Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Siçilianët që nuk i shpëtojnë dot krahut të zgjatur të mafias
Antonia Quirke
Për shumëkënd, jeta në Siçili ecën duke patur si sfond korrupsionin. Mafia, ndonëse jo aq e përhapur sa ka qenë dikur, vazhdon të ketë një ndikim të konsiderueshëm në ishull.
Giovanni Spadoro i kalon ditët e tij duke riparuar tiganë dhe ndrequr koka të vjetra dushi, duke shkrirë metalin brenda një shpelle me mure të djegur, që ka shërbyer si punishte e tij që nga viti 1947, në skaje të qytetit Scicli në Siçili.
Sot 85 vjeçar, me siguri që është duke menduar pensionin, i sugjeroj, teksa ulem bashkë me të gjatë një pasditeje pune, kohë në të cilen askush nuk ndalet të blejë një tigan. Spadoro tund kokën. ?Do të vazhdoj të punoj, sa kohë që do të kem fuqi?, thotë duke u ngritur në këmbë dhe duke ardhur rrotull shpellës, si për të më provuar se është në gjendje të lëvizë. ?Për gjashtë ditë në javë, e kam fituar bukën time?.
Kodrat përreth nesh janë të mbushura me shpella si kjo. Deri në vitet shtatëdhjetë, ato ishin të mbushura me më shumë se 2000 vetë, që jetonin dhe rrisnin familjet e tyre, pa asnjë prej pajisjeve moderne. Më pas, banorët u zhvendosën në banesat sociale në një tjetër pjesë të qytetit.
Kohët e fundit, qytetarë milanezë kanë ardhur dhe kanë blerë dhe restauruar këto shpella, duke i shndërruar në banesa stili. Mund ta blesh një të tillë për 7500 Euro. Si ndryshojnë kohët?
Kur regjisori Paolo Pasolini e vizitoi në vitin 1956, ai i krahasoi shpellat dhe komunitetin që jetonte në to, me një skenë të ?Ferrit? të Dantes. E megjithatë, babai i mikeshës time, Teresa, lindi në një shpellë, u rrit dhe më vonë u bë kryetar i bashkisë së Sciclit në vitet 1950.
Në qytet, kur pyes me zë të ulët banorët se si ndihet Mafia vendase ? e cila i ka gjithmonë sytë nga çfarëdolloj ndërtimi ? në lidhje me këtë bum ndërtimesh, ma kthejnë duke mbledhur supet. ?ATa janë këtu?, më thotë dikush, ?por ne nuk i njohim këta njerëz?.
Në fakt, ka më pak aktivitet të Mafias në këtë pjesë jugore të Siçilisë, nga sa mund të imagjinosh. Sheh më pak nga ata projektet e strehimit të lidhur me Mafian, shtëpitë e larta të ndërtuara në mesin e pemishteve me portokalle që duhet të jenë të mbrojtura, punimesh rrugësh pa fund si dhe ura gjysmë të përfunduara që e dëmtojnë peisazhin më në veri.
Megjithatë, kohët e fundit në brigjet këtu pranë u shfaqën disa ton peshq të ngordhur. Kjo, thanë vendasit, mbante erë Mafia ? para të devijuara nga ndonjë buxhet gjetkë, punë të bëra keq, ku i dihet.
Ka qenë pak a shumë gjithmonë kështu në Italinë super të korruptuar, sigurisht, por miqtë në Siçili flasin për një përkeqësim të gjendjes së apatisë në vend, të topitjes nervoze dhe marrëveshjeve të fshehta e të padrejta.
Faktet flasin vetë, pasi 16 nga 20 rajonet e Italisë ? nga veriu në jug të vendit ? aktualisht janë nën hetim për keqpërdorim të fondeve publikë, në një vlerë totale prej 60 milionë Euro.
