Begaj, në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Elvi FUNDO
Dje Partia Demokratike, forca politike më e madhe ne opozitë përmbylli një proces të gjatë zgjedhor. Pas gati njw viti e gjysën Lulzim Basha dje finalizoi strukturat, duke zgjedhur departamentet dhe sekretariatin. Një proces transparent në dukje por në fakt më shumë se korruptiv dhe klientelist. Ta fillojmë nga e dyta.
Klientelist pasi gjithkca u be në funksion të zgjedhjes që kërkonte Basha. Ai ditë pas ditë takoi plot kandidatë, ju premtoi por nuk i la as në garë, ku tw paktwn tw provonin veten e tyre. Rasti i Kiri Hajdarit djalit të tribunit të demokracisë Azem Hajdari, është më flagranti. Basha i premtoi dhe me pas e skualifikoi. Ende nuk ka asnjë rregull të përcaktuar por disa kritere të përgjithshme, të cilat i plotësonte edhe roja i partisë. Klienteliste pasi Basha mori disa formularë dhe nw fund la nw garw, për cdo pozicion, ata dy përsona që ai donte. Kuptohet një të dobët dhe një të fortë, që të hapte rrugën për klientët e tij. Pasi shumica nuk kishin asnjë lidhje me PD, por ishin ose turistët e PDR ose njërëz të rekomanduar nga UET-i i Naim ( Henri ) Cilit. Ky i fundi klient direkt i kryeministrit Rama, por me një dorë në bakllavanë e kryeministrore dhe tjetrën ne revaninë e opozitës. Gara, në rast se mund të quhet e tillë ishte paravendosur, u hoq kush deshi kryetari pa asnjë sqarim dhe u shtuan njerëz në dukje të rinj por në fakt disa nuk mund të quhen as mbetje të dikurshme të PD-së.
Korruptiv dhe s?ka sesi të jetë ndryshe një proces i paravendosur dhe manipuluar. Ketu nuk dua të shtoj edhe akuzat se një nga njerzit e organizimit I quajtur Florian Xhuti merrte lekë në këmbim të mbështetjes së ndonjë rivali, kwshtu flitej nw kafet dhe korridoret e PD-sw. Pa harruar edhe ndonjë klloun apo struc politik që ka mbijetuar duke shitur e tradhëtuar, pa bërë asgjë ne jetën e tij politike. Shiti Bamir Topin sapo i ra telefoni, më pas servilosej tek ndonjë ministër, më pas bënte sikur ishte me Olldashin dhe zhgryhej nën carcaf me Bashën. A mund të mos jetë korruptiv pazari për emërim në një ofiq. Korruptiv dhe aspak burrëror, nuk të ka dhënë shuk me lekë në xhep direkt, por të jep një post që nuk e meriton, pasi karriera si e kërmillit është ajo qw e ka ndjekur nga pas.
Genc Pollo dhe PDR
Sot PD mund të quhet e dorëzuar tek PDR e Genc Pollos. Njërzit e tij, ata më të besuarit që sakatuan PD-në në vitin 1999, kapën postet kyce. Enno Bozdo, ish zëvendësministri I Dritan Priftit, I përfolur dhe akuzuar jo pak. Një njeri që nga 1999 deri në 2005 nuk bëri asnjë gjë politikisht vetëm dilte në konferenca shtypi e shante PD-në dhe strukturat e saj te cilat I quante ?struktura të kriminalizuara nga Saliu dhe bandat?. Tani këto struktura kriminale ky njeri do shkojë ti drejtojë. Pra një nga postet më kyce sic është organizimi i partisë merret nga një njeri që ka punuar tek një subjekt politik ku nuk i votonin as gratë e tyre. Tani ky njeri do drejtojë organizimin e PD-së. Klani sektar i PDR ka rrëmbyer edhe disa departamente, ku bie në sy ajo e mardhënieve me jashtë; Kreshnik Collaku i cili është po aq shkatrimtar për PD-në sa Pollo & co, i cili shitet si një diplomat i madh pasi për qokë u bë zv/ministër i jashtëm. Por ta krahasosh këtë individ më Besnik Mustafaj apo dikë tjetër tregon se ajo strukturë do jetë inegzistente dhe në shërbim të Pollos ashtu sikundër vetë ai veproi me të huajt përpara përcarjes së PD. Më tej lista ka të tjerë emra; përmendëm dy kolona të PD, organizimin dhe mardhëniet me jashtë, pa folur për integrimin që e lanë në duart e Laurës, që ka nisur më kohë integrimin e saj.
