web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi i Elvira Gegës/ Sekretari i Koco Kokedhimës, vetëm heren e parë nuk kërkoi seks

22 Gusht 2014, 12:15, Aktualitet CNA

Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar dje një seancë e sigurimit të provës, ku 40- vjeçarja Elvira Gega ka rrëfyer me gojë atë që ka ndodhur mes saj dhe sekretarit të deputetit Kokëdhima. Rrëfimi i saj rrëzon pretendimet e deputetit se nuk ka autorizuar Agron Canen për të ndikuar për punësimin e njerëzve

Unë me këtë shtetas jam njohur në zyrën e deputetit Koço Kokëdhima në sarandë.

I kam shtruar problemin tim familjar, i kërkoja punë.

Më ka pyetur nga jam dhe i kam thënë jam nga Navarica, vajza e Halim Gegës.

Dhe më ka thënë që edhe unë nga Navarica jam.

I kam thënë që nuk iu njoh dhe më është prezantuar, më ka thënë jam Agron Cane, i biri i Eminit.

Unë i kam thënë që Emini ka pasur një djalë me emrin Agron Cane, por unë nuk e njoh.

Më ka thënë do të shkruani kërkesën tuaj.

Nuk e mbaj mend se kur është bërë takimi, por unë nga shkurti kam filluar punë tek firma e K.L në kodër.

Ka qenë në fund të vitit 2013 kur kam bërë kërkesë pune tek zyra e deputetit Kokëdhima.

Prita një kohë për të më lajmëruar se kisha lënë edhe numër kontakti tek zyra e deputetit Koço Kokëdhima.

Kam shkuar edhe tek zyra e punës në Sarandë. Nuk më kontaktoi askush.

Në moment që unë mora vesh se Koço Kokëdhima kishte ardhur në Sarandë, unë u futa brenda në Bashki dhe i kërkova sërish punë.  Ai më ka prezantuar me Agron Canen dhe i ka thënë po të lë një porosi duke i thënë se kur të vij sërish në Sarandë, këtë grua e dua në punë.

Ika në moment dhe pas ca ditësh më merr në telefon Agron Cane për t?i vajtur në zyrë.

Numrin tim e kishte marrë nga fleta e kërkesës që kisha bërë për punë.

Shkova në zyrë dhe më thotë se kemi biseduar me një privat për të filluar punë.

Të nesërmen ka qenë e diel që kemi shkuar tek K.L.

Biseduam për punën që do të më jepte, për mirëmbajtjen e ambienteve jashtë shtëpisë, kopshtin dhe bahçen.

Unë fillova punë, por ishte e rëndë se rrija gjatë gjithë kohës e kërrusur dhe mbaja pesha, dhe pse merrja 180 mijë lekë pa sigurime.

Kam shkuar te zyra e Agron Canes 1 muaj pasi e kisha marrë në telefon e i thashë që këtë punë vetëm një burrë e bën.

Ai më tha që të kthehesha prapë se do të fliste me pronarin.

Pas disa ditësh shkova në zyrë dhe i thashë ajo punë s?është për mua.

Më thotë ulu qetësohu, do ta rregullojmë këtë punë, por ti vazhdo njëherë aty ku je se do ta vazhdoj unë këtë punë.

Dhe më ka thënë: ?Ju keni trupin e bukur?.

Këto në zyrën e deputetit gjithmonë, dhe i kam thënë do të bëj sikur nuk e kam dëgjuar këtë muhabet, se kam nevojë për punë.

Pas një farë kohe i shkoj prapë në zyrë dhe i them çfarë keni bërë.

Në atë kohë më thotë që ju po të lidheni me mua, kam dëshirë që të kem një lidhje me ty dhe do të rregullohet çdo gjë, ki pak durim.

Më tha: ?Unë dua të bëj seks me ty?.

Prapë kam ikur nga ajo zyrë sepse mendova se unë nuk do të fitoja asgjë.

Dhe duke menduar të më poshtërojë kaq hapur dhe nuk e ka dëgjuar askush, prapë vajta brenda në zyrë.

Mua m?u sëmur vajza. Unë kam tri vajza dhe një djalë.

Vajza e madhe është 18 vjeçe, e dyta në shkurt mbush 15 vjeç, kam djalin 10 vjeç dhe vajzën e vogël 6 vjeç.

Pasi mua m?u sëmur vajza 15 vjeçe, i kërkova pronarëve që të largohesha me orar e pa orar nga puna.

Dhe në fillim më lanë, por më pas nuk më lanë.

Unë iki nga puna se duhet të rrija me atë fëmijë.

Të nesërmen shkoj dhe i bëj analizat vajzës dhe kjo ka ndodhur nga data 15- 20 korrik dhe me dokumentet e marra nga spitali shkova te zyra e deputetit dhe vajzën e lashë përjashta portës. Futem në zyrë dhe i them hallin që kisha.

I them që mos të iki nga puna që kisha, që ky të kontaktonte me atë person dhe unë të vazhdoja punën.

