Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Drejtori i Albpetrol, Endri Puka
Nga Habjon Hasani
Tri ditë më parë, më datën 29 Tetor 2014, në mediet e Tiranës, sidomos në ato me informacion intensiv ?online? u raportua një zhvillim tejet i rëndësishëm: Prokuroria kishte zbarkuar në zyrat e Albpetrolit dhe kishte bërë sekuestro voluminoze dokumentacioni.
Por pa kaluar as 20 minuta, ky lajm u zhduk, avulloi. Çfarë ndodhi?
Pol.al është interesuar për këtë çështje dhe në mënyrë të përmbledhur po ofrojmë atë çfarë kemi mundur të mësojmë deri më tani:
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar tre javë më parë në prokurori drejtuesin e Albpetrolit Endri Puka dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të këtij institucioni. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, fillimisht për abuzim me detyrën, por shqyrtimi i materialeve që kishte dërguar KLSH-ja, dhe disa verifikime të tjera të kryera nga prokurorët, hapën një pistë të re: Dyshohet se një skemë vjedhje e organizuar po realizohet në Albpetrol dhe loja funksionon si një grup i strukturuar me infrastrukturë dhe hierarki. Si një grup kriminal i organizuar. Ndaj dhe në hetime janë përfshirë dhe specialistë të Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Një burim nga Prokuroria e Përgjithshme, i tha Pol.al se në proces hetimi janë realizuar dhe interceptime në komunikim të kreut të Albpetrolit dhe disa zyrtarëve të tjerë, biznesmenëve etj, interceptime që sipas prokurorisë kanë hapur një faqe të re të hetimeve dhe që me sa duket e kanë rënduar shumë pozitën e kreut të Albpetrolit Endri Puka dhe i kanë shtuar së tepërmi dyshimet mbi implikimet e tij mbi objektin e hetimit.
Deputeti Kokedhima dhe kryeministri Rama
Zoti Puka u zgjodh drejtor i Albpetrolit fill pas ardhjes së koalicionit PS-LSI në pushtet, ai dikur ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i deputetit socialist Koço Kokëdhima, ka qenë administrator i emëruar nga Kokëdhima në disa prej kompanive më kryesore të tij në të kaluarën. Këtë fakt e ka vënë në dukje dhe opozita, e cila e konsideron Pukën si një operator ekskluziv dhe të besuar të Kokëdhimës në Albpetrol.
Ai tashmë është në proces hetimi dhe nuk kemi asnjë të drejtë ta paragjykojmë pa pasur të dhëna zyrtare dhe pa përfunduar hetimet mbi të. Por ama mund të bëjmë një vështrim mbi mënyrën se si është trajtuar në media kjo çështje(me një rëndësi të padiskutueshme publike) dhe si është shmangur nga vëmendja e opinionit publik një hetimi kaq domethënës.
Fejsbuku i Dasarës si mburojë?.
Në media u shpërnda informacioni se në Albpetrol kishte gjurmë të një vjedhje të madhe nga një grup kriminal që administronte skemën e vjedhjes. Ky informacion ka dalë nga prokuroria, por një pjesë e mediave nuk kishte fuqinë ta publikonte ndërsa pjesa tjetër e publikoi por më pas e zhduku lajmin.
Si për ironi, kryelajm në media(djathtas e majtas) u shndërrua mbesa e Berishës, Dasara Malltezi dhe thëniet e saj në fejsbukun personal. Të gjithë nisën të merresshin se çfarë thoshte Dasara, pse e thoshte Dasara, sa mirë apo sa keq kishte folur Dasara. Dukej sikur ky vend nuk kishte ndonjë hall tjetër përveç tekstit të fejsbukut të Dasara Malltezit.
Nga ana tjetër, hetimi i prokurorisë u sfumua, u la në hije dhe orientimi mediatik u kthye drejt Dasarës, duke ofruar një pamje të paprecedentë në realitetin mediatik:
Thëniet e një vajze 18-vjeçare në fejsbuk, befas përbënin më shumë interes se një hetim delikat i prokurorisë në Albpetrol, ku objekt janë abuzimet e dyshuara në qindra miliona dollarë me pasurinë kombëtare, me pasurinë tonë të përbashkët.
A nuk është pakëz e çuditshme që në debatin publik të dominojë fejsbuku i Dasarës dhe ky hetim të lihet në hije? Çfarë ka ndodhur?
Dasara Malltezi me ciftin Berisha
Kocka, media, manipulimi?
Për kompaninë Albpetrol është shkruar në disa artikuj pas ardhjes së PS-LSI në pushtet, por gradualisht zërat medial që orientonin vëmendjen drejt problemeve të kësaj kompanie erdhën duke u shuar.
