"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishëm në rrugën e drejtimit sa më të mirë politik të revolucionit digjital. I pari, kompetencat për internetin do të ndahen në tri ministri: Ekonomi, Infrastrukturë dhe të Brendshme. Hapi i dytë, do të krijohet një komision parlamentar “Interneti dhe Digjitalja”, prej nga politikanët, që marrrin vesh më shumë në rrjete, do të japin impulse të reja për komisionet e tjera. Dhe hapi i tretë, “Agjenda Digjitale”, e cila do të miratohet me 20 gusht na kabinetin qeveritar. Kancelarja Angela Merkel mendon se kjo Agjendë duhet të jetë një përgjigje e duhur “në reformën e thellë teknologjike”. Ajo e ka përshkruar këtë si “një temë qendrore për Gjermaninë”. Kancelarja do që të kompensojë disa gjëra dhe që interneti të bëhet një prej temave më të mëdha në vend.
Lamtumirë periudhës naive
Në mandatin e kaluar legjislativ interneti në politikën gjermane ka qenë vetëm një temë anësore. Ka pasur një komision për internetin, i cili përpunonte sfidat e digjitalizimit. Por ky komision nuk ka pasur pothuajse kurrfarë rëndësie në Parlament dhe për te nuk është dëgjuar shumë në shoqëri. Vetëm pak politikanë janë marrë me sfidat e vërteta të interentit. Të tjerët vetëm kishin hapur një twitter, me shpresë se në këtë mënyrë do të dëshmonin kompetencë në rrjete.
Komisioni hetimor për rastin NSA
Në qershor 2013 kanë filluar zbulimet e ish-bashkëpunëtorit të NSA Edward Snowden. Anët negative të internetit, si përgjimet masive, apo Cyberwar, u bënë tema kryesore. Fakti që Kancelarja ende fliste për internetin si një “tokë e re”, tregon se Gjermania ka nevojë për një kompensim të madh në këtë drejtim. Por afera e Snowden ka pasur edhe pasoja politike: Në mars të vitit 2014 është krijuar një Komision për hetimin e aktiviteteve të NSA dhe shërbimeve të tjera sekrete. Interneti është shndërruar në një prej temave të mprehta politike. Politikani i CDU Thomas Jarzombek ka deklaruar së fundi se ky ishte fillimi i një periudhe “post-naive”.
Internet më të shpejtë për të gjithë
Ekonomia gjermane ka shkuar më larg se politika drejt ardhmërisë digjitale. Sektori Hightech ka shënuar një zhvillim të madh në sektorin ekonomik edhe pa “Agjendën Digjitale”. Ky është sektori me numrin e dytë më të madh të vendeve të punës në industrinë gjermane, menjëherë pas industrisë së ndërtimit të maqinave. Por për zhvillimin e mëtejmë kërkohet një insfrastrukturë më e shpejtë dhe më e mirë e internetit për të gjithë, ka kërkuar kaherë Presidenti i Bitkom, Dieter Kempf. Start-ups duhet të jenë më të afërt me kapitalin dhe duhet të mbrojnë më mirë firmat në kriminalitetin në internet.
Vendosja e kabllove në Bensheim: Internet i shpejtë për të gjithë deri 2018?
Një projekt i “Agjendës Digjitale” është paraqitur në opinion para miratimit të tij. Reagimet e para kanë qenë dëshpëruese. Shumëkush ka shpresuar më shumë. Në këtë propozim bëhet e qartë se Kancelarja Merkel me këtë dokument mendon në radhë të parë për ekonominë gjermane. Dy kapitujt e parë, nga shtatë sa ka dokumenti, quhen “Insfrastruktura Digjitale” dhe “Ekonomia Digjitale”. Këtu kërkohen masa konkrete dhe paralajmërohet një synim strategjik: Ndërtimi i një rrjeti me një kapacitet kalimi të dhënash prej të paktën 50 megabit në sekond deri në vitin 2018. Parashikohet edhe rrjeti në mbarë vendin me frekuanca për celularë, garantimi i neutralitetit në rrjet, heqja e përgjegjësisë së provajdërëve për rrjetet publike WLAN dhe rregullimi i të drejtave. Këto janë masa, të cilat prej vitesh presin të implementohen. Dhe Gjermania ka një synim jomodest: që të bëhet “vendi numër një në Evropë” sa i përket rritjes digjitale, gjë që nënkupton ngritjen e 15.000 sipërmarrjeve të reja në vit.
