"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Nga Arben Vata
Ajo që nuk kishte ndodhur deri më tani për çështjen e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë dhe përgjegjësinë për këtë akt të paprecendent të Guvernatorit Fullani , është të komentonin për të miqtë e ngushtë të tij në media. ?Akullin? (jo atë të hedhjes me kova) e theu Baton Haxhiu, një person publik mediatik në Shqipëri e Kosovë për shkak të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë jo vetëm në mediat, por edhe në zhvillimet politike të dy vendeve. Në një koment të tij në fundjavë në gazetat e Tiranës, zoti Haxhiu pranon mëkatin e heshtjes që ai ka kryer për këtë çështje nisur nga miqësia që ka me zotin Fullani, ndërsa vetëm me një rresht në fund të shkrimit moralizues shkruan se heshtja e miqve nuk do të thotë se përgjegjësia publike nuk ekziston apo nuk bëhet më e vogël. Ky është reagimi ?më i ashpër? që ai si mik i Fullanit ia lejon vetes ti drejtojë mikut të tij Guvernator.
Por ajo që bën përshtypje është fakti se gjoja ?distancimi? publik i tij nga Fullani bëhet vetëm pak orë pasi kryeministri Rama në një konferencë për mediat, la të kuptohej se hetimi ndaj Fullanit do të jetë i thellë dhe përgjegjësit do të jenë me emër e mbiemër ata që do të përballen me ligjin. Kjo nuk do të thotë se Fullani vetë do të shkojë pas hekurave, por shumë shpejt ai nuk do të jetë më Guvernator. Dhe si rrjedhim ?miqtë?një e nga një do të nxitojnë të bëjnë mbrojtjen publike të familjes dhe nuk do të jenë më të tillë për Fullanin. Kur të rrëshqet këmba, të gjithë të lënë në rënie të lirë?Ndaj dhe morali dhe autokritika e Batonit për këtë rast është e vonuar sic e thotë vetë ai, por edhe nuk e ha askush. Pse nuk del sot Batoni apo shoqëria e tij mediatike rreth Fullanit që të bashkohet me nismën publike për dorëheqjen e Fullanit dhe marrjen e përgjegjësive publike e ligjore nga ana e tij?! Pse nuk dalin këta gazetarë dhe analistë që japin përnatë shfaqje të shëmtuara profesionalizmi dhe morali nëpër ekranet e njëri tjetrit edhe për pushimet verore, edhe për islamizin, edhe për turizmin, edhe për ngjarjet në Siri, edhe për kampionatin botëror, edhe për krizën ekonomike botërore, edhe për aksidentet, edhe për rritjen e midhjes, edhe për divorcet, etj etj, e nuk thonë asgjë për shqetësime apo lëvizje qytetare?! Nuk thonë sepse kanë hall se u mërziten miqtë në politikë apo sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe biznesit.
Por Batoni thotë dy të vërteta në shkrimin e tij; atë për Lubonjën dhe për degradimin e mediave dhe raportin e gazetarëve me publikun nga njëra anë dhe miqësitë e krijuara për shkak të profesionit nga ana tjetër. Fatos Lubonja me të vërtetë është dalluar për qëndrimet e tij pa kompromis për fenomene të ndryshme me interes publik, duke mbajtur pozicionin e qytetarëve ndërsa vec këtij rasti ai është rreshtuar në mbështetje të zërit qytetar edhe sa i takon vendimit të qeverisë për dorëzimin e numrit IMEI të aparatit celular. Ndërsa e vërteta më e madhe që thotë Batoni në shkrimin e tij fundjavën që lamë pas ka të bëjë me mungesën e profesionalizimit dhe të moralit në mediat tona, të paktën në 10-15 vitet e fundit. Cfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe e që Batoni nuk e thotë?! Ka ndodhur fenomeni i ?batonizimit? të mediave shqiptare. (Nuk është asgjë personale me Batonin, por për koincidencë emri i tij rimon disi edhe me debatin e verës për betonizimin e Tiranës). E thënë më troc, e krijimit të lidhjeve të forta të interesit mes pronarëve dhe gazetarëve nga njëra anë me politikën, drejtësinë dhe biznesin dhe segmente të tjera nga ana tjetër. Dhe kjo sigurisht në dëm të informimit të drejtë publik dhe në dëm të interesave të qytetarëve.
