Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kuvendi i PD, më i rëndësishëm projekti, se ata që do të zgjidhen
Nga Astrit PATOZI
Ka një vëmendje të shtuar të shtypit ndaj asaj që pritet të ndodhë në kongresin e Partisë Demokratike, qëkur kryetari Basha shpalli datën e mbajtjes së tij, në fund të këtij muaji. Natyrisht që brenda saj ka edhe ekzagjerim, ka edhe diversion, ka edhe telenovelë, ka edhe interesa okulte, që burojnë kryesisht nga krojet e kundërshtarit politik, i cili përgjon duke dihatur çdo lëvizje tonën. Por, në finale, ajo është e përligjur. Është ngjarja më e madhe politike e opozitës pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Dhe kjo jo thjesht se është Kuvendi i parë i Partisë Demokratike pa Sali Berishën kryetar. Por se përtej kërshërisë së mirëkuptuar mediatike qëndron dilema dhe pritshmëria, jo vetëm e demokratëve se çfarë do të ndodhë me opozitën pas këtij kongresi. Unë mendoj se nuk e kemi luksin ta trajtojmë atë si një eveniment rutinë, i cili thjesht do të mbahet për të mandatuar ca njerëz të rinj dhe për të dëgjuar një fjalim.
Natyrisht, unë e di se jo të gjitha kongreset mund të shënojnë ngjarje të mëdha politike për jetën e një partie. Jo vetëm PD, por edhe parti të tjera, në Shqipëri apo në botë, kanë pasur kongrese apo kuvende që nuk kanë sjellë ndonjë të veçantë në skenën politike. Por që thjesht janë mbajtur dhe janë regjistruar. I bie të kenë qenë, në një farë mënyre, ?kongrese vazhdimësie?, nëse do të përdornim me shaka një term të harruar të diktaturës.
Por a ka qenë kjo domosdoshmërisht një gjë e keqe? Mendoj se jo. Sepse ndryshimet e forta politike nuk prodhohen patjetër për shkak se vjen data e kongresit, por atëherë kur koha vetë e sjell. Dhe Partia Demokratike, për shumë arsye, është sot në ditën e një shansi të jashtëzakonshëm për atë vetë, por edhe për fatet e vendit, gjë që shkon automatikisht për pasojë. Po pse është kaq e madhe pritshmëria?
Po mbushet rreth një çerek shekulli që nga themelimi i PD. Edhe sikur gjithçka të kishte shkuar si në vaj, që prej ?90-s e deri sot, dhe Shqipëria të ngjasonte me Danimarkën apo me vendet skandinave, do të kishte lindur nevoja për një shkundje të fortë. Po të mendosh tallazet tona të këtyre viteve, humbjen e 23 qershorit, rrëshqitjen dramatike e vendit në duar të këqija dhe depresionin, ku po zhytet dita-ditës shoqëria, e vetmja shpresë është ringritja e shpejtë e opozitës.
Ndonëse jam thjesht dhe vetëm njëri prej mijëra demokratëve me të drejtë vote më 27-28 shtator, e ndjeva si nevojë dhe detyrim që të jap disa mendime modeste lidhur me sfidat e Kuvendit të madh të Partisë Demokratike.
Projekt politik i qartë dhe afatgjatë
Gjithmonë sipas meje, është më i rëndësishëm një projekt i qartë politik, sesa njerëzit që do të zgjidhen, me gjithë respektin që kam për çdo demokrat me ambicie për karrierë. Një PD e institucionalizuar plotësisht duhet ta ketë më të qartë se ku shkon dhe si arrin deri atje. Kjo do të shmangte edhe vendime spontane apo emocionale, të cilat vijnë për pasojë të rrethanave të ditës.
