Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
AKA:UET ka kusht paratë, jo cilësinë e diplomave
Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka vendosur që t?u bëjë ?bllok? doktoratave të dyshimta nga Shqipëria, të cilat, sipas tyre, nuk ofrojnë kurrfarë sigurie për vlefshmërinë e tyre. Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, gjatë një interviste për ?Zërin? ka thënë se institucioni që ajo e drejton nuk do të lejojë të hyjnë në tregun e Kosovës as diplomat që merren në universitetet e rajonit, për të cilat ekzistojnë dyshime për vlefshmërinë e tyre. Dyshimet e agjencisë, sipas kryetares së këtij këshilli, Zhushi-Etemi, janë fokusuar në studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës (UET). ?Universiteti Evropian i Tiranës është institucion privat i themeluar para dy-tri viteve dhe rrezikon të lëshojë diploma të doktoratës pa asnjë kontroll. Një numër i madh i kandidatëve dhe në Kosovë duke mos pritur që AKA-ja të akreditojë doktoraturën sipas kritereve, janë regjistruar të marrin diploma në këtë universitet në fushën e ekonomisë, juridikut dhe shkencave sociale?, ka thënë Zhushi-Etemi, duke shtuar se vetë kriteri i regjistrimit të kandidatëve është i ulët. Për të arsyetuar këtë, ajo thekson si dëshmi kriterin e pranimit, që sipas saj është ?merren të hollat?, dhe kandidati kalon kushtin për të vijuar studimet në UET. Ajo bën të ditur për gazetën se është bërë trend që nëse kërkohet doktoratë për një vend pune në Kosovë të sillet brenda disa ditëve vërtetimi se kandidati bën doktoratën në UET.
Diplomat në ?tezga?
?Argument tjetër se cilësia është e ulët në këtë institucion, është se ky institucion me veç dy vite përvojë ka të regjistruar 300 kandidatë në vit në doktoratë?. AKA-ja, sipas saj, po tenton që nëpërmjet standardeve të veta të mbrojë tregun kosovar të arsimit të lartë nga diplomat me cilësi të ulët. ?Madje, edhe disa programe të doktoratës në UP nuk janë akredituar, përkundër presioneve që ka UP-ja, me qëllim që këto doktorata me të vërtetë të ofrojnë cilësi dhe të jenë të krahasueshme me ato të vendeve evropiane. Për më tepër, asnjë institucion privat në Kosovë, edhe pse disa me përvojë 10 vjeçare, nuk ofrojnë programe të doktoratës?, potencon ajo. Zhushi-Ethemi bën të ditur se këshilli ka penguar nëpërmjet standardeve të veta që diplomat e doktoratës dhe cilësia në këtë nivel të ofrohen nëpër sportele apo ?tezga? të shitjes. Ajo nuk ka mohuar se është pyetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) lidhur me Universitetin Evropian të Tiranës (UET). AKA -ja bën apel se nuk do të njohë këto diploma. Zhushi-Etemi ka thënë se sipas ligjit në fuqi mund të njihen vetëm diplomat e institucioneve nga vendet e tjera që agjencitë e akreditimit i kanë të anëtarësuara në ENQA (Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë). Ajo ka thënë se Shqipëria nuk disponon një agjenci të tillë, të anëtarësuar në ENQA. ?Agjencia ka informata se afër 40 për qind e kandidatëve të regjistruar në doktoratë, në UET, janë nga Kosova. MASHT duhet të ketë kujdes të ruajë vlerat e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe së bashku me AKA-në të mbrojnë tregun kosovar nga ofertat e dyshimta?.
Diplomojnë pa e kaluar provimin shtetëror
Zhushi-Etemi ka bërë të ditur se ka informata se edhe disa institucione tjera private në Shqipëri tentojnë të futen në Kosovë nëpërmjet presioneve të ndryshme në MASHT, siç është Universiteti ?Kristali? dhe se agjencia, po ashtu thotë se ka informata se aty mund të diplomojnë kandidatë, e që si kriter nuk kanë kaluar provimin shtetëror në Shqipëri.
?Është interes i shteteve, është interes kombëtar që të ofrohen diploma cilësore në arsimin e lartë, të cilat do të mundësonin integrim të lehtë të të diplomuarve në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, pra vetëm cilësia është rruga për t?u integruar në Evropë?, ka nënvizuar ajo. Sipas saj, AKA paraqet një shembull të mirë të implementimit të standardeve të larta të cilësisë në procesin e akreditimit. ?Prandaj me të drejtë synojmë të ruajmë këto kritere, edhe pse kjo është rrugë më e vështirë. Por, si shoqëri e re në zhvillim ne kemi nevojë për kandidatë të diplomuar të pajisur me dituri dhe shkathtësi që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, e jo për letra. Në Ligjin për Arsimin e Lartë shkruan se diplomat nga jashtë duhet të jenë të akredituara nga një agjenci e anëtarësuar në ENQA?. Zhushi-Etemi thotë se në Kosovë nuk është lejuar asnjë institucion privat të organizojë doktorata dhe as në UP shumica po ashtu nuk janë lejuar, dhe gjithë kjo sipas saj vetëm të ruhen kriteret. ?AKA për diplomat jashtë Kosovës ka kriter që ata të kenë programe të hulumtimeve dhe kapacitete të ofrohen të doktoratave kush i plotëson kriteret hyn në tregun e arsimit në Kosovë?, ka theksuar ajo për gazetën.
“Gazeta Zëri” “Gazeta SOT”
Zbulohet përgjimi i dytë mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega...
Basketbollisti amerikan LeBron James ka bërë të ditur emrin ...
Lavdrim Muhaxheri është vrarë.Të paktën kështu pretendon tel...
Justin Bieber po kërkon paqe në kishë dhe në krahët e ish të...
Më datë 18 Gusht 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe...
Ndërkohë që videoja e një aktivisti të PS në Sarandë, që kër...
Prokuroria ka formuluar akuzat ndaj Agron Cane, sekretarit t...
Elvi FUNDOSkandalet në UET nuk kanë të sosur dhe tashmë duhe...
Historia e Porshes fillon që më 1898 – me një automjet elekt...
Studiuesi grek i detit Paraskevas Vasilakopoulos ka vëzhguar...
Një studim i publikuar në revistën shkencore “Current Biolog...
“Agron Cane, e ka parë vajzen në zyren e tij”, kështu ka tre...
Kjo është familja e nënës 40-vjeçare, me 4 fëmije që së fund...
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Go...
Lavdrim Muhaxheri është plagosur gjatë luftimeve në Siri.Laj...
Policia e Thames Valley ka mohuar pohimet se ka lajmëruar me...
Pak orë para arrestimit, sekretari i zyrës së deputetit Kokë...
Një nga teknologjitë e shumëpritura të energjisë alternative...
Për shekuj me radhë, alkimistët janë përpjekur ta kthejnë pl...
Intervistë me zotin Zirkon Disha, veprimtar i shoqërisë civi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...