Kalohet shoku i përjetuar nga afera Snowden
Përveç aspektit ekonomik Agjenda fokusohet në kapitullin “Siguria, Mbrojtja dhe Mirëbesimi i shoqërisë dhe ekonomisë” tek mbrojtja dhe siguria e të dhënave personale. Në dokument thuhet se këto janë temat më të rëndësishme të digjitalizimit. Shoku nga afera Snowden duhet të kalohet me konceptimin e hardverëve dhe softverëve të rinj, të cilët Gjermaninë do ta shndërronin në “vendin numër njënë botë, sa i përket mbylljes së të dhënave”.
Por rruga, se si do të arrihet ky qëllim strategjik, nuk përshkruhet detajisht. Hapi i parë është “lajmërimi i rasteve të pazakonshme në internet” për të pasur një mbikqyrje sa më të mirë. Shumë firma e kanë refuzuar këtë nga frika se do të kenë humbje imazhi.
“Procesi i hapur”
Kapitujt e tjerë quhen: “Shteti Inovativ”, “Shoqëria Digjitale”, “Përgatitja, Hulumtimet dhe Kultura” dhe “Dimensioni Evropian dhe Ndërkombëtar i Agjendës Digjitale”. Përbërja tregon se sa i rëndësishëm është bërë interneti në të gjithë sektorët shoqërorë. Por në këtë dokument parashikohen shumë pak masa konkrete, si heqja dorë nga nënshkrimi personal tek autoritetet, apo “Viti vullnetar social”.
Por Agjenda synon të nisë një “proces të hapur”. Janë parashikuar edhe mundësi për debate, të cilat do të rezoltonin me plane konkrete. Do të ketë edhe grupe të punës dhe grupe drejtuese, një këshill dhe një komision të veçantë, që do të merren me këto gjëra. Për përmbledhjen e shkëmbimit të mendimit mes politikës dhe ekonomisë do të mbahet një herë në vit dhe një samit i internetit.
Me Agjendë premtohet një përgatije shumë e mirë. Për hulumtimet do të kujdesen një institut për hulumtime në internet dhe dy qendra për mbledhjen e të dhënave. Gjatë kryesisë gjermane të G7 vitin e ardhshëm do të debatohen edhe aspektet evropiane dhe ndërkombëtare të së drejtës në rrjete.
Assange tha këtë të hënë në kryeqytetin britanik se “së shpe...
Ka citate që thuajse i ndjekin politikanët tërë kohën nga pa...
Virusi vdekjeprurësMë shumë se 300 vetë janë sëmurë tashmë n...
Në Ukrainë lindore, separatistet prorusë qëlluan sërish një ...
Policia britanike thotë se një person ka vdekur dhe të paktë...
Vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së tregon se sa e pave...
Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist “Shteti Islam...
Gjatë më shumë se pesë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë Obama ka...
Plot 9000 euro merr në muaj çdo deputet i Bundestagut për pu...
Ekstremistët e ISIS vazhdojnë masakrat ndaj komunitetit Yazi...
Lufta kibernetike, një kufi i ri Më 18 nëntor 2012 Carmela A...
Andrew ShengStrategu ushtarak gjerman i shekullit 18, Carl v...
Prodhuesit evropianë të frutave dhe të perimeve, që i ekspor...
Gaza pas pesë javësh luftë. Njerëzit ngjiten mbi rrënoja dhe...
Japonia ka raportuar rënien ekonomike më të rëndë që nga vit...
Gjermania është vendi i dytë në botë ku prodhohen më shumë p...
Vali R. NasrRikthimi i Amerikës në fushëbetejat e Irakut, sa...
Abdullahu komandon një kompani të vogël prej 60 luftëtarësh ...
Izraeli dhe palestinezët filluan në Kajro bisedime të reja q...
Që prej një jave ndodheshin ata në malësinë e Irakut të Veri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...