Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Në vorbullën e konflikteve ndërkombëtare Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është kthyer në një samit gjigant krize. Tema urgjente të së ardhmes u trajtuan përciptazi, mendon korrespondenti i DW Gero Schließ.
Lufta kundër milicisë terroriste të “shtetit islamik” (IS) dhe epidemia e Ebolës që po përhapet me shpejtësi marramendëse ishin dy temat më emergjente. Të dyja patën një shkallëzim dramatik gjatë javës së takimit të Asamblesë, duke bërë që ajo të kthehej në një takim krize. Por kjo nuk tregon asgjë për aftësinë e OKB-së si menaxhere krizash. Pasi nuk ishte një instancë e OKB-së për Presidenti amerikan Obama që mori me vendosmëri iniciativën në temat e IS dhe Ebolës. Dhe kështu kjo Asamble e Përgjithshme u ndikua më shumë se kurrë më parë nga amerikanët. Vendimi i Obamës për të katapultuar në një fazë të re luftën kundër IS me sulme ajrore në Siri mbrëmjen para takimit të Asamblesë, u dëshmua si një lëvizje e zgjuar taktike. Që përpara fillimit të fjalimit të tij, ai i kishte vënë vulën e tij Asamblesë së Përgjithshme dhe kishte vënë në lëvizje një dinamikë për zgjerimin e mëtejshëm të koalicionit kundër IS. Në fund të javës së OKB-së në këtë koalicion bëjnë pjesë krahas Britanisë së Madhe edhe shtete të vogla evropiane si Belgjika dhe Danimarka.
Bashkësia e shteteve e kupton rrezikun
Por edhe më e rëndësishe se shtimi i radhëve të koalicionit është që ka ndryshuar klima politike. Bashkësia ndërkombëtare i kupton përmasat deri tani të panjohura të terrorit dhe dhunës si sfidë e cila duhet përballuar me bashkim forcash. Disa prej shteteve arabe deri tani të rezervuara, janë pozicionuar tashmë më qartë. Dhe vetë Rusia votoi pro rezolutës së paraqitur nga Presidenti i SHBA Obama kundër të ashtuquajturave “Foreign Fighters”, të cilët luftojnë krah IS në Siri dhe Irak.
Korrespondenti i DW Gero Schließ
Për ministrin e Jashtëm gjerman Steinmeier nuk ishte edhe aq e lehtë që të dëgjohej edhe zëri i Gjermanisë në këtë atmosferë. Para së gjithash sepse pritja e pashprehur e qeverisë Obama për një pjesëmarrje të Gjermanisë në sulmet ajrore, e vuri ministrin në pozicion mbrojtjeje. Armët gjermane për luftëtarët kurdë mund të jenë një hap i madh për qeverinë gjermane, por ky është këndvështrimi i ngushtë gjerman. Për aleatët livrimet e armëve janë të vetkuptueshme dhe përballë dinamikës ushtarake të IS dhe qindra mijëra kurdëve që kërkojnë strehë në Turqi vetëm një pikë ujë në shkretëtirë.
Konferencë për refugjatët në Berlin
Megjithatë në fund Steinmeier ia doli të luante pjesën e tij në koncertin e forcave. Me njoftimin e një konference ndërkombëtare për refugjatët në Berlin ai rimori iniciativën dhe luajti kartën më të fuqishme gjermane: kompetencë për ndihmë humanitare. Edhe në luftimin e Ebolës kjo kompetencë është shumë e kërkuar. Edhe pse këtu përsëri në qendër janë amerikanët, qëkursë Obama dërgoi personel ushtarak prej rreth 3000 ushtarësh dhe punonjësit mjekësorë në vendet e prekura afrikane.
