Mbeti me gisht në gojë/ Spiropalit nuk i del e keqja, ja lëvizja kundër Ramës
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama, pas vrasjes së katër fishtë në Tiranë
Dua t?ju drejtohem sot të gjithëve ju, lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në të gdhirë në kryeqytet.
E ndjeva për detyrë të reagoj në vetë të parë, sepse në këtë ngjarje është përfshirë djali i deputetes sonë Luiza Xhuvani.
E para gjë për të cilën kam menduar qysh në sekondën kur mora lajmin e rëndë për këtë ngjarje, ishin prindërit.
Prindërit e të vrarëve dhe prindërit e të dyshuarit kryesor si autor i vrasjeve. Të parët qytetarë të panjohur për mua, të dytët miqtë e mi të dashur.
Besoj se arrij ta kuptoj çfarë mund të ndjejnë nënat, baballarët, të afërmit e miqtë e katër të vrarëve; për humbjen tragjike po edhe për faktin se i dyshuari kryesor i policisë për tragjedinë e familjeve të tyre, është djali i një deputeteje.
Pa asnjë dyshim, ky fakt e vështirëson ende më shumë përpjekjen e tyre sidoqoftë shumë të vështirë, për të gjetur forcën të përballojnë humbjen e pangushëllueshme të një fëmije.
Pa asnjë dyshim, ky fakt e bën të pamundur edhe për opinionin publik që të mos jetë posaçërisht i ndjeshëm ndaj këtij krimi që mori jetën e katër njerëzve.
Pa asnjë dyshim, historia e gjithë këtyre viteve të vështira në raportet aspak normale të shtetit me krimin, ku jo një herë fëmijët e njerëzve të politikës janë gjendur të përzier – sepse kanë qenë të përzier me dashjen e tyre të plotë, ose sepse lufta politike i ka përzier për të përbaltur prindërit e tyre -, nuk ka qenë një histori e denjë as për shtetin as për politikën. Dhe nuk ka qenë gjëkundi një histori që ndihmon për të pritur me qetësi fjalën e drejtësisë.
Përkundrazi.
Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, idenë se ka një ligj për fëmijët e tyre dhe një ligj për fëmijët e politikanëve; një shtet për vrasësit, kontrabandistët, armëmbajtësit pa leje, kundravajtësit e çfarëdolloji pa baballarë e nëna me emër në politikë, dhe një shtet tjetër për të njëjtin lloj krimesh e kundravajtjesh me autorë politikanët, zyrtarët e lartë apo fëmijët e tyre; shkurt, një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull dhe një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë.
Unë nuk e di se sa ndër fëmijët që u bënë personazhe të famshëm të kësaj historie prej dy dekadash të trazuara, janë shkaktarë krimesh e autorë kundravajtjesh dhe se sa ndër ta, janë viktima të propagandës kriminalizuese të politikës.
Por sot unë di me siguri që koha e dyfytyrësisë së qeverisë në luftën me krimin e me kundravajtësit, ka perënduar në 23 qershor; koha e djalit që nxirrte babën përpara, për të mohuar baxhanakun e vet nga Salla e Konferencave të Kryeministrisë apo për ta trajtuar New York Times-in si letër higjienikë nga foltorja e Kuvendit, kur 26 vetë ishin pjekur të gjallë nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në pushtet, ka mbaruar në 23 qershor; koha e Policisë së Shtetit, që kërcënonte një kamarier të qëlluar me plumb nga truproja i të birit të kryeministrit, duke e detyruar të tërhiqte dëshminë dhe e kryeministrit që çonte truprojat e veta për të blerë me para, përkrahjen e familjes së një djali të vrarë nga qeveria e tij në mes të bulevardit, ka vdekur në 23 qershor.
Unë nuk e di çfarë do të kishte bërë policia e asaj kohe, nëse në batërdinë e përgjakshme të një lokali nate në Tiranë, do të kishte gisht ndonjë nga fëmijët e privilegjuar të pushtetit të kohës që iku.
Çfarë kemi jetuar nuk na jep asnjë mundësi për të thënë se ajo polici, do të sillej siç u soll Policia e Shtetit sot.
Për shembull, e kam të vështirë ta imagjinoj se ajo polici do ta kishte ndjekur pas të armatosur, duke rrezikuar jetën e vet, dhe do ta kishte arrestuar në flagrancë fëmijën në fjalë, duke informuar në kohë reale publikun për arrestimin e tij.
Çfarë u provua përsëri sot, është se Policia e Shtetit është në krye të detyrës ndaj kujtdoqoftë që i del përpara si objekt i punës së saj.
Gjithashtu, e kam fare të pamundur ta imagjinoj që në atë kohë, do të ndryshonte në ndonjë gjë rruga e drejtësisë për fëmijën në fjalë nga rruga e drejtësisë që nxorri të pafajshëm vrasësit e 21 janarit.
Çfarë do të ndodhë më tej me çështjen, sigurisht që do ta vendosë drejtësia. Por nëse herë të tjera, unë e kam ngritur zërin ndaj gjykatësve duke kërkuar drejtësi, nuk kam ndërmend ta ul sot.
