Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Henry A. Kissinger qëndroi në Cambridge më 20 janar 1961, kur McGeorge Bundy dhe kolegë të tjerë të tij të fakultetit në Harvard University shkuan nëpër punëra të rëndësishme në Administratën Kennedy. Kissinger, një pedagog Shkencash Politike me origjinë gjermane, ishte emëruar këshilltar për Çështjet Europiane në National Security Council dhe në fillim të verës të vitit 1961 ishte ftuar në një mbledhje në Cabinet Room lidhur me krizën e Berlinit. Ai qe rasti i parë i tij për një shikim në Administratën Kennedy dhe ekipi drejtues, përfshi Robert Kennedy, ndodhej aty, i ulur rreth një tavoline konferencash. Njerëzit e Presidentit u ngritën në këmbë, siç është zakoni, kur ai hyri për të hapur mbledhjen. Brenda pak çastesh, një kamerier i Shtëpisë së Bardhë hyri në dhomë me një pjatancë me supe midhjesh. Ai i shërbeu supën dhe copëra buke të kripura Presidentit dhe më pas u rrotullua në dhomë drejt Bobby Kennedyt, i cili gjithashtu mori një pjatë supë. Askujt tjetër nuk iu shërbye.
Kur u kthye në Harvard, Kissinger ia përshkroi skenën Morton Halperin, një prej kolegëve të tij. Duke folur, kujton Halperin në një intervistë për këtë libër, për Mbretin, dukën e tij dhe ?ndjenjën e privilegjit? të tyre. Në fakt, pas Gjirit të Derrave, Robert Kennedy u bë jo dukë, por Kryeministri i vëllait, njeriu i dytë më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara. Nëpërmjet një oficeri sovjetik inteligjence në Washington dhe me miratimin e Presidentit, Prokurori i Përgjithshëm filloi komunikime nëpërmjet kanalit të fshehtë me Nikita Hrushovin, Kryeministrin sovjetik. Të dy vëllezërit Kennedy i kaluan 18 muajt e ardhshëm duke negociiuar politikë të jashtme me Hrushovin me anën e një ndërmjetësi të fshehtë. Vepruan kështu pavarësisht kundërshtimit nga ana e ekspertëve sovjetikë të tyre, të cilët qenë në dijeni të kanalit të fshehtë, por rrallëherë mësuan se çfarë po diskutohej apo bihej dakord. Funksioni i Bobby Kennedy nga mesi i vitit 1961 ishte i mahnitshëm: ai ishte këshilltari ligjor i të vëllait, këshilltari politik i tij, mbrojtësi i tij, shoku më i mirë i tij dhe këshilltari për punët e jashtme më me influencë i tij.
Historia e Administratës Kennedy dhe e marrëveshjeve të saj në Luftën e Ftohtë është e paplotë pa një mirëkuptim të plotë të marrëveshjeve President ? Kryeministër të arritura në Washington dhe në Moskë. Sërish, asnjë dokument zyrtar që të ketë të bëjë me marrëdhënien Kennedy ? Hrushov nëpërmjet kanalit të fshehtë nuk është bërë publik nga John F. Kennedy Library; informacioni më i detajuar ka ardhur nga arkivat sovjetike të hapura pas rënies së komunizmit. Në një intervistë të vitit 1964 me Kennedy Library, të botuar pjesërisht nga biografi dhe historiani i familjes Arthur Schlesinger Jr. në vitin 1978, Robert Kennedy zbuloi se sovjetiku me të cilin takohej në Washington ishte Georgi N. Bolshakov, një oficer inteligjence i paraqitur si gazetar. Pothuajse rastësisht, Kennedy shton: ?Shumica e çështjeve të mëdha që kishin të bënin me Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara u diskutuan dhe sistemimet u bënë midis Georgi Bolshakovit dhe meje?. Ne takoheshim ndoshta një herë çdo dy javë?.
