Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vetëm pak kohë pas një feste në Ishullin Chappaquiddick, Senatori Edward ?Ted? Kennedy i Massachusettsit del nga një urë me makinën e tij Oldsmobile, dhe zhytet në një liqen të vogël
Kennedy arriti të dalë nga makina e fundosur, por pasagjerja e tij, 28-vjecarja Mary Jo Kopechne nuk arriti. Senatori nuk e raportoi për dhjetë orë me radhë aksidentin fatal.
Mbrëmjen e 18 korrikut 1969, kur shumica e amerikanëve ishin në shtëpi duke parë lajmet në lidhje me progresin e misionit Apolli 11 në Hënë, Kennedy dhe kushëriri i tij, Joe Gargan po organizonin një festë në një shtëpi të marrë me qera në Ishullin Chappaquiddick, një ishull i pasur pranë Martha?sVineyard, në Massachusetts. Festa ishte planifikuar si një ribashkim i Kopechne dhe gjashtë grave të tjera, të gjitha veterane të fushatës presidenciale të presidentit të ndjerë, John F. Kennedy.
Bobby Kennedy kish qenë vëllai më i madh i Tedit dhe pas vrasjes së Bobbyt në qershor 1968, Ted mori pishtarin e familjes. Në vitin 1969, Ted Kennedy u zgjodh kryetar i shumicës në Senatin e SHBA, dhe ai mendohej se do të ishte kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale të vitit 1972.
Pak pas orës 11 të natës, Kennedy u largua nga festa bashkë me Kopechnen, sipas rrëfimit të tij për të mbërritur në portin e tragetëve ku do të merrnin një anije për të shkuar në banesat e tyre respektive në Martha?s Vineyard. Ndërkohë që udhëtonte në autostradën kryesore, Kennedy mori një kthesë të fortë në Dike Road, e cila ishte e pashtruar, eci dhe për një distancë të shkurtër dhe më pas doli nga rruga teksa ndodhej mbi një urë të ngushtë prej druri. Kennedy, atëherë i martuar, pretendoi se kthesa në Dike Road kishte qenë e gabuar. Megjithatë, edhe ai, edhe Kopechne kishin ecur më parë me makinë në të njëjtën rrugë, e cila të çonte në një plazh të shkretë në oqean pak përtej urës. Veç kësaj, Kopechne kishte lënë edhe çantën, edhe çelësin e dhomës në festë.
Kennedy doli nga makina dhe më pas u zhyt në një përpjekje për të shpëtuar Kopechnen nga Oldsmobili që fundosej. Duke mos ia dalë mbanë, u rikthye në vendin e festës, ku mori Garganin dhe një tjetër shok për të provuar sërish të shpëtonin Kopechnen. Ishin të pasuksesshëm; trupi i saj nuk u nxorr dot. Më pas, treshja shkoi në portin e tragetëve, ku Kennedy u hodh në ujë dhe notoi deri në Edgartown, afro një milje larg. Ai u kthye në dhomën e tij në Shiretown Inn, ndërroi rrobat dhe në orën 2.25 të mëngjesit, doli nga dhoma kur pikasi pronarin, Russell Peachey. I tha Peacheyt se e kishte zgjuar zhurma në derën ngjitur dhe e pyeti sa ishte ora. Më pas u kthye në dhomë.
A po përpiqej të krijonte një alibi? Në librin e Leo Damore ?Privilegj senatorial?, autori risjell një intervistë me Joe Garganin, në të cilën Gargani pretendonte se Kennedy kish bërë plan që të bënte Kopechnen shoferen e makinës si dhe personin e vetëm që ndodhej në të. Cilatdo të kishin qenë qëllimet e Kennedyt, mëngjesin e 19 korrikut ai shkoi sërish në Ishullin Chappaquiddick dhe më pas u rikthye në Edgartown. Në orën 9.45 të mëngjesit, 10 orë pasi kish dalë nga rruga në urën e Dike Road, Kennedy raportoi aksidentin tek Shefi i Policisë së Edgartownit, Dominick Arena dhe pranoi se kishte qenë ai shoferi.
Në 25 korrik, Kennedy u shpall fajtor që ishte larguar nga skena e aksidentit, u dënua me dy muaj dhe iu hoq për një vit patenta. Atë mbrëmje, në një deklaratë në televizion, ai e quajti ?të pambrojtshëm? raportimin e vonuar të aksidentit por mohoi që të ishte përfshirë në gjëra të pahijshme me Kopechne. U kërkoi gjithashtu zgjedhësve të tij që ta ndihmonin të vendoste në duhej ta vazhdonte karrierën politike. Pasi mori një përgjigje pozitive, Kennedy rimori detyrat e senatorit në fund të muajit.
Ka spekulime se Kennedy përdori ndikimin e tij të konsiderueshëm për të shmangur akuza më të rënda që mund të kishin rezultuar prej këtij episodi. Ndonëse aksidenti i Ishullit Chappaquiddick shkaktoi largimin prej ambicieve presidenciale, Kennedy vazhdoi të shërbejë si senator i Massachusettsit deri në shekullin 21.
Gionee është një kompani kineze që njihet në vendet perëndim...
TIRANE – A kishte apo jo luftë civile në Shqipëri. Kjo është...
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka kryer një ...
Me vlerat e saj ushqyese dardha ndihmon organizmin ne shume ...
Sipas një raporti, Tonino Lamborghini do të sjellë në treg n...
Microsoft ka një Windows 10 më të mire për të na shfaqur, dh...
Një lajm i fundit nga kompania Apple thotë se viti 2015 do j...
Hitleri pothuajse mbytet Në një ditë të ftohtë të janarit 18...
Sony Pictures është duke hetuar një lidhje të mundshme të Ko...
Dy zhvillues kanë kryer një studim të ri për të kuptuar më m...
Kina është vendi që konsumon më shumë birrë në botë. Por ven...
Jemi vetëm një muaj larg nga ngjarja Consumer Electronics Sh...
Në nëntor 1945, 41 vetë qëndronin në bangën e të akuzuarve n...
Apple po merr parasysh që të hedhë në treg dy telefonë brend...
Shtatë vende të cilat konsiderohen si vende që ua fusin frik...
Twitter prezantoi veçoritë edituese të fotografisë në një pë...
Ish-guvernatori Ardian Fullani është paraqitur sërish në pro...
Ata kanë ndërruar jetë në mënyrë misterioze apo tragjike, po...
Kompania “Sharp” nuk është edhe aq e njohur për telefonat in...
Ora e artë e Apple, e cila pritet të hidhet në treg vitin e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...