web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ebola filloi nga një vogëlush 2 vjeç

11 Gusht 2014, 18:14, Kosova & Bota CNA

Nisi me një tragjedi familjare dhe është kthyer në epideminë më të keqe të Ebolës në histori.

Prej muajsh vdekja ka pllakosur në Afrikën Perëndimore- më shumë se 1 miijë njerëz janë shuar nga Ebola.

Tani shkencëtarët kanë mundur të rindërtojnë skemën se si është përhapur sëmundje.

Gjithçka duket si një film horror.

Pacienti zero ishte një vogëlush 2 vjeç

Meliandou, një fshat i vogël në jugperëndim të Guineas, 2 dhjetor 2013: Një vogëlush 2 vjeç vuan nga temperatura.

Një infermiere dhe një mami vrapuan drejt shtëpisë së tij për ta ndihmuar sadopak në këtë vuajtje.

Por askush nuk mund t?i bëjë gjë. Pas katër ditësh, vogëlushi vdes.

Askush nuk e dinte se ai ishte ?pacienti zero? i epidemisë së Ebolës.

Pak ditë më vonë edhe mamaja e tij nisi të kishte dhimbje dhe krejt papritur edhe hemoragji.

Edhe për të nuk kishte shpëtim. Ajo vdiq më 13 dhjetor. Brenda tre javësh pasuan edhe vajza 3 vjeç, gjyshja dhe infermierja e mamia që trajtuan vogëlushin.

Lajmi i keq është se mamia, që donte të ndihmonte fillimisht familjen e infektuar, e përhapi epideminë.

Në fshatin e saj vdiqën gjashtë persona.

Më vonë ajo u dërgua në spital. Aty virusi kaloi tek një infermier, që e dërgoi virusin në Macenta. Aty vdiqën 15 persona.

Gjatë varrimit të saj u infektuan shumë pjesëmarrës. Tetë persona vdiqën.

Në këtë pikë virusi ishte përhapur në një pellg shumë të gjerë dhe kishte infektuar qindra njerëz.

Por vetëm më 6 mars mjekët ishin plotësisht të bindur: Bëhet fjalë për virusin Ebola.

Nisën të merren masa, qeveritë nisën të shpenzojnë, ekspertët fluturuan drejt zonave të prekura.

Megjithatë, epidemia u përhap me shpejtësi.

Edhe në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri janë raportuar raste të sëmundjes.

Më 8 gusht Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli epideminë një ?emergjencë shëndetësore ndërkombëtare?.





12:46 Kosova & Bota

Rusia nën presion

BE hezitoi për një kohë të gjatë, tani ai vendosi sanksione ...

Lajmet e fundit nga