Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Ndërkohë që televizionet transmetojnë pamje të fëmijëve të vrarë në plazhe, të të krishterëve që marrin rrugët dhe të një avioni të mbushur me turistë që rrëzohet gabimisht me një raketë, ja një renditje e vatrave të mëdha të zjarrit që po i vënë flakën botës. Disa prej të cilave jo shumë larg prej nesh.
Gaza
Këtë herë, shkëndija ishte rrëmbimi dhe vrasja në mes të qershorit e tre studentëve izraelitë, me shumë gjasa nga një fis pranë lëvizjes palestineze Hamas. Një tronditje e vërtetë për Izraelin. Kështu, ndërkohë që disa sektorë të të djathtës po radikalizoheshin edhe më shumë (pak ditë më vonë, nacionalistët dogjën të gjallë një adoleshent palestinez), e ndërkohë që Hamasi vazhdonte të lëshonte raketa në drejtim të veriut, Kryeministri Netanjahu në 8 korrik vendosi që të nisë aksionin e fundit të një lufte e cila vazhdon qysh prej vitit 1948. Ky operacion, ashtu si dhe paraardhësi i tij ?Kolona e reve? i nëntorit 2012, ka si objektiv shkatërrimin e raketëhedhësve të Hamasit në veri të Rripit të Gazës. Përveç tuneleve të shumtë të ndërtuar për penetrimin e komandove në tokën izraelite. Operacioni nisi nga qielli dhe më pas, prej 17 korrikut, vijoi me një pushtim nga toka. Konflikti, më i përgjakshmi që nga lufta e 2008-2009-ës, ka shkaktuar tashmë afro 1000 viktima mes palestinezëve (në pjesën më të madhe civilë) si dhe afro 50 izraelitë, edhe sepse raketat e hedhura nga Hamasi janë penguar prej mburojës ?Kupola e hekurt?. Përfundimi i luftës bëhet më i vështirë si prej mungesës së gatishmërisë së qeverisë së Netanjahut që të dëgjojë thirrjet për armëpushim që vijnë prej komunitetit ndërkombëtar, ashtu edhe prej mungesës së një ndërmjetësi, duke parë dobësinë e SHBA dhe BE si dhe armiqësinë e presidentit të ri egjiptian, El Sisi kundrejt Hamasit.
Ukraina
Të shkojë drejt Bashkimit Europian, apo të kthehet tek Rusia? Duke nisur nga kjo pyetje, u zhvillua kriza e fundit e Ukrainës. Nga njëra anë filoeuropianët, të përqëndruar mbi të gjitha në kryeqytetin e vendit, Kiev dhe në perëndim. Nga ana tjetër filorusët, më të fortë në rajonet kufitarë në jug, territor ku gjuha e parë është rusishtja. Në 22 shkurt, pas muajsh të tërë tensionesh, protestuesit që mbushën sheshin Majdan arritën që të rrëzojnë presidentin e korruptuar Viktor Janukoviç, një mik i Kremlinit. Nga kaosi përfituan filorusët e gadishullit të Krimesë, që me mbështetjen e Moskës dekretuan shkëputjen dhe, përmes një referendumi të improvizuar, aneksimin nga Krimea. Nga zgjedhjet presidenciale të 25 majit doli fitimtar Petro Poroshenko, një industrialist i çokollatës, i cili po përpiqet të përshpejtojë afrimin me BE-në. Ndërkohë në lindje, është militarizuar gjithnjë e më shumë konflikti mes Kievit dhe filorusëve, që shkaktoi më shumë se një mijë të vdekur. Edhe këtu nuk shërbyen aspak armëpushimet e përsëritur, teksa presidenti Putin është kritikuar për mbështetjen e ofrur, politikisht dhe ndoshta edhe ushtarakisht, për secesionistët. Eshtë ky skenari në të cilin, në 17 korrik, u rrëzua në qiejt e Ukrainës Lindore avioni MH17 i Malaysia Airlines, një avion civil që fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur: 298 viktima, të vrarë ndoshta nga një raketë e lëshuar prej separatistëve.
Siria
Zjarri sirian nisi në mars 2011, kur të gjendura përballë intensifikimit të protestave në sheshe, që kërkonin më shumë liri dhe demokraci, forcat e diktatorit sirian Bashar al Assad hapën zjarr në qytetin e Daraas. Ishin hapat e parë të një lufte civile që do të shohë nga njëra anë opozitën, që lufton përmes Free Syrian Army dhe të bashkuar në një Këshill Kombëtar, e mbshtetur gjithmonë e më shumë nga Perëndimi, Turqia dhe vendet e Gjirit; dhe nga ana tjetër regjimin e Assadit, i forcuar prej aleancës me Iranin, si dhe vetove të Rusisë dhe Kinës për rezolutat e OKB. Në përgjithësi, me masakrat e të pafajshmëve të kryera sa nga njëra palë, edhe nga tjetra, me dështimin e ndërmjetësimit nga Lidhja Arabe, një aktor i tretë ka gjetur gjithnjë e më shumë hapësirë në vitin e fundit: xhihadistët ndërkombëtarë, që janë mbledhur nën flamurin e zi të një lëvizjeje, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, kaq mizor, sa të lërë pas drejtuesit e al Kaedës dhe ish aleatët fondamentalistë sirianë të Al Nusras. Sot, për Sirinëë, ku nga 2011 kanë vdekur mbi 250 mijë vetë, luftojnë mes tyre pikërisht këto tre forca.
