Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nëse ju keni një sistem mekanik të çfarëdoshëm ku qarkullon lëng apo gaz, nëse nuk doni që sistemi të shpërthejë duhet të balanconi rritjen e presionit nga prurjet në sistem, me përdorimin e valvolave të shkarkimit. Se ky është një proces, që i nënshtrohet ligjit universal natyror, sipas të cilit në çdo pikë të universit të pafundëm ku ushtrohet një forcë, ajo ballafaqohet me një kundërforcë në të njëjtën përmasë me të, e cila ushtrohet aty-për aty, ose akumulohet për t? u ushtruar në momentin më të parë që i bëhet e mundur.
Shoqëria njerëzore, çdo shoqëri, nuk bën përjashtim nga ky rregull. Le ta përfytyrojmë për një moment Qeverinë e një vendi si dorën që kontrollon rritjen e presionit në sistem, ndërsa shoqërinë si kanalizimet dhe depozitat në të cilat qarkullon lënda që dërgohet me një presion në rritje. Nëse shtohet presioni policor shtetëror ndaj shoqërisë, çka po ndodh në Shqipëri qëkurse Edi Rama ka ardhur në pushtet më shumë se një vit më parë, atëherë pavarësisht nga arsyet për të cilat bëhet kjo gjë (emergjenca e ndërtimeve pa leje, vjedhja masive e energjisë elektrike, mosrespektimi masiv i rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda etj., etj.), është e domosdoshme që procesi të balancohet me përdorimin e valvolave të shkarkimit, ndryshe sistemi që është shoqëria dhe shteti, do të shpërthejë, procesi do të precipitojë me pasoja fatale.
Se cilat janë valvulat e shkarkimit këtë gjë Kryeministri Rama e di shumë mirë, dhe madje është përpjekur që të krijojë përshtypjen se po i përdor ato. Kështu bëri Kryeministri Rama në gusht kur shkoi me bujë të madhe në takimin e Berlinit me Merkelin, pas të cilit takim u tha se Gjermania do t? i japë një ndihmë të madhe ekonomike vendeve të Ballkanit Perëndimor, e midis tyre edhe Shqipërisë. Me këtë rast doli shifra prej 12 miliard euro, jo nga goja e Merkel, por nga goja e Edi Ramës, i cili mashtroi duke tjetërsuar një deklaratë të kryetarit në ikje të Komisionit të Bashkimit Europian Barroso. Por shifra prej 12 miliard euro që përmendi kryetari në ikje i Komisionit të Bashkimit Europian Barroso nuk është gjë tjetër veçse shifra e përgjithshme për financimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2014-2020, e miratuar që vitin e kaluar në buxhetin shtatëvjeçar të BE (2014-2020). Këtë e tha qartë Barroso në fjalimin e vet në Konferencën e Berlinit, por që qëllimisht u përkthye keq në Shqipëri. Ja se cilat qenë fjalët e Barrosos: ?The EU will continue playing its leading part through targeted financial aid. Under our Instrument for Pre-Accession Assistance ? the “IPA” – almost 12 billion euros in aid are foreseen for the period 2014-2020. So it’s not just good intentions, 12 billion euros is more than good intentions. Twenty per cent of this funding will be targeted just for regional projects.?
Pra, shifra prej 12 miliardë euro përfaqëson pakon e ndihmës shtatëvjeçare të BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët do ta marrin këtë ndihmë si asistencë në periudhën e përgatitjes për të hyrë në BE, që gjithsesi nuk dihet se kur do të ndodhë.
Madje edhe shifra prej 12 miliardë euro nuk do të pjestohet midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk janë anëtarë të BE, për shkak se, siç pohoi Barroso, 20%, ose 2.4 miliardë euro do të shkojnë për projekte regjionale, pra të tilla që nuk kanë të bëjnë me një vend të veçantë, por me krejt regjionin. E thënë shkurt, për të gjashtë vendet e Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtarë të BE do të ketë 9.6 miliardë euro në shtatë vitet e ardhshme.
Valvola e shkarkimit është pra përmirësimi i gjendjes ekonomike të shoqërisë shqiptare. Për këtë gjë Edi Rama nuk ka asnjë projekt konkret. Kryeministri Edi Rama nuk di as të na thotë se sa do të jetë shifra e saktë që do të marrë Shqipëria gjatë shtatë viteve të ardhshme si IPA (Pre-Accession Assistance). Qartësisht, kjo nuk ishte gjëja më e rëndësishme për Edi Ramën kur shkoi në Berlin. Përparësi për të kishte ana teatrale e konferencës, pra që ai të ishte kryeministri i vetëm i Ballkanit Perëndimor që do të dilte me Merkelin në konferencën përmbyllëse për median. Që nga takimi i shumëpropaganduar i Berlinit nuk doli asgjë konkrete, kjo u kuptua dhe nga fakti se Kryeministri Rama pas vizitës në Gjermani shkoi në Kinë me synimin e shpallur për të tërhequr investime kineze në Shqipëri. Por Shqipëria është një vend i vogël me tre milion banorë. Kështu që edhe kapaciteti thithës i Shqipërisë për investime të huaja, madje edhe për ndihma ekonomike, është i kufizuar. Një gotë mund të mbajë aq ujë sa ç? janë përmasat e saj, jo aq sa mban një fuçi. Nëse do të kishte vërtet një program serioz gjerman ndihme ekonomike për Shqipërinë, atëherë vendi ynë nuk do të kishte asnjë mundësi për të tërhequr investimet ekonomike kineze.