Georgi Bolshakov ishte një agjent profesionist, kurrikulumi i të cilit i datonte shërbimit në Luftën e Dytë Botërore me GRU-në, krahun e inteligjencës të ushtrisë sovjetike. Zotërimi i përkryer i anglishtes e bënë atë që të emërohej në Washington në vitin 1951, në dukje duke shërbyer si kryeredaktor për agjencinë TASS. Në vitin 1955 ai u transferua në stafin e Gjeneralit Georgi Zhukov, heroit të luftës që ishte Ministër i Mbrojtjes. Në vitin 1959 ai u dërgua sërish në Washington, ku vendosi një marrëdhënie jetëgjatë sovjetike me Frank Holemanin, një reporter për New York Daily News, i cili ishte një prej gazetarëve të pakët që nuk kish frikë të hante dreka të rastësishme me diplomatët sovjetikë. Holemani ishte mik me Edwin O. Guthmanin, një ish gazetar që kishte qenë zëdhënës shtypi i Bobby Kennedyt në Departamentin e Drejtësisë. Ishte me rekomandimin e Holemanit që Kennedy dhe në dukje i moderuari dhe mirëkuptuesi Bolshakov u takuan për herë të parë 3 javë pas Gjirit të Derrave.
Gjatë 18 muajve të ardhshëm, Bolshakovi u bë një figurë qendrore për Presidentin dhe vëllain e tij, si ndërmjetësi në konfrontimet më intensive të Administratës Kennedy: samitin e Vjenës, krizën e Berlinit dhe krizën e raketave të Kubës. Historia e plotë e kontakteve të Georgi Bolshakovit me Bobby Kennedyn gjatë atyre ditëve vendimtare ndoshta mund të mos mësohet kurrë. ?Unë nuk e di se pse [sovjetikët] donin të procedonin në këtë mënyrë?, tha Kennedy, ?dhe jo të vepronin nëpërmjet ambasadorit të tyre? në Washington. Mikhail Menshikov, ambasadori sovjetik, ?menaxhonte çështjet rutinë dhe ai ? Bolshakovi ? menaxhonte gjërat e tjera? Jam takuar me të rreth këtyre gjërave?.
Burokracia amerikane gjithashtu u nxorr jashtë loje, pranon Kennedy, dhe dinte pak për atë që po i thuhej lidershipit sovjetik nga Presidenti dhe vëllai i tij. ?Fatkeqësisht, në mënyrë idioteske?, thotë në intervistë Robert Kennedy, ?unë nuk i shkruajta shumë prej këtyre gjërave. Vetëm ia përcillja verbalisht mesazhet vëllait tim dhe ai vepronte lidhur me to. Nganjëherë mendoj se ia thoshte Departamentit të Shtetit dhe nganjëherë jo?. Edhe njëherë akoma, Kennedy po tregohej më pak se i ndershëm rreth një çështjeje jetike: në fakt, ai i dokumentoi disa prej takimeve me Bolshakovin, por ato dokumenta, nëqoftëse ekzistojnë akoma, qëndrojnë të kyçura në dosjet e tij personale në Kennedy Library.
Bolshakovi ishte i mirënjohur në shtypin e Washingtonit në fillimet e viteve Gjashtëdhjetë dhe i njohur se ishte në marrëdhënie miqësore me vëllezërit Kennedy, por asnjë nuk e kuptonte rëndësinë e tij.
Schlesingerit iu dha akses i paprecedentë në historinë orale të Bobby Kennedyt dhe në pak prej shënimeve personale të tij, teksa po bënte kërkimin për biografinë e autorizuar Robert Kennedy and His Times, të botuar në vitin 1978. Por ai qe i paaftë që të përballej në mënyrë substanciale më mundësinë që Jack dhe Robert Kennedy, dy njerëz që ai i adhuronte shumë, të kishin qenë duke folur me Kremlinin prapa shpinës së gjithë atyre që shërbenin në qeveri. Ai e minimizoi Bolshakovin se ishte ?plot me barcaleta e shaka? dhe tha se një prej ndihmësave të Bobby Kennedyt, i cili nuk mund ta ketë ditur rolin e fshehtë të tij, e paraqiti si plot me ?gjestikulacione, buzëqeshje dhe anglishte cirku shfajësuese? dhe se përfitonte nga ?prirja e Bobbyt për bufonë të padëmshëm?.
