vetmi urim i imi, është, që në një kohë të një gjallërimi ekonomik të Korçës, autoritetet në bashkëpunim me profesionistët , që jetojnë në Korçë, të marrin një vendim të ri për transformimin e sheshit, që do kërkojë në mos shembjen, por ristrukturimin rrënjësor të Kullës Vrojtuese.
Autoriteti Rrugor Shtetëror (ARRSH) njoftoi sot se rruga kom...
Ish- gruaja e Wiz Khalifa dhe ish- e dashura e Kanye West, A...
Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond ...
Komisioni i Ekonomisë ka nisur sot diskutimet për projekligj...
Me poshte po ju paraqesim fotot e ketyre krijesave:...
Në prag të festave të fund vitit, Posta Shqiptare ka dyfish...
Banorët e Tropojës protestua diten e sotme para zyrave të Op...
Serish protesta diten e sotme nga banoret e fshatit Udenisht...
Zhvillohet ne qytetin e Durrësit ceremonia për dhënien e tit...
Britney Spears ka treguar format e saj trupore perfekte në k...
Vijon te mbetet i bllokuar prej 4 ditësh, aksi vjetër Tiranë...
INUK ka vazhduar operacionin e pastrimit nga ndërtimet pa le...
Një çift bashkëshortësh janë plagosur nga vëllai i gruas mën...
Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja e...
Dy janë gjyqtarët e akuzuar nga qytetari nga Velipoja se jan...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e zëvendësminist...
Një aksident ka ndodhur në orët e vona pranë bashkisë së kry...
Nga Artan FUGAUnë kam shumë simpati të sinqertë për zëvëndës...
Për t’i paraprirë një bllokimi të mundshëm që mund të vijë n...
Ministria e Brendshme iu është përgjigjur akuzave të PD-së t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit SHBA dhe Irani kanë kryer sulme k...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...