Nëse do të ishte e mundur që të bëhej deklarimi publik i pasurisë edhe për gazetrarët apo analistët e mediave, do të shikohej se shumë prej tyre kanë krijuar të tilla asete sa do ti kishin zili edhe bizneset që gdhijnë që në mëngjes e mbyllin natën vonë aktivitetin e tyre. Me pagat që kanë gazetarët nuk mund të kishin krijuar kurrë pasuri të tilla, të cilat në fakt shumë prej tyre i kanë vënë vite më parë kur rrogat ishin më pak se 1 milionë lekë të vjetra në muaj. Por krijimi i pasurisë prej tyre ka qenë shumë i thjeshtë dhe ka konvenuar edhe me politikën, drejtësinë dhe biznesin korruptiv, cka ka krijuar një lidhje apo miqësi të pazgjidhshme mes tyre. Formula është e thjeshtë; politika dhe qeveritë shkelin ligjet në dëm të qytetarëve ndërsa mediat mbyllin sytë në këmbim të favoreve personale dhe të grupeve të tyre mbështetëse. Vetëm në Shqipëri besoj ndodh që një politikan apo qeveritar shpesh ka frikë nga mediat dhe fushatat e saj kundër tyre. Nëse një drejtues politik apo qeveritar e shtëtëror do të ishte në rregull me ligjet e vendit nuk ka pse tja dijë për mediat, apo ndonjë drejtues të saj që e përdor atë si fletërrufe për të sulmuar qeverinë për interesa personale dhe asnjëherë publike. Pse duhet një ministër të druhet nga gazetarët dhe të ndikohet prej tyre në vendimmarrje apo shpërndarjen e të drejtave publike?! Ministri apo zyrtari sigurisht që e shkelin për vete ligjin me miqtë e klanit të vet dhe frikësohen nga media se ua publikon këtë maskarallëk. Ndaj në këmbim është favori i gjithëfarshëm për mediat dhe njerëzit e saj.
Kjo ka cuar në një kastë gazetarësh e politikanësh miq, të paprekshëm as prej ligjit e as prej mjeteve të informimit. Për këtë i jap të drejtë Batonit kur flet për degradimin e gazetarisë dhe shtrembërimin krejtësisht të rolit të vet në raport me publikun. Sa për Fullanin, në vend të tij do të vijë një tjetër dhe në mos qoftë Batoni e të tjerët do të jenë të tjerë gazetarë që do të gëzojnë favoret e radhës nga guvernatori i radhës. Thjeshtë do të kryhet rotacioni i guvernatorëve dhe politikanëve dhe kjo do të shoqërohet me rotacionin e gazetarëve e politikanëve që do të përfitojnë prej këtij ndryshimi. Qytetarët do të mbesin sërish në të njëjtën pozitë; duke bërë ndoshta peticione ose dëgjuar përnatë në ekranet e TV të njëjtët gazetarë që flasin për gjithcka që nga Bitëllsat e deri tek vizita e pritshme e Papa Franceskut në Tiranë.
Jepet masa e arrestit me burg për shefin e stacionit policor...
Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Sigurin...
Në kuadër të përmirësimit të gjendjes së sigurisë rrugore, Q...
Në Komunën e Dajtit në fshatin Surrel nuk ka asnjë ndërtim p...
Nga Kastriot MyftarajAmbasadori amerikan Arvizu ishte i sinq...
HABERET E MITROSNga Mitro CELADitën e parë të shkurtit, e ni...
Guvernatori Ardian Fullani u është përgjigjur akuzave të dep...
Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhd...
Rreth një kilogram heroinë është sekuestruar nga efektivët e...
Dy të rinj janë zhdukur prej orësh në ujrat e liqenit të Pog...
HABERET E MITROS– Ndalohet leximi për pensionistë, nën 60 vj...
Shqiptari i fundit i vrarë në Siri është Migjen (Halil) Lati...
Një 13- vjeçar ka mbetur i vrarë aksidentalisht me armë zjar...
Lufta e nuseve është programi reality me dasma që pritet të ...
Nga Spartak NgjelaNë historinë e vjedhjeve të mëdha shtetëro...
Nga Mero BazeNjë helikopter i forcave të policisë shqiptare ...
Trupi i një të riu u gjet në fshatin Lapardha të Vlorës.Vikt...
Një aksident i rëndë u shënua në orët e pasdites në aksin rr...
Flota ushtarake greke ka humbur mengjesin e së martës një pr...
Aftësia për të vizatuar e fëmijëve katër vjeçarë mund të jet...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...