Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Është e vërtetë se në këtë jetë rëndësi ka ajo që mbetet. Vlen të thuhet ajo që keni lënë si ?dëshmi? për ata që vijnë pas teje. Dhe kjo është po aq e vërtetë sa Woody Allen kurrë nuk lodhet duke përsëritur, e duke buzëqeshur: ?të vdes nuk më pëlqen mua fare. Ajo do të jetë gjëja e fundit që unë do bëj.? Këtu, në mes të dy të vërtetave futet një tjetër, sepse biznesi ka bërë menjëherë reklamën e vet. Eshtë fuqia e përjetshme e imazhit, edhe kur kjo ikonë nuk do të jetë më shumë se një fantazmë. Ka menduar revista Forbes për të kujtuar pikërisht këtë ?rrugë të tretë? të të famshëmve duke përmbledhur një lloj hit parade të ?të vdekurve të gjallë?, që ulen në fronin e artë e të padiskutueshëm të të ardhurave të tregut për markat e mëdha. Holograme dhe rindërtime në kompjuter të divave sjellin të holla në arkën e trashëgimtarëve të tyre, si edhe për bizneset në sajë të Tregut. Një ingranazh i madh që shëndosh tregtinë e ?markave?.
Di diçka, ?i ardhuri? i fundit në klasifikim, por tashmë në vendin e pestë, kantautori legjendar Bob Marley. Xhamaikan, një nga udhëheqësit e Rastafarian-ëve dhe simbol i lëvizjes për liberalizimin e drogave, që pikërisht në këto ditë kthehet në aktualitet përsëri, në mesin e debatit për legalizimin dhe përdorimin e kanabisit në fushën e mjekësisë.
Familja e Marley-it, i cili vdiq në 81-shin në moshën 36 vjeçare, ka blerë të drejtat që të licencojë imazhin e reggaes legjendare për produktin e parë të kanabisit për përdorim farmaceutik në botë. Në krye të hitit, natyrisht, një tjetër mit si Michael Jackson i cili në vitin e fundit i ka sjellë familjes së tij të ardhura prej më shumë se 140 milion dollarë, duke përfshirë të ardhurat nga shitjet e albumit të tij të lëshuar pas vdekjes, Xscape, dhe të dy spektakleve teatralë; sipas Forbes, duken si ?qindarka? ato 14 milionët e fituara nga grupi i momentit, One Direction.
INTERNETI
Në Internet kalimi nga div në markë ndodh sa hap e mbyll sytë. Çdo yll i çdo fushe bëhet kopertinë, poster, kartëvizitë, mesazh i personalizuar. Kjo shpjegon, ndër të tjera, sesi një gjeni si Ajnshtajni i cili nuk kompozoi muzikë ose reggae, apo nuk doli lakuriq në çarçafë të kuqe mëndafshi, është i teti në hitin e hartuar nga Forbes: T-shirtet, posterat me ?gjuhën e tij ?, tabletat me imazhin e tij deri tani kanë sjellë 11.000.000 $. ?Ky është biznes i madh shpjegon Kelvyn Gardner, drejtor egzekutiv për (LIMA), Organizata Botërore e Tregtisë për të Drejtat e Licencave -. Në Shtetet e Bashkuara ka agjenci që janë rritur shumë, duke përfaqësuar shpesh herë personazhe të vdekur, dhe kanë bërë biznes të mirë. Në disa raste i gjithë portofoli i tyre i të drejtave është bërë nga njerëz të cilët nuk janë më dhe shfrytëzohet nostalgjia e epokave të shkuara, edhe përmes filmit dhe televizionit. ?Disa fushata të fundit të reklamave siç raporton The Guardian kanë dekretuar suksesin e yjeve të së kaluarës, duke përfshirë edhe imazhin e kompjuterizuar të Audrey Hepburn për reklamim të çokollatës Galaxy, apo e Marilyn Monroe për të promovuar Chanel nr 5, ajo e Steve Porsche McQueen-it për spotin e Porsche-it dhe ajo e Gene Kelly-it që këndon në shi për markën e Volkswagen-it.
