“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Ka një vend në Venezuela që është shtëpia e një ngjarje bizare, e një stuhie që kurrë nuk ndalet. Është një vetëtimë e pafund, një stuhi si një bishë që të dridh e që lëshon zhurmë bashkë me stuhinë, e të cilat përzihen menjëherë me bubullimën; një objekt i pazakonshëm, që elektrifikohet me tërë forcat e që duket sikurse një krijesë e hidhëruar që jeton brenda fenomenit të motit. VetNë vendin e lartshënuar diku afërsisht 300 ditë të vitit, vetëtima cërcërin në qiell dhe lag tokën poshtë duke i dhënë pamje verbuese natyrës me shumë fuqi, sikur ta përpinte të gjallë. Këtu, në një, vend të vogël, në një qoshe moçalore të Venezuelës bisha e stuhisë e ka strofkën dhe na paraqet një spektakël që ta zë frymë me vetëtimën natyrore që paraqitet mbi Tokë.
Kjo hipnozë atmosferike është i njohur si fenomeni i ?Relampago del Catatumbo?, apo ?Vetëtima e Katatumbos?, dhe paraqitet vetëm në një zonë të definuar të Venezuelës, në buzën e lumit Catatumbo i cili derdhët në liqenin Maracaibo, në shtetin e Zulias. Këtu, vetëtima pothuajse kurrë nuk ndalet dhe gjithmonë ka intensitet të madh. Diku rreth 200 deri në 300 ditë të vitit, stuhia prodhon një mesatare prej 28 sulmesh me vetëtimë për minutë gjatë 10 orëve të ditës, disa herë deri në 3600 volt të vetëtimës për orë, apo të them më saktë një për një sekondë që është e barabartë me një eksplodim, ndërkaq kulmi arrihet gjatë natës me 40 000 sulme të vetëtimës. Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se janë 12 sulme për orë ?a është shumë?, po, sidomos për një vetëtimë. Kjo vetëtimë e pafund është e vetmja dhe burimi më i madh natyral i ozonit në Botë dhe është unike në planetin tonë.
Kjo vetëtimë jo vetëm që prodhon sasi të mëdha të ozonit, por po ashtu shquhet për fuqinë e saj, ku çdo vetëtimë ka një sasi prej 100 000 deri në 400 000 amper rrymë, shumë më shumë normës. Kjo vetëtimë e rrezikshme është jashtëzakonisht e ndritshme dhe e vazhdueshme saqë mund të shihet në një largësi prej 250 milesh larg apo 402 km, përderisa pamja e saj është shumë e frikshme kur shtrihet në horizont. Kjo largësi e saj dhe dukshmëri ka dërguar në një mit që vetëtima e Catatumbos është e qetë, pasi që mund të shikohet nga një largësi kaq e madhe edhe pse bubullima e saj mund të dëgjohet. Megjithatë, ajo nuk prodhon bubullimë, sikurse bëjnë të gjitha vetëtimat e zakonshme, pasi që ka një kakofoni që çliron zëra të rëndë dhe të largët. Askund në Tokë sulmet me vetëtima nuk ndodhin me një masë të këtillë dhe me një mizori kaq të pamëshirshme. Stuhia është po ashtu e parashikueshme, përfshinë vendin e njëjtë, fillon kryesisht me një alarm në të njëjtën kohë, në të njëjtën orë, thuajse një orë pas muzgut.
Fenomeni i Catatumbos është i mirënjohur për disa shekuj. Kombet e regjionit në fillim i referoheshin asaj me fjalën rib a-ba, apo ?lumi i zjarrit? dhe se ajo është pasqyrim i shenjave të perëndive. Më vonë, gjatë periudhës koloniale të Karaibeve, shou i dritave në këtë vend shpjegohej me navigimin e marinarëve, të cilët e quajtën ?Shtëpia e vetëtimës se Catatumbos? dhe ?Maracaibo Beacon? (Feneri i Maracaibos). Vetëtima e pandërprerë po ashtu ka një histori të ndryshimeve në vetvete, përderisa ishte instrument i dështimit në dy përpjekjet për pushtim të Venezuelës gjatë kohës se natës. Vetëtima se pari kishte tradhtuar anglezin Sir Francis Drake më 1595, duke bërë një ndriçim natën dhe zbuluar flotën e tij pushtuese, një gjë që kishte vënë në alarm forcat spanjolle që ishin afër. Më 1823, vetëtima e Catatumbos edhe njëherë ndalojë një pushtim kur ndriçojë flotën spanjolle që përpiqeshin të futeshin në breg në mënyrë tinëzare gjatë Luftës së Venezuelës për pavarësi.