Më shumë se gjysma e popullsisë aktualisht është e punësuar nga qeveria ? ndonjëherë duke bërë punë krejt të pakuptimta dhe të rreme. Mënyrat për t?ia hedhur sistemit duken të nxitura pozitivisht, dhe kostoja e evazionit fiskal përllogaritet diku tek 275 miliardë Euro në vit. Dhe mos harroni asnjëherë se ish Kryeministri Berlusconi, gjatë një fushate elektorale, tha se njerëzit ?ishin të justifikuar moralisht? që të mos paguanin taksat.
?Eshtë një logjikë mafieje, një mentalitet i mafies?, thotë me zemërim miku im siçilian, Luca. ?Njerëzit nuk bëjnë më atë që duhet, vetëm atë që u mbush xhepat. Nuk ka meritokraci, nuk ka cilësi në punët publike, nuk ka strukturë, as siguri për ndërshkimin apo besim në të drejtat e tua si qytetar nëse proteston. Kjo është kultura e të fortit?. Mafia, thotë ai, ?ka fituar?.
Peisazh siçilian
Ecim me makinë duke lënë pas ullinjtë e mbushur me kokrra ngjyrë të gjelbër të errët, prapa një kamioni të mbushur me pjepra dhe qepë. Terracat me vreshta dhe pemishtet me lajthi shtrihen në të djathtë e në të majtë, përgjatë rrugës së qetë drejt Katanias. Eshtë e lehtë ta harrosh që ky është një vend që lë shumëkënd me një shije të hidhur në gojë.
Luca ka në plan të kandidojë për kryetar bashkie në qytetin e tij pranë Mesinës, me një platformë antikorrupsion, antimafia ? diçka që shumë miq i thonë se është gjë jo e mençur. Sidomos në veri të Siçilisë, mafia mbetet e fortë.
Në lagjen Kalsa të Palermos, shoh se si një burrë, qeros, tërheq një karrige në trotuar dhe merr ?pizzo?-n e tij ? paratë për mbrojtje që ia japin shitësit e tezgave dhe pronarët e restoranteve.
Në sfond, mund të dëgjosh korin që bën praktikë për meshën e të dielës, përmes dyerve të kishës që ndodhet aty pranë. Nuk ka protestë, nuk ka pakënaqësi, status quo-ja nuk vihet në dyshim.
Pothuajse mund ta imagjinosh këtë burrë të thotë, ashtu si Giovanni Spadoro në shpellën e tij në jug, se ?gjashtë ditë në javë unë e nxjerr bukën time?, e tillë është përzierja e përjetshme e asaj që është puna, respekti dhe respekti për vetveten në Siçili. /BBC/bota.al
Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pes...
Kriza ekonomike i ka bërë pjesën më të madhe të vendeve të B...
Me vendimin për referendumin për pavarësinë, i cili sipas ju...
Edhe pse Rusia nuk është anëtare e koalicionit të drejtuar n...
Në Uashington po përhapet gjerësisht thashethemi se çdo pres...
Një zyrtar i lartë amerikan thotë se ende mund të jenë duke ...
Komanda Qendrore amerikane CENTCOM, tha se tre sulme ajrore ...
Pas Skocisë tani edhe Anglia kërkon më shumë autonomi. Por a...
Seksi me miratim mes motrës e vëllait nuk duhet të penalizoh...
Berlini dhe Seuli kanë ngritur një panel këshillimi që do të...
Jo vetëm me shpërthimin e krizës në Ukrainë vihen re tendenc...
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Brita...
Shumë gra në Siri dhe Irak kanë rënë tashmë viktima të “shte...
Këshilli i Sigurimit me një rezolutë të posaçme të enjten di...
Manuel Valls erdhi në Berlin. Në çantë: të dhëna ekonomike m...
Kur të martën do të fillojë në OKB takimi i nivelit të lartë...
Turqia dhe partnerët e saj perëndimorë dallojnë, sa i përket...
Presidenti amerikan Barak Obama tha se pjesëmarrja e pesë ve...
Këtë vit, qyteti i Baltimorës, në shtetin e Marylandit festo...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka ftuar kre...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...