"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Roberto Laserna
Populizmi në Amerikën Latine është në një pikë të ulët. Por, ndonëse problemet e mëdhenj ekonomikë me të cilët përballet Venezuela dhe Argjentina mund të paralajmërojnë një rikthim tek politikat ekonomike të bazuara tek tregu në terma kohëshkurtër, kjo nuk do i japë fund ciklit të njohur të populizmit, shthurjes financiare dhe pragmatizmit që ka karakterizuar këtë rajon prej një kohe të gjatë.
Ngjitja drejt pushtetit e partive populiste në dekadat e fundit u favorizua prej rritjes së çmimeve të mallrave, që nga ana e vet gjeneroi të ardhura të mëdha prej eksporteve, duke lejuar që udhëheqësit politikë të shpenzojnë bujarisht për të varfërit. Megjithatë, tani që çmimet po ulen, të ardhurat nuk mund të mbulojnë më subvencionet socialë që kanë qenë baza e politikave populiste. Veç kësaj, veprimet e pavend dhe korrupsioni në rishpërndarjen e pasurisë janë bërë edhe më të dukshëm, teksa ekonomitë e rajonit përkeqësohen, duke dobësuar edhe legjitimitetin e qeverive.
Një regjim populist mund të funksionojë në terma kohëgjatë vetëm nëse ka fonde të qëndrueshëm, prej ku të mund të tërheqë. Thënë thjeshtë, populistët rrallëherë ndërtojmë një ekonomi të shëndetshme. Ata kanë prirjen të plaçkisin sektorët më produktivë, dhe kur u mbarojnë paratë, ose përpihen prej krizës që vetë e krijuan, ose detyrohen të ndryshojnë kurs për të mbijetuar.
Argjentina ofron një shembull të vlefshëm. Periudha populizmi të dështuar ? ku ka spikatur kontrolli shtetëror mbi çmimet, normat e këmbimit, dhe bizneset për rishpërndarjen e pasurisë ? janë pasuar prej reformave ekonomike dhe liberalizimi (shpesh herë nga e njëjta parti peroniste në pushtet). Por kujtimet e parasë së fituar kollaj dhe pritshmërive të papërmbushura kanë prirjen të lënë votuesit të ndjeshëm ndraj premtimeve të rinj për shpenzime. Sapo kriza ekonomike fashitet, fillon përsëri cikli populist.
Qeveritë e Argjentinës dhe Venezuelës janë në momente të ngjashëm të këtij cikli. Popullariteti i tyre ? që rezulton kryesisht prej transferimit të një sasie të madhe të të ardhurave tek të varfërit ? tani po zbehet, në një kohë kur trysnia e madhe buxhetore i përjashton kategorikisht shpenzimet e mëtejshëm në shkallë të gjerë.
Në të vërtetë, Argjentina ndeshi kohët e fundit në një dilemë akute, pas një vendimi të një gjykate të SHBA që kërkonte të shlyente 1.3 miliardë dollarë për fondet amerikanë të investimeve, të cilët më herët kishin refuzuar një marrëveshje për riskedulimin e borxhit. Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner u detyrua të zgjedhë mes futjes së duarve në rezervat e zvogëluara të vendit, apo mospagimin e të gjithë huave ? duke sjellë si pasojë një izolim ndërkombëtar si dhe një krizë të re financiare.
Fernandez zgjodhi të dytën, gjë që do të shërbejë vetëm për të rritur mungesën e saj të popullaritetit. Nuk ishte habi mungesa e saj në ndeshjen finale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Gjermanisë: pakënaqësia e tifozëve argjentinas në drejtim të saj do të ishte siguria e vetme e turneut.
Edhe pozicioni ekonomik i Venezuelës është i zymtë. Mallrat thelbësorë mungojë. Presidenti Nicolas Maduro e ka humbur fare në përballjen me rritjen e pakënaqësisë politike dhe sociale, teksa vazhdojnë protestat në rrugë, ku kanë humbur jetën tashmë 43 vetë. Për herë të parë që kur Hugo Chavezi mori pushtetin pothuajse dy dekada më parë, zyrtarë Chavistë janë në luftë mes tyre, edhe publikisht.