Nëse shikon me vëmendje në gazetat e përditshme, çdo javë, në gazetat që kanë potencial hulumtues nuk mungojnë reklamat nga kompania Albpetrol. Rasti më spektakolar ishte ai i një muaji më parë, kur kjo kompani kishte bërë një shpallje në media, ku njoftonte (ish)punonjësit e saj për të marrë shpërblimet dhe rrogat e prapambetura.
Keni parë ndonjëherë ndonjë kompani që të njoftojë (ish)punonjësit e vetë nëpërmjet gazetës? Ku i mban borderotë, listat dhe të dhënat e punonjësve Albpetroli?
Në zyrat e veta të Financës dhe burimeve njerëzore apo nëpër tezgat e gazetave? (!)
Këto njoftime, Albpetroli nuk i publikon veresie, ato kanë një çmim, që duhet thënë se nuk është as ndonjë çmim i lartë, shkon shumë-shumë diku tek 500 mijë lekë të reja në muaj, nëse publikimet dhe njoftimet janë intensive.
Por me sa duket janë ?kocka? të mjaftueshme që Albpetroli të sigurojë heshtjen e medias dhe qetësinë e vetë kur i del ndonjë problem me zarar.
Albpetroli është aset strategjik energjitik i Shqipërisë dhe me siguri që tërheqja e vëmendjes së opinionit publik ndaj tij, në momentin kur qeveria ka shpallur dhe aksionin për ndërhyrjen në sistemin e energjisë elektrike rrezikon të zbehë këtë aksion.
Sepse fjala vjen, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, është më komod kur nuk e pyet kush për problemet e Albpetrolit dhe ka luksin që të dalë e të flasë vetëm për aksionet për energjinë elektrike. Nëse ai do ishte dhe nën presionin publik për hetimin, me siguri që do i duhej të jepte disa shpjegime për Albpetrolin përpara se të promovonte aksionin me energjinë elektrike.
Duke u shmangur vëmendja nga Albpetroli; edhe Endri Puka vazhdon punët e veta i qetë, edhe Gjiknuri vazhdon e promovon veten, por edhe media ka Dasarën dhe pa gjë nuk mbetet.
Një tjetër rast flagrant në panoramën e kësaj jave lidhej me investigimin e dy gazetarëve Gjergj Erebara dhe Besar Likmeta të cilët hodhën dritë mbi aktivitetin e OSHEE-së e cila dyshohet se manipulon tenderat e blerjes së energjisë elektrike. Kjo ishte një e dhënë shumë interesante, pasi aktualisht të gjithë po debatojnë mbi vjedhjen që kryejnë familjarët dhe bizneset por askush nuk duket i interesuar të pyesë:
Po zyrtarët e lartë shtetërorë a janë pjesë e vjedhjes dhe e abuzimit me energjinë? I kanë bërë siç duhet detyrat e tyre ata?
Nëse vështron atë që ka ndodhur javën e fundit, nuk është e vështirë të kuptosh, se media në pjesën dërrmuese të saj, e ka privuar opinionin publik nga e drejta për t?u informuar mbi hetimet e rëndësishme në Albpetrol dhe mbi dritëhijet e aksionit qeveritar për energjinë elektrike.
Si mburojë për të lënë në hije këto probleme, ka shërbyer për bukuri fejsbuku i një 18-vjeçareje. Me sa duket, nuk qenka dhe aq e vështirë për t?u hedhur hi syve njerëzve në këtë vend.
Nga Xhovani SHYTI/ shtypi.netNë raportin me nr.275/9 prot. ...
-Mbetet për të parë a e ka seriozish edhe çështjen e lisenci...
Policia Rrugore duket e vendosur që të ndëshkojë këdo që shk...
Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë për një vizitë zyrt...
Kontribut gjerman në trashëgiminë e kulturës europiane – zbu...
Një studim i fundit amerikan i kryer tek një grupmoshë te ca...
A janë burrat dhe gratë me të vërtetë kaq të ndryshëm sa men...
Bota ka ligje të ndryshme por disa më të vërtetë janë të çud...
Ka një vend në Venezuela që është shtëpia e një ngjarje biza...
Arrestimet dhe kontrollet e imtesishme per lidhje të jashtël...
Një zjarr ka përfshir kullat që ndodhen përballë Piramidës.N...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e se entjes fenomenin e gjakmarrj...
Ismet Haxhia, i dënuari me burg si bashkëpuntor për vrasjen ...
Fadil Kujovska ka lindur më (14 shkurt 1951) në Tiranë. Kre...
Një invalide nga qyteti i Korçës ka denoncuar në polici ish-...
Sot është Halloween dhe sigurisht që disa prej juve i keni k...
Popullsia globale është duke u plakur shpejt. Sot, janë rret...
Materiali i dyte per nje akuze te drejpredrejte ndaj ish-Min...
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ndodh...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...