Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pakti Hitler Stalin
Pakti parashikonte në një protokoll të fshehtë ndarjen e Polonisë dhe vuloste fatin e shteteve Balltike, të cilat binin nën Bashkimin Sovjetik. Finlanda, Bessarabia dhe Bukovina e Veriut u shpallën gjithashtu zona sovjetike të interesit. Po aq befasuese si për të gjithë botën, ishte edhe për njerëzit në Bashkimin Sovjetik dhe në “Rajhun e Tretë” fakti se me 28. shtator u nënshkrua edhe “marrëveshja e miqësisë dhe e kufijve shtetërorë”. Faktikisht Stalini dhe Hitleri ishin përgatitur për këtë pakt që në vitin 1938. Veçanërisht me ngut e kishte Hitleri: Sulmin kundër Polonisë ai donte ta fillonte, para se të nisnin shirat e vjeshtës.
Vetëm një javë pas nënshkrimit të paktit “Molotow-Ribbentrop” me 23 gusht 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore me sulmin ndaj Polonisë. Dhe dy javë më vonë edhe trupat sovjetike pushtuan territore të Polonisë. Fushata e suksesshme përfundoi me një “vëllazërim” të njësive të Wehrmachtit dhe të Ushtrisë së Kuqe në një paradë të përbashkët në Brest. Në atë kohë komandanti i brigadës Semjon Krivoshein dhe gjenerali Heinz Guderian qëndronin krah për krah njëti-tjetrit. Dy vite më vonë njësitë tankiste të Guderianit qëndronin para Moskës. “Muaji i mjaltit” kishte qenë i përkohshëm.
Sulmi ndaj Polonisë në vitin 1939
Synimet e Stalinit
Qëllimet e Hitlerit me nënshkrimin e paktit ishin të qarta, për këtë janë të një mendimi historianët gjermanë dhe rusë. Për synimet e Stalinit vazhdohet të diskutohet. “Në verën e vitit 1939 Stalini kishte ushtrinë më të madhe të këmbësorisë në botë. Ai kishte mundur t’ia bënte të qartë Hitlerit, që sapo Gjermania të pushtonte Poloninë, miliona ushtarë sovjetikë një ditë më vonë do të ndodheshin në kufirin e Polonisë. Atëherë nuk do të kishte pasur luftë. Por Stalini nuk donte ta pengonte Hitlerin”, thotë në një intervistë me DW publicisti i njohur rus Mark Solonin.
Stalini donte të vepronte në radhë të parë me strategji, mendon historiani gjerman Jërg Ganzenmüller. “Stalini e dinte se Hitleri heret apo vonë do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Ai e njihte konceptin e Hitlerit. Llogaria e tij ishte: Nëse Gjermania është e përfshirë në një luftë me fuqitë perëndimore, atëherë Hitleri nuk do të guxojë, të bëjë luftë në dy fronte. Në këtë kohë ai mund të vazhdonte me armatosjen e BS. Stalini kishte gjithmonë frikë se fuqitë kapitaliste do të bashkoheshin dhe do të sulmonin së bashku Bashkimin Sovjetik, Prandaj qëllimi i tij ishte që të niste një luftë në mes këtyre fuqive. Kjo luftë ishte për Stalinin garancia e sigurisë, dhe jo pakti në vetvete.”
Nënshkrimi i paktit
Kthesë në Moskë
Pas nënshkrimit të paktit nga dy ministrat e jashtëm Joachim von Ribbentrop dhe Vjaçslav Molotov në Moskë, Stalini ngriti gotën për shëndetin e “Fyrerit”. Molotovi vlerësoi në një takim të Sovjetit Suprem “qëllimet paqësore” të Hitlerit. Ai e quajti luftën e aleatëve perëndimorë kundër Hitlerit “të pakuptimtë dhe kriminale”. Më vonë Molotovi u prit ngrohtësisht në Berlin nga Hitleri, Goering-u dhe Hess-i.
Menjëherë pas paktit Maxim Litvinov u shkarkua nga posti i Komisarit të Popullit të Punëve të Jashtme të BRSS. Ai ishte çifut dhe përkrahës i një aleance me demokracitë perëndimore. Ai nuk i përshtatej më strategjisë së re të Moskës kundër Hitlerit.
Në 22 muajt e përbashkët u zhdukën nga shtypi sovjetik të gjitha sulmet kundër nazistëve. Nga kinematë u hoqën filmat e njohur anti-fashiste, ndër ta edhe “familja Oppenheim” sipas romanit të Lion Feuchtwanger. Edhe nga repertori i teatrit u zhdukën të gjitha pjesët me përmbajtje antifashiste.
