Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Prej më shumë se tri vjetësh në Siri zhvillohet luftë. Më shumë se 190.000 njerëz janë vrarë, shumë qytete dhe lokalitete janë shkatërruar. Lufta ndërkohë ndërkombëtare kundër grupit terrorist “Shteti Islamik” (IS) në Irak i ka lënë në hije ngjarjet dhe zhvillimet në vendin fqinj. Ndërkohë IS-i, i cili fillimisht u krijua si një degëzim në Irak i grupit terrorist Al-Kaida, ka marrë forcë dhe rritje të re pas luftimeve në qytetin sirian Rakka. Bashar al-Assad fillimisht nuk bënte diferencime në luftimet kundër armiqve të tij: për të ishin të gjithë “terroristë”. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP ai deklaroi se kanë qenë vetëm “terroristët” ata që kanë kryer masakra kundër popullit sirian. Për pyetjen përse në fillim të vitit 2012 ai liroi qindra islamistë nga burgu Saidnaja në Damask, pjesa më e madhe të cilëve drejtues të grupeve salafiste, vetëm mund të spekulohet. Ekspertët për Sirinë e akuzojnë se regjimi synonte me këtë të theksonte pamjen e tmerrit të artikuluar vazhdimisht për sundimin e islamistëve.
IS kundër regjimit
Grupet opozitare siriane janë pajisur vetëm pak muaj më parë me armë nga Franca, siç bëri të ditur Presidenti francez François Hollande. Megjithatë kundërshtarët e moderuar të regjimit janë duke u zmbrapsur, pasi iu duhet të luftojnë njëkohësisht kundër regjimit dhe ekstremistëve. Në fillim xhihadistët nuk luftonin kundër ushtrisë së Asadit, por për sundimin në zonat e çliruara më parë nga rebelët sirianë. Qendresa kundër Assadit kështu u dobësua, gjë që i përshtatej mjaft mirë regjimit.
Milicë të IS-it në Rakka
“Ushtarakisht IS është ndërkohë kërcënimi më i rrezikshëm për Assadin”, tha politologu Jochen Hippler nga Universiteti Duisburg në një intervistë në Deutschlandfunk. Në Aleppo për shembull kundërshtarët më të moderuar të regjimit janë gjithnjë e më shumë në pozicion mbrojtjeje. Pak ditë më parë luftëtarët e IS-it përparuan në Aleppo. Grupi terrorist kontrollon në veri dhe lindje të Sirisë rreth një të tretën e sipërfaqes së vendit. Ekstremistët e IS-it dhe ushtarët e regjimit sirian të premten zhvilluan luftime të ashpra për një aeroport ushtarak me rëndësi strategjike në lindje të vendit. Ai është bastioni i fundit i regjimit në provincën lindore siriane Al-Rakka. Nëse ekstremistët do të marrin aeroportin mund të sundojnë të pashqetësuar rajonin. Përparimet në territor të IS-it i shkaktojnë mjaft vështirësi regjimit: për këtë arsye arma ajrore siriane bombardoi për herë të parë me vendosmëri “Shtetin islamik”. Edhe SHBA bënë të ditur se nuk përjashtohen më sulmet kundër IS-it në Siri. Ekspertët janë të mendimit se përparimi i milicisë terroriste mund ta bënte Assadin një partner të Perëndimit, edhe pse të padëshiruar. Megjithëse Britania e Madhe e përjashton bashkëpunimin me të.
Partner i mundshëm i padëshiruar
Jo më larg se javën e kaluar Presidenti Barack Obama e cilësoi asgjesimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë një etapë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë ai i tërhoqi vëmendjen Assadit të mos kryejë akte mizorie kundër popullit të tij. Në deklaratën e Obamës nuk përmendej më largimi i Assadit. “Sulmet verbale kundër Assadit në Perëndim duket se janë pakësuar pasi tashmë ai nuk konsiderohet si problemi kryesor. Vëmendja është përqendruar më shumë tek IS-i”, tha Jochen Hippler.
Ndërkohë që Perëndimi mbështet kurdët në Irak dhe SHBA kryen sulme ajrore, në luftën në Siri nuk pati ndërhyrje ushtarake. Shumë sirianë për këtë arsye ndihen të braktisur. “Ndërkohë edhe shumë sirianë nuk e shohin Assadin si të keqen më të madhe, por si të keqen më të vogël”, tha Jochen Hippler. Veçanërisht kur sheh videot e shumta brutale të IS-it, shtoi Hippler, edhe pse regjimi i Assadit mund të jetë i keq. Për shkak të xhihadistëve duket se regjimi i Assadit nuk shihet më si kundërshtar jo vetëm nga një pjesë e popullsisë siriane por ndoshta edhe Perëndimi. DW
Në vizitën e saj të parë në Ukrainë që prej shpërthimit të k...
Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës kanë ekzekutuar 18 pa...
Përgatitjet për ditën e festës kombëtare në Ukrainë do të je...
Ndjenja se me politikën e jashtme të SHBA-së ka diçka që nuk...
Qeveria ruse e ka urdhëruar autokolonën, që pret prej disa d...
Gjermania do t’i furnizojë kurdët me armë, por nuk do të dër...
Siç konstatoi Banka shtetërore për Zhvillimin, KfW, në vitin...
Ndryshimet në peizazhin politik të rajonit arab po kërkojnë ...
Amerikanët janë gati t’i falin presidentit të tyre shumë gjë...
Një terroriste e shkolluar në të famshmin MIT për neuroshken...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel paralajmëroi se g...
Steven Sotloff është në duart e grupit terrorist “Shtetit Is...
Dy nisma të shpejta dhe në nivelin më të lartë: të shtunën (...
Ndryshim paradigme në politikën e jashtme: Qeveria gjermane ...
Gazetari James Foley në Alepo, SiriVideoja me titullin “Një ...
Nuk përjashtohet një luftë e hapur ruso-ukrainase. Konflikti...
Dështimi i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve lidhet ...
Franca është shteti i parë evropian që do t’u dërgojë armë k...
Që kur javën e kaluar adoleshenti afroamerikan Michael Brown...
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...