Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Thesarin (Departamentin e Emisionit të Parasë) të Bankës së Shqipërisë ka munguar një sistem modern ACH (Automated Cash Handling), që janë pajisje elektronike për numërimin dhe kontrollin e kartmonedhave, si të atyre prej letre ashtu edhe atyre metalike. Në Thesarin e çdo banke qendrore ka disa Count Room, ku bëhet numërimi dhe kontrolli i sasive të mëdha të kartmonedhave që janë në ruajtje atje. Në çdo count room të një banke qendrore ka një aparat elektronik që është një llogaritës kompjuterik me kapacitet të madh për numërim dhe me shpejtësi të madhe. Në bankat qendrore aparatet e këtij lloji janë në gjendje të numërojnë deri në njëzet banknota (kartmonedha) në sekondë. Të tjerë aparate bëjnë edhe paketimin e kartmonedhave.
Tani le të imagjinojmë sikur Fullani të kishte blerë pesë aparate të tillë, pra të kishte krijuar pesë count room në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Le të imagjinojmë se ato do të punonin vetëm shtatë orë në ditë, duke llogaritur se punonjësit që do t? i përdornin këto aparate, do të bënin edhe një orë pushim. Në një ditë pune, një aparat i tillë do të numëronte pesë milionë kartmonedha. Pesë aparate do të numëronin mbi 25 milion kartmonedha. Në fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në Shqipëri zyrtarisht kishte në qarkullim 130. 503. 210 (njëqind e tridhjetë milionë e pesëqind e tre mijë e dyqind e dhjetë) copë kartmonedha të prerjeve të ndryshme, në monedhë shqiptare, lekë. Pra, do të duheshin jo më tepër se pesë ditë pune që të numërohej i gjithë fondi i kartmonedhës që është në qarkullim në Shqipëri. Fondi i kartmonedhës në ruajtje në Thesarin e bankës qendrore është më i madh se fondi i kartmonedhës në qarkullim. Por sa më i madh? Për këtë nuk ka një shifër zyrtare. Gjithsesi, në çdo rast, nuk do të duheshin më tepër se dhjetë ditë për t? u bë një kontroll i tillë, lehtësisht, dy herë në vit.
Count rooms shërbejnë edhe për procesin e veprimeve të përditshme në Thesarin e çdo banke qendrore, ose banke të madhe private, se çdo dalje apo hyrje e kartmonedhave kalon nëpër to. Count rooms janë të pajisura me sisteme sigurie që ia pamundësojnë çdokujt që të nxjerrë para në mënyrë abuzive prej tyre.
Në Bankën e Shqipërisë, për shkak të mungesës së teknologjisë moderne të numërimit dhe të kontrollit të kartmonedhës, është përdorur një metodë e përzgjedhjes së një sasie prej 5% të sasisë së kartmonedhës gjendje në Thesar për çdo kontroll periodik. Dhe kjo iu ka krijuar shteg vjedhjeve. Vetëm me paratë që Fullani ka shpenzuar për sportin në pesë vite mund të ishin krijuar pesë count room moderne në Thesarin e bankës qendrore. E vetmja arsye që ai nuk e ka bërë këtë gjë, është se ka qenë i implikuar në vjedhjen e Thesarit të bankës qendrore. Pra kemi të bëjmë me një mosveprim kriminal. Madje për shkak të mungesës së teknologjisë moderne të numërimit, kërkohet një kohë e gjatë që të zbulohet shifra e vërtetë e parave që mungojnë në Thesarin e bankës qendrore.
Në rastin e parave të nxjerra jashtë qarkullimit, Fullani ka bërë një tjetër mosveprim kriminal, duke mos blerë pajisje të cilat kryejnë procesin e njohur si IBNS (Intelligent banknote neutralization system). Ky aparat i përlyen kartmonedhat me një lloj boje deri në atë masë sa ato bëhen të papërdorshme. Kështu askush nuk ka interes që t? i vjedhë ato në periudhën e ndërmjetme midis nxjerrjes së tyre nga qarkullimi dhe djegies së tyre.
Në Bankën e Shqipërisë, ndonëse në dhjetë vitet e fundit kur atë e ka drejtuar Ardian Fullani janë shpenzuar shumë para për të blerë teknologji moderne, megjithatë çuditërisht ka munguar ndër të tjera pikërisht teknologjia moderne për numërimin e parave në sasi të madhe, që gjendet në Thesarin e çdo banke qendrore në botë, së paku në ato që kanë bërë shpenzime të krahasueshme me Bankën e Shqipërisë. Dhe kjo gjë nuk mund të shpjegohet ndryshe përveçse me qëllimin për të krijuar mundësi për vjedhje në Thesarin e bankës qendrore.
Prokurorisë së Përgjithshme i duhet të fshehë kokën si struci në rërën e artë të bankës qendrore që të bëjë kinse nuk e shikon se mosveprimi kriminal i Fullanit si guvernator dhe njëherësh drejtor i përgjithshëm i bankës ishte parakushti që të ndodhte vjedhja në Thesarin e bankës. Natyrisht se Prokuroria e Përgjithshme edhe mund të bëjë strucin, por kur struci fsheh kokën në rërë, ai zbulon të pasmet, të cilat në këtë rast janë të mbushura me para. Këtë e them edhe për faktin se Prokuroria e Përgjithshme, edhe sot, më tepër se një muaj pasi është zbuluar vjedhja, i qëndron versionit të nxjerrjes së parave duke i fshehur në trup autori i vjedhjes, çka do të thotë edhe në brekë. Natyrisht se ndryshe nga vjedhësi prokurorët nuk do t? i mbushin vetë brekët me para. Këtë punë e bën Fullani për ta. Por mbushja e brekëve me para kërkon që ai të cilit i mbushen brekët me para të qëndrojë në pozicionin e strucit, se kështu lehtësohet kryerja e procesit. Nuk ka dyshim se në këtë çështje cilido që nuk shikon disa fakte të qarta, i ka tashmë brekët të mbushura me para, ose është në mes të procesit kur po ia mbushin brekët me para. /Kastriot Myftaraj
Sindikata e Pavarur e Punonjesve te Naftes ne Shqiperi i ka ...
Policia e Shtetit vijon aksionin anti- kanabis në zonën e Du...
Një zjarr i madh përfshiu një pallat në qendër të Tiranës.Më...
Një sfidë që shumë fansa e kanë pritur prej ditësh është edh...
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ka nisur programi kom...
Zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë pritet të paraqiten...
Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK...
Thuajse të gjithë gazetat e rëndësishme në Gjermani e kanë n...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pranon sfiden e KOVES SE UJIT...
Ka një konflikt më të thellë midis tyre. Radhët e mëposhtme ...
Zyra e deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë, e cila u bë e fa...
Anxhela Martini ka bërë sfidën e saj me kovën e akullit duke...
Operacioni anti kanabis që ka nisur që nga dita e djeshme në...
Nje emision i jashtezakonshem pullash. me rastin e vizites s...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli jokushtetues zgjedhjen...
Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar dje një seancë e sigu...
Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, vazhdon që të mbajë gjal...
Agjencia Kosovare për Inteligjencën e ka përgënjeshtruar laj...
Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar të enjten një seancë ...
Partnerja në kompaninë Fairhaven Capital, Rudina Seseri tha ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...