Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Nëse ka pasur tre njerëz në Shqipëri të cilët kanë ushtruar ndikim vendimtar shpëtimtar në karrierën e Ahmet Zogut, këta kanë qenë Neki Starova, gjyshi i Blendi Fevziut nga babai, Bajram Fevziu, gjyshi i nënës së Blendit (stërgjyshi i Blendit nga nëna), si dhe Refik Toptani, gjyshi tjetër i nënës së tij (gjithashtu stërgjyshi i Blendi Fevziut). Ky rol i tyre është i dokumentuar. Mbiemrat e ndryshëm nuk duhet ta gënjejnë aspak. Neki Starova është Neki Hysenbegasi nga Starova e Pogradecit, i cili e ndryshoi mbiemrin në kohën e Kongresit të Lushnjës për shkak se donte të harroheshin bëmat e tij me mbiemrin e familjes. Djali i Nekiut, Hektor Starova, e ndryshoi mbiemrin në ?Bregasi?, në kohën e Enver Hoxhës. Vetë Blendi mori mbiemrin e dajës së nënës, Ali Fevziut, kur u adoptua nga ky i fundit në 1983.
Blendi Fevziu shkruan në librin e tij biografik për Zogun: ?Pas sukseseve befasuese të vitit 1920, Qeveria e Tiranës i kishte vënë vetes si detyrë organizimin e zgjedhjeve dhe legjitimimin e një parlamenti që shprehte vullnetin e popullit. Zgjedhjet u zhvilluan për 12 ditë sipas parimit ?një deputet për çdo 12 mijë banorë?. Zgjedhësit duhet të ishin mbi 22 vjeç, ndërsa të zgjedhurit, për të qenë në listën për deputetë duhet të kishin moshën mbi 30 vjeç. Lëshimi i vetëm u bë për ministrin e Brendshëm Ahmet Zogu, organizator i zgjedhjeve, që në atë kohë ishte 25 vjeç e gjysmë.?(Blendi Fevziu: ?Ahmet Zogu: Presidenti që u bë mbret?, Botim i UET Press & Klan, Tiranë 2014, f. 49)
Në të vërtetë asnjë dispozitë e ligjit për zgjedhjet nuk parashikonte një përjashtim të tillë. Ligji i zgjedhjeve ishte formuluar qëllimisht kështu që të pengonte Zogun që të bëhej deputet. Ahmet Zogu mori pjesë në zgjedhje si kandidat vetëm pasi paraqiti dokumente të rreme, sikur ai e kishte mbushur moshën 30 vjeç. Këtë gjë ai arriti ta bënte në sajë të nënprefektit të Matit, i cili ishte i ngarkuar nga ligji me verifikimin e dokumenteve të zgjedhësve dhe të kandidatëve për deputetë. Nënprefekti i Matit ishte gjyshi i Blendi Fevziut nga ana e babait, Neki bej Starova. Në atë kohë në Shqipëri vepronte një organizatë sekrete politike, e cila njihej në publik me emrin Klika. Ndonëse Zogu ishte anëtar i Klikës, organizata kishte nisur ta shihte si rrezik atë. Prandaj Klika i ngarkoi Neki beut një mision special, atë të zbatuesit të planit të saj për ta ndaluar Zogun që të zgjidhej deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, çka do të thoshte largimi i Zogut nga politika. Pasiqë Klika e përdori Zogun, tash donte që ta largonte nga politika. Me rënien e qeverisë së parë të dalë nga Kongresi i Lushnjës, asaj të Sulejman Delvinës, në nëntor 1920, pozita e Zogut u dobësua, se ai humbi postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Zogu nuk bënte pjesë në qeverinë e re, të kryesuar nga Iljaz bej Vrioni, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje. Kështu që Qeveria, e cila gjendej krejt nën kontrollin e Klikës bëri në dhjetor 1920 një ligj zgjedhor ku u vu dhe një nen i posaçëm, i llogaritur për t? i hequr paraprakisht Zogut mundësinë që të bëhej deputet. Sipas këtij neni, kandidati për deputet duhet të kishte mbushur moshën 30 vjeç. Zogu kishte si datëlindje zyrtare vitin 1895, pra në kohën e paraqitjes së kandidaturave nuk ishte veçse pak më tepër se 25 vjeç. Megjithë përpjekjet e Zogut për ta penguar hyrjen në fuqi të këtij ligji, ai u dekretua nga Këshilli i Naltë, që kishte funksionin e kryetarit të shtetit. Por Klika e dinte se ky ligj nuk kishte vlerë në rast se nuk gjendej një njeri i aftë që ta zbatonte këtë ligj në vendlindjen e Zogut në Mat, ku pritej të kandidonte ky i fundit. Klika e dinte se Zogu do të përpiqej që ta zgjidhte problemin thjesht duke siguruar një dokument të rremë, që të tregonte se ai e kishte moshën e duhur për të qenë kandidat në zgjedhje. Klika mendoi se e gjeti njeriun e duhur për ta zbatuar ligjin në fjalë në Mat, në personin e Neki beut, të cilin për këtë qëllim e emëroi nënprefekt në Mat, në 28 dhjetor 1920.