Në një moment ky dëgjon zërin e vajzës jashtë dhe më thotë se kush është jashta dhe unë i them vajza.

Dhe më thotë foli të vijë brenda vajza.

E marr vajzën dhe futemi brenda në zyrë.

Pasi u përshëndet me vajzën dhe i tha se unë do të ndihmoj me shkollën dhe për të ardhmen.

Vajza nuk preferoi të rrinte më brenda dhe dola dhe unë, por Agron Cane më kërkoi që të kthehesha prapë në zyrë.

Shprehet lirshëm dhe më thotë se ti ke një thesar, vajza nuk sëmurët për ilaçe, vajza ka hormone, duhet të shpërthejë dhe ma lër mua në dorë se gjithçka do të rregullohet këtej e tutje për ty.

Shumë e ofenduar dhe e shqetësuar dola përjashta, por nuk i tregova vajzës çfarë ndodhi.

Dhe duke menduar që unë kisha kaluar shumë halle dhe kisha fakte, mendova çfarë mund të bëja nga ky person që u shpreh kaq brutal për një fëmijë.

Në Facebook kisha një shok gazetar, të cilit i kërkova të më ndihmonte për këtë çështje që është shumë e rëndë për mua.

Ai më tha: ?Je e sigurt për këtë veprim që do e bësh?.

Unë i them, nëse ju më ndihmoni, unë do ta bëj.

Dua të kemi fakte sepse mua askush nuk më beson nëse nuk kam fakte.

Gjatë kohës që unë kisha biseduar më gazetarin, më merr në telefon Agron Cane, më pyet për shëndetin e vajzës dhe unë i them që vajza është sëmurë.

Mirë, më thotë, të qetësohet vajza.

Ai më merrte në telefon, por unë nuk veja në zyrë se prisja të më vinte aparati për ta incizuar.

Më 14 gusht, gazetari më takoi dhe më tha pse nuk shkoja në polici, por i thashë se nuk do të më besonte pa fakte.

Në këtë kohë më merr Agron Cane dhe më thotë të shkoja tek zyra e deputetit pas orës 15:30, që ishte vetëm.

Më vonë më telefonon që të shkoja në 13:30 dhe më thotë hajde se nuk kam njeri.

Kam shkuar në zyrën e Agron Canaj rreth orës 13:30- 13:35 dhe më shprehet dhe më thotë: ?vetëm erdhe??

Në atë kohë kisha edhe telefonin, edhe kamerën që kisha brenda.

Filluam bisedat.

I them që më ke kërkuar vajzën për marrëdhënie seksuale.

Ti më kërkon gjënë më të shtrenjtë, por unë çfarë fitoj?

Filloi të shprehej do të kesh të ardhura shumë të mira, do të kesh shtëpi, do të kesh punë, pasi unë do të kryej marrëdhënie seksuale me vajzën tuaj, ma lër mua vajzën në dorë dhe unë jam ekspert.

Pasi e pashë që telefoni vihej në çelës dhe kamera nuk filmonte, çohem dhe iki nga zyra pa e mbaruar këtë punë.

Dhe i them do të kthehem prapë pasdite. Rreth orës shtatë e gjysmë në darkë më thotë: ?Kur do të vish në zyrë se më ka ardhur dhe djali me nusen??

Kam kontaktuar me gazetarin dhe më ka pajisur përsëri me aparatet e përgjimit.

Shkoj në zyrë dhe duke filluar muhabet që në momentin e parë më thotë ku është vajza, dhe i them që vajza do të vijë, por më parë të flasësh me mua dhe pse më kërkon gjënë më të shtrenjë për një punë që është e shtetit.

Më thotë e di që nuk ke ardhur për lëmoshë, por qetësohu.

Më ka thënë: ?Unë vajzën tënde do ta mbaj si një lule Vasilikoi që t?i hedhësh ujë, jeshilohet?.

Unë i thashë si mund të bësh një veprim të tillë me një fëmijë që është e mitur dhe më është përgjigjur: ?Shoqet e saj e kanë ngrënë më shpejt. Por duke i dhënë ti kurajo vajzës, ajo nuk do të ketë frikë. Ti je grua e guximshme dhe e bën këtë gjë se do të kesh shumë të mira materiale?.

Për një moment heshta dhe nuk doja të kuptonte që unë po incizoja atë moment.

Dhe më thotë mos ki frikë, ne duke e futur vajzën në këtë temë do ta bëjmë bashkë njëherë dhe duke na parë vajza, do të vazhdojë, se seksi është gjë e ëmbël.

Iu përgjigja se nuk e di si mund të jetë seksi në atë moshë që është vajza ime.

Dhe më thotë nëse ti nuk do, të hipim të tre në krevat, ma lër mua se unë jam ekspert në këtë fushë dhe di si të sillem me atë moshë.

Përse t?ia lësh 20 vjeçarit që nuk ka përgjegjësi dhe jo mua që jam ekspert?

Më thotë ta merrja vajzën në telefon.