Iraku
Gjithçka është rikthyer si në kohët e rënies së diktatorit Sadam Husein, i ekzekutuar në vitin 2006. Iraku është zhytur sërish në kaos. Vendi nuk ka ditur të pajtojë dy rrymat kryesore myslimane, shiitët dhe sunitët. Të parët, në shumicë, të mbështetur nga Irani kanë përjashtuar nga pushteti të dytët, të cilët janë fajtorë sepse kanë qenë të parët që i kanë diskriminuar kur ishin në qeverisje me Sadamin.
Kështu, urrejtjet e vjetra janë rikthyer në sipërfaqe, dhe sunitët vendosën që të mos pengojnë revanshin triumfant të xhihadistëve të ISIS, të cilët kanë arritur të marrin Tikritin, qytetin e lindjes së Sadamit dhe Mosulin, qyteti i dytë më i madh në vend, pasi kishin shtënë më parë në duar Niniven, Falluxhanë dhe Ramadinë. Ndërkohë, teksa forcat perëndimore kanë braktisur vendin, të krishterët dëbohen nga Mosuli, dhe atentatet janë bërë të zakonshëm. Por, ka një lajm të mirë: SHBA dhe Irani po bashkëpunojnë për të ndalur rrezikun xhihadist në vend.
Republika e Afrikës Qendrore
Lufta civile shpërtheu në dhjetor 2012, pasi koalicioni i rebelëve Seleka, për më tepër mysliman, akuzoi qeverinë e presidentit François Bozizé se nuk kishte respektuar marrëveshjet e paqes, dhe më pas e detyroi të arratiset në mars 2013. Michel Djotodia, lideri i Selekas, i zuri vendin në këtë shtet me shumicë të krishterë, por në janar dha dorëheqjen dhe tani, kryetare e përkohshme e shtetit është një grua, Catherine Samba-Panza. Aktet e dhunës vazhdojnë, pavarësisht pranisë së 6 mijë paqeruajtësve të Unionit Afrikan dhe 2 mijë ushtarëve francezë. Mbi 2 mijë të vdekur, ku më shumë se gjysma janë vetëm këtë vit, të shkaktuar edhe prej militarëve të krishterë të quajtur ?antibalaka?. Një milion vetë kanë braktisur shtëpitë.
Afganistani dhe Pakistani
Në gjashtë muajt e parë të vitit është rritur me një të katërtën krahasuar me 2013-ën, pra deri në 5 mijë numri i civilëve të vrarë apo të plagosur për shkak të konfliktit mes qeverisë së mbështetur nga amerikanët dhe perëndimorët nga njëra anë (në misionin ISAF), si dhe talebanëve dhe aleatëve të tyre nga ana tjetër. Në kufi me Pakistanin, në Uaziristan, al Kaeda i ka ruajtur bazat e saj ndërkohë që në fund të këtij viti, misioni ISAF do të përfundojë punën e tij në Afganistan. Me balotazhin presidencial të 14 qershorit që u fitua nga Ashraf Ghani, mori fund epoka e Hamid Karzait. I munduri, Abdullah Abdullah bëri akuza të forta për manipulime.
Libia
Nga njëra anë grupet militarë pranë islamistëve, nga ana tjetër ata pranë laikëve. Një panoramë komplekse, në të cilën është futur në muajt e fundit edhe përpjekja për grusht shteti e Khalifa Haftar, gjeneral në pension që ka mbledhur nostalgjikët e epokës së Muammar Gedafit, diktatori i vrarë në tetor të vitit 2011 në kulmin e luftës civile dhe ndërhyrjes së NATO-s. Që atëherë, Libia ka shkuar disa herë në votime, për është zhytur sërish në kaos: Kryeministri Abdullah Al-Thinni ka dhënë dorëheqjen që në prill, dhe grupet militarë sfidohen mes tyre për kontrollin e naftës, ku më e pasura është Lindja. Mendohet të kenë vdekur 1500 vetë në epokën e pas Gedafit.
Sudani i Jugut
Fitimi i pavarësisë nga Sudani dhe regjimi ushtarak i Omar al Bashirit në 2011 nuk solli paqen në këtë republikë të re, e shkatërruar prej përplasjeve mes qeverisë së Salva Kiir, që mbështetet edhe nga Uganda, dhe rebelëve të Riek Machar, ish zëvendëspresidenti i saj. Konflikti ka shkaktuar më shumë se 1 milionë refugjatë dhe mbi dhjetë mijë të vdekur. /Espresso/
BOTA.AL
Kina dhe Japonia luftojnë për supremaci në Azinë Lindore. Pë...
Skenari i zi parashikon që një grup terrorist i afrohet një ...
Pablo OrdazEl PaisTani, pas vendimit të gjykatës së shkallës...
Më shumë se 400 vetë janë vrarë që prej fillimit të ofensivë...
Është e vështirë të imagjinohet një botë pa plastikë. Materi...
Maria Putin, vajza e presidentit të Rusisë,, pas thirrjeve p...
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Cli...
Qysh nga rënia e Mosulit, është dukur qartë se lufta në Irak...
Grekët thonë një histori kundër vetes, që lidhet me prirjen ...
“Funksionarë të Hamasit në shënjestër”, “Luftë kundër palest...
Presidenti Obama e sheh përgjegjësinë politike për rrëzimin ...
Atentati i dështuar i 20 korrikut 1944 është ngjarje e rëndë...
Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një v...
Ofensiva e grupit radikal “Shteti Islamik” në Siri dhe Irak ...
Korrupsioni, falsifikim bilancesh, mashtrim fiskal, seks me ...
Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka fituar një...
Sado e pamendueshme që mund të jetë ideja e rrëzimit të një ...
Një avion i linjës së Malaysia Airlines, që fluturonte nga A...
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Zvicër ku një burrë i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...