Ashtu si shumica e shteteve që varen prej burimeve të parinovueshëm, Venezuela ka prirjen t?i vuajë më thellë krizat. Liberalizimi që pason zakonisht krizat në këta vende, ka prirjen të kufizohet vetëm tek sektorët që gjenerojnë pasuri. Në këtë mënyrë, politikanët populistë mund të ruajnë një farë kontrolli ekonomik, ndërkohë që negociojnë me investitorët për fonde të rinj. Por kjo qasje e bën krizën më të vështirë për t?u menaxhuar, kur kjo më në fund vjen tek dera.
probleme të ngjashëm janë të dukshëm, ndonëse më pak të theksuar në Ekuador dhe Bolivi, nën presidentët respektivë, Rafael Correa dhe Evo Morales. Të dy këta administratorë kanë zbatuar disa politika pragmatiste. Konkurenca e tregut tolerohet mes sipërmarrësve të vegjël. Përdorimi i dollarit amerikan në Ekuador siguron një farë disipline monetare, dhe detyron qeverinë të mbajë një ekonomi më të hapur.
Po kështu, alokimi automatik që i bën Bolivia një pjese të të ardhurave nga taksat, për tek qeverisja lokale ka krijuar de facto një fond stabilizimi, ndërkohë që pagesat e bonove tek qytetarët kanë shpërndarë një farë pasurie. Këto masa, që filluan përpara zgjedhjes së Moralesit, e kanë reduktuar tundimin për ndërhyrje të mëtejshme ekonomike të qeverisë.
Por, ndonëse ekonomitë e Ekuadorit dhe Bolivisë po rriten, kjo nuk po ndodh me sektorët më produktivë që do të mbështesnin një zgjerim të qëndrueshëm. Në fakt, të dy vendet janë tashmë më të ekspozuar ndaj luhatjeve të ekonomisë globale, pavarësisht premtimit të udhëheqësve të tyre për të ulur varësinë nga rendi kapitalist global.
Madhësia e pasurisë natyrore të një vendi përcakton edhe shkallën e kohëzgjatjes së mbështetjes për politikat populiste. Kriza për qeveritë populiste vjen kur këta burime jetikë shterojnë, ose kërkesa për ta bie. Në cilindo rast, teksa bumi i burimeve pëson rënie, regjimet populistë humbasin legjitimitetin, sepse votuesit vazhdojnë të presin të marrin të holla.
Por, dinamika që qëndron në themel të këtij sistemi zhduket brenda natës, dhe askush nuk duhet të gënjehet prej rënies së mbështetjes për qeveritë populiste në Argjentinë dhe venezuelë. Teksa sfida të reja politike dhe ekonomike shfaqen brenda dhe jashtë vendit, cikli populist mund të fillojë sërish. /Project Syndicate/
President i Fundacion Milenio,nje think tank in La Paz
Përshtatur në shqip nga BOTA.AL
Paralajmërimi i fundit i NATO-s, se Rusia mund të ketë në pl...
Pas autorizimit të presidentit Barack Obama, SHBA kanë nisur...
Nje peshk 4.5 m i gjate ka rene ne rrjetat e peshkatareve ki...
Militantët islamikë në Irak kanë marrë dy qytete dhe të pakt...
Të paktën 10 vetë u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën sot në ...
Presidenti Barack Obama pranoi të premten se Shtetet e Bashk...
BE hezitoi për një kohë të gjatë, tani ai vendosi sanksione ...
Në Nju-Jork vazhdojnë bisedimet ndërmjet Argjentinës dhe kre...
Teksti ishte i shkurtër, por shkaktoi shumë reagime. Gazeta ...
Deputetët gjermanë marrin një rrogë mujore bruto prej 8667 e...
Gjenialë, nuhatës të mëdhenj. Të papërmbajtshëm. Njerëz të r...
Një zyrtar i lartë ushtarak i Koresë së Veriut kërcënoi për ...
Grupi “Shteti islamik” ISIS po përpiqet me të gjitha mjetet ...
Ndërkohë që televizionet transmetojnë pamje të fëmijëve të v...
Kina dhe Japonia luftojnë për supremaci në Azinë Lindore. Pë...
Skenari i zi parashikon që një grup terrorist i afrohet një ...
Pablo OrdazEl PaisTani, pas vendimit të gjykatës së shkallës...
Më shumë se 400 vetë janë vrarë që prej fillimit të ofensivë...
Është e vështirë të imagjinohet një botë pa plastikë. Materi...
Maria Putin, vajza e presidentit të Rusisë,, pas thirrjeve p...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...