Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Partneriteti tradicional i Gjermanisë me Francën është lëkundur që kur ka shpërthyer kriza në Eurozonë. Ky partneritet që ka mbajtur të bashkuar Evropën e pasluftës nuk u forcua me vizitën në Berlin të kryeministrit të Francës, Manuel Valls. Auron Dodi përgatiti për këtë temë një informacion – në përgjigje të pyetjeve të televizionit partner të DW, News 24.
Formalisht marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Francës janë të ngushta, jo të ftohura. Edhe midis qytetarëve gjermanë e francezëve vazhdojnë lidhjet tradicionale. Nga ana tjetër, puna ka arritur aty, sa kryetarët e qeverive të të dyja vendeve javët e fundit, në deklarata qeveritare, thanë se nuk i ndryshojnë qendrimet vetjake. Kancelarja Merkel tha në një deklaratë para Bundestagut se i përmbahet qëndrimit të qeverisë së saj, se dalja nga kriza mund të bëhet vetëm me reforma të thella e me kursime. Kurse kryeministri i Francës, Manuel Vals duke folur në Paris tha se Franca ka respekt për “kombin e madh” gjerman. Por sipas Francës Gjermania duhet të mbajë përgjegjësitë e saj në Evropë.
Vizita e Vallsit nuk i afron qendrimet
Vizita e parë e kryeministrit francez Valls në Berlin ishte një shans për t’i komunikuar sërish në nivel të lartë përfytyrimet e secilit vend për daljen nga kriza. Por po të gjykosh nga deklaratat pas takimit, të kancelares Merkel dhe të kryeministrit francez Vals, vizita nuk i afroi qendrimet.
Pas takimit, kancelarja Merkel e quajti ambicioz programin e reformave të qeverisë franceze. Por tha se do të dëshironte që ky program të zbatohej. E thënë ndryshe: Gjermania dëshiron të shohë rezultate nga qeveria franceze. Jo vetëm premtime. Por Franca mendon se është në rrugën e duhur për ta reformuar ekonominë që lëngon, të vendit. Kryeministri francez Vals tha në Berlin se i kupton shqetësimet gjermane. Dhe përsëriti se Franca do të ndërmarrë reforma.
Jo vetëm Gjermania, por edhe Komisioni Evropian nga ana tjetër mendojnë se Franca nuk i ka nisur ende reformat e thella. Siç i kanë nisur p.sh. Italia, Portugalia e vende të tjera.
Marrëdhënie e çekuilibruar
Sidomos pas shpërthimit të eurokrizës, ekuilibri i pushtetit mes Gjermanisë dhe Francës ka ndryshuar në mënyrë të thellë. Shkaku është ekonomia. Ekonomia franceze radhitej dikur pranë Gjermanisë. Të dyja çonin përpara rritjen e zhvillimin e Evropës.
Por tani ekonominë franceze e ka përfshirë stanjacioni. Franca ka një papunësi që është mbërthyer në shifrën 11 përqind. Qeveria franceze për shkak të kursit të saj të pasuksesshëm nuk ka mbështetje në popull. Reformat e thella që do t’i mbërthenin nga rrënjët problemet ekonomike e sociale të Francës nuk duken gjëkundi. Qeveria e mëparshme konservatore i ngriti taksat. Qeveria aktuale socialiste qeveri tani thjesht premton t’i ulë.Presidenti Hollande sipas sondazheve është më i dobëti nga të gjithë presidentët e Francës. Vetëm 13 përqind e francezëve e mbështesin.
Forcimi i Gjermanisë dhe dobësimi i Francës
Kurse kancelarja Merkel është bërë liderja më e fortë e Evropës. Gjermania e sotme e drejton Evropën jo vetëm me paratë gjermane, me ekonominë, por edhe me përcaktimin e pikërëndesave politike. Ky është një dallim i madh me situatën që pas Luftës së Dytë Botërore, kur marrëdhënia e Gjermanisë me Francën ka qenë relativisht e balancuar. Franca e udhëhiqte politikisht Evropën. Kurse Gjermania e udhëhiqte Evropën me ekonominë e saj të fuqishme. Kjo siguronte ekuilibrin e përgjithshëm në Evropë.
Nga ana tjetër, kriza e sotme e Evropës është në radhë të parë krizë ekonomike. Kështu që Franca nuk e kompenson dot me politikë të jashtme, me aksione ushtarake në Siri e Irak dobësinë e ekonomisë së vendit të saj.