Por Ahmet Zogu nuk do të ishte ai që njeh historia, nëse do të lejonte që t? ia hidhnin kaq lehtë. Ai e bleu Neki beun dhe e bëri që të dorëzonte në Tiranë një dokument të rremë që tregonte se Zogu ishte i datëlindjes 1890, çka do të thoshte se e kishte arritur moshën e nevojshme për të qenë kandidat. Kështu që plani i Klikës dështoi. Neki beu nuk ndenji në Mat më shumë se pesë muaj. (28 dhjetor 1920-30 maj 1921) Në fund të majit 1921, ai u largua për të marrë detyrën e nënprefektit në Skrapar.
Është një koincidencë shumë kërshërore që në atë kohë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Blendi Fevziut në Mat qenë dy njerëz pasardhësit e të cilëve më pas do të bashkoheshin për të lindur Blendi Fevziun. Njëri nga këta dy njerëz ishte Neki Starova, tjetri ishte Bajram Fevziu, i cili pretendonte se ishte me origjinë nga Kolonja, dhe që Zogu e mori në Mat, ku e mbështeti që të zgjidhej deputet. 45 vite më vonë, djali i Neki Starovës, Hektori do të martohej me mbesën e Bajram Fevziut, Rezanën dhe nga kjo martesë do të lindte Blendi Fevziu.
Për Lëvizjen e Fierit, e cila ndodhi në Shqipëri në 1935, Blendi Fevziu shkruan në libër: ?Për çudinë e tij Zogu nuk dinte asgjë për organizimin, por ai veproi shpejt. Një pjesë e trupave shpartalluan kryengritësit, të cilët u vranë, u arrestuan dhe fare pak prej tyre arritën të largohen.? (Blendi Fevziu: ?Ahmet Zogu: Presidenti që u bë mbret?, Botim i UET Press & Klan, Tiranë 2014, f. 113)
Në të vërtetë Zogu mundi ta shtypte këtë kryengritje, e cila e ka marrë emrin nga qyteti ku nisi në mënyrë të paparashikuar, sepse u informua paraprakisht nga gjyshi i Blendi Fevziut.