Qëkurse Edi Rama ka ardhur në pushtet, Qeveria e tij nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka kërkuar të nxjerrë sa më shumë të ardhura nga shoqëria shqiptare. Shtetit ligjor për të cilin flet Edi Rama ditë e natë, deri më sot shqiptarët i kanë parë vetëm fytyrën e dhunshme, e cila i ndëshkon ata për shkeljet ligjore, që ka rezultuar me rënie të mirëqenies së shtresave të gjera të shoqërisë. Por nuk duhet harruar se shteti ligjor ka dhe fytyrën tjetër, atë sociale, ka detyrimin për përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë, dhe këtu e ka origjinën legjitimiteti i shtetit, që i jep atij të drejtën për të ndëshkuar me dhunë ata që shkelin ligjet. Se ata që kanë shkelur ligjet e kanë bërë këtë se kjo ka qenë mënyra e vetme që ata të mbijetonin dhe siguronin jetesën e familjeve të tyre në një shoqëri ku askush nuk iu ka ofruar një alternativë më të mirë.
Kryeministri Rama është duke e rritur presionin ndaj shoqërisë, por pa përdorur valvola shkarkimi. Sipas ligjeve të natyrës kjo do të çojë në shpërthim të pashmangshëm. Në mungesë të valvulave të shkarkimit, sistemi shtet-shoqëri, në rastin e Shqipërisë së sotme, ka si të vetmen mbrojtje atë policore. Policia e Shtetit, e cila është njëherësh edhe instrumenti me të cilin ushtrohet presion ndaj shoqërisë, ka dhe detyrën që të frenojë forcën reaguese të shoqërisë, e cila kërcënon sistemin. Policia e Shtetit në Shqipëri ka një personel prej 9915 veta, ku përfshihen edhe një numër punonjësish teknikë që në fakt nuk kanë detyra policore. Në të vërtetë personeli i mirëfilltë policor është 9500 veta. Për shkak të përdorimit të Policisë së Shtetit në aksione që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me punën e saj, Kryeministri Rama do ta shtojë personelin policor me 1200 veta vitin e ardhshëm.
Pra Shqipëria është në një emergjencë policore. Por edhe 11,100 policë, janë shumë pak për të frenuar shpërthimin në një shoqëri ndaj së cilës është rritur presioni pa u përdorur valvolat e shkarkimit. Përdorimi i Policisë së Shtetit si forcë që do të ballafaqohet në të gjithë emergjencat që shpall Qeveria, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në armiqësimin masiv të policëve me shoqërinë. Në çdo vend normal, Policia e Shtetit armiqësohet vetëm me një pjesë të vogël të shoqërisë. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Këtu edhe forcat speciale policore, të cilat nga vetë emërtimi duhet të kenë angazhim të kufizuar, duke u përdorur në raste të veçanta, çka do të thotë se duhet t? u takojë të ballafaqohen dhunshëm me një fraksion shumë të vogël të shoqërisë, janë bërë familjare në ballafaqime të dhunshme me shtresa të gjera të shoqërisë. Është e kotë që forcat speciale policore operojnë me fytyrën e mbuluar me maska, se tashmë pjestarët e tyre janë bërë aq familjarë në shoqërinë shqiptare, sa mund të identifikohen lehtë nga pamja e tyre, pa pasur nevojë që t? u shihet fytyra. RENEA ka 190 policë, ndërsa reparti i ndërhyrjes së shpejtë në Tiranë ka 191 policë. Reparti i ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër ka 102 policë, ai në Fier 111 policë. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, pothuajse gjysmës së qytetarëve të Shqipërisë iu ka takuar që të ballafaqohen dhunshëm me këta 494 policë specialë, dhe siç po duken gjërat nuk do të jetë e largët dita kur 90% e shoqërisë do të ketë më tepër se një eksperiencë të ballafaqimit të dhunshëm me forcat speciale policore, pa folur për policët e tjerë. Këta 494 burra që kanë familje, kanë gra e fëmijë, të cilët shkojnë në kopshte e në shkolla, kanë marrë përsipër, ose më saktë iu është dhënë detyra, që të mbajnë të shtypur nën thundrën e tyre shoqërinë shqiptare që është vënë nën presion policor, pa u përdorur valvola shkarkimi. Unë nuk e di se çfarë mendojnë këta 494 burra, por në botë ka pasur forca policore shumë më të mëdha në raport me popullsinë dhe shumë më profesionale se këto tonat, që kanë dështuar në detyra të tilla, madje me pasoja të rënda për veten dhe familjet e tyre.
Nëse Kryeministri Rama nuk arrin të gjejë dhe të përdorë valvola shkarkimi, gjërat do të dalin nga kontrolli.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Vlora se ky qytet do të pë...
Valë terrori dhe reprezaljesh nga policia ndaj popullatës e ...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga qyteti i Vlorës se di...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Partia Demokratike ka denoncuar sot prishjet e objekteve nga...
Kryetari i PD Lulzim Basha e quan qeverine Rama, fytyre se s...
Kryetari i Partisë Demokratike shpall udhëzimin për procesin...
Vendimi i plote i qeverise, ku eshte hequr masa e pezullimit...
Deputeti Gert Bogdani dhe banorët e zonës në qendër të Tiran...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes së operacionit p...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama e cilësoi historik operacion...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ritheksoi angazhimin e Qe...
Sistemi energjitik në vend ndodhet në një situatë kritike pë...
ish-kryeministri Sali Berisha ka mbeshtetur protestat e stud...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do të presë më kan...
Ish-Ministri socilaist i Financave Arben Malaj, ka pohuar se...
Deklarata për shtyp e deputetit të PS, Ervin BushatiShqipëri...
Deklaratë e Grida Dumës ku dënohet ndalimi me forcë i aktivi...
Deputetët e Partisë Demokratike denoncojnë ndryshimet në Kod...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...