“Fajin e kanë gjermanët”
Qeveria socialiste në Francë ka një kuptim shumë të vetin për shkaqet e recesionit në Francë dhe në Evropë. Sidomos, sipas krahut të majtë të socialistëve francezë, që ka pasur deri tani mjaft peshë në politikën qeveritare: janë kërkesat për kursime dhe reforma të Gjermanisë, që nuk e lënë Francën dhe Evropën të dalë nga recesioni. Sipas liderëve francezë, ata kanë arritur limitin e kursimeve që mund të bëjnë për të respektuar kufirin e deficitit, që lejon BE. Tani francezët thjesht kërkojnë më shumë kohë.
Po është fakt që vendet që kanë bërë reforma, sidomos në Evropën Veriore dhe Qendrore janë sot më mirë ekonomikisht. Ndaj Gjermania nuk e ndryshon pozicionin.
Rezistenca franceze ndaj reformave
Vonesa e Francës për të nisur reforma të thella e ka burimin ndër të tjera në konstelacionin aktual politik në Francë. Kryeministri Valls e ndryshoi së fundi përbërjen e qeverisë, për të dobësuar sidomos kritikët nga krahu i majtë. Në qeverinë socialiste franceze ndikimi i krahut të majtë ka qenë deri tani i fuqishëm. Qeveri të tilla si tendencë janë që të rëndohen sipërmarrjet, por jo njerëzit. Dhe kursimet do të preknin njerëzit. Njëkohësisht ekonomisë franceze i duhet reformim strukturor. Edhe reformim i marrëdhënieve të shtetit me sipërmarrjet. Por qeveria franceze tani nuk do t?i rëndojë as sipërmarrjet.
Qeveria franceze e pranon që ekonomia franceze duhet të rimëkëmbet, por rimëkëmbjen kwwrkon ta bëjë me investime. Meqenëse para për investime nuk ka, dëshiron t’i marrë ato edhe më tej borxh. Duke e thelluar edhe më tej borxhin publik. E duke thyer Paktin e Stabilitetit të Evropës. Dhe pa garanci se kjo rrugë do t?i sillte sukses.
Mirëkuptim më i madh për problemet franceze?
Ekspertë gjermanë, njohës të Francës kërkojnë nga gjermanët që takuptojnë më mirë si ndihen francezët. Politologia gjermane, Ulrike Guérot i tha DW se francezët kanë një problem madhor me margjinalizimin. BE është zgjeruar drejt Lindjes dhe eksporti është shtuar drejt Lindjes. Franca, ndodhet në Perëndim të BE, dhe papritur e sheh veten në periferi.
Në fakt, ish-presidenti francez Sarkozi u përpoq ta neutralizonte këtë fakt me krijimin e të ashtuquajturit Bashkim Mesdhetar. Por pa suksesin e dëshiruar.
Gjermania nuk ka interes që Franca të jetë e dobët. Sepse pa Francën nuk e shpie dot përpara projektin evropian. Franca është ekonomia e dytë nga madhësia në Evropë. Dobësia e Francës dobëson euron. Godet Paktin e Stabilitetit evropian. Këtë kancelarja ia tha edhe kryeministrit francez në Berlin.
Por Merkeli tha në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin francez në Berlin edhe se do të mbështesë Komisionin Evropian. Kur Komisioni të diskutojë javët e ardhshme sanksione ndaj Francës ose një afat të ri ndaj Parisit – për reduktimin e deficitit publik, nën shifrën tre përqind të produktit të brendshëm bruto.
Turqia duhet të marrë pjesë në luftën ushtarake kundër IS. A...
Shefja e Shërbimit Sekret amerikan tha se shkeja e fundit e ...
Në vorbullën e konflikteve ndërkombëtare Asambleja e Përgjit...
Kjo “bionde” ka rrëzuar një ministër.Në fakt është një foto,...
Siçilianët që nuk i shpëtojnë dot krahut të zgjatur të mafia...
Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pes...
Kriza ekonomike i ka bërë pjesën më të madhe të vendeve të B...
Me vendimin për referendumin për pavarësinë, i cili sipas ju...
Edhe pse Rusia nuk është anëtare e koalicionit të drejtuar n...
Në Uashington po përhapet gjerësisht thashethemi se çdo pres...
Një zyrtar i lartë amerikan thotë se ende mund të jenë duke ...
Komanda Qendrore amerikane CENTCOM, tha se tre sulme ajrore ...
Pas Skocisë tani edhe Anglia kërkon më shumë autonomi. Por a...
Seksi me miratim mes motrës e vëllait nuk duhet të penalizoh...
Berlini dhe Seuli kanë ngritur një panel këshillimi që do të...
Jo vetëm me shpërthimin e krizës në Ukrainë vihen re tendenc...
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Brita...
Shumë gra në Siri dhe Irak kanë rënë tashmë viktima të “shte...
Këshilli i Sigurimit me një rezolutë të posaçme të enjten di...
Manuel Valls erdhi në Berlin. Në çantë: të dhëna ekonomike m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...