web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kush dhe si po shkatërrohet Korca?

2 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Prej disa muajsh në qytetin e Korcës, kanë filluar disa investime, të cilat ndryshojnë konceptin arkitekturor, por edhe atë që mund të quhet imazhi tradicional i qytetit. Me këtë të fundit kuptojmë  kalldrëmt, zonat e mbrojtura, rrugët, sistemin qarkullues në qytet etj.

Qyteti I Korcës me investimet e fundit po ndryshon, gjithmonë sipas meje, në drejtimin e gabuar. Kjo për disa arsye te cilat po i rendis më poshtë. Por artikulimi apo shkrimi i këtyre mendimeve nuk i ndryshon asgjë asaj që ka filluar muaj e vite me parë. Masakrës urbane mbi qytetin e Korcës.

Së pari kjo masakër me ndërtimin e një kulle në sheshin përballë Teatrit A. Z.Cajupi, i jep korcës një ?pasuri? pa asnjë vlerë. Një kullë betony dhe zhduk sheshin e fundit që kishtë mbetur në këtë qytet. Vite më parë ish-kryebashkiaku Peleshi, në kundërshtim me ligjin, pa miratim në KKRRTSH, ngushtoi rrugët dhe zhduku sheshin përpara Kinemasë së qytetit. Një shesh i cili nuk ishte elemenuar dhe nga arkitektet me mediokër të komunizmit. Për një ditë me një laps, sheshi u zhduk dhe u bë një trotuar, totalisht jo funksional. Investimi nuk solli asnjë zhvillim ekonomik, asnjë ndryshim në jetën e qytetarëve dhe asnjë vlerë në qarkullim, pasi thjesht e rëndoi trafikun që në Korcë nuk ekzistonte. Sot pas shumë e shume vitesh atje ka trafik dhe rruge të bllokuara. Kjo sepse u ngushtua rruga për të bërë një trotuar pa asnjë vlerë. Tenderi u mor nga ai që donte Niko dhe leket qarkulluan si gjithmonë nëpërmjet biznesmenit që ka Peleshin nën kontrroll për investimet dhe klientelizmin.

Pas sheshit të parë u zhduk edhe sheshi përpara katedrales. Edhe këtu u ngushtua rruga, u zgjerua trotuari, duke krijuar një tjeter nyje me trafik. Serisht pa leje, por me nxitim Niko Peleshi e ben fakt të kryer dhe paralel ai fillon nje pedonale e cila mund të quhet një dështim total. Kjo për faktin se atje zhvillohen aktivitete shpesh nga bashkia por rritmi I bizneseve dhe koha tjetër që shfrytëzohet nga qytetarët është thuajse minimale.

Një dështim thjesht nga vendi, por që u krye sepse edhe këtu klientelizmi kaloi nga bizneset dhe ortakerite e Peleshit. Një pedonale që gjatë gjithë kohësh është bosh, kanë falimentuar me dhjetra biznese dhe është kthyer thjesht në skenë kur bashkia bën aktivitete kulturorë, të cilat mund ti bënte kudo edhe pa pedonale.

Janë dy sheshe dhe një rrugë nga më të bukurat në Shqipëri që u zhdukën. Shumë qytetarë janë cuditur me atë pedonalë, pa lene mënjanë arkitektët dhe urbanistët që e quajnë një njollë të zezë në urbanistikën e qytetit. Për më tëpër askush nuk ka qenë kundër një shëtitoreje për këmbësorët, por Niko Peleshi përdori gati 1 milion dollarë për një investim ku disa dhjetra mijë hyjnë në lojrat e klientëve të tij.

