Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në vizitën e saj të parë në Ukrainë që prej shpërthimit të krizës në fillim të vitit, kancelarja Merkel theksoi se “integriteti territorial dhe mbarëvajtja e Ukrainës” janë “objektiv i qenësishëm i politikës gjermane”. Njëkohësisht ajo u kërkoi trupave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë një “armëpushim të dyanshëm” për t’i dhënë fund konfliktit. Nuk mund të ketë sukses nëse për zgjidhje diplomatike është e interesuar vetëm njëra palë, tha kancelarja Merkel pas takimit të saj në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.
Ndihmë ekonomike dhe për refugjatët
Merkeli i premtoi Ukrainës garanci kredie në shumën 500 milionë euro. Ky “kuadër garancie”duhet të ndihmojë që të mundësojë investime private në infrastrukturën e vendit, tha kancelarja. Synimi është që me këtë të financohen projekte si furnizimi me ujë dhe energji dhe shkollat, tha ajo.
Veç kësaj, Gjermania do të vërë në dispozicion 25 milionë euro për ndërtimin e strehimeve për refugjatët, tha Merkel. Që prej fillimit të luftimeve në Ukrainën Lindore në prill, disa qindra mijëra vetë u detyruan të braktisin shtëpitë dhe apartamentet e tyre. Kombet e Bashkuara flasin për 400 mijë refugjatë.
Poroshenko thekson vullnetin për paqe
Preisidenti Poroshenko theksoi gatishmërinë për paqe të Ukrainës. “Lufta nuk është zgjedhja jonë, na u imponua nga jashtë”, tha ai pas takimit në Kiev me kryetaren e qeverisë gjermane. Çelësi për zgjidhjen është tërheqja e mercenarëve rusë nga vendi i tij, tha Poroshenko. Ukraina është e gatshme që të punojë së bashku me Evropën për paqen. Megjithatë jo me çdo kusht, u shpreh ai. “Pala ukrainase dhe partnerët tanë evropianë do të bëjnë gjithçka për ta rivendosur paqen – por jo duke hequr dorë nga integriteti ynë territorial dhe nga pavarësia jonë”.
Presion ndaj Rusisë
Merkeli i bëri thirrje palës ruse që të angazhohet gjithashtu për një plan paqeje. “Shpresoj se bisedimet me Moskën do të arrijnë sukses”, tha Merkeli në drejtim të Presidentit rus, Vladimir Putin.Sanksione të tjera kundër Rusisë nuk përjashtohen, nëse situata keqësohet.
Si hap të rëndësishëm Merkeli kërkoi një kontroll të pavarur të kufirit ruso-ukrainas nga OSBE-ja. Njëkohësisht ajo kujtoi se e konsideron jolegjitim aneksimin e Krimesë nga Rusia. “Kjo nuk është harruar”, tha ajo.
Autokolona me makina sërish në Rusi
Ndërkohë kamionët e autokolonës ruse me ndihma për Ukrainën Lindore, sipas ministrisë së Jashtme ruse janë kthyer sërish në Rusi. Shefi i misionit të OSBE-së në kufi, Paul Picard si dhe kufitarë rusë konfirmuan që kamionë të lyer me ngjyrë të bardhë kanë kaluar kufirin. Autokolona qe shkarkuar në Luhansk pa lejen e autoriteteve të Ukrainës, të cilat u druajtën se Moska ka fshehur në kamionë armë për kryengritësit prorusë.
Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës kanë ekzekutuar 18 pa...
Përgatitjet për ditën e festës kombëtare në Ukrainë do të je...
Ndjenja se me politikën e jashtme të SHBA-së ka diçka që nuk...
Qeveria ruse e ka urdhëruar autokolonën, që pret prej disa d...
Gjermania do t’i furnizojë kurdët me armë, por nuk do të dër...
Siç konstatoi Banka shtetërore për Zhvillimin, KfW, në vitin...
Ndryshimet në peizazhin politik të rajonit arab po kërkojnë ...
Amerikanët janë gati t’i falin presidentit të tyre shumë gjë...
Një terroriste e shkolluar në të famshmin MIT për neuroshken...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel paralajmëroi se g...
Steven Sotloff është në duart e grupit terrorist “Shtetit Is...
Dy nisma të shpejta dhe në nivelin më të lartë: të shtunën (...
Ndryshim paradigme në politikën e jashtme: Qeveria gjermane ...
Gazetari James Foley në Alepo, SiriVideoja me titullin “Një ...
Nuk përjashtohet një luftë e hapur ruso-ukrainase. Konflikti...
Dështimi i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve lidhet ...
Franca është shteti i parë evropian që do t’u dërgojë armë k...
Që kur javën e kaluar adoleshenti afroamerikan Michael Brown...
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishë...
Assange tha këtë të hënë në kryeqytetin britanik se “së shpe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...