Nevoja për fshehtësi ishte e madhe pasi rreziqet e kanalit të fshehtë Kennedy ? Hrushov qenë shumë të larta. Presidenti po merrte vendime strategjike pa këshillën e informuar të burrave dhe grave në Departamentin e Shtetit, në atë të Mbrojtjes dhe në CIA, që kishin shërbyer në Bashkimin Sovjetik dhe njihnin gjuhën, njerëzit dhe historinë e tij. ?Jack ishte Sekretari i Shtetit i vetes?, thotë po në të njëjtën intervistë Bobby Kennedy. Jack dhe Bobby Kennedy i shpërfillën ekspertët dhe ata që shpreheshin kundër në qeverinë e tyre ? disa prej të njëjtëve ekspertë, kish filluar të besonte Presidenti, e kishin siguruar se pushtimi në Gjirin e Derrave do të funksiononte. Me guximin e tyre, vëllezërit Kennedy vunë nën kontroll politikën e Luftës së Ftohtë të Amerikës. Ajo qe një kohë dehëse për të dy vëllezërit, të cilët qenë të papërvojë në funksionimin e establishmentit të politikës së jashtme.
Kanali i fshehtë dhe ngjitja e Bobby Kennedyt i patën fillimet e tyre në pranverën katastrofike të 1961. Me 9 maj, sipas doukmentave sovjetike të përmbledhura tek libri ?One Hell of a Gamble? nga historianët Aleksandr Fursenko dhe Timothy Naftali, Bobby Kennedy dhe Bolshakovi patën takimin e tyre eksplorues në Washington: problemi ishte samiti i afërm në Vjenë, lidhur me të cilin Jack Kennedy, në mënyrë të justifikueshme ishte shumë nervoz. Kennedy dhe Bolshakovi u takuan dhe i telefonuan njëri tjetrit të paktën 6 herë përpara samitit në fillimet e qershorit, por dështuan që të zgjidhnin ndonjë prej çështjeve të rëndësishme. Megjithatë, sipas Fursenkos dhe Naftalit, u vendos një precedent dhe u komunikua një mesazh i rëndësishëm: Robert Kennedy u tha sovjetikëve se gjuha e ashpër që vëllai i tij po përdorte në publik nuk tregonte ?ndonjë dobësim të angazhimit për një takim konstruktiv me Hrushovin?. Sovjetikëve po u thuhej që të shikonin atë çfarë Kennedy bënte dhe jo ta dëgjonin se çfarë thoshte.
Samiti qe brutal. Hrushovi e frikësoi dhe e kërcënoi Kennedyn e papërgatitur rreth çështjes së lejimit të aksesit të vazhdueshëm aleatëve perëndimorë në Berlinin Perëndimor. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte ndarë në zona pushtimi dhe Berlini, thellë në brendësi të zonës sovjetike, ishte dhe ai i ndarë. Mijëra gjermanolindorë, përfshi shumë intelektualë dhe shkencëtarë, po largoheshin nga komunizmi duke kaluar nëpërmjet postblloqeve midis Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor; largimi trurit ishte poshtërues për qeverinë gjermanolindore dhe shkatërrimtar për mirëqënien ekonomike afatgjatë të shtetit. Hrushovi i dha Kennedyt një ultimatum: Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, në konsultim me Bashkimin Sovjetik, kishin 6 muaj kohë për të negociuar një traktat paqeje paslufte, që do të zgjidhte statusin e Gjermanisë dhe do të konfirmonte kontrollin gjermanolindor mbi trafikun për në Berlinin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara qenë ngurruese të pranonin, përderisa kjo do të çonte në njohjen de facto të ndarjes së vendit. Nëqoftëse aleatët nuk binin dakord, kërcënoi Hrushovi, sovjetikët do të vazhdonin të vetëm dhe do të nënshkruanin një traktat të veçantë me Gjermaninë Lindore. Pa një sistemim, tha Hrushovi, mund të kishte luftë bërthamore. Keqaz i goditur, Kennedy i tha mikut të tij të vjetër LeMoyne Billings se ?kurrë nuk ishte ballë për ballë me një të keqe të tillë?. Ai i tha ndihmësit të tij Kenny O?Donnell se Hrushovi ishte një ?bastard? dhe një ?bir kurve?.