Për të ardhur deri këtu duhen mirëkuptuar edhe hezitimet apo panatyrshmëritë, sepse është dashur të rrjedhin ca ujëra pas traumës që shkaktoi humbja në zgjedhje. Por tanimë nuk ka më asnjë sekondë për të humbur, në një terren që çdo ditë e bëhet më i lehtë për t?u marrë për shkak të gafave dhe zullumeve të njëpasnjëshme të maxhorancës Rama-Meta. Do të ishte e pafalshme për ne që të shkonim në kongres duke ditur paraprakisht vetëm kë do zgjedhim, por jo se ç?do të bëjnë ata pastaj me ?fitoren? e tyre.
Natyrisht që nuk duhet pritur një manifest. Në dy ditë, as vjen dhe as mund të pritet mrekullia, por është pa dyshim kohë e mjaftueshme për të konturuar qartësisht atë që do të jetë linja e ardhshme politike e Partisë Demokratike, shumë më vizionare se çdo ndjeshmëri, që mund të vijë prej ngjarjeve të veçanta, sado pikante qofshin ato.
PD – model kombëtar rregullash
Sot PD ka më shumë se kurrë në historinë saj vendosjen e rregullave të qartë statutorë, të cilët duhet t?i motivojnë demokratët në çdo cep të vendit për një karrierë, që shkon në proporcion me kontributet e gjithsecilit në vite. Por jo vetëm kaq.
Ne duhet t?i japim fund njëherë e përgjithmonë një periudhe relativisht të gjatë improvizimesh, që vinin kryesisht si pasojë e vakuumit institucional të krijuar pas zgjedhjes së kryetarit të PD. Tani nuk ka asnjë rëndësi debati, në duhej më vonë apo duhej më shpejt. Kongresi duhet ta mbyllë përfundimisht atë derë. Por për këtë nuk mjafton vetëm votimi i ndryshimeve statutore apo i statutit të ri.
Ne duhet të kthehemi në një model kombëtar, jo thjesht për shkrimin e rregullave të lojës politike, por më shumë për respektimin e rreptë dhe rigoroz të tyre. Në kushtet kur demokracia elementare në shumicën e partive ka mbetur vetëm në letër, Partia Demokratike duhet të jetë shembull frymëzimi, në radhë të parë për shoqërinë, nëse të tjerët nuk e duan apo e pranojnë këtë model.
Të gjithë e dimë se përballë kemi një kundërshtar që thotë se nuk ka nevojë të zgjidhet si kryetar i Partisë Socialiste sepse ka fituar zgjedhjet politike. Dhe e ka pushkatuar pa gjyq statutin, i cili nuk e thotë askund këtë. Madje shkon edhe më larg. Thotë se kjo është praktika e Toni Blerit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ish-kryeministri anglez ka dhënë dorëheqje, edhe pse kishte fituar zgjedhjet, ndërsa ky i yni nuk e bëri atë edhe kur i humbi më 2009-n.
Unë jam shumë i sigurt që ky nuk është modeli që do shoqëria shqiptare, ndaj edhe le ta shfrytëzojmë këtë moment për t?u bërë korifenj të saj. Pastaj edhe ngjisin më shumë akuzat tona për shkelje të Kushtetutës, të ligjeve dhe të rregullave nga kjo maxhorancë, e cila ka vendosur t?i asgjësojë ato një e nga një.
A kam unë ndonjë merak për statutin, për ndonjë nen a germë të tij? As edhe një të vetëm. Mjafton që të përmirësojë me sa mundet dhe të përshtatet aq sa mundet me rrethanat e reja që janë krijuar në këto gati 6 vjet. I vetmi shqetësim është zbatimi i rreptë i tij më 29 shtator e tutje! Kaq i vështirë të jetë?
Të ringremë frymën në shoqëri
Mendoj se ky kongres duhet të përçojë një frymë të re që nuk duhet të prekë dhe përshkojë vetëm anëtarësinë e saj, por duhet t?i kalojë kufijtë e një partie politike, qoftë kjo edhe njëra nga dy të mëdhatë në vend, siç është Partia Demokratike. Deri tani, për arsye objektive dhe subjektive, nuk e kemi pasur. Por natyrisht që kjo nuk vjen me frymën e shenjtë. Ndaj edhe them se ka ardhur tamam ora.
