Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri Antonis Samaras po i shfuqizon pjesërisht shkurtimet e pagave dhe debaton me trojkën për kushtet që duhet të zbatojë qeveria greke. Ekspertët e shohin optimizmin e Samaras me sy kritik.
Policët, ushtarët, roja bregdetare dhe zjarrifikësit grekë këto ditë mezi duhet ta presin rrogën e muajit dhjetor. Ata kanë të drejtë të rimarrin në këste të caktuara mujore rreth 50% të pjesës së rrogës që iu shkurtua në gusht të vitit 2012. Edhe gjykatësit grekë duhet të gëzohen në javët e ardhshme për kompensimet në masë të gjerë të pagave.
Shfuqizimi i pjesshëm i shkurtimeve të pagave lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë greke në janar. Gjykatësit e shpallën kundraligjore shkurtimin e rrogës për uniformat e shtetit. Antonis Samaras me këtë kompensim do të japë edhe një sinjal pozitiv për kthesën në ekonominë greke. Që nga viti 2013 ai kumton me krenari se Greqia ka arritur për herë të parë prej dhjetë vitesh një plus buxhetor – pa marrë parasysh këtu peshën e normave të interesit. Panagiotis Petrakis, profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës në bisedë me Deutsche Wellen kritikon se “për politikën është e rëndësishme me sa duket që këto të ardhura primare t’i japë sërish si dividende”. Petrakis beson në një plus buxhetor edhe në vitet e ardhshme, por ai nuk është i sigurtë nëse Greqia edhe në vitet e ardhshme do të rrisë pandërprerë të ardhurat buxhetore, aq sa kreditorët ndërkombëtarë të marrin paratë e tyre.
Kryeministri grek, Antonis Samaras
Greqia del nga recesioni
Por kreu i qeverisë greke nuk ka dyshime: Në shtator gjatë inagurimit të panairit më të madh grek të tregtisë në Selanik, Samaras deklaroi se më e keqja ka kaluar. Më vonë ai hapi perspektivën e uljeve të tatimeve, lehtësime në pagesa për debitorët e bankave, si edhe një të ardhur minimale të garantuar nga shteti – e sidomos daljen e Greqisë nga ombrella e shpëtimit në gjysmën e parë të vitit 2015. Në fund të viti 2014 merr fund afati i paketës së ndihmës financiare për Greqinë, por programi i ashpër i kursimit i vendosur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të jetë në fuqi deri në vitin 2016.
Besimi i Samarasit rritet edhe nga vlerësimet e fundit të statistikave të Eurostatit për rritjen ekonomike në eurozonë. Ekonomia greke, sipas këtyre të dhënave, ka vazhduar rritjen ekonomike përgjatë tre katërmujorëve të këtij viti. Megjithatë kjo deklaratë duhet parë me kujdes, paralajmëron Petrakis. “Vërtet Greqia e ka lënë pas një recesion gjashtëvjeçar, por kjo lidhet në masë të madhe me uljen e importeve, për shkak të krizës. Ne nuk shohim një zhvillim të qëndreshëm të eksporteve dhe turizmi, i vetëm, nuk ia del dot.”
Ekonomisti e sheh një pjesë të problemeve edhe tek FMN, Banka Qendrore Europiane dhe trojka. Si shembull Petrakis merr reformën në tregun e punës: Nuk duhet të flasim për liberalizim të tregut të punës pas gjashtë vitesh recesion dhe 1,5 milionë të papunëve. Reforma të tilla, sipas Petrakis, duhen bërë që në fillim të një programi shpëtimi, para se popullsia të jetë e rraskapitur nga masat e kursimit.
Debat me trojkën
Kreditorët paralajmërojnë se shumë nga reformat e kërkuara nuk janë zbatuar ende. Për këtë arsye vizita e trojkës në Athinë, e planifikuar për në fillim të nëntorit është shtyrë sërish, me arsyetimin se “priten propzime konkrete” nga pala greke. Politologu Levteris Koussolus kritikon klasën politike. “Klasa politike është e dobët dhe nuk është në gjendje të menaxhojë problemet, duke i shtyrë ato në kohë, me shpresën se ato nuk do ta bezdisin më”. Dëftesën e paaftësisë politike Koussolus ia jep jo vetëm politikanëve qeverisës, por edhe opozitës. Në një kohë që trojka kërkon garanci për reformat dhe parashikon një minus financiar për 2015-n, qeveria këmbëngul se hapat financiarë që janë ndërmarrë tani janë të llogaritur mjaft mirë dhe janë të financueshëm. DW
Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme,...
Ka reaguar pas ndalimit nga policia kreu i LSi Shkoder dhe n...
Dhjetra persona jane shoqeruar nga policia gjate ndeshjes Vl...
Disa nga shoket e afert te Dr. Florit, i cili humbi jeten di...
Nga Mitro CELATakimi me Sokol Olldashin ndodhi jashtë reales...
Policia e Tiranës ka arrestuar një grup adoleshentësh, të ci...
Kenga kushtuar deputetit te ndjere Sokol Olldashi, i cili hu...
Të gjithë personat që do të kryejnë ndërtim pa leje ose në s...
Dita e mërkurë ka qenë e ngjeshur për politikën kosovare, me...
Reshjet e shumta që përfshinë mbrëmjen e së martës të gjithë...
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se është duke ...
Serbia dëshiron të hyjë në BE pa e zemëruar Rusinë. Nga vizi...
Pak ore pasi e quajti fotografinë e Enver Hoxhës si fyerje p...
Intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n e Sekretarit të S...
Zgjedhja e Migjenit nuk të adresohet vetëm ty mik i dashtun,...
Ai iku. Por kurre s’ u shfaq dikush qe nuk ishte. Kurre nuk ...
Pas disa të shtënave me armë në një lokal para Bashkisë së D...
Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë, teksa nj...
Ndryshimi I drejtuesve te gjimnazit “28 nëntori” ka shkaktua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...