Në vitin 1935 në Shqipëri ndodhi ajo që historiografia komuniste e quajti ?Lëvizja e Fierit?, emërtim ky që krijon një keqkuptim për përmasat e vërteta të lëvizjes që u shkallëzua deri në kryengritje. Në të vërtetë lëvizja ishte një konspiracion i gjerë, i përhapur në të gjithë vendin, i oficerëve të ushtrisë, intelektualëve, kundërshtarëve të dikurshëm politikë të Mbretit Zog si dhe bashkëpunëtorëve të tij të pakënaqur, për përmbysjen e regjimit të tij. Qëllimi ishte që në Shqipëri të organizohej një kryengritje e përgjithshme për përmbysjen e Mbretit Zog. Në këtë konspiracion merrte pjesë edhe gjyshi i Blendi Fevziut, Neki beu, në grupin e bejlerëve. Neki beu ishte i pakënaqur që megjithë shërbimet që i kishte bërë mbretit, nuk ishte bërë ministër. Ndryshe nga ç? thotë Blendi Fevziu në librin e tij, Zogu mësoi për konspiracionin kundër tij që para se të niste, se ishte Neki beu ai që spiunoi te Zogu. Pikërisht kjo ishte arsyeja që kryengritja shpërtheu me ngut para kohe dhe dështoi. Neki beu i tradhtoi konspiratorët dhe në 13 gusht 1935, njoftoi Bilal Nivicën, komandantin e grupit ushtarak (shtetëror) të Elbasanit, që mbulonte dhe Pogradecin, se te nesërmen do të fillonte kryengritja. (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 152/18, Viti 1935, Dosja 22, f. 18)
Për t? i ikur hakmarrjes së atyre që kishte tradhtuar, Neki Beu kërkoi vetë që të arrestohej dhe të dënohej kinse me vdekje, që kështu të dukej se nuk ishte ai spiuni. Në gjyqet që pasuan dështimin e rebelimit, Neki Starova u dënua me vdekje, por kjo ishte natyrisht lojë, që i mundësonte edhe që të shërbente si spiun i
Zogut në të ardhmen. Pastaj dënimi i Neki beut u ul në dy vjet burg. (Gazeta ?Besa?, 9 shtator 1935) Kaq i meritonte Neki beu, që gjithsesi e kishte informuar me vonesë Zogun. Në burg Neki beu nuk e kreu dot misionin se të dënuarit e Lëvizjes së Fierit, e rrahën dhe e trodhën një natë, duke i lënë një shënim: ?Tani Neki Beu është i përshtatshëm për të bërë edhe detyrën e eunukut të Sulltan Ahmetit, se vetëm ajo i ka mbetur pa bërë!?
Atëherë Zogu ia fali edhe dënimin e mbetur Neki beut, i cili pas lirimit nga burgu u nis në Tiranë që të takohej me Zogun dhe t? i kërkonte një post, duke qenë se e dinte që Zogu i shpërblente kundërshtarët e tij që tradhëtonin shokët e tyre. Por Zogu nuk e priti dhe i doli vetëm Lalë Krosi, i besuari i Naltmadhnisë. Lalë Krosi, i cili qe shumë shakatar, kur e pa Neki beun të mërzitur (ky ishte i mërzitur që nuk e priti Mbreti), i tha:
-Nëse do të kisha qenë unë në vendin tënd do të më qeshte buza vesh më vesh, Neki Bej. Vërtet humbe dy kokrra por shpëtove dy herë kokën.
Lalë Krosi e kishte fjalën si për gjyqin ku Neki beu u dënua me vdekje, ashtu dhe për rrezikun që kaloi në burg. Neki beu, duke e ditur se fjalët e tij do t? i shkonin në vesh Zogut, iu përgjigj po me shaka:
-Abdurrahman aga, ku ta gjeja që të kisha dhënë kokën për Naltmadhninë, se më vjen turp që erdhën gjërat kështu e dhashë vetëm koqet.
Por Neki beu nuk ia dilte dot me shaka Lalë Krosit.
-Ka menduar Naltmadhnia për hallin tënd. -ia ktheu Lalë Krosi,- Thonë se tani në Europë bëjnë koqe prej floriri, ashtu siç bëjnë këmbë prej druri. Prandaj merre këtë qese me flori që ta jep Naltmadhnia me dorën time dhe shiko ta ndreqësh hallin që ke. Pastaj duku prapë në Pallat.
Neki beu ishte aq i zgjuar sa ta kuptonte se duke i thënë që të kthehej në Pallatin mbretëror me koqe prej floriri, po i thoshin që të mos shkelte më atje, dhe se me kaq u mbyll historia e tij me Zogun. Neki beu shprehu mirënjohjen e tij dhe shkoi e u vendos përfundimisht në Pogradec, në vendlindjen e tij. Para se të arrinte Neki Beu në Pogradec, Lalë Krosi që atë ditë e kishte treguar në Kafe ?Kursal? historinë e koqeve të florinjta të Neki beut. Kjo histori arriti shpejt dhe në Pogradec.
