Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Paralajmërimi i fundit i NATO-s, se Rusia mund të ketë në plan të përdorë ?pretekstin e një misioni humanitar apo paqeruajtës? si arsye për të pushtuar Ukrainën duket ogurzi, por frika nuk është aspak e pabazë. Aktualisht ka 20 mijë trupa ruse të grumbulluar në kufirin me Ukraiën, dhe ka një histori shqetësuese të ndërhyrjeve post-sovjetike nga ana e Rusisë në ish territoret e saj.
Që nga viti 1990 ka patur jo më pak se 5 operacione të Rusisë në shtetet fqinjë, ose përmes një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak (në 2008 me Gjeorgjinë), ose përmes marrëveshjeve të armatimit dhe mbështetjes së heshtur për grupe paraushtarakë (si në Ukrainë). Siç argumenton Jeffrey Mankou tek Foreign Affairs, rezultati përfundimtar ka qenë gjithmonë krijimi i rajoneve të pavarur prorusë, të cilët praktikisht nuk i njeh askush, përveç? Rusisë.
Ndërkohë që bota pret për të parë nëse Putini do të nisë vërtetë një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, ja një histori e shkurtër e rrëmbimeve të territoreve nga Rusia në periudhën post-sovjetike. Këta janë vende që e bëjnë hartën e botës të duket ndryshe për rusët.
1. Oshetia e Jugut
Historia: Oshetia e Jugut, një rajon i diskutuar përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, ishte skena e tensionit më të fundit mes Perëndimit dhe Rusisë. Në fillim të 1990, oshetianët luftuan për pavarësi nga Gjeorgjia, dhe për vetëvendosje për rajonin e tyre unik, nga pikëpamja kulturore dhe historike: duke qenë se nuk e arritën pavarësinë, krijuan kushte për tensione të mëtejshëm. Kriza më e fundit erdhi pasi Rusia vendosi të nisë pushtimin e Gjeorgjisë në gusht 2008, gjoja si një mision humanitar për të mbrojtur oshetianët nga agresioni i gjeorgjianëve. Siç shpjegon Charles King tek Foreign Affairs, në fakt kish patur një forcë paqeruajtëse ruse në territorin gjeorgjian që prej viteve 90, pjesërisht për të mbrojtur oshetianët, por edhe për të mbështetur lëvizjen e tyre për shkëputje. Kur qeveria gjeorgjiane reagoi me forcë ndaj sulmeve të separatistëve oshetianë në gusht 2008, Rusia u kundërpërgjigj me një pushtim në shkallë të gjerë.
Rezultati: Inkursioni ishte një katastrofë humanitare dhe diplomatike. Siç shpjegon King, ?u vranë qindra vetë, mijëra refugjatë u lanë pa çati mbi krye, dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA mbërritën pikën më të ulët që prej kohërave të errëta të Luftës së Ftohtë?. E gjendur nën një trysni ndërkombëtare në rritje, Rusia i dha fund operacionit pas pesë ditëve luftë, duke shpallur Oshetinë e jugut një shtet të pavarur.
A e njeh ndokush? Jo. Rusia është një prej të vetmëve shtete që e pranon rajonin si legjitim, ashtu si edhe Venezuela, Nikaragua dhe ishulli-komb i vogël në Paqësor me emrin Nauru.
2. Abkhazia
Historia: Ashtu si dhe Oshetia e Jugut, Abhkazia është një enklavë etnike ku ka patur një prani ushtarake kohëgjatë të Rusisë, pas një lufte civile të dhunshme në Gjeorgji në fillimin e viteve 90, kur populli abhkaz u përpoq të krijojë shtetin e tij. Siç shkruan Kimberly Martin tek Washington Post, forca paqeruajtëse ruse e autorizuar nga OKB nisi të shfaqë ?shenja shqetësuese të veprimtarisë ofensive me kalimin e viteve?, duke e përgatitur zonën për konfliktin që do të vinte. Kur dhuna në Oshetinë e Jugut shkaktoi ndërhyrjen e Putinit në 2008, Abkhazia u fut shpejt në luftime, teksa ?Rusia e përdori me shpejtësi rajonin për të hapur një tjetër front me Gjeorgjinë?, siç shpejgon BBC.
Rezultati: Abkhazia u shpall shtet i pavarur (bashkë me Oshetinë e Jugut) pas konfliktit ruso-gjeorgjian. Se sa ?e pavarur? është Abkhazia kjo është e dyshimtë, pasi Rusia kontrollon kufijtë e saj dhe ka një marrëveshje për të mbajtur trupat atje edhe për 45 vitet e ardhshëm.
A e njeh ndokush? Abkhazia njihet vetëm nga Rusia, Venezuela, Nikaragua ? dhe sërish, Nauru.
3. Transnistria
Historia: Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, u rritën tensionet mes Moldavisë qendrore, dhe rajonit gjuhësor, në mos tërësisht etnik, rus në Transnistri. Lufta shpërtheu mes qeverisë qendrore dhe Transnistrisë, pasi rajoni u përpoq të shkëputet në 1990.
Rezultati: Qindra vetë vdiqën në konflikt, i cili u zgjidh vetëm në vitin 1992, kur trupat ruse ?erdhën dhe mbështetën separatistët?, shpejgon Shaun Turton tek Slate. Pas një armëpushimi, 1500 trupa ruse u vendosën në rajon, aty ku kanë qëndruar që atëherë. Rajoni është në një situatë të tensionuar por të ngrirë, teksa Transnistria vetëshpallet një shtet i pavarur.