Kennedy e lidhi përplasjen me dështimin në Kubë. ?Rusët menduan se mund të luanin me Presidentin?, shpjegoi Robert Kennedy në intervistat e tij për Kennedy Library. ?Hrushovi krijoi idenë? se po përballej me një figurë të dobët për shkak se JFK nuk po bënte atë çka Hrushovi do të kish bërë në Kubë, në mos shkuarjen dhe marrjen e Kubës? se ai po përballej me një figurë të re që ndoshta nuk kish kurrfarë besimi. Kjo qe një goditje për [Jack] që dikush do të ishte aq i ashpër dhe aq i vendosur?.
Fakti se kur dhe si Georgi Bolshakovi e Robert Kennedy u lidhën sërish pas samitit nuk dihet. Asnjë dokument sovjetik që ka të bëjë me periudhën nuk është bërë publik dhe Kennedy nuk e thotë në intervistat e tij. Vëllezërit Kennedy u dhanë zyrtarëve të tjerë të qeverisë vetëm një grimcë të ?allishverishit? të kanalit të fshehtë Bolshakov; në mënyrë jo të habitshme, zyrtarët e paktë që dinin për të mendonin se ishte, siç tha njëri prej tyre, një ?lojë e rrezikshme?. Një risk i natyrshëm qe mospërputhja e madhe në status midis Kennedyt dhe Bolshakovit. Robert Kennedy ishte i domosdoshëm për punën e qeverisë së tij, kur Bolshakovi nuk ishte. Çdo dizinformacion i përcjellë nga Kennedy menjëherë do ta prekte Presidentin, kurse Bolshakovi, nëqoftëse kapej duke gënjyer, mund të akuzohej se e kish kuptuar keq muhabetin dhe të thirrej në Moskë, nëqoftëse do të ishte e nevojshme, ose të riemërohej.
Kritiku më i madh i kanalit Bolshakov qe Llewellyn E. Thompson, Jr., ambasadori amerikan në Bashkimin Sovjetik, i cili pas kthimit të tij nga Moska në mesin e vitit 1962 u emërua Asistent Special për Çështjet Sovjetike i Kennedyt. ?Ky qe një gabim i madh?, tha Thompson, i cili ndërroi jetë në vitin 1972, për Kennedy Library. Vëllezërit Kennedy, tha ai, ?u përpoqën që të shisnin idenë: ?Departamenti i Shtetit është aq me paragjykime kundrejt nesh, sa që nuk mund të shkojmë asgjëkundi. Nëqoftëse ne mund të vihemi në kontakt të drejtpërdrejtë, pse jo, ne mund ta bëjmë?. Në këtë mënyrë ata shpresonin që të shmangnin çdo njeri dhe të shmangnin bërjen të njohur të të gjitha fakteve?. Thompson kishte frikë se Jack ose Bobby Kennedy nuk do të ishin të saktë në bisedat me Bolshakovin, të cilat do t?i përcilleshin Hrushovit, dhe sovjetikët ?mund t?u japin rëndësi të madhe komenteve të pakujdesshme?. Intervista e Thompsonit u realizua pas vrasjes së Jack Kennedyt; nuk është e njohur se çfarë i kish thënë më përpara, nëqoftëse po, Presidentit apo vëllait të tij, por ka pak arsye për të besuar që ndonjë ankesë do të ishte dëgjuar. Bobby Kennedy e bëri të qartë në intervistat për Kennedy Library se kujdesej pak për opinionet apo ekspertizën e ambasadorit amerikan në Moskë. I pyetur në mënyrë specifike nëse ambasadori ishte anashkaluar nga kanali i fshehtë Bolshakov, Kennedy u përgjigj shkurt: ?Kam përshtypjen se po?. Një tjetër preokupim i Departamentit të Shtetit ishte fakti se vëllezërit Kennedy nuk dinin aq shumë sa mendonin rreth komunizmit dhe punëve të jashtme. Në fillim të vitit 1962 David Herbert Donald, një historian i Harvardit, gjerësisht i respektuar për kërkimet dhe shkrimet e tij studimore lidhur me presidencën Lincoln, u ftua që të mbajë një ?leksion? informal në një mbledhje në dhomat private të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin, Zonjën