A mund të ndalohet "Shteti Islamik" në Gjermani?
Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist “Shteti Islam...
Vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së tregon se sa e pavendosur është politika e jashtme evropiane. Evropa po tregohet e pavendosur dhe e pakoordinuar, kritikon Christoph Hasselbach.
Edhe vetë takimi i ministrave të jashtëm të BE-së ishte gati një lloj mrekullie. Për një kohë të gjatë asnjë prej tyre nuk donte të sakrifikonte pushimet në bregdet, vizitën në restorant apo shëtitjet, për një takim të gjatë në Bruksel. Por jo vetëm momenti i papërshtatshëm i ka penguar fillimisht. Për një kohë të gjatë qeveritë evropiane e nënvlerësuan seriozitetin e situatës. Veç kësaj shumë mendonin se konfliktet në Irak janë një thjesht problem i amerikanëve, sepse në 2003 Amerika nën Presidentin Bush marshoi në Irak dhe sipas opinionit të përhapur atje, është përgjegjëse për gjithçka që ka ndodhur në vend qysh atëherë.
Kundërshtarët më të fortë të ndërhyrjes ushtarake të Bushit në Irak ishin atëherë Franca dhe Gjermania. Vërtet qeveritë në të tre shtetet janë ndërruar që atëherë, në Uashington dhe Francë majtas dhe në Gjermani djathtas, megjithatë në Berlin dhe Paris mbizotëronte bindja se nuk kishin asnjë punë në Irak. Derisa u përmend fjala gjenocid: pakica fetare e jezidëve është e kërcënuar të zhduket nga harta e Lindjes së Mesme. Vetëm atëherë u zgjuan evropianët.
Kanë qenë në gjumë shërbimet sekrete?
Christoph Hasselbach
Nërkohë situata ka muaj që është shumë e rrezikshme. Xhihadistët e organizatës “Shteti islamik” (IS) jo vetëm kryejnë akte mizore të papërfytyrueshme, ata mund të ndryshojnë gjithë strukturën e pushtetit në rajon. Dhe ashtu si në Siri ata rekrutojnë edhe evropianë, të cilët dikur rikthehen në Evropë dhe kryejnë atje atentate. Pra BE nuk reagon vetëm për arsye humanitare por edhe në interesin e vet. Që situata i zuri kaq papritur qeveritë perëndimore është një temë më vete: mesa duket shërbimet e tyre sekrete janë të zënë më shumë me spiunimin e njëri-tjetrit se sa me sinjalizmin në kohë të rreziqeve për sigurinë në botë.
Tani mendimi në shumë shtete të BE-së ka ndryshuar nga sot nesër dhe madje në shumë aspekte: pa përjashtim të gjithë gëzohen që SHBA ndërhyri përsëri ushtarakisht në Irak. Franca, në 2003 kritikja më e fortë e Amerikës, është tani vendi i parë evropian që furnizon me armë kurdët në mënyrë që të zmbrapsin IS-in. Edhe Gjermania livron paisje ushtarake në zonën e konfliktit, për momentin të tilla që nuk vrasin, por së shpejti ndoshta edhe armë. Të gjitha këto ndodhin me një shpejtësi marramendëse.
Dyshime dhe ngurrime
Ajo që mungon është një strategji evropiane e njësuar. Edhe më tej nuk ka një politikë evropiane të përbashkët të jashtme dhe sigurisë. Reagohet në vend që të merren masa parandaluese. Dhe kur veprohet janë shtete të veçanta dhe jo BE-ja si një i tërë. Kjo ka të bëjtë me pozicionet dhe traditat e ndryshme. Francezët dhe britanikët si ish fuqi kolonialiste në Lindjen e Mesme ndiejnë më shumë përgjegjësi se të tjerët dhe në përgjithësi nuk kanë shumë probleme me ndërhyrjet ushtarake; Suedia për shembull nuk e sheh armatosjen e palëve si zgjidhje; Gjermania si fuqia kryesore ekonomike vazhdon të ketë shumë ngurrime për t’u sjellë ashtu si dëshërojnë të tjerët. Në fund nuk duhen harruar edhe dyshimet për një opsion ushtarak: armët moderne evropiane në fund mund të binin në duart e islamistëve. Ose kurdët mund të merrnin zemër për të themeluar një shtet të madh të vetin, gjë e cila do të sillte ndërhyrjen e menjëhershme të Turqisë për shkak të pakicës kurde atje.
Ashton është e dobët sepse duhet të jetë e tillë
A mund të ketë një politikë të njësuar në sfondin e kësaj larmie të madhe qendrimesh dhe ngurrimesh? Do të ishte fitore e madhe nëse BE do të linte të vepronin shtetet e veçanta anëtare por të paktën të mbante në duar fijet e një koordinimi. Pikërisht këtë e ngarkuara me politikën e jashtme të BE-së Catherine Ashton nuk e bën. Ajo thuajse nuk shfaqet fare si fytyra e politikës së jashtme të BE-së. Nga ana tjetër qeveritë e caktuan atë në post pesë vjet më parë pikërisht sepse e dinin që Ashton nuk do t’ua merrte skenën. Kjo ka pasoja në kohëra kur BE-së i duhet të gjejë përgjigje për disa konflikte të rënda njëherësh në Irak, Ukrainë dhe Siri. Së shpejti do të caktohet pasuesi i Ashton në post. Ndoshta kjo krizë do të ndihmojë sadopak që BE këtë herë të zgjedhë një personalitet të fortë, që mund të transformojë peshën ekonomike të Evropës në influencë politike. BE nuk ia lejon dot vetes dobësinë e tij në politikën e jashtme dhe bota nuk ia lejon dot vetes një BE të dobët në politikën e jashtme.
Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist “Shteti Islam...
Gjatë më shumë se pesë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë Obama ka...
Plot 9000 euro merr në muaj çdo deputet i Bundestagut për pu...
Ekstremistët e ISIS vazhdojnë masakrat ndaj komunitetit Yazi...
Lufta kibernetike, një kufi i ri Më 18 nëntor 2012 Carmela A...
Andrew ShengStrategu ushtarak gjerman i shekullit 18, Carl v...
Prodhuesit evropianë të frutave dhe të perimeve, që i ekspor...
Gaza pas pesë javësh luftë. Njerëzit ngjiten mbi rrënoja dhe...
Japonia ka raportuar rënien ekonomike më të rëndë që nga vit...
Gjermania është vendi i dytë në botë ku prodhohen më shumë p...
Vali R. NasrRikthimi i Amerikës në fushëbetejat e Irakut, sa...
Abdullahu komandon një kompani të vogël prej 60 luftëtarësh ...
Izraeli dhe palestinezët filluan në Kajro bisedime të reja q...
Që prej një jave ndodheshin ata në malësinë e Irakut të Veri...
Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International p...
Ai është tani përfundimisht burri i fortë i Turqisë: ende kr...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se tri ditë...
Nisi me një tragjedi familjare dhe është kthyer në epideminë...
Qendrat e votimit janë hapur në zgjedhjet presidenciale në T...
Situata për 200.000 jezidët që janë në arrati prej terrorist...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...