Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Nga Spartak NGJELA
Kjo çshtje është shumë e ngatërruar, sepse, si rregull, në rast se bashkë me përmbysjen që i bëhet një diktature, nuk ndëshkohën me sistem të gjithë aktivistët legalë të policisë sekretë; është e pamundur që të ekspozohen edhe agjentët ilegalë të kësaj policie. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Një regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk mund ta imagjinosh dot pa një polici sekrete që ka gjithçka në dorë dhe që drejtohet direkt nga diktatori. Kështu ka qenë edhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri. Ai në fakt ka qenë vetë Enver Hoxha, pavarësisht nga ministrat që e kanë drejtuar sipas arsyeve politike që Hoxha bënte për garantimin e pushtetit të tij. I gjithë amoraliteti, terrori, banditizmi dhe krimi shtetëror, që janë kryer në regjimin hoxhist në Shqipëri, dhe kudo nëpër shtetet totalitare: në Moskë apo në Berlin; janë ekzekutuar nga policitë sekrete respektive, sipas urdhërit të diktatorit. Hoxha në Shqipëri, bënte analizat e tij për “armiqtë”, pastaj këto duhej t’i vërtetonte Sigurimi i Shtetit. Po agjentët e fshehtë të tij çfarë bënin? Ata përgjonin realisht dhe nuk kishin lidhje me Enver Hoxhën. Ata i drejtonte sigurimi që përgjonte me anë te tyre, provokonte kë dëshironte dhe, njëherësh, mbante me ta frymën e terrorit shtetëror në Shqipëri. Po ta shohesh në një prizëm strikt moral, këta agjentë janë pasoje e gjendjes; por, me dashje apo pa dëshirë, ata kanë marrë pjesë në terrorin shtetëror në 45 vjet në Shqipëri. Pë këtë arsye, nëse shoqëria duhej vërtet që të ndryshonte jetë, duhej që, që në hapat e para të përmbysjes së komunizmit dhe hoxhizmit në Shqipëri, të ishin bërë publike emrat e agjenturës së Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u bë asnjëhere në këta 22 vjet.
Dhe pyetja është shumë e thjeshte: Pse?
Por përgjigja është shume e rëndë për tu dëgjuar. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë në vitin 1992. Ishte lidërshipi i Partisë Demokratike, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qënë Sali Berisha, sepse në lidërshipin e Partisë Demokratike, 75 përqind e liderëve ishin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe pyetja që bëhet normalisht në këtë rast është pa dyshim kjo: si ka mkundësi? Po, ka mundësi, por ajo ështe poltike.
Ramiz Alia është krijuesi i poltikës “me agjentë të Sigurimit”. Ai nuk mendonte se mund të rrëzohej ndonjëherë nga pushteti, por, në të njejtën kohë, kërkonte kohë për të rimarrë veten. I duhej pluralizmi për të gjetur para në Perëndim, dhe, njëherësh, i duhej se pluralizmi politik u bë frymë e kohës. Atëherë çfarë bëri? Meqë realisht ishte drejtuesi i gjendjes, dhe, më që i duhej një opozitë, mendoi që atë ta krijointe me njerëz të kapur nga Sigurimi, në mënyrë që me ta ta kontrollonte realisht opozitën e re shqiptare. Dhe ashtu bëri, nxiti këta agjentë që të rreshtoheshin që në fillim në Partinë Demokratike, e cila do të ishte opozita legale e Shqipërise “kundër? Partisë së Punës. Por, Ramizi nuk e kishte llogaritur mirë këtë çeshtje, sepse populli, si uragan, e përmbysi thëllë, me gjithë Enver Hoxhën. Por agjentët ama, mbetën në Partinë Demokratike. Ata u treguan më të egrit kundër regjimit komunist në Shqipëri, sepse tanimë nuk kishin frikë, dhe gjendjen e tyre si agjentë apo si spiunë e kujtonin me trishtimin e njeriut të poshëtruar. Dhe ndoshta kishin të drejtë, por kjo ishte e përkohëshme, se të gjithë këta që i hodhi Ramizi në PD, i kapi Sali Berisha, dhe, atë që donte të bënte Ramizi me një opozitë fiktive e të kapur, e bëri Sali Berisha, duke ua mbajtur gjithmonë si sëpatë mbi kokë të gjithë bashkëpunëtarëve të tij në PD, që ishin realish ish agjentë të Sigurimit. Prandaj, nëse Ramizi kërkonte të krijonte një opozitë fiktive në Shqipëri me anë të ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit; Berisha krijoi një demokraci fiktive në Shqipëri,përsëri me anë të ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Natyrisht, kjo është poltikë, por kjo u bë shkak për krijimin e autokracisë Berisha, e cila nuk e la kurrë një zhvillim shqiptar demokratik. Që nga viti 1992, të gjithë lidërët kryesorë që mbajtën Saliun në pushtet, kanë qënë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit, madje edhe ata që e zgjodhën atë Kryetar të PD-së në shkurtin e vitit 1991, kishin qënë agjentë të Sigurimit të Shtëtit.
Kjo është historia banale e ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit, dhe sigurisht që i ngjitet ndërkohe edhe deklaratës së Kryeministrit Shqiptar për ?hapjen e dosjeve?. Nuk ka mundësi ky kryeministër që ta bëjë këtë! Dhe ja provat: i pari që i doli kundër ishte Ilir Meta. E din ipse? Sepse ka tepër gjasë që bashkëpunëtorët e tij dhe të tjerë që e mbajnë me force, duhet të jenë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit; sepse ndryshe, si mund të bashkëpunonin me një individ që s?ka asnjë gjë morale në karakter, dhe asnjë gje logjike në intelekt? Por s?është vetëm perngesa Meta. Rama ka edhe pengesa të tjera: ata janë ?mbrojtësit? e tij; dhe pastaj, a e ka në interes të tij vendosjen e moralitetit ky kryeministër? Unë mendoj se jo. Atëhere, mendoj gjithashtu që ajo ka qënë një deklaratë që do të mbetet e tillë e do të harrohet. Më mirë le të presim; sepse një gjë është e sigurt: nëse hapen ato dosje famëkëqia, në Shqipëri nis nje erë e re drejt moralitetit shoqëror. Por këtë mund ta bëjë vetëm një burrë shteti të cilit, më shumë i dhemb moraliteti shoqëror i shoqërisë së tij, se sa pushteti personal, qoftë dhe me hapsat e kashtës në dorë.
Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se është e rrezikshme ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i PD Lulzi...
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të shpesht...
Për muaj të tërë maxhoranca ka lëshuar tym me emra të ndrysh...
#Inmemoriam 1944-1990Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka sqaruar debatet që ka pa...
Kryeministri Edi Rama theksoi se reforma në sistemin arsimor...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar nje akuze ne rrjeti...
Nga Edison YPIKomunisti është gjallesa më e fëlliqur më e nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptaret per festen...
Deputeti Boçi denoncon faktin se drejtori i emëruar nga Rama...
“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetë...
– Abuzuesit e energjisë janë në bashkitë e majta dhe në vetë...
Kuvendi diskutoi dhe miratoi Paketën Fiskale dhe projektbuxh...
Nga Sali BERISHAPër arsye tashmë të njohura, ne do të shpreh...
Gazetari Sokol Balla, i eshte pergjigjur ish kryeministrit S...
Pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka ...
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike prezan...
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në terren, për të ndjekur ...
Zonja dhe zotërinj,Edi Rama gënjeu dje publikisht, kur tha s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...