Kur Blendi Fevziu tregon në librin ?Ahmet Zogu? për rikthimin e Zogut në pushtet, në 1924, duke ardhur nga Jugosllavia me një forcë të armatosur, ai shkruan: ?Më 13 dhjetor, dy anëtarë të Këshillit të Naltë që ishin jashtë, autorizuan Iljaz Vrionin, të cilin e konsideronin Kryeministër legjitim, të organizonte operacionin e kthimit të Qeverisë legale në Tiranë. Ahmet Zogu u emërua komandant i përgjithshëm i operacionit.? (Blendi Fevziu: ?Ahmet Zogu: Presidenti që u bë mbret?, Botim i UET Press & Klan, Tiranë 2014, f. 72)
Këshilli i Naltë ishte kryesia kolektive e shtetit, e përbërë nga katër anëtarë. Nga këta dy ishin arratisur jashtë Shqipërisë, bashkë me Zogun, në qershor 1924 dhe jetonin në Pragë. Pikërisht këta të dy autorizuan Iljaz Vrionin, i cili kishte qenë pikërisht Kryeministri qeveria e të cilit u përmbys nga kryengritësit në qershor 1924, që të ndërrmerte një operacion ushtarak për të rikthyer ?Legalitetin? në vend. Vetë Iljaz Vrioni kishte shkuar pas Zogut në mërgim politik, në qershor 1924. Kuptohet se këta dy anëtarë të Këshillit të Naltë i bënë një shërbim të madh Zogut duke i dhënë aksionit të tij ushtarak të ndërmarrë nga territori jugosllav hijen e ?legalitetit?. Prej këtej togfjalëshi ?Triumfi i Legalitetit? i përdorur dhe i stërpërdorur nga zogistët. Blendi Fevziu ka arsyet e tij që të mos i përmendë emrat e dy anëtarëve të Këshillit të Naltë, të cilët nënshkruan që ndaj Shqipërisë të ndërmerrej një aksion ushtarak që nga Jugosllavia. Të dy këta anëtarë të Këshillit të Naltë janë njerëz me të cilët Blendi Fevziu ka lidhje gjaku. Refik Toptani është stërgjyshi i tij nga ana e nënës, ndërsa Xhafer Ypi është kushëriri i parë i stërgjyshit tjetër të tij nga ana e nënës, Abdyl Ypit.
Për aksionin ushtarak të Zogut, të nisur nga territori jugosllav, Blendi Fevziu shkruan në librin e tij: ?E paralajmëruar për lëvizjet, Qeveria e Nolit nuk bëri asnjë reagim. Pak forca ushtarake që u dolën para u shpartalluan në fare pak orë nga Zogu.? (Blendi Fevziu: ?Ahmet Zogu: Presidenti që u bë mbret?, Botim i UET Press & Klan, Tiranë 2014, f. 73)
Në të vërtetë, shpartallimi i forcave qeveritare shqiptare ndodhi për shkak të Bajram Fevziut, stërgjyshi i Blendi Fevziut nga nëna. Bajram Fevziu (1884-1928), u martua me Nigjare Toptanin, vajzën e Refik bej Toptanit (1870-1937), djalit të Said Sermedin Toptanit. Nga martesa e Bajram Fevziut me Nigjare Toptanin lindën një djalë me emrin Ali dhe një vajzë, me emrin Alisi, e cila më pas e ndryshoi emrin në Iris. Iris Fevziu u martua me Ali Ypin, djalin Abdyl bej Ypit. Nga kjo martesë lindi nëna e Blendi Fevziut, me emrin Rezana. Bajram Fevziu, tradhtoi përsëri, këtë herë Fan Nolin, duke i hapur rrugën Zogut. Ky fakt është pasqyruar edhe në Historinë e Shqipërisë të botuar në kohën e komunizmit (një botim veçanërisht interesant ky se kishte ndikim në qëndrimin e regjimit komunist ndaj familjes së Blendi Fevziut dhe ndaj vetë këtij të fundit), thuhet se në dhjetor 1924, kur Zogu nisi mësymjen e armatosur për të rrëzuar qeverinë e Nolit: ?Oficerët zogistë dhe sidomos kryetari i shtatmadhorisë Bajram Fevziu e sabotuan me të gjitha mënyrat organizimin e mbrojtjes. Dekreti i mobilizimit u shpall me vonesë. Nuk u caktua asnjeri si komandant i operacionit. Në çastet vendimtare për fatin e vendit, në Shkodër u bënë transferime të pajustifikuara oficerësh dhe u liruan rezervistët. Vullnetarët vlonjatë që kishin ardhur në Tiranë nuk hynë në luftë.?( Historia e Shqipërisë, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Historisë, Tiranë 1965, vëllimi II, f. 556)
Kështu, Bajram Fevziu, i cili gjendej në Tiranë, praktikisht iu bind dekretit të vjehërrit, i cili gjendej jashtë Shqipërisë, dhe jo urdhrave të qeverisë së Nolit.