E nëse mesazhi i tërheqjes së Luiza Xhuvanit nga angazhimi politik, duhet t?i vlejë politikanëve si mësim shembullor dhe politikës, si pikë kthese në raport me etikën e aktivistëve të saj, ai duhet t?u vlejë gjykatësve si një dëshmi domethënëse për çfarë ka ndryshuar në Shqipëri në marrëdhëniet mes shumicës qeverisëse dhe gjykatave të këtij vendi.
Zyrat janë tonat, pushteti është i popullit.
Fëmijët janë tanët, ligji është njësoj për të gjithë fëmijët.
Sidoqoftë, që të mos bëjmë konfuzion me termat, djali i Luiza e Gjergj Xhuvanit, nuk është fëmijë.
Është një burrë 26 vjeç që është tragjedia e gjallë dhe e pamerituar e dy prindërve të mrekullueshëm. Të cilët s?kanë asgjë, absolutisht asgjë të përbashkët me pushtetin e krimit, me politikën e përfitimit apo me jetën e ulët.
Gojët e mbushura plot që u zbrazën sot ndaj Luiza Xhuvanit nga një opozitë që na la peshqesh Shqipërinë Informale të tokës së xanun, drejtësisë së shitur, energjisë së vjedhur, diplomave të blera, armëve të lëna sheshit e krimit që drejtonte policinë, i përkasin jetës së ulët.
Ndërsa gruaja e nëna, të cilës i ra sot fatkeqësia ta jetojë në çdo qelizë të vërtetën e asaj shprehjes, ?Ç?të bën fëmija, s?ta bën as Perëndia!?, dhe që si asnjë burrë më parë në këtë vend, u tërhoq nga angazhimi politik për një sens etike të panjohur deri më sot në Shqipëri, i përket jetës së lartë prej nga erdhi në politikë.
Luiza i përket jetës krijuese të një çifti artistësh, të cilët kanë bërë histori në kinematografinë e teatrin shqiptar, dhe sot janë dy prindër tragjikisht fatkeqë që tanimë duhet ta jetojnë jetën e tyre familjare si një film të stërmundimshëm pambarim; në një apartament të vjetër e modest artistësh që kanë jetuar gjithnjë me të ardhurat e punës së ndershme e pak fitimprurëse krijuese; me një vajzë të mrekullueshme e të shkëlqyer në mësime dhe një djalë që, me shumë gjasë, do ta ketë të gjatë rrugën e kthimit për në shtëpi.
Miqësia ime me Luizën e me Gjergj Xhuvanin, i ka rrënjët larg në vite, kur ishim student
ë në Akademinë e Arteve.
Sukseset e tyre në krijimtari më kanë bërë të ndjehem krenar që jam miku i tyre dhe i tillë do të jem deri në fund.
Nuk do të kisha dashur kurrë që t?u ndodhte kjo gjëmë dhe as që të ndodhesha sot përballë dhimbjes së tyre prindërore.
Por sot jo vetëm unë, po të gjithë ne që besojmë tek etika e politikës, tek e vërteta se politika nuk është vetëm skena e jetës së ulët, po është edhe hapësira e pazëvendësueshme e qëllimeve të mira, ku së bashku mund ta bëjmë më të mirë vendin e jetën tonë, jemi krenar që jemi miq të Luiza Xhuvanit.
Sepse Luiza dëshmoi sot se të merresh me politikë për qëllime të mira, nuk është hiç njësoj si të luash teatër.
Edi Paloka publikon faktin se autori i vrasjes së katërfisht...
Dua ta nis me një urim nga zemra për të gjithë besimtarët be...
Pas masakrës tragjike në Tiranë, Deputeti Gent Strazimiri de...
Ministria e Arsimit pritet të fillojë një furtunë në struktu...
Deklaratë e Grida Dumës mbi shkeljet ligjore dhe skemën e ng...
Komisioni Parlamentar i Medias hap procedurën për zgjedhjen ...
Prej disa muajsh në qytetin e Korcës, kanë filluar disa inve...
Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetin...
Nga Spartak NGJELAPo të rrimë pak e ta mendojmë me njëfarë v...
Nga Marko BELLOPara disa vjetesh, ish kryeministri i Kroacis...
Aksioni policesk i Edi Ramës, do të kthehej patjetër në gjue...
Qeveria miraton p/buxhetin për vitin 2015, një nga dokumente...
Nga Kastriot MYFTARAJTë vendosësh të dy krahët në gjoks, me ...
Zgjedhja e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është ...
Deputeti i PD, Gert Bogdani nxjerr fakte të reja mbi skandal...
Hekura dhe burgje per kundershtaret!Operacionin policesk per...
Deklarata për shtyp e deputetes socialiste Blerina Gjylameti...
Denoncimi i deputetit te PD, Aldo Bumci: “Janë me qindra ra...
Kryeministri Edi Rama përmes faqes së tij të Facebook ka pë...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramen se ushqe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...