Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Intervistë me zotin Zirkon Disha, veprimtar i shoqërisë civile
Në Shqipëri vazhdon prej një jave nënshkrimi i një peticioni qytetar për shkarkimin nga detyra të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Veprimtarët e shoqërisë civile besojnë se pas vjedhjes së 7 milionë dollarëve, zoti Fullani duhej të ishte dorëhequr nga posti. Prokuroria arrestoi 10 persona për këtë vjedhje, ndërsa këshilli drejtues i bankës nuk e shkarkoi guvernatorin. Organizatori i protestave dhe peticionit kundër vjedhjes së Bankës, Zirkon Disha, thotë se deri tani janë mbledhur mbi 9 mijë firma qytetarësh, dhe kur të kalojnë 20 mijë nwnshkrime, peticioni do t’u dërgohet autoriteteve më të larta shtetërore për ta shkarkuar nga detyra zotin Fullani si përgjegjës për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.
Zoti Disha, cila është ecuria e deritanishme e peticionit, që po mblidhni firmat e qytetarëve për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani?
Procesi ka vazhduar normalisht sot prej 7 ditësh dhe ecën në ritme të këaqshme. Vetëm në pikën para parlamentit janë mbledhur 7 mijë firma qytetarësh. Kemi ngritur edhe disa pika të tjera në zona të tjera të Tiranës, që kanë intensitet më të pakët. Në ditët në vijim do të hapim edhe disa pika të tjera për të plotësuar atë minimum mbi 20 mijë firma, që shërben për celjen e një nisme ligjore.
Cili është reagimi i deritanishëm dhe ritmi i protestës së qytetarëve gjatë mbledhjes së këtyre firmave për peticionin?
Ritmi nuk është ulur aspak. Qytetarët kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin indinjatën e tyre duke firmosur tek kjo tryezë. Ata kërkojnë edhe organizimin e një tubimi proteste, por ne fillimisht do të plotësosjmë këtë proces që kemi nisur me mbledhjen e firmave dhe pastaj do të vazhdojmë të ngrejmë zërin e qytetarëve për këtë megaskandal, që po prodhon skandale të tjera në viim.
Si e rregulloni veprimtarinë tuaj në terren me atë në rrjetet sociale?
Në fakt ne kemi shumë kërkesa në jetën virtuale që të hapet një peticion online për shkarkimin e guvernatorit. Ne kemi zgjedhur terrenin. Pra, po i qëndrojmë larg pjesës virtuale dhe jemi në terren për të mbledhur firmat, të cilat qytetarët kur vijnë aty e cilësojnë votë. Shumë prej tyre vijnë aty dhe thonë: Edhe unë do të votoj. Ata e trajtojnë si një votë nënshkrimin e tyre dhe kjo është shumë pozitive. Ata politikanë dhe analistë që na kanë mbështetur në mjetet e medias i ftojmë të vijnë e të na mbështesin edhe këtu në terren.
Si u përgjigjeni skeptikëve, sipas të cilëve, lëvizj të tilla nga shoqëria civile nuk japin rezultatin e pritur nga qytetarët?
Kjo do t’i ngelet ditëve në vijim për të parë se cfarë fuqije kanë qytetarët duke nënshkruar dhe duke u bërë të gjithë bashkë.
Shumë njerëz që nuk ju mbështesin thonë se duhen pritur përfundimet e hetimit të prokurorisë. Sa besim keni ju tek prokuroria, te gjykatat, tek drejtësia në tërësi?
Nuk mund të hetohet një institucion, i gjithi nën hetim, pra duke përfshirë edhe kryetarin e këshillit drejtues dhe gjithë këshillin drejtues. Nuk mund të hetohet një institucion kur të gjithe celësat i kanë drejtuesit. Drejtësia mund të veprojë atëherë kur ka hapësirën e nevojshme për të hetuar. Kjo hapësirë hetimi do të vijë vetëm me shkarkimin e guvernatorit.
Si do të loboni me politikanët shqiptarë, që peticioni juaj të mund të hyjë në rendin e ditës së parlamentit?
Pasi të arrijmë minimumin e 20 mijë firmave në peticion, aq sa kërkon Kushtetuta për nismat ligjore, do t’u drejtohemi institucioneve, presidentit, kryetarit të parlamentit, kryeministrit dhe opozitës me peticionin tonë dhe me një letër, ku do të shpjegohen të gjitha detajet e këtij procesi. Nuk besoj që ata do të mund të kundërshtojnë këtë peticion me 20 mijë firma qytetarësh, duke krijuar një situatë të pakëndshme për të gjithë këta njerëz që janë votues dhe pjesë e qytetarëve që janë të gatshëm të dalin edhe në protesta dhe në lëvizje popullore gjatë muajit shtator.
Ilirian AGOLLI VOA
Shërbimi informativ gjerman (BND), sipas informacioneve të r...
Deutsche Welle: Zoti kryeministër, prej disa ditësh në Kosov...
Ne nje deklarate publike deputeti i PS, Koco Kokedhima shkru...
Një ditë pas vrasjes së të riut shqiptar në luftimet në Siri...
SKANDALI NË SARANDË/Bisedat e sekretarit të deputetit social...
Policia e Shtetit publikon planin e masave që ka marrë në ku...
Genta Ismajli ka ndryshuar look-un, duke bërë flokët e saj m...
Një vrasje u shënua në orët e paradites tek zona e njohur si...
Këngëtari i mirënjohur, Neki Emra, këtë fundjavë do të publi...
Kryepeshkopit Anastas Janullatos i është akorduar dje titull...
Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim...
Një 16-vjeçar nga Durrësi, nxënës në një shkollë 9-vjeçare “...
Shume zera po qarkullojne se “iPhone 6” do te dale me 9 shta...
Mjekra e shpupurisur, veshja ushtarake lara-lara dhe arma au...
Muaji i vakancës, siç konsiderohet më së shumti gushti, nuk ...
Një tjetër shqiptar, që luftonte në Siri, mësohet se ka mbet...
NGA FATOS BAXHAKUKjo që do të lexoni më poshtë, është një hi...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzon kërkesën e ...
Në këto ditë të nxehta gushti pakkush po mendon për temperat...
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...