Dy stërgjyshët e Blendi Fevziut, Refik Toptani dhe Bajram Fevziu përbëjnë një dyshe unike në politikën shqiptare. Në 1921, pasiqë në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e para politike, u krijuan dy parti të mëdha, Partia Popullore (me bazë organizatën e fshehtë Klika), e cila deklarohej si reformatore, kundër bejlerëve, nga njëra anë, dhe Partia Përparimtare, e cila kërkonte që të ruante statusin e privilegjuar të klasës aristokratike otomane, në anën tjetër. Ndërsa Refik bej Toptani u bë deputet i Partisë Përparimtare, dhëndrri i tij, Bajram bej Fevziu u bë deputet i Partisë Popullore. Mënyra se si ata të dy bënë karrierë politike duke zbatuar një lloj makiavelizmi vulgar, të përshtatur në rrethanat e Shqipërisë së kohës, dhe duke shfrytëzuar me shkathtësi situatat e turbullta politike të asaj kohe, mund të shërbejë si një lloj manuali që për të kuptuar se si funksiononin gjërat në politikën shqiptare të kohës. Ajo çka ndodhi me Refik Toptanin dhe Bajram Fevziun në atë kohë, u shndërrua në një stereotip që do të përsëritej në mënyrë kërshërore më pas nga Blendi Fevziu dhe të afërmit e tij, në vitet nëntëdhjetë.
Kur në dhjetor 1921, parlamenti shkarkoi dhe zëvendësoi dy nga katër anëtarët e Këshillit të Naltë (kryesisë kolektive të shtetit, regjencës) Aqif Biçakçiun dhe Imzot Luigj Bumçin, për shkak se ata kishin përmbysur qeverinë e ligjshme, me këtë rast dhanë dorëheqjen edhe dy anëtarët e tjerë të Këshillit të Naltë, me arsyetimin se duke qenë se ata qenë zgjedhur bashkërisht, dhe nuk mund të rrinin më në detyrë pasiqë qenë larguar gjysma e tyre. Njëri prej të dorëhequrve ishte Abdi Toptani. Parlamenti i dalë nga Kongresi i Lushnjës, dhe që nuk ndjehej ende i sigurt në Tiranë, ku Toptanët kishin shumë ndikim, e gjente të nevojshme që një nga anëtarët e Këshillit të Naltë të ishte toptanas. Kështu që Refik Toptani u zgjodh anëtar i Këshillit të Naltë, pra bashkëkryetar i shtetit.
Kur Ahmet Zogu u bë kryeministër në 1922, ai natyrisht se e ndjente të nevojshme të bënte për vete sa më shumë anëtarë të Këshillit të Naltë. Duke qenë se njëri nga anëtarët, Sotir Peci, ishte kundërshtar i Zogut, dhe tjetri Gjon Çoba ishte një njeri i lëkundur (ai dha dorëheqjen në maj 1924 me fillimin e kryengritjes), Zogut i mbetej që të kërkonte mbështetjen e dy anëtarëve të tjerë, Xhafer bej Ypit dhe të Refik bej Toptanit. Refik beu ishte i vetëdijshëm se kundërshtarët e Zogut nuk do ta trajtonin atë më mirë se Zogun. Kështu që rrethanat e reja e bënin Refik beun aleat të Zogut. Kur Zogu, në prill 1923, katër muaj pasiqë ishte bërë kryeministër, e emëroi Bajram Fevziun Shef të Shtatmadhorisë (Shtabit të Përgjithshmë të Ushtrisë), në këtë vendim nuk mund të mos ketë ndikuar fakti që Bajram Fevziu ishte dhëndri i Refik bej Toptanit. Pasiqë në 1921 Zogu ishte fejuar me vajzën e beut me shumë ndikim të Elbasanit, Shefqet Vërlacit, i cili qe deputet dhe kreu i Partisë Përparimtare, ishte krijuar përshtypja se Zogu kërkonte të ndërtonte një regjim mbi bazë lidhjesh fisnore. Ky kombinacion tjetër nepotik i bërë nga Zogu, me emërimin e Bajram Fevziut, e ktheu në bindje këtë përshtypje.