Në këtë dukje, intensiteti i madh i stuhisë vazhdon të ndryshojë në shkallë të ndryshme. Në varësi të nivelit të dukshmërisë në ajër gjatë një nate të zakonshme, shiritat e vetëtimës paraqitet me ngjyra të ndryshme, madje në disa faza gjatë një nate kanë ngjyra të ndryshme. Kur lagështia e ajrit është e lartë, pikëzat e vockla në ajër është një prizëm tjetër i vetëtimës që shkakton vetëtimë që ka eksplodime të mahnitshme në ngjyrat e kuqe, rozë, portokalli dhe vjollcë. Kur ajri është i thatë, vetëtima kërcet në mënyrë të zymtë në ngjyrë të bardh në mungesë të efektit prizëm.
Kjo paraqitje natyrale e një bukurie spektrale ka misteret e saj, nga tërë bukuria e saj magjike dhe fuqia që të tmerron. Ende nuk është e qartë se çka e shkakton atë për të pasur stuhi të vazhdueshme dhe pse në një zonë kaq të vogël dhe të definuar. Njëri nga shpjegimet e zakonshme është se ajo është kombinim i topografisë unike dhe kushteve atmosferike në zonë, siç janë era dhe nxehtësia, që shkakton dhe ushqen stuhinë e frikshme. Pellgu Maracaibo është i rrethuar në të tri anët me malet e Andeve, të cilët formojnë një lak në formën V me një trend të erës së nxehtë në Karaibe. Ky ajër i nxehtë takohet me ajrin e ftohtë që del na malet dhe pas takimit shkaktohet kondensimi. Ky kondensim, plus rrymave të ajrit i shtohet lagështia që del nga liqeni vetvetiu që krijon një recetë perfekt për formimin e vetëtimës.
Po ashtu besohet që ky koncentrik i ajrit është unik dhe intensiteti i vetëtimës këtu mund ti atribuohet edhe rezervave të mëdha të metanit që shtrihen në tokë afër zonës. Pellgu i Maracaibos shtrohet afër dy fushave më të mëdha të naftës në Botë, i cili prodhon një sasi të madhe të gazit të metanit. Teoria është që metani mund të depërtoj në atmosferë dhe të rrit përçueshmërinë duke shkaktuar vetëtima dhe rrëfe edhe më të mëdha. Metanit po ashtu i jepen edhe atributet për ngjyrat e panumërta që merr vetëtima. Përderisa ka shume metan në këtë zonë, tani është e kuptueshme që koncentriket e zakonshme nën epiqendër të aktivitetit të stuhisë ndikon, por është e paqartë se sa i madh është ky ndikim, nëse është, në shfaqjen e stuhisë. Në një teori të njohur të vitit 1960 ishte edhe prania e uraniumit në gurët e pellgut që cilësohej se ka efekt në stuhi. Tani nga të gjitha idetë kemi të katërtën, në këtë pikë, që ende nuk kuptohet totalisht se çfarë e shkakton furinë e stuhisë në kaq kohë të gjatë dhe në mënyrë kaq të dhunshme.
Një tjetër mister mund të zbulohet tek stuhia e Catumbos e që është tendencë e papritur së ajo mund të ndalet për periudhe të gjatë. Edhe pse vetëtima pakësohet në kohë të shkurtra, më 2010, pas pothuajse një shekulli të vetëtimës në vazhdimësi, ku kishte me tona vetëtima zjarri në bazë ditore, stuhia e Catatumbos papritur dhe në mënyrë të pashpjegueshme ishte ndal për gjashtë javë. Errësira në qiell kishte zgjatur nga fundi i janarit deri në fillim të marsit, e që është periudhë më e gjatë e qetësisë së saj 104 vjeçare, një kohë e gjatë që frikësojë shumë shkencëtarët dhe njerëzit që jetojnë në këtë vend të cilët frikësoheshin që vetëtima nuk do të vijë më dhe se ajo me në fund është shpenzuar. Spekulohej që ndryshimet klimatike dhe thatësia e vitit 2009 ishte aq e fuqishme sa do ta ndalte fuqinë e El Nino përgjithmonë. Papritur ajo ishte bërë e qetë, por stuhia përsëri buçiti dhe erdhi në jetë për ta përcëlluar me dritë qiellin. Askush nuk është tërësisht i sigurt se pse stuhia dhe vetëtima papritur u bë e qetë për një periudhë kaq të gjatë kohore, por ajo përsëritet nga koha në kohë dhe atë pa paralajmërim. Prapë ka frikë që ndryshimet klimatike në rritje një ditë do ta bëjnë atë që të vdes edhe pse ajo është një mrekulli natyrore unike.