Kriza e Ukrainës u zhvendos në plan të dytë në konsultimet në Nju Jork. Kjo mund të ketë të bëjë me armëpushimin, edhe pse ai nuk respektohet plotësisht, i cili ka kontribuar për shtensionimin e situatës. Megjithatë ishte e drejtë që Steinmeier e shfrytëzoi podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për t’u përballur frontalisht me Rusinë. Me një qartësi të rrallë ai e akuzoi vendin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm rus Lavrov mori hak më vonë dhe e akuzoi Perëndimin se me sulmet ajrore kundër IS po shkel sovranitetin e Sirisë dhe po e ndryshon të drejtën ndërkombëtare me sjellje arrogante të tipit të Luftës së Ftohtë.
Të përbashkëta Perëndim-Lindje
Një lajm i mirë është Rusia dhe Perëndimi në dy konflikte qendrore janë në një linjë. Krahas luftimit të “shtetit islamik” ky është konflikti bërthamor me Iranin. Ndryshe nga viti i kaluar, ku Presidenti i sapozgjedhur i Iranit Rohani e habiti Perëndimin me një ofensive sharmi, frontet tani janë ashpërsuar. Vitin e shkuar Nju Jorku ishte pikënisja për një marrëveshje të përkohshme, e cila i solli Iranit lehtësime në sanksionet ekonomike. Këtë vit dinamika e javës së OKB-së nuk solli rezultat. Dhe profesionistit të politikës Steinmeier i shpëtoi një gabim, kur iu duk se palët ishin më pranë se kurrë arritjes së një marrëveshjeje.
E vërtetë është se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që mblidhet çdo vit është e vetmja platformë për trajtimin e konflikteve ndërkombëtare. Megjithatë menaxhimi i krizës bëhet në formate të tjera politike që anashkalojnë instancat e OKB-së. Kjo tregon se është koha që të ndërmerret reforma e OKB-së dhe ajo të bëhet më bashkëkohore. Ministri i Jashtëm gjerman e përmendi këtë në fjalimin e tij por jo krej pa interes pasi në fund në KS e ri të OKB-së duhet të dalë edhe një vend për Gjermaninë, e cila e dëshëron këtë prej kohësh me zjarr.
Ajo që nuk u përmend nga asnjë prej oratorëve në Nju Jork është që axhenda e Asamblesë së Përgjithshme diktohet vetëm nga politika e ditës dhe për diskutimet strategjike afatgjata nuk mbetet thuajse fare kohë. Samiti i këtij viti për klimën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon përbën përjashtim. Por tema të tjera të së ardhmes të cilave nuk duhet të presin më për t’u trajtuar si rritja e popullsisë së globit, ndarja e burimeve apo çarmatimi nuklear, thuajse nuk u përmendën aspak në Nju Jork.
Kjo “bionde” ka rrëzuar një ministër.Në fakt është një foto,...
Siçilianët që nuk i shpëtojnë dot krahut të zgjatur të mafia...
Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pes...
Kriza ekonomike i ka bërë pjesën më të madhe të vendeve të B...
Me vendimin për referendumin për pavarësinë, i cili sipas ju...
Edhe pse Rusia nuk është anëtare e koalicionit të drejtuar n...
Në Uashington po përhapet gjerësisht thashethemi se çdo pres...
Një zyrtar i lartë amerikan thotë se ende mund të jenë duke ...
Komanda Qendrore amerikane CENTCOM, tha se tre sulme ajrore ...
Pas Skocisë tani edhe Anglia kërkon më shumë autonomi. Por a...
Seksi me miratim mes motrës e vëllait nuk duhet të penalizoh...
Berlini dhe Seuli kanë ngritur një panel këshillimi që do të...
Jo vetëm me shpërthimin e krizës në Ukrainë vihen re tendenc...
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Brita...
Shumë gra në Siri dhe Irak kanë rënë tashmë viktima të “shte...
Këshilli i Sigurimit me një rezolutë të posaçme të enjten di...
Manuel Valls erdhi në Berlin. Në çantë: të dhëna ekonomike m...
Kur të martën do të fillojë në OKB takimi i nivelit të lartë...
Turqia dhe partnerët e saj perëndimorë dallojnë, sa i përket...
Presidenti amerikan Barak Obama tha se pjesëmarrja e pesë ve...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...