Në kohën e kryengritjes së pranverës 1924, e cila është quajtur Revolucion i Qershorit, Bajram Fevziu tradhtoi në fillim Zogun, për çka u shpërblye nga pushtetarët e rinj, duke u lejuar të mbante postin e tij, si Shef i Shtatmadhorisë. Refik Toptani, i cili i qëndroi besnik Zogut, u largua jashtë vendit me ardhjen e Fan Nolit në pushtet. Është për t? u shënuar se, ndonëse emri i Refik Toptanit figuronte në listën e personave të akuzuar si ?shkaktarë të vëllavrasjes?, që shpalli regjimi i ri revolucionar, megjithatë, Refik Toptani nuk u dënua nga gjyqi në mungesë që u bë personave më të rëndësishëm të regjimit të vjetër. Duket se regjimi i ri mendonte se me anë të Bajram Fevziut, do ta bindte Refik Toptanin që të kthehej në Shqipëri. Këshilli i Naltë kishte mbetur vetëm me një anëtar, dhe në mungesë të parlamentit, nuk mund të zëvendësoheshin anëtarët e ikur jashtë vendit, apo i dorëhequri Gjon Çoba. Refik Toptani nuk u kthye në Shqipëri, me sa duket i këshilluar edhe nga i dhëndrri i cili e gjente të dobishme që njëri pjestar i familjes të gjendej në anën tjetër, me Zogun. Kështu që kryeministri Fan Noli u detyrua që të merrte përkohësisht edhe funksionin e kreut të shtetit, çka e minoi përfundimisht legjitimitetin e tij të pretenduar. Në 13 dhjetor 1924, dy anëtarët e Këshillit të Naltë të cilët gjendeshin jashtë vendit, Refik Toptani dhe Xhafer Ypi nxorrën dekretin sipas të cilit autorizohej Zogu që të kryente operacionin për rivendosjen në fuqi të pushtetit legjitim. Prej këtej shpallja më pas nga Zogu e Triumfit të Legalitetit.
Bashkë me Zogun, u rikthye si ?hero? në Tiranë edhe Refik Toptani ku u prit krahëhapur nga dhëndrri i tij, Bajram Fevziu, i cili nuk i kishte ndjekur shokët e tij në arrati. Zogu kishte ende nevojë për Refik Toptanin për të bërë disa manovra politike që do të bënin të mundur një proces legjitim të ndërtimit të regjimit të tij. Pas dorëheqjes së kryeministrit Iljaz bej Vrioni, i cili ishte rikthyer në fuqi, Refik Toptani së bashku me regjentin tjetër dekretuan Zogun si kryeministër. Me shpalljen e republikës në janar 1925, dhe emërimin e Zogut President, Këshilli i Naltë u shkri.
Refik Toptani, duke i vënë në balancë shërbimet dhe dëmet që i kishte bërë Zogut mendonte se shërbimet e tij qenë më të mëdha, dhe Zogu do ta shpërblente me një post. Të njëjtën gjë priste dhe dhëndrri i tij, Bajram Fevziu. Kur në zgjedhjet që u mbajtën në pranverë 1925, për parlamentin me dy dhoma, emri i Refik Toptanit nuk figuronte as mes dymbëdhjetë senatorëve, as mes pesëdhjetë e shtatë deputetëve, shumëkush mendoi se emri i Refik Toptanit do të ishte në listën prej gjashtë senatorësh që emëronte drejtpërdrejt Presidenti i Republikës, pra Zogu. Çuditërisht, emri i Refik beut nuk ishte as në këtë listë, ndonëse atje ishte edhe emri i Gjon Çobës, ish-anëtarit të Këshillit të Naltë, i cili u dorëhoq me fillimin e kryengritjes në maj 1924. E pra, ndër senatorët ishte dhe Zija Toptani, e ndër deputetët Sait Toptani dhe Hamit Toptani. Ish-regjenti tjetër besnik ndaj Zogut, Xhafer bej Ypi ishte shpërblyer duke u bërë deputet, dhe në vazhdim do të merrte poste të rëndësishme nga Zogu, duke u bërë disa herë ministër. Qartësisht, Zogu kishte qenë shumë i prekur nga tradhtitë e Refik beut dhe në njëfarë mënyrë po e ndëshkonte atë për lojën e dyfishtë. Këtë herë Zogu e flaku tutje Refik beun pasiqë e përdori, me sa duket për të mos i dhënë rast që ta tradhtonte edhe një herë. Karriera politike e Refik bej Toptanit, mori fund kështu befasisht në moshën 54 vjeç.
