web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALI/ Zyra e Kokëdhimës në Sarandë, diskriminim fetar ndaj qytetarëve

22 Gusht 2014, 21:39, Aktualitet CNA

Zyra e deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë, e cila u bë e famshme pas skandalit seksual me sekretarin e Kokëdhimës, është kthyer po ashtu në një qendër diskriminuese për popullsinë jo- ortodokse të Sarandës.

Gazeta TemA, shkruan se disponon një sërë korrespondencash origjinale, mes disa fanatikëve ortodoks, mbështetës të deputetit Kokëdhima, të cilët i kërkojnë këtij të fundit revansh mbi popullsinë me origjinë labe në Sarandë, duke e përkufizuar atë dhe me terma racistë, fyes dhe diskriminues.

Kokëdhima jo vetëm që nuk i ka refuzuar këto sugjerime, por ua ka rekomanduar dy sekretarëve të tij, Agron Canes dhe sekretares tjetër të tij, ta shikojnë këtë problem.

Dokumentet hedhin poshtë deklaratën e Kokëdhimës, që thotë se Agron Cane nuk ishte sekretar, pasi ai i rekomandon atij gjithë letrat që i vijnë me sugjerime përçarëse fetare dhe që kanë krijuar në qytetin e Sarandës një situatë të tensionuar mes pushtetit dhe pjesës tjetër të qytetit.

Po botojmë më poshtë disa prej tyre për të kuptuar se çfarë hallesh zgjidh Kokëdhima në Sarandë dhe si e ka kompletuar përfundimisht listën e njerëzve që ka çuar në pushtet.

Botimi i këtyre dokumenteve synon të stopojë luftën fetare dhe t?i japë fund diskriminimit për shkak të fesë dhe origjinës që Kokëdhima dhe stafi i tij i kanë hapur rrugë në Sarandë.

Kjo faksmile që shikoni është një letër që i drejtohet deputetit Kokëdhima dhe që ky i fundit me firmën e tij ia rekomandon Agronit (Agron Cane), në të cilën shprehet qartë urrejtja krahinore dhe fetare ndaj pjesës labe të popullsisë në Sarandë. Letërshkruesi i përkufizon lebërit si njerëz që mbajnë mbiemra ?njëri si kafshë mishngrënese, dikush të një zvarraniku, tjetri të një kleriku osman, dikush emrin e një zogu të rrallë?? etj.

Kokëdhima ia ka përcjellë pa shqetësim këtë letër Agronit, për t?i zgjidhur hallin një njeriu, i cili është gati të marrë urën e zjarrit në dorë kundër njerëzve me fe dhe origjinë të ndryshme nga ai.

Në një tjetër letër, të cilën gazeta Tema e disponon të plotë, sulmohet një ish- deputet socialist në Sarandë, Astrit Llanaj si fondamentalist mysliman. Llanaj është më së paku një ateist, i cili tashmë ka një detyrë modeste në një drejtori të Bashkisë, por stimulimi i urrjetjes fetare i ka çuar mbështetësit e Kokëdhimës deri në këtë pikë.

Ja disa pasazhe nga kjo letër:

Po ky person duket se ka vënë në qendër të sulmit dhe Drejtorin e Tatimeve, Alket Qendro, me origjinë nga Progonati i Tepelenës, një ?specie? e rrallë në pushtet, që ka lindur dhe jeton në Sarandë. Mbështetësi i Kokëdhimës i drejtohet atij si i vetmi që i kupton aspiratat ortodokse. Dhe ajo çfarë është skandal, është se përsëri Kokëdhima ka vënë shënimin sipër ?për Agronin?, që t?i shikohet ky problem.

Si rrjedhojë e kësaj beteje të pamoralshme, sot Saranda ka një disbalancim të emërimeve të pakta që ka bërë Partia Socialiste dhe një persekutim po ashtu të hapur të pjesës më mbështetëse të Partisë Socialiste në qytet, që vjen me origjinë kryesisht nga Labëria. Ndërsa pjesa çame e qytetit voton në shumicë PD, dhe pjesa e pakicës greke PBDNJ, pjesa me origjinë shqiptare voton Partinë Socialiste. Por falë Kokëdhimës sot organika e atyre që drejtojnë Sarandën është tërësisht e njëanshme dhe diskriminuese nga pikëpamja fetare.

Nuk duam të fyejmë askënd që s?e meriton prej ortodoksëve që janë në këto detyra, por nevoja për një balancë dëshmon jo vetëm seriozitet shtetëror, por dhe një detyrim që kemi për të qenë vërtet ?patriotë? siç dëshiron të duket Koço herë pas here kur ndjehet keq.

Sa për ilustrim, po botojmë një letër që ka ardhur në redaksi lidhur me këto pozicione, për të cilën nuk duam të fyejmë ata që janë emëruar, por duam të jemi në anën e atyre që po diskriminohen për shkak të origjinës dhe fesë.





12:24 Aktualitet

Bie Isa Mustafa

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli jokushtetues zgjedhjen...

Lajmet e fundit nga