e Parë dhe një grup të vogël miqsh dhe zyrtarësh të Administratës. Donald foli për Rindërtimin për 40 minuta dhe pastaj iu përgjigj pyetjeve, gjysma e të cilave u bë nja një President i vëmendshëm. Më pas Donald pati një takim privat me Kennedyn, dhe siç i shkroi një shoku disa javë më pas, doli prej tij me rezerva të mëdha. Letra e tij, e vënë në dispozicion për këtë libër, ishte e hidhur: ?Unë nuk e konsideroj dijen e tij për historinë amerikane veçanërisht mbresëlënëse. Jo për t?u habitur, ajo pasqyronte një lloj dije tekstesh shkollore të përgjithshme të rreth 25 viteve më parë dhe jo shumë familjaritet me literaturën apo gjetjet e kohëve të fundit. Pikëpamja e tij për historinë është shumë e gjerë në terma personale ? njerëz të mëdhenj dhe influenca e tyre. Ky është një njeri?, shkruante Donald, ?i vendosur për të hyrë në librat tona të historisë si një President i madh dhe dëshiron që të mësojë sekretin?.
Në një intervistë të vitit 1996 për këtë libër, Donald kutjon shqetësimin e tij pas takimit. Presidenti ishte i magjepsur me Lincolnin dhe Franklin Delano Rooseveltin, për shkak se mendonte se ?për të qenë president i madh ai duhej të ishit president lufte. Kjo qe e frikshme për mua?, shprehet Donald. ?U largova me ndjesinë se ky është një i ri që nuk e kupton historinë?.
Por Presidenti i ri në moshë, edhe në raste të qeta ? si ai me Profesorin Donald ? tregohej i kujdesshëm që ta maskonte strategjinë e vërtetë të tij. Kennedy e kuptoi se Berlini nuk ishte vendi që të ngrihej kundër Hrushovit. Presidenti dhe vëllai i tij zhvilluan një tipar gjatë krizës atje në mesin e vitit 1961 që do të ishte thelbësor për negociatat midis superfuqive gjatë 18 muajve të ardhshme ? fjalë të ashpra në publik dhe kompromis në privat për të penguar hyrjen në luftë.
Një difekt në qëndrimin e Kennedyt ishte se njerëzit adhurues që i shërbenin JFK-së si këshilltarë të Sigurimit Kombëtar panë vetëm fortësinë dhe këmbënguljen për të mos u nënshtruar. Të qënit i fortë në krizë sa ishte Presidenti u bë mantra në Administratë. Zyrtarë të lartë që mbështesnin kompromisin dhe paqëtimin ? të tillë si Adlai Stevenson, Amabasadori në Kombet e Bashkuara, dhe Chester Bowles, Nënsekretari liberal i Shtetit ? shpejt e gjetën veten të izoluar, këshillën e tyre të shpërfillur. Në verën dhe vjeshtën e 1961, këshilltarët e Presidentit i dhanë këtij një listë opsionesh për të zgjidhur çështjet e politikës së jashtme në Gjermani, Kubë dhe Vietnamin e Jugut. Opsionet qenë të gjithë të fortë.
Kennedy i gatshëm për luftë dukej se ishte heroik dhe i panënshtrueshëm në publik në javët pas samitit të Vjenës, teksa luftonte që të rifitonte imazhin e tij dhe teksa Administrata e tij përpiqej për të gjetur reagimin e duhur ndaj asaj që shikohej si sfida e Hrushovit për statusin e pasluftës të Berlinit. Hrushovi e rinovoi kërcënimin e tij për të kufizuar lëvizjen e trupave amerikane për dhe nga Berlini Perëndimor. Ekzistonte një atmosferë krize. Më 25 korrik 1961, në një fjalim televiziv për kombin që u bënte jehonë temave të fjalimit të tij inaugurues, Kennedy bëri thirrje nën armë në mbrojtje të Berlinit Perëndimor, të cilin e paraqiti si ?vendin e madh testues të kurajos dhe të vullnetit perëndimor? Ne jemi të qartë për atë çka duhet bërë dhe kemi ndërmend që ta bëjmë?.