I them se vajza po vjen dhe ky shprehet shumë i kënaqur duke u përgatitur për aktin që do të bënte.

Më jepte kurajo që vajza do të ishte në duar të sigurta, do të kryente marrëdhënie me vajzën dhe gjithçka do të ndryshonte për ne.

Më shtiu prapë të merrja vajzën në telefon dhe ajo ishte duke luajtur tek varka, ishte edhe djali i xhaxhait tim atje.

Dhe unë i them e ka gjetur djali i xhaxhait dhe është tek varka.

Më thotë: ?E mirë, ti më gënjeve, nuk e solle, je mashtruese?.

I them do të vete unë ta marr vajzën, por ti mos u mërzit, dhe iki nga zyra.

Pasi takova gazetarin dhe dëgjova se çfarë kisha incizuar në video dhe telefon, dhe më thotë ku ta çoj këtë fakt dhe i them vazhdo punën ti se unë ndaj e bëra.

Ai më tha mos e hap se jeta jote mund të jetë në rrezik.

Pasi u ndava me gazetarin shkova tek vajza, në atë kohë më merr djali i xhaxhait në telefon dhe më thotë se ishte në spital me djalin dhe do të vinte te shtëpia ime.

Nisa vajzën përpara dhe i them djalit të xhaxhait se e kam bërë këtë gjë dhe ia kam dhënë gazetarit.

Në këtë moment, djali i xhaxhait ngelet i hutuar dhe më thotë: ?Pse nuk më ke thënë gjë se do ta kisha vrarë??.

Ngrihem në mëngjes, ai vete në spital dhe unë iki në punë.

Në orën 9:20 më ka marrë Agron Cane në telefon në datën 15 gusht dhe më thotë dua të vish në zyrë.

Dhe i them për çfarë është për mirë a keq se unë jam në punë.

Më thotë hajde bisedojmë nga afër se telefonat përgjohen. Dhe unë i them jam në punë dhe i mbyll telefonin.

Më merr përsëri në telefon.

Më ke bërë gropën, më tha.

Dhe pasi kuptova se diçka kishte marrë vesh, i them që unë nuk ta bëra gropën, por ta bënë shprehjet e tua. Dhe më thotë, qetësohu, më thuaj ku je të vij unë atje të bisedojmë nga afër.

Iu ktheva duke i thënë se nëse ti më merr përsëri në telefon, një pjesë të atij incizimi do ia çoj gruas tuaj.

Pas një ore më merr një person tjetër në telefon, pa ia njohur numrin dhe më thotë se ishte nga një hotel në Kodër dhe kishte nevojë për punëtore sezonale.

I thashë se nuk merret punëtore me 15 gusht, por mos je dhe ti pre e Agron Canes.

Atë pasdite rreth orës 17:30 më merr Agron Cane në telefon, duke e ditur për çfarë më donte, nuk ia hapa telefonin.

Dhe pasi mbaroi vetë zilja në telefon, marr Artur Çanin në telefon, i cili ishte së bashku me Telnis Kuqin në Sarandë dhe i tregoj.

Artur Çani vjen te shtëpia ime më heq kartën e telefonit tim dhe e vë në telefonin e tij për të incizuar bisedën.

I bëj zile Agron Canes dhe më merr në telefon me sekonda dhe i them se jam në punë dhe ai më thotë dua të pi kafe me ty.

Ma bën me shenjë Çani që ta takoj dhe pranova dhe u ula për të pirë kafe në një vend publik.

Direkt Agron Cane më kërkoi që t?i ktheja incizimin mbrapa dhe i kam thënë mos kërko asgjë nga unë se më ke torturuar për 7 muaj rresht e durova, por për gjënë më të shtrenjë nuk ke falje.

Ka kërkuar që t?i ktheja videon dhe më thotë me këtë telefon më ke incizuar dhe ai merr telefonin në dorë dhe unë i them nuk është ky telefoni që ta bëri gropën ty, po merre dëgjoje incizimin, por një prind nuk do ta dëgjonte deri në fund këtë incizim.

E acaruar iki nga lokali, por te porta e lokalit më thotë hajde ikim bashkë, dhe unë vete deri te dera e lokalit dhe i them do të kthehem se do të dëgjoj muzikë.

Në orën 23:30 kam shkuar në polici dhe kam bërë denoncimin.

Nga pesë herë që kam shkuar tek zyra e Agron Canes, vetëm herën e parë nuk i ka shprehur dëshirat e tij seksuale.

Herët e tjera më ka shprehur: ?Do të shkojmë shumë mirë bashkë. Kur ta marrësh shtëpinë, do ta inaguroj vetë i pari dhe do të kryejmë bashkë marrëdhënie në shtëpi?.

Kam vajtur prapë dhe duke menduar se ishte një zyrë shteti dhe isha në moshë që mund t?i ktheja përgjigje.

Nuk doja t?i humbisja dokumentet që do të merrja një shtëpi pasi i kisha thënë zotërisë që unë këtu vij për hall jo për lëmoshë.





Lajmet e fundit nga