Të ringjallësh shpresën dhe besimin te njerëzit tingëllon vërtet si slogan. Por a mund të arrihet realisht kjo?
Unë e di se PD-së nuk i mungojnë politikanët e zotë, që mund të mbanin fjalime nga më të bukurat në planet. Por prapë kjo nuk mjafton për të rrezatuar dhe përçuar frymë. Sepse fryma është moral, është shembull personal, është vendosmëri, është qëndrueshmëri, është mospajtim me të keqen, në çfarëdo krahu qoftë, është solidaritet me më të dobëtin, është përunjësi, është vetëpërmbajte, është… (le t?ia lëmë më mirë kongresit t?i plotësojë).
Duhet ta dimë se PD mund të forcohet më shumë, mund të shtohet edhe me 50 mijë anëtarë të tjerë, mund të modernizojë edhe më tej data base-in e vet elektronik, por ajo është e pamjaftueshme në çdo rast për të fituar, në rast se nuk krijohet fryma. Dhe jo vetëm Partia Demokratike. Askush nuk mund të fitojë vetëm më strukturën e vet politike.
Kulturë e respektit dhe e leximit të drejtë të votës
Kongresi duhet të konsolidojë një kulturë të respektit dhe leximit të drejtë të votës, një praktikë që, për fat të keq, sa po vjen e po zbehet në Shqipëri. Dhe për këtë përgjegjësia nuk duhet të kërkohet vetëm te kundërshtari politik. Sepse asgjë nuk është krijuar për një ditë, por ka një histori tmerrësisht të gjatë me abuzime dhe shkelje syri në këtë vend, në gjithë këto vite. Statuti dhe forumet derivate të Kongresit duhet të vihen në funksion të krijimit të një praktike strikte që vlerëson dhe trajton me respekt votën e çdo demokrati, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në institucionet kryesore të partisë.
Ngjarjet e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Korçë ishin një ilustrim i qartë i degradimit dhe i përhapjes së fenomenit, por edhe një kambanë e fortë alarmi se kjo supermaxhorancë përballë nesh mezi pret ditën që ta aplikojë ditën e parë që do të ndeshemi me të.
Vetëm një parti që shenjtëron dhe e kthen në një institucion të paprekshëm votën e lirë brenda saj, mund të arrijë t?i prijë dhe të jetë e besueshme që kjo të kthehet ashtu siç duhet në një betejë kombëtare, për të cilën ia vlen të sakrifikosh shumëçka. Përballjen e parë e kemi te dera.
Rritja e peshës së Grupit Parlamentar
Mendoj se ky kongres dhe forumet që do rrjedhin prej tij duhet t?i japin rolin që takon Grupit Parlamentar, i cili duhet ta marrë të plotë përgjegjësinë e përfaqësimit politik në të gjitha dimensionet. Të mos harrojmë që për çdo parti në botë parlamenti është vija e parë e frontit, ku ngjizen fitoret dhe humbjet e ardhshme. Është vendi ku përplasen dhe shpalosen idetë dhe që më shumë se kudo tjetër del në pah diferenca që ke me kundërshtarin politik. Kam bindjen se edhe me një betejë të strukturuar parlamentare mund të mos ia arrish ndonjëherë të fitosh, por është gjithmonë e provuar se pa të humbja është e sigurt.
Por më kryesorja është se të gjitha zgjedhjet brenda nesh, përfshirë edhe kongreset, kanë kuptim thjesht dhe vetëm që kur të vijë ora disa demokratë të shkojnë në Parlament për të përfaqësuar në ballafaqim të drejtpërdrejtë me kundërshtarin popullin e Partisë Demokratike.