ZGJEDHJA
Eksperti i markave i quajtur Mark Borkowski, shpjegon se ?ju duhet të jeni i zgjuar dhe të kuptoni se cilat marka mund të jenë në sintoni me të vdekurit. Dhe kur zgjedhja funksionon, fitimi mund të jetë i madh?. Nga ana tjetër, Gennaro Castaldo i BPI, i cili përfaqëson industrinë e muzikës britanike, shton: ?Vetë fakti i vdekjes tragjikisht në moshë të re dhe me potencial të madh, që ende nuk shfrytëzohet plotësisht, mund të japë një status të fuqishëm ikone për një artist, veçanërisht në qoftë se ai ka pasur tashmë një kult në rritje në botë?. Marrëveshja Marley, si një shembull, bën që të fryhen arkat e një tregu tashmë jashtëzakonisht fitimprurës duke filluar nga kufjet Marley, tek veshjet, tek letrat e cigareve, tek një gamë e gjerë e pijeve të ?Marley Mellow Mood?.
Elvis Presley në renditje është në vendin e dytë: ka fituar $ 55.000.000 sezonin e kaluar, një shifër që pritet të rritet shumë vitin e ardhshëm kur kompania që bleu të drejtat për markën e tij (për një shumë prej 125 milionë) do të tërheqë me përdorimin e hologramit të Elvisit për një shfaqje të yllit në Las Vegas. Për më tepër, më 12 dhjetor në Londër, do të përsëritet shfaqja ?Elvis në 02? në rrugën e suksesit të arritur nga ekspozimi i mbajtur në vendlindjen e legjendës, në Memphis. Nuk janë emra të habitshme Marilyn Monroe, John Lennon, Bruce Lee ose Liz Taylor në hit, ndërsa befasoi vendi i tretë, me meritë Charles Schulz, Babai i Kikirikave (Fox është duke e përgatitur një film vizatimor 3 dimensional) e nuk të çudit vendi i nëntë nga prania e Bettie Page, heroina e pin-up. I papritur, megjithatë, pozicioni i trembëdhjetë, me një mit si James Dean (ende 7 milionë). Një lloj i mallkimit të vogël për legjendën Hollivudit që sjell nga pas, si një fantazmë në errësirë, atë titull të mallkuar, Rini e Djegur.
Kompania Nokia ka vendosur të rikthejë legjendën e telefonis...
Një qytet i lashtë që ia del të qëndrojë i populluar – dhe i...
Katër vjet më parë, Samsung e kishte “trazuar” tregun mobil ...
Henry A. Kissinger qëndroi në Cambridge më 20 janar 1961, ku...
Rovio Entertainment ka deklaruar se do të pushojë vetëm 110 ...
Për të gjithë aventurierët të cilët nuk mund të jetojnë pa a...
Vetëm pak kohë pas një feste në Ishullin Chappaquiddick, Sen...
Gionee është një kompani kineze që njihet në vendet perëndim...
TIRANE – A kishte apo jo luftë civile në Shqipëri. Kjo është...
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka kryer një ...
Me vlerat e saj ushqyese dardha ndihmon organizmin ne shume ...
Sipas një raporti, Tonino Lamborghini do të sjellë në treg n...
Microsoft ka një Windows 10 më të mire për të na shfaqur, dh...
Një lajm i fundit nga kompania Apple thotë se viti 2015 do j...
Hitleri pothuajse mbytet Në një ditë të ftohtë të janarit 18...
Sony Pictures është duke hetuar një lidhje të mundshme të Ko...
Dy zhvillues kanë kryer një studim të ri për të kuptuar më m...
Kina është vendi që konsumon më shumë birrë në botë. Por ven...
Jemi vetëm një muaj larg nga ngjarja Consumer Electronics Sh...
Në nëntor 1945, 41 vetë qëndronin në bangën e të akuzuarve n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...