Për momentin, vetëtima e Catumbos vazhdon ta ndriçoi qiellin ashtu sikurse gjithmonë. Ajo është një vlerë e vendit kurse Venezuela e konsideron si një dhuratë apo thesar kombëtarë. Shtetit, ku paraqitet ajo, quhet Zulia, ka në flamurin e saj vetëtimën. Vendi është krenar për vetëtimën që nuk ndalet kurrë madje po bëjnë edhe plane që ta regjistrojnë stuhinë dhe zonën në hartën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, një klasifikim që do të ishte i ri për organizatën e cila kryesisht fut në hartë vende dhe objekte fizike. Deri me tani, këto plane nuk kanë kaluar, por zona është një vend ku mban rekord në librin e Genisit për sasinë më të madhe të vetëtimës në një kilometër katror për një vit.
Liqeni i Maracaibos ku shkaktohet edhe vetëtima e Catatumbos është bërë një vendtakim për shumë turist dhe shkencëtar nga e gjithë Bota, të cilët vinë për të studiuar dhe për të qenë dëshmitar të këtij spektakli natyror. Vendi ka bërë disa përpjekje për ta zhvilluar zonën dhe për ta kthyer atë në një rajon të eko-turizmit dhe kështu të kapitalizojë fenomenin natyror. Kjo është pak e vështirë pasi që rajoni është i banuar me diler të mëdhenj droge dhe grupe të armatosura guerile, një gjë që Qeveria e SHBA këshillon qytetarët e saj që mos ta vizitojnë këtë zonë. Pavarësisht kësaj, të shikosh fuqinë natyrore dhe këtë fenomene të jashtëzakonshëm, njerëzit rrezikojnë dhe udhëtojnë në këtë vend.
Ky vend është me të vërtetë unik, i bukur dhe ndonjëherë shembull i frikës ndaj natyrës kur ajo tërbohet shumë. Një duhet ta mendojmë dhe lutemi që ajo të vazhdojë dhe mos të shqetësohet nga ndryshimet e klimatike që po shkaktohen nga njeriu.
Arrestimet dhe kontrollet e imtesishme per lidhje të jashtël...
Një zjarr ka përfshir kullat që ndodhen përballë Piramidës.N...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e se entjes fenomenin e gjakmarrj...
Ismet Haxhia, i dënuari me burg si bashkëpuntor për vrasjen ...
Fadil Kujovska ka lindur më (14 shkurt 1951) në Tiranë. Kre...
Një invalide nga qyteti i Korçës ka denoncuar në polici ish-...
Sot është Halloween dhe sigurisht që disa prej juve i keni k...
Popullsia globale është duke u plakur shpejt. Sot, janë rret...
Materiali i dyte per nje akuze te drejpredrejte ndaj ish-Min...
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ndodh...
Fjetja me më shumë se 20 gra mbron burrat nga kanceri i pros...
Tingulli i alarmit në mëngjes me siguri është tingulli më i ...
Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për s...
Është i njohur fakti që shumë nazistë kanë punuar si agjentë...
-Zyrat e OSHEE në Korçë me qira tek privati; shpenzimet sa p...
Sipas studiuesve, pesë tipat e femrave që meshkujt nuk mund ...
Prej datës 15 shtator, Laboratori i Kriminalistikës në Minis...
Pas shpërthimit të pamatë të patriotizmit shqiptar nëpër blo...
Një çift të fejuarish kanë denoncuar sulmin fizik dhe seksua...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...