Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Elvi FUNDO
Skandali me Doktoraturat në UET tashmë nuk është vetëm një cështje që i përket Shqipërisë. Kosova ka qenë e para që ka bllokuar Doktoraturat e këtij universiteti privat. Agjensia zyrtare e Kosoves deklaroi se në këtë universitet jepen 300 Doktoratura në vit dhe si qëllim nuk është cilësia, por vetëm lëshimi i tyre. Prej disa ditësh mediat po denoncojnë faktet e plota që vijnë nga Raporti Zyrtar, i Ministrisë së Arsimit, e cila ka hequr shumë licensa universitetesh, por në fakt e para duhet të ishtë UET. Shkeljet në këtë institucion arsimor janë pa fund dhe vete kontrollorët i kanë përmendur në rrjeshta, por nuk ka pasur asnjë vendim nga eprorët e tyre.
Vete Ministria e Arsimit nisi publikimin e raporteve të kontrollit, por vetëm të atyre që u janë hequr licensat. Me apo pa shkelje atyre tashmë ju është dhënë një vendim, shqiptarët duan të dinë këta që ngelën në treg cfarë specifikash kanë? A i plotesojnë kriteret apo vetë reforma në arsim ishte për të cuar studentët në dy apo tri duar, që janë pranë qeverisë. Jo si paragjykim, por si fakt që vjen për shkak të problemeve që ekzistojnë në UET, apo gjetkë ku nuk është marrë asnjë masë.
Në vijim të shkrimit të parë për Piramidat e Doktoraturave në UET po sjellim të tjera fakte nga raporti, që në fakti Ministria e Arsimit duhet ta bëjë publike dhe të sqarojë pse është toleruar UET e Henri (Neim) Cilit, që së shpejti pritet të bëhet Mega Kioska e universiteteve shqiptare. Neimi afër Ramës me Fugën, Sekretarin e Ministrisë, njerëzit e tij, të cilët si vemje, janë shtrirë kudo në politikë, në të gjitha krahët. Këtë e thotë edhe sllogani I tij ?Ne jemi kudo? dhe vërtet Cili me diplomat e prodhuara në shhkelje të ligjit është kudo. Sot po i bën edhe Doktorë, së shpejti do japë tituj Profesor që në gjimnaz më ritmin dhe mënyrën sesi vepron ky institucion.
Raporti
Në raport vjen një rast flagrantë, një shtetas turk regjistruar vitin e kaluar ka mungesë dokumentacioni, për më tepër certifikatën e Gjuhes Shqipe, raporti tregon shkeljet.
Për shtetasin e huaj Nazim Ahmet Turan Cinni, i regjistruar në studimet e Doktoratës për vitin 2013-2014, mungon kopje e lejes së qëndrimit, vërtetimi i punës, vërtetimi i
Gjuhës Shqipe.
Këtu ngrihet piktyetja e një diplome të mundshmë fallco. Si mund të studiosh tëk Cili pa leje e dokumenta ligjore, ketë duhet ta sqarojë Ministria e Arsimit.
Ne raport lexojmë një fakt që të bën të dyshosh për rregjistrime e crregjistrime sipas qejfit, që të con tek dyshimi janë shitur apo jo?. Ja si shkruan raporti:
– Çështja e çrregjistrimeve.
Studenti që nuk plotëson dokumentacionin, regjistrohet me kusht. Nëse nuk i plotëson brenda semestrit të parë, çrregjistrohet dhe për këtë mbahet procesverbal. Sipas listave të vëna në dispozicion, rezultojnë 43 studentë që kanë pezulluar studimet e doktoraturës.