Kam përshtypjen se rikonstruksioni modern i sallës në selinë e PD ku zhvillohen mbledhjet e Grupit Parlamentar nuk do t?i bëjë të ndihen më mirë dhe as do t?i bëjë më tërheqës apo oratorë përfaqësuesit tanë në Kuvend. Dhe këtë nuk e them në pozitën e një deputeti, sepse kaq vite në Kuvend besoj e kam tejkaluar ngazëllimin që presupozohet se mund të shkaktojë ky post. Por, mbi të gjitha, se unë e di që roli i një përfaqësuesi të lartë politik nuk mund të kufizohet vetëm në foltoren e Parlamentit.
Në këtë kuptim, betejën ballore në Parlament e shoh të përforcuar me të gjitha format e tjera të protestës dhe të debatit publik dhe Kuvendin kurrsesi si frëngjinë e vetme ku derdhen breshëritë e aksionit opozitar.
Ekip të fortë dhe të motivuar
PD ka nevoje për ekip të fortë dhe të përkushtuar ndaj detyrës, por mbi të gjitha që të njohë sekretin e punës në grup. Por kjo nuk ka shumë lidhje me përzgjedhjen e emrave, pasi kjo është çështje modeli. Sepse unë njoh plot skuadra ?yjesh? që prezantohen dobët, kur u mungon motivimi, përqendrimi dhe, mbi të gjitha, ajo që konsiderohet loja në ekip.
E kam thënë dhe një herë tjetër që PD duhet të përshtatet me shpejtësi me boshllëkun që lë hija e drejtimit autoritar, por të gjithëpranuar, të Sali Berishës. Ai sigurisht që ka funksionuar dhe ka dhënë frytet e tij, të cilat nuk është nevoja t?i përmend të gjitha. Mjafton bilanci. Në 22 vjet, PD ka qeverisur 13 prej tyre. Mendoj se ky është një cikël që u mbyll për shkak të dorëheqjes vullnetare të Sali Berishës dhe para nesh është një kapitull i ri.
Si një nga dëshmitarët kryesorë, për shkak të detyrës, mund të konfirmoj pa asnjë mëdyshje se edhe në ditët e veta më ?të këqija?, Sali Berisha ka pasur gjithmonë një ekip, të cilin herë e ka dëgjuar më shumë, e herë më pak, kjo është çështje vlerësimi subjektiv pastaj. Mjafton të rikthehesh në kohë dhe të bësh një analizë të përciptë të kabineteve të tij. Kanë qenë kryekëput politikë, që do të thotë super-përfaqësues. Në ndryshim të skajshëm Edi Rama drejton vendin sot me një qeveri gati private dhe ky është një regres shumë i madh për Shqipërinë. Natyrisht që ajo pritet të ketë konsekuencat e saj ndoshta edhe në vetë Partinë Socialiste, por ky është një problem i tyri, që pak na intereson. Ne kemi detyrim të ndreqim shtëpinë tonë.
Ajo që mund ta rikthejë Partinë Demokratike në sukseset e dikurshme është një ansambël virtuoz dhe sa më përfaqësues që duhej të dalë prej kongresit. Është e vetmja mënyrë, sipas meje, për të zëvendësuar Sali Berishën. Dhe kjo është thjesht çështje vendimmarrjeje.
Solidaritet dhe kohezion – brezash dhe idesh
Kam dëgjuar këto kohë të flitet shpesh për ?të vjetër? dhe ?të rinj? në Partinë Demokratike. Për disa që do të rrinë dhe të tjerë që do të largohen. Për disa që do të vijnë dhe disa që do të katapultohen. Natyrisht, unë nuk i marr asnjëherë seriozisht këta zëra. Sepse nganjëherë janë të lidhur me vanitetin e tavolinave të kafeneve, e në disa raste duhen lexuar si mesazhe të tërthorta, që vijnë prej ?hallexhinjve?.
