Ujësjellsi i Kukësit/ 4 zyrtarë në pranga
Operacioni “Gjallica” i realizuar nga policia e Kukësit ësht...
Benzina dhe nafta kushtojnë gjithnjë e më pak, çmimet për naftën e papërpunuar janë në rënie të lirë. Për shtetet prodhuese të lëndës së parë ky është një dështim. A do të vijë së shpejti kthesa?
Çmimet e naftës në fillim të javës ndalën rënien e tyre të fortë që vazhdon prej disa muajsh. Tregtarët folën për një kundërpërgjigje tipike pas rënieve të forta. Të hënën në mëngjes një fuçi (159 litra) e llojit të Detit të Veriut kushtonte 62,60 dollarë ose 75 cent më shumë se të premten. Edhe lloji amerikan WTI shënoi një rritje të lehtë. Çmimi për një fuçi u rrit me 58 cent në 58,39 dollarë.
Që prej kësaj vere çmimet e naftës kanë rënë me rreth 40 për qind. Që prej fundit të nëntorit kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk pranoi të përgjigjej me një reduktim të sasisë së prodhuar ndaj rënies së çmimit, kjo rënie ka shënuar 20 për qind. Ashtu si dhe më parë nuk duket se do të ketë reduktim të prodhimit: krahas anëtarit më të madh të kartelit, Arabisë Saudite, kundër reduktimit të sasisë së prodhimit flasin edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Çmimi më i lartë në verën e 2008
Një retrospektivë e shkurtër: në verën e vitit 2008 çmimet e naftës ishin rreth 150 dollarë për fuçi dhe ekspertët parashikonin rritje të mëtejshme. Por pastaj erdhi kriza financiare, e cila arriti pikën e trishtueshme kulmore me falimentimin e bankës Lehman. Brenda pak javësh çmimi i naftës ra në rreth 45 dollarë.
Me rimëkëmbjen e ekonomisë botërore ai u rrit deri në verën 2014 mbi kufirin prej 100 dollarë, por që atëherë është përsëri në rënie. Luhajtjet më të mëdha në çmimin e lëndës së parë naftë nuk shkaktohen vetëm nga ndikimet koniunkturore. “Për një kohë të gjatë nuk është marrë parasysh se falë përparimit teknik mund të prodhohet më shumë naftë”, thotë Leon Leschus, ekspert për lëndët e para në Institutin e Hamburgut për Ekonominnë Botërore (HWWI) në bisedë me DW. “Veçanërisht SHBA ia kanë dalë përmes fracking-ut të përftojnë më shumë nga toka.” Amerikanët vitet e fundit kanë arritur të rrisin prodhimin e naftës me katër milionë fuçi në ditë. “Kjo është një sasi e konsiderueshme. Me këto katër milionë fuçi SHBA mund të ishte anëtari i dytë më i madh i OPEC, nëse do ta shihnim kështu”, thotë Leschus.
Parashikime të ndryshme
Zhvillimi i tregjeve ndërkombëtare të naftës vitin e ardhshëm sipas një parashikimi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) do të vazhdojë të ushtrojë trysni ndaj çmimit të naftës. Kërkesa nuk po rritet aq sa mendohej deri tani, deklaroi së fundi IEA. Megjithatë rritja e fortë e prodhimit nuk po ndalet, para së gjithash në SHBA. Si rrjedhojë në të gjithë botën është në rritje sasia rezervë, çmimet e naftës vazhdojnë të bien. Paras së gjithash llogaritet me më pak nevojë të brendshme në vendet eksportuese të naftës si Rusia. Njëkohësisht nuk shihet asnjë fund i rritjes së prodhimit pikërisht sa i takon atij nga rezervat e gazit të argjilës në SHBA. Do të duhet edhe ca kohë derisa oferta dhe kërkesa të jenë përsëri në ekuilibër.
Leon Leschus është i mendimit se të paktën rënies së çmimit i ka ardhur fundi. “Mendoj së çmimi i naftës ka arritur nivelin e tij të poshtëm.” Ai pret që në 2015 ekonomia botërore të shënojë sërish rritje. Kështu do të rritet edhe kërkesa për naftë, për pasojë çmimet do të rriten, beson eksperti i HWWI.
Fracking fajtor për rënien e lirë të çmimit të naftës?
Në të njëjtën kohë pritet që të reduktohet edhe oferta e tepërt e naftës që mbizotëron aktualisht në treg, “pasi disa prodhues do të reduktojnë sasinë meqenëse me çmimin e ulët aktual nuk është më fitimprurës”.
Edhe Eugen Weinberg nga Commerbank sheh një ndërveprim mes çmimit të ulët të naftës dhe teknikave të kushtueshme të nxjerrjes së naftës si Fracking: kur bien çmimet, bie edhe prodhimi i kushtueshëm, dhe si pasojë çmimet fillojnë rriten ngadalë. “Ka shumë arsye që flasin për atë që çmimet së shpejti do të jenë dukshëm më të lartë se sa ai aktual”, tha Weinberg për kanalin gjerman ARD, “pasi me kohë kjo do të ketë ndikim edhe në prodhimin amerikan. Ai nuk do të rritet më.”
Asnjë çtensionim për Rusinë
Edhe Leon Leschus nga HWWI sheh një nivel më të lartë çmimi gjatë vitit 2015. “Ne parashikojmë që çmimi i naftës të luhatet përsëri mes 80 dhe 90 dollarë.”
Ngjashëm mendon edhe Eugen Weinberg. Ai megjithatë nuk sheh një çtensionim për vende si Irani, Iraku, Nigeria apo Rusia, që janë shumë të varur nga të ardhurat nga eksportet e naftës. “Për ta do të vijnë kohë të vështira pasi nuk presim që çmimet e naftës së shpejti të ngrihen drejt nivelit 100 dollarë apo më shumë çka është në fat ajo që iu duhet këtyre vendeve.”
Operacioni “Gjallica” i realizuar nga policia e Kukësit ësht...
Presidenti i Kubës, Raul Kastro, ka thënë se kombi i tij ka ...
Qeveria vendosi që të japë shpërblim për festat e fundvitit ...
Policia ka arrestuar grupin kriminal, autor edhe i grabitjes...
Nga Sali BerishaEdi Rama hoqi perfundimisht masken dhe shpal...
“Tek përgatitem të largohem nga Shqipëria, mendoj se si qënd...
Zëdhënësja e PD Orjela Nebijaj denoncon keqpërdorimin që kry...
Kryeministri kinez Li Keqiang tha se Kina dëshiron të kërkoj...
Shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit janë duke përdoru...
I nderuari Z. FugaPo ju shkruaj disa konsiderata te miat ne ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se lufta ndaj tr...
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena ...
Deputetja Mesila Doda, e cila rreth dy javë më parë bashkë m...
Mjaft e përdorur nga yjet e Hollywood-it, kjo dietë nuk ju p...
Nga Naum MaraDiçka e ka bërë të thyejë më në fund heshtjen, ...
Autoriteti Rrugor Shtetëror (ARRSH) njoftoi sot se rruga kom...
Ish- gruaja e Wiz Khalifa dhe ish- e dashura e Kanye West, A...
Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond ...
Komisioni i Ekonomisë ka nisur sot diskutimet për projekligj...
Me poshte po ju paraqesim fotot e ketyre krijesave:...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...