A janë janë crregjistruar vërtet apo ashtu i janë paraqitur grupit te kontrollit. Pyetja a janë crregjistruar vertet eshte e drejtë, pasi më poshtë në raport konstatohet që ska fare rregjistër doktoraturash, pra mund të hiqen dhe shtohen sipas qejfit. Disa nga rastet që jep raporti,
Rasti E. A. H., datlindja 1972, doktoraturë në ekonomik, procesverbal për çrregjistrim datë 28.03.2014, mungon firma e studentit në procesverbal, kopja e kontratës e panënshkruar nga studentja, në dosje ndodhen vetëm kopjet e diplomës master te nivelit të dytë në administrim biznesi dhe liste notash për këtë cikël studimi, listë notash e vitit 1994 lëshuar nga UT, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, dhe asnjë dokument tjetër sipas kritereve përcaktuar në pikën 7.2. të rregullores.
Do doktor? Të bën Cili. Mega skandali 7 milion euro.
Sipas raportit të kontrollit nga Ministria e Arsimit, Gjatë vitit akademik 2013-2014 rezultojnë të rregjistruar në programin e studimit Doktoraturë : Fakulteti Ekonomik dhe IT – 61 studentë; Fakulteti Juridik 39 studentë; Fakulteti i Shkencave Sociale 61 studentë. Numri total i studentëve të rregjistruar nga 2011 ? 2014 ( duke përfshirë studentë me këshillues, studentë me udhëheqës, studentë të pezulluar) ? 774 studentë në total. Fakulteti Juridik ? 39 studentë; Fakulteti i Shkencave Sociale ? 61 studentë.
Në total në Shqipëri janë në proces rreth 1200 Doktoratura, vetë UET-i i Neimit ka në proces gati 800, pra dyfishin e të gjithëve të marë së bashku. Ka kapacitete apo jemi që jemi marrim 9 mije euro për një Doktoraturë dhe ska rëndësi sa copë japim, Doktoratura si një kurs kompjuteri. Bejmë një llogari të thjeshte 774 njerëz në proces për Doktoraturë duke i shumëzuar më cmimin 9 mijë euro del shuma 6.966.000, afërsisht 7 milion euro ose 9.7 milon dollarë. Nderkohë nga burime të brendshme brënda Piramides së Doktoraturave mësojmë se cdo udhëheqës/pedgaog ka kontratë të paguhet me 2000 euro, 400 nga te cilat i merr në fillim te Doktaratures, ndërsa pjesën tjeter i bie ta marrë vetëm në rast se doktoranti mbaron me sukses Doktoraturën. Cka do të thotë që sistemi i pagesës i detyron Udheheqësit t?i bëjnë vetë Doktoraturat ose t?i mbyllin me cdo kusht. Dyshimet vijnë nga faktet që sjellë vetë raporti.
Raporti na jep të tjera fakte me të cilat Ministria jo duhet të mbyllte UET, por prokuroria dhe policia duhet të prangosnin drejtuesit e institucionit.
Rregjistrat për të rregjistruarit e vitit akademik 2013-2014 nuk gjendeshin në format Hard ?Copy, pasi nuk ishin hedhur akoma të dhënat në rregjistrat përkatëse. Gjithashtu, të gjithë studentët e rregjistruar, nga viti 2011 e deri në 2014 nuk ishin të pajisur me Nr. Matrikullimi.
Pse Neim University nuk i ka hedhur ende studentët e vitit të shkuar? A mund të ngrihet akuzë këtu për faktin se ai mund të shtojë student edhe pse skanë qenë fare vitin e parë. Në dokumentin exel shtohen e hiqen sa emra të duash, rregjistrat nuk ekzistojnë vetëm kur ti kërkon të shësesh diploma apo të falësh vite studimi, në të kundërt nuk ka arsye tjetër përse ky proces nuk kryhet. Pa lënë mënjanë këtu skandalin e matrikulimit për gati 3 vitë që do të thotë se në UET është bërë qejf me diplomat, pa regjistra e pa matrikulime mund të shtosh e ndryshosh cfarë të duash.
Doktoratura kërkon mesatare 8, deklaroje sa të duash.