Nuk mundesh të ndërtosh pedonale dhe të cosh qytetarët të ndjekin ritualin tend, kur Korca ka një ritual tradicional sic është shëtitja gjatë bulevardit ?Republika? drejt parkut ?Rinia?. Bllokimi I këtij bulevardi  me orar të zgjatur dhe mbyllja e hyrje-daljeve nga rrugicat, ishte një pedonale e gatshme. Ai bulevard është zona më e bukur e qytetetit ku vilat, kangjellat tradicionale, restoratet, baret dhe ambientet e biznesit do ishin dhjetra herë me aktiv se në ajo copë rrugë që Peleshi e ktheu në pedonale pa asnjë vlerë. Ndërkohë shkatërroi një boulevard që vlente shumë për qytetin, në ekonomi, shërbime dhe lëvizje. Kthimi Bulevard ?Republikës? me orare te zgjatura në pedonale, si kudo në botë do sillte zhvillim ekonomik dhe do ju shërbente direkt qytetarëve të cilët aty zhvillojnë shëtitjen tradicionale. Për më tëpër me nje studim dhe mbështetje financiare, shumë nga godinat mund të restauroheshin dhe tju jepej drejtim për zhvillim biznesi si hoteleri, ristorante tradicionale dhe shumë aktivitete të tjera. Këtu fitonin qytetarët, bizneset por edhe bashkia nga të ardhurat që do mblidhte. Ne ndërkohe kemi një pedonale, pa asnjë vlerë me disa klube që janë bosh, biznese që nuk shesin asgje, dhe gjithcka në pamjen e pallatit të ish Mapos, një kuti që ska arkitekt ti beje derman fasadës, pasi është ndërtim i shëmtuar, që dikush përpiqet ti ndryshojë dicka, por sa më shumë fusin duart aq më të shëmtuar e bëjnë.

Në Korcë humbëm disa shëshe, ngushtuan disa rrugë, kemi një pedonale jashtë funksionit të saj dhe qëllimit që u ndërtua, vetëm sepse gjithcka u bë e nxituar dhe me inat. Nxitim nga ish kryebashkiaku i cili donte fonde për fushata dhe lekë për sponsorat e tij që drejtonin tenderat në Bashkinë e Korcës.

Kulla

Gabimet po vazhdojnë dhe Korca po humbet jo pak nga identiteti i saj. Një kullë e turpshme po ndërtohet tek sheshi i vetem i ngelur, i cili sot po zhduket dhe është i humbur. Një zgjatje e pedonales jo funksionale, një kullë përballe Teatrit, kushtojnë 2.5 milion dollarë dhe sërisht as qytetarët, as turizmi dhe as ekonomia e qytetit nuk fitojnë asgjë. Zgjatimi i pedonales thjesht është vazhdim i kapricos së ishkryebashkiakut Peleshi, një bast i humbur i tij për qytetin. Por ai e quan të fituar pasi mer vota dhe fiton në Korcë. Kjo është e vërtetë, por ka dicka që duhet ta themi. Si Korca dhe gjithë Shqipëria, njerzit votojnë politikisht, jo për emra apo individë. Fakti i fundit me listën e deputeteve të PS në Korcë, ku shumica ishin të importuar dhe pa asnjë lidhje me zonën e tregoi më së miri. Me tëj duhet të pranoj që histotikisht Korca ka votuar majtas edhe ne 2005, ku e majta ka një total prej 1300 vota më shumë ne qytet. I vetmi rast i vitit 2003 erdhi për shkak të përcarjes tek e majta dhe përplasjes të ish-kryebashkiakut Gjergji Duro me biznesmenin që e vendosi kandidat, i njëjti person që sot është në krah të Peleshit.

Duke ju rikthyer kullës dhe zgjatimit të pedonales, mund të themi se dhe vetë kryeministri Rama ka qenë i pakënaqur kur e ka parë nga afër atë investim. I vetmi njeri i kenaqur është Niko që luan me biznesin dhe Raqi që rruan kacidhet e fundit të investimit. Në fund pas gjithë kësaj kulle dhe zgjatjes së pedonales mund të themi me plot goje Korca është i vetmi qytet pa shesh në Shqipëri. Kjo dhuratë e ish-kryebashkiakut Peleshi dhe trashëgimtarit të tij Filo. Sot pedonalja nuk shërben për asgje ose vetëm 10 apo 15 ditë në vit për aktivitete, sot sheshi përpara Kinemasë është një trotuar i madh pa asnjë vlerë, sot sheshi përpara teatrit është shëmtuar nga një kullë pa asnjë vlerë historike, kulturorë apo zhvillimi për qytetin.