PD-ja e Naimit
Këtu e kam fjalën për Naim (Henri) Cilin. I cili revaninë e opozitës po e copton me zënie postesh për të bërë politikat e tij të pista korruptive. Reforma e arsimit ishte totalisht shembulli më I dukshëm dhe I prekshëm. Shumica e fituesve janë ose pedagogë në UET, ose ortakë, ose njerëz të sponsorizuar totalisht nga Naimi. Sekretariat mer nën/kryetarja e bashkisë Tiranë, product 100% Naimi, Grida Duma dhe kjo produkt Naimi te cilat janë dy shembuj jo pak për t?u folur. E para e katapultuar pa asnjë kontribut. E dyta e sponsorizuar nga kredia që i ndjeri Santo I dha Henri Cilit. Kuptohet komunikimi i Gridës me Edi Ramën i ka dhënë asaj jo pak hapesirë në fjalimet e këtij të fundit . Me gjithë skandalet e saj në prokurori, dosjet hetimore, pyetja nga prokurorët për vrasjen e Santos etj, nuk u penguan që Grida e UET-it të ngrihet në piedestal.Të tjerë UET ka por nuk po I marim të gjithë pasi ndonjë fytyrë e pavlerë mund të vlerësohet po ta përmendim. Mos harojmë edhe UET-istët e GOP-it (Grupimit te Orientimit te Politikave), ku cunat dhe gocat e Naimit kishin shumicën.
Këto fakte janë të mjaftueshme për të mos vazhduar më tej më njerëz të tjerë që zunë poste kyce. Si ndonjë ish ministër pazarxhi që në 2001 punonte për PS dhe në 2011 mbyllte pazaret e numerimit të votave në Apel. Djali i ndonjë të akuzuari për ekzekutor në diktaturë etj.
Krimi më i madh që i bëhet PD-së sot është sjellja si Edi Rama më PS-në. Që ngadale e dorëzoi tek G99. Basha me kopjimet e tij të shëmtuara po bën të njëjtën gjë, po e dorëzon tek PDR e Pollos dhe cunat e gocat e Naim Cilit. Të presim efektet elektorale të Pollos dhe Naimit pasi PD mesa duket do jetë trupa e tyre elektorale ku kryetar është Lulzim Basha.
Bashkia e Tiranës bëri me dije se kryeqyteti do të ketë mono...
Nga Edison YPIDemokrati është edhe sjellësi edhe shpërdorues...
Nga Spartak NGJELAKjo çshtje është shumë e ngatërruar, sepse...
Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se është e rrezikshme ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i PD Lulzi...
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të shpesht...
Për muaj të tërë maxhoranca ka lëshuar tym me emra të ndrysh...
#Inmemoriam 1944-1990Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka sqaruar debatet që ka pa...
Kryeministri Edi Rama theksoi se reforma në sistemin arsimor...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar nje akuze ne rrjeti...
Nga Edison YPIKomunisti është gjallesa më e fëlliqur më e nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptaret per festen...
Deputeti Boçi denoncon faktin se drejtori i emëruar nga Rama...
“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetë...
– Abuzuesit e energjisë janë në bashkitë e majta dhe në vetë...
Kuvendi diskutoi dhe miratoi Paketën Fiskale dhe projektbuxh...
Nga Sali BERISHAPër arsye tashmë të njohura, ne do të shpreh...
Gazetari Sokol Balla, i eshte pergjigjur ish kryeministrit S...
Pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...