Gjykoj se jo vetëm në PD, por askund në botë politikanët nuk ndahen në të vjetër dhe të rinj, por në të aftë dhe të paaftë. Dhe sigurisht që këtu duhet qëndruar fort. Jo vetëm kryetari i partisë, por edhe lidershipi i ri nuk ka pse e ndien veten peng të askujt në rast se kanë rene motivet që e mbajnë secilin prej nesh në piramidën drejtuese të PD. Ka vetëm kritere që duhen plotësuar dhe kaq.
Ne nuk kemi bërë një analizë të mirëfilltë për zgjedhjet e 23 qershorit, por ky nuk është fundi i botës. E para, se ai nuk mund të ishte një proces publik, por duhet të ndodhte brenda mureve dhe oborrit të forcës sonë politike. Dhe e dyta, në kushtet e një opozite të sulmuar dhe provokuar egërsisht nga qeveria, gjithçka mund të zhvillohej vetëm në ecje e sipër.
Por nuk ka nevojë që të bësh ndonjë analizë të madhe për të kuptuar se po ata ?të vjetrit?, që paskan humbur betejën e fundit, kanë fituar edhe katër herë rresht zgjedhjet para 23 qershorit. Natyrisht, përgjegjësia nuk mund të shmanget. Ajo duhet mbajtur e plotë dhe në çdo rast. Siç edhe ka ndodhur, në një farë mënyre.
Dhe po ashtu, këta ?të rinjtë? që vijnë sot në PD, pa asnjë ?mëkat?, e kanë gjithsesi një problem: se nuk janë provuar as në luftë dhe as në paqe. Por a mund të fajësohen ata për këtë? Kurrsesi.
Për të dalë prej këtij moçali logjik mund të them se në kushtet e një opozite të mbështetur te litarët, ne kemi nevojë si asnjëherë tjetër për më shumë solidaritet, për më shumë kohezion brezash dhe idesh, për shtrydhjen e çdo pike të eksperiencës politike, që nga nivelet më të larta, e deri tek anëtarët dhe simpatizantët e thjeshtë të PD.
Në kemi gjithashtu nevojë për vrullin dhe vitalitetin e më të rinjve, të ardhurve rishtas në Partinë Demokratike. Pa pasionin e tyre vështirë se realizohen kthesa të mëdha, si ajo për të cilën ne duhet të përpiqemi bashkërisht.
E thënë shkurt, jemi fare pak për të humbur qoftë edhe vetëm një demokrat, por jemi tmerrësisht shumë për të realizuar destinacionin e vetëm të forcës sonë politike, fitoren në zgjedhjet më të afërta. Sepse Partia Demokratike ka fatin e klubeve të mëdha të futbollit. I konsiderohet humbje edhe po doli në vendin e dytë. Ka lindur e tillë dhe ky është destini i saj. Kam shumë besim se do t?ia dalim!
Bogdani: “Arritje e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë, të...
Gazetaridhe moderatori i emisionit Zone e Lire ne TV Klan Ar...
Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në burg Inspektoren...
Majlinda Bregu shkruan ne FB se qeveria ka haruar premtimet ...
Kryetari i Grupt parlamentar socialist Gramoz Ruçi është tre...
Rreth 650 mijë nxënës të sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm, u...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar nxënësi...
Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit nuk do të kenë mu...
Partia Demokratike është e bindur se referendumet lokale do...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim ...
Nga Sali BerishaBurime zyrtare informuan mediat se nje jave ...
Nga Spartak NgjelaTe gjithe te tremburit kane pjese ne vjedh...
Tiranë 6 shtator 2014- CNN, BBC, Reuters, France Press, AFP,...
Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se “qeveria shqiptare ësh...
Kryeministri Edi Rama është parë të shkojë në Presidencë par...
Partia Demokratike akuzon ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli...
“Përpjekje e dështuar e Ramës për të mbuluar diellin me shos...
Deputeti Arben Ristani dhe banorët e zonës, denoncojnë ndërt...
Nga Sali BerishaVetem dy ore pas denoncimit te dorezimit vje...
Ish – kryeministri Sali Berisha ka dhene alarmin nepermjet F...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...