Amerika, tha Presidenti i ri, duhet të ?ketë një zgjedhje më të gjerë se poshtërimi apo aksioni i plotë bërthamor?. Ai shpalli një seri dramatike intensifikimesh ushtarake. Ai trefishoi rekrutimet, duke shtuar më shumë se 200000 personel për ushtrinë, marinën e forcën ajrore dhe i dha Pentagonit autorizim të ri për të thirrur rezervistë dhe shtuar kohën e shërbimit. Nëqoftëse më shumë fuqi njerëzore ushtarake dhe taksa më të larta janë të nevojshme, tha ai, ?unë nuk do të hezitoj që të kërkoj për to?.gjithashtu, ai shpalli një rritje prej 3.25 miliard dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes dhe i këshilli amerikanët që të përgatiteshin për më të keqen me ndërtimin e strehimeve antiatomike nëpër bodrume dhe kopshte shtëpish. Më shumë se 200 milionë iu shtuan buxhetit të mbrojtjes për mbrojtje civile, duke shkaktuar atë çka do të bëhej një debat kombëtar i hidhur rreth moralitetit të gërmimit të një strehimi, më pas të armatimit të anëtarëve të familjes kundër atyre fqinjve më pak të matur që në momentet e rrezikut bërthamor e gjenin veten pa strehimet e tyre.
Kërcënimet iminente sovjetike ndaj lirisë dhe paqes u pasqyruan në fjalimin e Presidentit se nuk ishin vetëm në Berlin, por, duke i bërë jeohonë pikëpamjes pas Gjirit të Derrave të Walt Rostow ? edhe në Vietnamin e Jugut. ?Ekziston gjithashtu një sfidë në Azinë Juglindore?, tha Presidenti, ?ku kufijtë janë më pak të ruajtur, armiku më i vështirë për t?u gjetur dhe rreziqet e komunizmit më pak të dukshme ndaj atyre që kanë aq pak?. Ne do të jemi në çdo kohë të gatshëm për të biseduar, nëqoftëse bisedimi do të ndihmojë. Por duhet të jemi gjithashtu të gatshëm për të rezistuar me forcë, nëqoftëse forca përdoret ndaj nesh?. /(Artikulli është nxjerrë nga Kapitulli i 13-të i librit të gazetarit të njohur investigativ Seymour Hersh, ?The Dark Side of the Camelot?)/
Rovio Entertainment ka deklaruar se do të pushojë vetëm 110 ...
Për të gjithë aventurierët të cilët nuk mund të jetojnë pa a...
Vetëm pak kohë pas një feste në Ishullin Chappaquiddick, Sen...
Gionee është një kompani kineze që njihet në vendet perëndim...
TIRANE – A kishte apo jo luftë civile në Shqipëri. Kjo është...
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka kryer një ...
Me vlerat e saj ushqyese dardha ndihmon organizmin ne shume ...
Sipas një raporti, Tonino Lamborghini do të sjellë në treg n...
Microsoft ka një Windows 10 më të mire për të na shfaqur, dh...
Një lajm i fundit nga kompania Apple thotë se viti 2015 do j...
Hitleri pothuajse mbytet Në një ditë të ftohtë të janarit 18...
Sony Pictures është duke hetuar një lidhje të mundshme të Ko...
Dy zhvillues kanë kryer një studim të ri për të kuptuar më m...
Kina është vendi që konsumon më shumë birrë në botë. Por ven...
Jemi vetëm një muaj larg nga ngjarja Consumer Electronics Sh...
Në nëntor 1945, 41 vetë qëndronin në bangën e të akuzuarve n...
Apple po merr parasysh që të hedhë në treg dy telefonë brend...
Shtatë vende të cilat konsiderohen si vende që ua fusin frik...
Twitter prezantoi veçoritë edituese të fotografisë në një pë...
Ish-guvernatori Ardian Fullani është paraqitur sërish në pro...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...