Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Elvi FUNDO
Skandalet në UET nuk kanë të sosur dhe tashmë duhet të jetë prokuroria e cila duhet të flasë me hetime të thelluara, për të zbardhur se cfarë ka ndodhur realisht në këtë universitet, që vecse i tillë nuk mund të quhet.
Pas disa denoncimeve në lidhje më mënyrën sesi ka vepruar për të ngritur këtë institucion drejtuesi i UET, Neim (Henri) Cili, më tej shkeljet ligjore për reklamimet e Bachelor, Masterat, shkeljet ligjore në sipërfaqen për m2 për cdo student por, edhe atë që ishte pjesa më flagrante në raportin pedagog-student, sot duhet të kishim një UET minimum pa license dhe, Ministria e Arsimit duhet ta conte dosjen në prokurori. Kjo për faktin se kemi të bejme me veprën penale te mashtrimit dhe kjo parashikohet në Kodin Penal. Por, mesa po kuptohet Raporti i Kontrollit po përpiqet të ndryshohet për të mbuluar cfarë të mundin, që të shpëtojë UET, e cila ka qenë edhe udheheqësja e kësaj pseudo-reforme në arsim.
Të fshehin cfarë të mundin përkohësisht, pasi prokuroria më një hetim të shpejtë mund të zbardhë cfarë ka ndodhur realisht dhe cilat janë shkeljet ligjore, pasi lënë mënjanë edhe ndjekjen penale ligjore për përgjegjësit. Sesa e mundur është kjo kur UET dhe Cili përsonalisht kanë organizuar struktura qokash kudo, përfshi Qeverinë dhe Opozitën. E para nëpërmjet mbrojtjes që i bën, apo më keq akoma duke bërë një reforme tërësisht për interes të Cilit. Opozita nga ana tjetër nuk foli asnje fjalë gjatë përgatitjes së ligjit por, edhe veprimeve arbitrare të Ministrisë së Arsimit, ka vetem artikulim se reforma la jashte 12.000 studentë apo është bërë nga njërëz jo kompetentë. Askush nga foltorja e opozitës nuk ka deklaruar se qeveria po ndërton disa mega kioska, të cilat janë skandali dhe turpi i arsimit në Shqipëri. Pas UET dhe TBU, të tjera universitete me license, janë jo më ulët në nivel me ato që u mbyllën, por janë kioska pa llamarina fare.
Askush nuk është kundër një reforme në arsim, por jo një reforme për interesa klienteliste dhe pazare që nuk reformojnë arsimin, por vetëm ndërtojnë struktura që prodhojnë më shumë lekë për xhepat e klientëve të qeverisë.
Skandali me Doktoraturat
Sipas raportit të kontrollit UET nuk ka problematika vetëm ato që janë denoncuar publikisht këto ditë, por skandali shkon edhe tek Doktoraturat. Ja cfarë thotë raporti i Ministrisë të Arsimit.
Verfikimi i Katologjeve dhe Broshurave, si dhe reklamimeve të ekspozuara nga IAL. Përditësimi i faqes ËEB. (rubrike raport monitorimi)
?Ka mospërputhje me drejtimet e Doktoraturës, deklarohen 15 drejtime ndërsa sipas VKM 503, DATË 07.10.2011 rezultojnë 12 profile në 3 Programe studimi?
Ashtu si tek të gjitha nivelet e studimit në UET edhe tek Doktoraturat ka një reklamë abuzive nga Cili dhe stafi i këtij universiteti. Sipas raportit qe edhe pse përpiqet te jëtë miqësor me Cilin, shihet hapur se edhe tek Doktoraturat, UET nuk i ka rezistuar tundimit për të reklamuar në treg drejtime, të cilat nuk i ka pasur ligjore.
Duke ju referuar po këtij Raporti më poshtë lexojmë:
?Ne Fakultetin Juridik përvec dy departamenteve, ishte si strukture Qendra Studimore Ndërdisiplinare ?Ligji, Norma dhe Tradita?, e cila drejtohej nga z. Ervis Iljazaj. Sipas prononcimeve të personave të kontaktuar ende nuk ishte shume funksionale kjo qendër, pasi vet ngritja e saj ishte bërë si domosdoshmëri e respektimit të kuadrit ligjor.
Gjatë takimit me z. Iljazaj, ai na informoi se kjo qendër ishte krijuar në 2012, kryen studime dhe konferenca shkencore për raportin ndërmjet traditës dhe kulturës në shoqërinë dhe politikën shqiptare, boton artikuj në botimet shkencore të UET, etj. Ai vetë pohoi se do të mbrojë Doktoraturën pranë Universitetit La Sapienza të Romës në qershor të këtij viti. Gjithashtu ai pohoi se anëtarë të qendrës kërkimore japin leksione e seminare part-time në UET, si dhe janë udhëheqës në Doktoraturë. Në listat e studentëve të Doktoraturës ai figuron se këshillon 6 studentë doktorature dhe udhëheq 2 të tillë?.
Këtu kemi të bëjmë më një tjetër rast skandaloz dhe abuzivist nga ana e Cilit dhe UET. Një individ pa Doktoraturë, pra,- pa titullin e duhur shkencor, drejton një qëndër shkencore. Është njësoj si të vendosësh një femijë në klasën e 8-të të drejtojë një gjimnaz. Dhe ajo më flagrantja është tek fakti se ky individ, por edhe të tjerë persona, sipas deklarimeve të tij, japin leksione part- time në UET. Dhe vetë personi në fjalë, edhe pse jo doktorant udhëhiqte 2 studentë dhe këshillonte 6 të tillë. Vetëm në UET mund të ndodhin skandale të tilla, ku Doktoraturën ta udhëheq dikush që nuk është me gradën Doktor Shkencash.