Raporti na tregon se për të hyrë në Doktoraturë duhet të kesh mbaruar me mesatare mbi 8, një regull i vetë institucionit, por që në fakt mendja e Neim Cilit ka gjetur një zgjidhje. Universiteti nuk ka punë me mesataren, ti e vetëdeklaron në formular, dhe rruga për Doktoraturë është e hapur, kuptohet nuk mund të anashkalohen 9 mijë euro.
Ne raport shkruhet: sipas kritereve të përcaktuar nga Institucioni, studentët e rregjistruar në Programin e Ciklit të tretë duhet të zotëronin mesatare mbi 8, të grup lëndëve, për tu rregjistruar në Doktoraturë. Megjithatë u vu re se studentët aplikantë e përcaktonin vetë mesataren e viteve të studimit, bazuar në diplomën e ciklit të dytë, përmes formularit të vetë deklarimit. Shumica e studentëve të cilët kishin mbaruar studimet jashtë vendit, nuk zotëronin ekuivalentimin e diplomës nga MAS, po ashtu dhe u konstatuan mangësi në dokumentacionin e studentëve ( pa listë notash/pa diplomë ).
Rasti me flagrant, Doktoraturë pa LISTE NOTASH dhe pa DIPLOMË, tek UET bëhesh Doktor dhe me gjimnaz, na thotë raporti.
?Grupit të punës iu vunë në dispozicion dy Vendimet e Senatit Akademik të datës 15.11.2011 nr,/prot 05 e 06 ?Mbi përcaktimin e kuotave të udhëheqjeve shkencore në ciklin e tretë të studimeve të doctorates? dhe ?Mbi përmbushjen e kritereve të pranimit të doktorantëve për ciklin e tretë të studimeve?. Ne keto vendime merrej ne considerate qe vendimi i miratimit te listes behej nga Senati i cili ne 5% te rasteve mund te pranonte studente edhe nen mesatare?, shkruhet në raport.
Me lart po i njëjti raport na thekson se mesatarja vetëdeklarohej. Pra, sa është numri i doktorantëve pa mësatare të janë në shkelje të vendimit të vetë UET, këtë raporti nuk e thotë pasi e ka lënë mënjanë jo pa qëllim, por si lehtësim ndaj UET.
Në rrjeshtat e raportit të Ministrisë ka fakte të cilat kontrollorët i kanë lenë si shënime pasi e kanë pasur të pamundur për të mos hedhur këto rastë flagrante. Më poshtë raporti vijon:
?Gjatë takimit me zv Drejtorin e Shkollës Doktorale, u tërhoq një kopje e listës së Udhëheqësve/këshilluesve të miratuar nga Komisioni i Rekrutimit ( 2011), por nuk kishte vendime të tilla të përditësuara për vitet në vazhdim?.
Pra prej gati 3 vitesh Udhëheqësit/keshilluesit nuk mereshim me vendim por sipas rastit dhe kush të mundej.
Raporti na thotë së ?Sipas Guidës së Shkollës Doktorale, Këshilli i Profesorëve miraton listën e kandidatëve fitues në programin e doktoraturës; miraton temat e disertacionit dhe udhëheqësit për cdo kandidat. Nje vendim I tille qe iu vu ne dispozicion grupit te punes ishte vendimi per vitin akademik 2011-2012(Anex)
Institucioni në marrëdhëniet kontraktuale me Udheheqësit e jashtëm, i përcaktonte këta të fundit si konsulentë duke lidhur me ta ?Marrëveshje Shërbimi?.
Këtu nuk mund të lemë pa përmendur shprehjen popullore ?a mbahet shtëpia me miell të huaj??, sepse UET ka në proces rreth 800 Doktoratura dhe udheqësit e jashtëm i quan konsulentë dhe bën një marrëveshje shërbimi, pra,- as sigurimet nuk paguan për këta persona. Merr e jep me qera ose më keq akoma, pasi dhe një kioskë cigaresh është më serioze dhe jo më një universitet me 800 doktorante në proces.