Edhe policia e fshehtë dhe ekonomia përfitojnë
Të dy regjimet përfitonin nga pakti, jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht. Nga fundi i gushtit 1939 deri me 22 qershor 1941 Moska furnizon Gjermaninë naziste me produkte të naftës, drithëra, por edhe nikel, mangan dhe krom, fosfate, dru dhe materiale të tjera. Nga ana tjetër “Rajhu i Tretë” furnizon BRSS, me avionë luftarakë, eksplozivë dhe bomba shpërthyese, radiostacione, impiante industriale dhe madje edhe me kryqëzorin “Lützow”. Përveç kësaj Bashkimi Sovjetik mori një kredi prej 200 milionë markash të Rajhut gjerman.
Gjëja më e rëndësishme në bashkëpunimin gjermano-sovjetik të viteve 1939-1941 nuk ishte aq shumë bashkëpunimi në mes dy ushtrive, por ishin furnizimet ekonomike, që kryheshin në një masë të madhe”, thotë historiani nga Jena, Ganzenmüller. “Ka madje raporte, që dëshmojnë se edhe më 22 qershor 1941, ditën kur Wehrmachti sulmoi Bashkimin Sovjetik, ushtarëve u erdhën trena me furnizime sovjetike. Sovjetikët e respektonin marrëveshjen deri në fund.”
Pakti: Nga e majta: Friedrich Gaus, Joachim von Ribbentrop, Stalini dhe ministri i Jashtëm, Molotov
Një tjetër “partneritet” ekzistonte edhe mes NKVD – policisë sekrete sovjetike – dhe Gestapos gjermane. Sipas një marrëveshjeje të fshehtë, e cila ishte miratuar nga udhëheqja sovjetike, mund të dorëzoheshin ish-shtetasit gjermanë dhe austriakë, që ndodheshin në territorin e Bashkimit Sovjetik dhe luftonin kundër Hitlerit, pra antifashistët. Disa dhjetëra prej tyre – duke përfshirë komunisten e njohur gjermane Margarete Buber-Neumann iu dorëzuan Gestapos. Shumica e tyre u vranë.
Llogaria e gabuar e Stalinit
“Stalini humbi,” thotë Mark Solonin. “Ai i vlerësoi gabimisht raportet e forcave. Ai mendonte, tani do të vijë një kasaphanë që do të zgjasë, si me Verdunin në Luftën e Parë Botërore. Por që në maj apo në qershor 1940 Franca ishte praktikisht e shkatërruar. Hitleri kontrollonte pjesën më të madhe të Evropës kontinentale. Plani i Stalinit, për të ardhur më vonë si arbitër në Evropën e shkatërruar dhe të përgjakur, dështoi.”
“Stalini besonte me të vërtetë deri në fund, deri më 22 qershor 1941, se Gjermania nuk do ta bënte këtë luftë në dy fronte”, thotë Ganzenmüller.” Që kjo strategji nuk funksionoi, ishte një befasim dhe zhgënjim për Stalinin. Pas fillimit të luftës, tri javë më duket, ai nuk doli më në publik. Ai ishte si i paralizuar. Plani i tij ishte shkatërruar si një shtëpi prej letre.”
Ishte një kohë kur për të blerë një biletë avioni në interne...
Ekskluzivisht për DW zv/kryetari i Bundestagut gjerman, Joha...
Albumet e fotografive konsiderohen si një formë tregimi pa f...
Kyetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Trnava për DW: ...
Një nga themeluesit e gazetës DITA, drejtori i saj Ardian Os...
Mania për skrap dhe të ardhura, nuk kursen as banesën e fund...
Agron Cane dhe Elvira Gega janë ballafaquar me njëri-tjetrin...
Nga Elvi FUNDOSkandali me Doktoraturat në UET tashmë nuk ësh...
Pak caste me pare ne Tirane. LANA kthehet ne ambient sherbim...
Rita Ora, është zotuar se kurrë nuk do të jetë pjesë e ndonj...
Këngëtarja e famshme, Taylor Swift ka njoftuar se ajo do të ...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të ri-instalojë nga e para os...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do t’i propozojë...
Një agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekon...
Majlinda Bregu shkruan ne FB,”Ne mars te 2013 kam propozuar ...
Nga Edison YpiAjo që rrëfejnë gazetat për një zyrë partie në...
Tregtarët e ish-uzinës Dinamo janë përleshur mëngjesin e sot...
Bilbil Mema, i komanduar si drejtor i Shkollës së Policisë, ...
Nicki dhe Drake po bëjnë gati hedhjen në treg të klipit të t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...