Por, kjo që renditëm më lart nuk është gjithcka, kjo është pjesë e një skandali që e gjen po të lexosh raportin e kontrollit që reflekton shumë shkelje por i anashkalon ato.
Më tej thuhet që në vitin 2011 është hapur në UET shkolla e Doktoraturës, dhe shkeljet në këtë shkollë janë pafund dhe megjithë faktet, nuk është dhënë asnjë rekomandim për masa apo përmirësim për stafin drejtues, jo më për të menduar që mund të mbyllej pas këtyre shkeljeve të mëposhtme.
Sipas raportit, Bazuar në pikën 6.3.1 të Rregullores për Organizimin e Programeve të Studimit të Doktoraturës,
?Numri i studentëve që mund të udhëheqë njëkohësisht një udhëheqës shkencor përcaktohet nga Këshilli i Profesorëve, por në asnjë rast ky numër nuk mund të jetë më shumë se 3 deri në 5 studentë në vit, me kusht që temat të jenë të fushave të përafërta.?
Me poshte thuhet se: ?nga listat e vëna në dispozicion rezulton p.sh që Prof. Asoc.Dr. Migena Leskoviku, figuron që këshillon 7 Doktorantë dhe udhëheq 9 të tillë?, pra një shkelje tjetër e rregullores, dhe cilësisë përsa i takon punës që duhet të kryejë udheqësi i cili duhet te ketë maksimumi 5 studentë, tek UET-i i Neim Cilit ka 9 studente dhe këshillon dhe 7 të tjerë. Sa serioz dhe ligjor është procesi i doktorimit kur bëhet si klasë gjimnazi??? Këto veprime thjesht lihen si shkelje edhe në këtë rast nuk kemi asnjë masë të drejtpërdrejtë.
Ka raste te tjera flagramte ku raporti tregon se, mungojnë dokumentat, rekomandimi behet nga vetë drejtuesit e universitetit, datat tregojnë që ka një falsifikim nga UET në rastin e mëposhtëm. Këtë e zbulojnë disa detaje që më poshtë i jep raporti që tregon qartazi, që rekomandimet janë pas pranimit apo mungojnë të tjera dokumenta. Rasti i mëposhtëm e tregon qartazi falsifikimin dhe manipulimin me datat e regjistrimit.
?Kreu IV i rregullores, parashikon në hollësi procedurën e aplikimit (pika 7.2) dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve (pika 7.3). Shembull, Entela Ruci, 18.03.1977, Doktoraturë për Marrëdhëniet me Publikun, konfliktin e interesit mes medias dhe institucioneve, formulari i aplikimit mban datën 5.9.2012, vendimi i Këshillit të Profesorëve për pranimin mban datën 8.9.2012, nënshkrimet e profesorëve Prof. Dr. Ardian Civici dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi janë të fotokopjuara, mungojnë CV, fisha e doktorantit formati D.1.2, lista e notave, dëshmia e gjuhës angleze (sipas kritereve në pikën 7.2.2 të rregullores), vërtetim nga qendra e punës. Fotokopja e noterizuar e diplomës mban datën 24.09.2012, letrat e rekomandimit janë nga pedagogë të brendshëm të institucionit (konflikt interesi??) Odeta Barbullushi dhe Henri Çili, dhe mbajnë datën 25.09.2012, pra pasi është marrë vendimi i këshillit të profesorëve për pranim në doktoraturë. Kërkesa e të interesuarës mban gjithashtu datën 25.09.2012, kopje të praktikës të bashkëngjitur. Nuk figuron procesverbal për ç?rregjistrim për mungesë dokumentacioni.
Ky është një rast tipik kur dokumentat plotësohen si dhe kur të duash. Në vijim do sjellim të tjera fakte në lidhje me skandalin e Doktoraturave në UET. Lind pyetja a shiteshin doktoraturat në UET? Këtë do e tregojmë në shkrimin tjeter.
Historia e Porshes fillon që më 1898 – me një automjet elekt...
Studiuesi grek i detit Paraskevas Vasilakopoulos ka vëzhguar...
Një studim i publikuar në revistën shkencore “Current Biolog...
“Agron Cane, e ka parë vajzen në zyren e tij”, kështu ka tre...
Kjo është familja e nënës 40-vjeçare, me 4 fëmije që së fund...
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Go...
Lavdrim Muhaxheri është plagosur gjatë luftimeve në Siri.Laj...
Policia e Thames Valley ka mohuar pohimet se ka lajmëruar me...
Pak orë para arrestimit, sekretari i zyrës së deputetit Kokë...
Një nga teknologjitë e shumëpritura të energjisë alternative...
Për shekuj me radhë, alkimistët janë përpjekur ta kthejnë pl...
Intervistë me zotin Zirkon Disha, veprimtar i shoqërisë civi...
Shërbimi informativ gjerman (BND), sipas informacioneve të r...
Deutsche Welle: Zoti kryeministër, prej disa ditësh në Kosov...
Ne nje deklarate publike deputeti i PS, Koco Kokedhima shkru...
Një ditë pas vrasjes së të riut shqiptar në luftimet në Siri...
SKANDALI NË SARANDË/Bisedat e sekretarit të deputetit social...
Policia e Shtetit publikon planin e masave që ka marrë në ku...
Genta Ismajli ka ndryshuar look-un, duke bërë flokët e saj m...
Një vrasje u shënua në orët e paradites tek zona e njohur si...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...