Fundi i karrierës politike së Refik Toptanit, ndriçon edhe shkaqet e vdekjes misterioze të dhëndrrit të tij. Vdekja e papritur e Bajram Fevziut ndodhi në 1928, fill pas ndërprerjes së plotë të karrierës politike të vjehrrit. Refik Toptanit iu desh që të kujdesej për familjen e dhëndrrit të tij, i cili nuk kishte të afërm në Shqipëri. Bajram Fevziu la pas gruan, Nigjare, me dy fëmijë të vegjël: një vajzë shtatë vjeçe dhe një djalë pesë vjeç. Vdekja e papritur e Refik beut shenjoi dhe fatin e fëmijëve të Bajram Fevziut. Refik Toptani vdiq në 1937, në moshën 67 vjeç, një vdekje kjo me sa duket e shkaktuar nga dëshpërimi i të mbeturit jashtë politikës, se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje serioze. Derisa fundi i karrierës politike të Refik Toptanit ishte i hidhur, fundi i jetës së tij ishte tragjik. Sipas traditës së bejlerëve të martesave brenda fisit, ai ishte martuar me një kushërirë nga fisi Toptani, me emrin Zybejte. Ajo e braktisi burrin dhe iku në Itali. Njëri nga djemtë e tij bëri vetëvrasje. Prej Refik bej Toptanit Blendi Fevziu trashëgoi gjakun çerkez, të ardhur prej gruas çerkeze të Said Sermedin Toptanit. Vajzën e mbetur jetime të Bajram Fevziut, e fejuan me një djalë të mbetur jetim që në moshën dy vjeç, Ali Ypin, djalin e Abdyl Ypit. Do të pasonte një martesë fatkeqe, se nëna e braktisi burrin e saj dhe vajzën tre vjeçe për t? u arratisur jashtë Shqipërisë në 1949.
Nuk mund të shkruhet biografia e Ahmet Zogut, pa përmendur rolin që kanë pasur në karrierën e tij paraardhësit e Blendi Fevziut, Neki Starova, Refik Toptani, Bajram Fevziu. Kjo do të thotë se Blendi Fevziu është njeriu më i papërshtatshëm për ta shkruar këtë biografi.
Të gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes...
Elvi FUNDOFahriu vazhdon të jetë një personazh shembull për ...
Bashkia e Tiranës ka akuzuar qeverinë se po bën ndërtime të ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaron se nuk ka ...
Një lokal në Fushë-Krujë është hedhur në erë me tritol orët...
Pak muaj më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaronte s...
Prokuroria e Tiranës bën publike dosjen për Konstandin Xhuva...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë...
Ta gezojme skemen e kompesimit te energjise. Plot 7 mije lek...
Doganat Shqiptare gjithmonë e më shumë po përpiqen të na jap...
“News24” ka intervistuar rojen e lokalit ku ndodhi vrasja e ...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Pertef Musabelliu, babai i Alfred Musabelliut, që u vra tre ...
Një 25 vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në lag...
Për herë të parë shqiptarët kanë mundësi të vizitojnë një mu...
Nga Sadik BejkoNga nipi Elvi moa vesh lajmin e hidhur per nd...
Zbulohet kronologjia e ngjarjes së rëndë ndodhur mëngjesin e...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka thënë se Kons...
Prokuroria e Tiranës ka ngritur zyrtarisht akuzat për dy të ...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka thënë se Kons...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...