Sa për pjesën e asaj që Neim Cili e shet në media dhe emisione televizive se ka pedagogë nga universitete të huaja raporti na sjell një fakt. Janë vetem 3 pedagogë të huaj që marrin pjesë në Doktoraturat e UET.
?Në kuadër të Marrëveshjes me Ashton University, për angazhimin e pedagogëve të huaj në programet e studimit të ciklit të tretë, u konstatua se janë angazhuar ne total vetëm tre pedagogë ( Sarah-Jane Page; Jelena Opradovic; Aleksander Ëochnik?, shkruhet në raport.
Ministria e Arsimit dhe Qeveria, kanë një raport për një universitet ndaj të cilit në disa shkrime kemi renditur fakte dhe shkelje pafund. Të cilin nuk e publikon dhe këto shkelje nuk kanë mjaftuar. Nuk mjaftuan për t?i hequr apo pezulluar UET licensën, raporti pedagog student, nuk mjafton siperfaqja, nuk mjaftojnë mungesa e regjistrave, nuk mjafton Doktoratura pa diploma e listë notash, nuk mjafton vetë deklarimi i mesatares, nuk mjafton reklamimi i programeve pa licensë, asnjë nga keto dhe shumë të tjera nuk mjaftojnë që qeveria të zbatojë ligjin. Lind pyetja PSE? Sepse sllogani i UET ?Ne jemi kudo? tregon se Neim Cili është në qeveri me babain e Këshilltarit kryesor të Edi Ramës, me vetë Endri Fugën, G99 ka Ministrinë e Arsimit dhe shumë prej tyre duan Mastera e Doktoratura, sepse opozita ka studentët e UET, ndonjë prej tyre dhe pa diplomë si prurje të re të saj, sepse pranë opozitës ngrihen njerëzit e Cilit, sepse opozita nuk foli muaj e muaj për reformën, sepse vetë qeveria do që studentët dhe Mega Kioskën e Cilit t?i këtë një ushtri me vota.
Pra, sot nuk kemi një reforme të drejtë dhe të vërtetë në arsim. Kemi një reformë në shërbim të disa klientevë të përjetshëm të qeverive, të cilët i bejnë reformat vetë në shërbim të tyre dhe qeveritë nxjerrin sepatën e presin, kë të duan sipas qejfit dhe si do Maliqi (Neimi) e jo ligji.
Ne përfundim të dëmtuarit janë ata që studiojnë ne UET, tek universitetet që mbyllen dhe prindërit e tyre që duan arsimim e shkolla të larta reale e jo Mega Kioska klienteliste.
Pak caste me pare ne Tirane. LANA kthehet ne ambient sherbim...
Rita Ora, është zotuar se kurrë nuk do të jetë pjesë e ndonj...
Këngëtarja e famshme, Taylor Swift ka njoftuar se ajo do të ...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të ri-instalojë nga e para os...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do t’i propozojë...
Një agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekon...
Majlinda Bregu shkruan ne FB,”Ne mars te 2013 kam propozuar ...
Nga Edison YpiAjo që rrëfejnë gazetat për një zyrë partie në...
Tregtarët e ish-uzinës Dinamo janë përleshur mëngjesin e sot...
Bilbil Mema, i komanduar si drejtor i Shkollës së Policisë, ...
Nicki dhe Drake po bëjnë gati hedhjen në treg të klipit të t...
Këngëtarja Rita Ora, ka shkëlqyer gjatë performancës së saj ...
Nga Kastriot MyftarajShkrim i 22 tetor 2010Pas krizës global...
AKA:UET ka kusht paratë, jo cilësinë e diplomaveBordi i Agje...
Zbulohet përgjimi i dytë mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega...
Basketbollisti amerikan LeBron James ka bërë të ditur emrin ...
Lavdrim Muhaxheri është vrarë.Të paktën kështu pretendon tel...
Justin Bieber po kërkon paqe në kishë dhe në krahët e ish të...
Më datë 18 Gusht 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...