Humbëm sheshet por kemi fituar Nikon zv/kryeministër. Ngushtuam rrugët, por mos harojmë tenderat, humbëm një bulevard po mos harojmë Bashkinë. Humbëm qytetin por mos harojmë shoqërinë që ka uzurpuar institucionet, por edhe opozitën në Korcë.

Parku

Pas zhdukjes së shesheve kemi edhe një investim tjetër I cili është rehabilitimi I parkut ?Rinia?. Në fakt tek ai park, po zhduket bulevardi paralel duke e kthyer në një pedonale, që për atë zonë gjithmonë ka shërbyër për shëtitje është krejt normale. Por milionat e dollarëve duken shumë për levizjen e disa trotuarëve, apo më keq akoma kur do ndërhyet në zonën e pyllit për të ndërtuar shkallë për të shkuar në Belvederen e dikurshme, e cila është prishur. Në fakt askush nuk do sh
kojë ne Belvedere, por shkallët janë në funksion të një investimi në atë zonë. Kodra në planin urbanistik të miratuar së fundi është futur si zonë në zhvillim dhe do ketë dhjetra ndërtime. Këtu ska asgje për tu cuditur, e gjitha është në pronësi të biznesmenit që punon me Niko Peleshin. Pra qëllimi i rigjenërimit të parkut është në funksion të klientelës dhe njerzve nga pas zv/kryeministrit.

Pra në total kemi disa million dollarë të cilat shkojnë për investime që qarkullohen nga biznesmene të lidhur fort me qeverinë. Nuk ka rëndësi kush ka fituar tenderin, rëndësi ka kush shpërndan punën, të shprehen ndërtues nga Korca. Është I njëjti njeri që ndante punët e Nikos që ka kontaktuar me ndërtuesit për këto investime. Këto investime në këtë rast nuk janë kryer për zhvillim ekonomik, nxitje punësimi apo turizmi, sepse do kishin pasur tjetër zonë, apo të tjera emergjenca që ka sot qytetit. Në fakt këto janë investime të nxituara dhe thjesht pasurojnë njërzit e qeverisë dhe vetë qeveritarët.

Sot korcarët nuk janë më të pasur, më të lumtur apo më të sigurt sepse po ndërtohen kulla dhe shkallë për interes te xhepave. Sot Korca ka mjerim dhe papunësi, gjithcka është gri, rinia që vrapon në llotot e skedinave por edhe tek llotaria amerikane. Rini që ska punë dhe shprese, qeveritarë që invstrojnë për betonizim dhe trotuare, duke lënë mënjanë nxitjen e punësimit, zhvillimin ekonomik dhe turizmin në vecanti. Kjo është ana e qeverisë dhe klientelizmit që fatkeqsisht në Korcë është i lidhur thellë edhe me opozitën, e cila nuk flet për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me të njëjtët kliente. Mund të themi se janë aq të urryer nga qytetarët sa kursesi nuk do i pranonin si kritike. Kjo sepse dje ishin seksere dhe gjobaxhinj dhe sot janë ortakë dhe bashkëpunëtore në këtë ?Krim? që po I behet Korcës me taksat që ata vetë I paguajnë në mënyrë shembullore.

Ajo që po ndodh nuk mund të korrigjohët shpejt dhe pa kosto, ajo nuk mund të ndalet, kur ka marrveshje midis palëve politike dhe kuptohet pasojat i kanë qytetarët dhe qytetit. Korca do vuajë dhe do lëngojë gjatë përsa kohë lejon që ta marin pëng disa individë të një klani apo një grup shokësh që funksionojnë për interest e xhepit në kuriz të qytetit.

Elvi FUNDO





Lajmet e fundit nga