A e njeh ndokush? Jo. As edhe Rusia, pavarësisht një referendumi të vitit 2006 ku 96% e rajonit votoi që dëshiron të bëhet pjesë e Rusisë.
4. Nagorno-Karabakh
Historia: Me vendndodhje në një varg të diskutuar malesh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Nagorno-Karabaku është pak i ndryshëm nga rajonet e mësipërm të kësaj liste, pasi nuk është shtet i pavarur, por një rajon që e pretendojnë dy kombe. Etnikisht armen, rajoni u përpoq të shkëputet nga Azerbajxhani në 1988, gjë që shkaktoi një luftë rajonale.
Rezultati: Vite të tërë lufte pllakosën në Nagorno-Karabak, teksa Rusia mbështeste në mënyrë indirekte ata që kërkonin shkëputjen, duke mbështetur Armeninë. Por, siç shkruan Brenda Shaffer tek Foreign Affairs ?Moska i armatosi të dy palët dhe i hodhi kundër njëri-tjetrit?. Pasi janë vrarë afro 30 mijë vetë, Rusia ndërmjetësoi një armëpushim në 1994. Por The Guardian shkruan se luftimet vazhdojnë edhe sot, dhe ?çdo vit, dhjetëra vetë gjejnë vdekjen në përplasje përgjatë vijave të kontrollit?. Këtë javë ndodhën luftime shumë të ashpër, me afro 15 të vdekur sipas BBC.
A e njeh ndokush? Eshtë një rast pak ndryshe nga të tjerët, pasi është më shumë një zonë e diskutuar, se sa një rajon që kërkon autonomi të plotë. Por, jo, askush nuk e njeh. Ndonëse mendimet se kujt i përket janë të ndryshëm, as edhe Armenia nuk ka zgjedhur ta njohë si shtet të pavarur.
5. Krimea
Historia: Krimea, një gadishull ngjitur me Ukrainën, është rasti më i fundit i një inkursioni të Rusisë në shtetet fqinjë. Krimea u bashkua me Ukrainën në kohën e BRSS, dhe ajo votoi formalisht për të qenë pjesë e Ukrainës në 1991 (ndonëse vetëm 54% e popullsisë votuan pro). Ky referendum reflektonte faktin që shumë banorë të Krimesë kishin lidhje më të forta me Rusinë se sa me Ukrainën, diçka që do të bëhej e rëndësishme pasi revolucioni rrëzoi presidentin prorus në Kiev, Viktor Janukoviç. Ndërkohë që trazirat në Kiev erdhën e u shtuan, Rusia shfrytëzoi rastin për të dërguar trupa të maskuara, të armatosura rëndë në Krime, për ta aneksuar rajonin.
Rezultati: Komandot rusë pushtuan me shpejtësi bazat në Krime, duke e siguruar gadishullin nën kontrollin rus. Siç shkruan The Guardian, zyrtarë të SHBA pranuan se ?Rusia ka kontroll total operacional në gadishullin e Krimesë?, dhe u përpoqën të limitojnë inkursione të mëtejshëm, në vend që të përpiqeshin të rikthenin gadishullin. Në mars, Krimea votoi të bashkohet me Rusinë në një referendum ku pjesëmarrja ishte e ulët dhe i ciliu dënua prej liderëve ndërkombëtarë. Putini firmosi zyrtarisht marrëveshjen për marrjen e Krimesë në 18 mars.
A e njeh ndokush? Jo tamam. Siç shkruan Joshua Keating tek Slate, të vetmet vende që kanë mbështetur rrëmbimin e Krimesë nga Rusia, deri tani, janë Siria dhe Venezuela. Nuk është tamam një skuadër ëndrrash, por gjithësesi të krijon një ide se kush do të ishte në radhë për të mbështetur Rusinë, nëse Putini vendos të pushtojë Ukrainën lindore. /worldpost/
Përshtatur në shqip nga bota.al
Pas autorizimit të presidentit Barack Obama, SHBA kanë nisur...
Nje peshk 4.5 m i gjate ka rene ne rrjetat e peshkatareve ki...
Militantët islamikë në Irak kanë marrë dy qytete dhe të pakt...
Të paktën 10 vetë u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën sot në ...
Presidenti Barack Obama pranoi të premten se Shtetet e Bashk...
BE hezitoi për një kohë të gjatë, tani ai vendosi sanksione ...
Në Nju-Jork vazhdojnë bisedimet ndërmjet Argjentinës dhe kre...
Teksti ishte i shkurtër, por shkaktoi shumë reagime. Gazeta ...
Deputetët gjermanë marrin një rrogë mujore bruto prej 8667 e...
Gjenialë, nuhatës të mëdhenj. Të papërmbajtshëm. Njerëz të r...
Një zyrtar i lartë ushtarak i Koresë së Veriut kërcënoi për ...
Grupi “Shteti islamik” ISIS po përpiqet me të gjitha mjetet ...
Ndërkohë që televizionet transmetojnë pamje të fëmijëve të v...
Kina dhe Japonia luftojnë për supremaci në Azinë Lindore. Pë...
Skenari i zi parashikon që një grup terrorist i afrohet një ...
Pablo OrdazEl PaisTani, pas vendimit të gjykatës së shkallës...
Më shumë se 400 vetë janë vrarë që prej fillimit të ofensivë...
Është e vështirë të imagjinohet një botë pa plastikë. Materi...
Maria Putin, vajza e presidentit të Rusisë,, pas thirrjeve p...
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Cli...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...