Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ndryshim paradigme në politikën e jashtme: Qeveria gjermane shqyrton mundësitë e furnizimit me armëve të kurdëve në Irakun e Veriut në luftë kundër milicëve të shtetit islamist, IS. Opozita kërkon vendimin e Bundestagut.
Për çfarë kanë nevojë kurdët në Irakun e Veriut për t’u mbrojtur nga milicët radikalislamikë? Si mund t’u ndihmohet atyre me municion? Gjermania ka vendosur të dërgojë armë në zonën e luftës – dhe në rast nevoje jo thjesht aksesorë si dylbi ushtarake apo jelekë antiplumbi, por armatime të rënda. “Gjermania do të veprojë me maturi të veçantë tek ndihmat e armatimeve dhe do ta koordinojë këtë me aktorët ndërkombëtarë”, premtoi ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, (SPD). Ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU) e argumentoi këtë vendim “me përparimin e shpejtë, dhe mënyrën veçanërisht brutale të milicëve islamistë.” Të dy ministrat gjermane bënë fjalë se një shtyrje e këtij veprimi prek interesat gjermane të sigurisë. “Pasojat do të ishin të jashtëzakonshme”, është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier. Krahas Gjermanisë dhe Franca, Italia, Britania e Madhe janë të gatshme të dërgojnë armë tek luftëtarët kurdë. Bundeswehr-i do të sqarojë deri të mërkurën se çfarë armësh do të dërgohen nga shtetet e tjera për të bërë një koordinim më të mirë, sqaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jens Flossdorf. Problemi i armatimit të kurdëve qëndron edhe tek mosnjohja e teknikave të armëve moderne, kurdët njohin më së shumti armë të tipit rus, Kalashnikov AK-47, por nuk dinë të përdorin armë të shpejta si G36 gjermane, bëri të ditur Flossdorf. Sipas zëdhënësit gjerman është e mundur që instruktorët kurdë të trajnohen diku tjetër. Në këto kushte është e pamundur që kurdët të pajisen me armë të teknologjisë së lartë, tha Flossdorf.
Konferencë shtypi e ministrit të Jashtëm, Steinmeier dhe minstres së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen
Punë bindëse brenda politikës gjermane
Që të martën në mbrëmje ministri i Jashtëm socialdemokrat, Steinmeier u përpoq të bindte kolegët e partisë së tij për furnizimet me armë. Fakti që Gjermania furnizon me armë palët në një konflikt të caktuar, konsiderohet një ndryshim rrënjësor i politikës së jashtëm gjermane. Sigurisht jo të gjithë politikanët gjermanë janë dakord për këtë. Ministri Steinmeier është i vetëdijshëm për një hap të tillë, por ai është i sigurtë: “Në një krizë të tillë kaq akute nga ne kërkohen vendime të vështira”, shkruan ai në një letër drejtuar kolegëve socialdemokratë. “Nuk ka përgjigje të thjeshta. Por kjo nuk do të thoë që ne duhet t’u ikim vështirësive.” Steinmeier përmend dilemën e përhershme të qeverisë gjermane për të gjetur drejtpeshimin mes “rregullave strikte të eksportit të armatimeve” dhe “interesave të jashtme dhe të sigurisë të Republikës Federale dhe atyre të aleancës.” Një argument i rëndësishëm i minsitrit të Jashtëm, Steinmeier është që të krijohet një korridor i sigurtë për ndihma humanitare. Marshimi brutal i forcave të shtetit islamik duhet të ndalet.
Qeveria gjermane u tregua e hapur për të tërhequr parlamentin në çështjen e dërgimit të armëve tek kurdët. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh se deputetët nuk do të votojnë, por pjesëmarrja e parlamentit në këtë vendim do të kuptohet si informim. Por Katrin Göring-Eckart kryetarja e fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag është shprehur se “qeveria gjermane nuk duhet të bëjë furnizimin e mundshëm me armë vdekjeprurëse pa vendimin e parlamentit.” Edhe nga ministri i Zhvillimit i CSU-së, partisë kristiansociale erdhi një reagim i ngjashëm. “Nuk besoj se kjo bëhet duke anashkaluar parlamentin.”
Milicët e IS
Dërgimi i armëve – vendim jopopullor
Edhe pse në qeverinë gjermane është e qartë tendenca për dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, gjermanët nuk janë shumë të gatshëm për këtë. Sipas një sondazhi të revistës gjermane “Stern” gati 63% e gjermanëve janë kundër dërgimit të armëve. Ndërsa tek femrat e pyetura madje 75% e tyre ishin kundër armatosjes së kurdëve që luftojnë kundër shtetit islamik, IS.
Por shumica e gjermanëve mbështesin ndihmën humanitare që duhet të dërgojë Gjermania në rajon. Gjermania ka ofruar një ndihmë prej 25 milionë eurosh, dhe pritet që kjo shumë të rritet në të ardhmen.
Gazetari James Foley në Alepo, SiriVideoja me titullin “Një ...
Nuk përjashtohet një luftë e hapur ruso-ukrainase. Konflikti...
Dështimi i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve lidhet ...
Franca është shteti i parë evropian që do t’u dërgojë armë k...
Që kur javën e kaluar adoleshenti afroamerikan Michael Brown...
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishë...
Assange tha këtë të hënë në kryeqytetin britanik se “së shpe...
Ka citate që thuajse i ndjekin politikanët tërë kohën nga pa...
Virusi vdekjeprurësMë shumë se 300 vetë janë sëmurë tashmë n...
Në Ukrainë lindore, separatistet prorusë qëlluan sërish një ...
Policia britanike thotë se një person ka vdekur dhe të paktë...
Vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së tregon se sa e pave...
Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist “Shteti Islam...
Gjatë më shumë se pesë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë Obama ka...
Plot 9000 euro merr në muaj çdo deputet i Bundestagut për pu...
Ekstremistët e ISIS vazhdojnë masakrat ndaj komunitetit Yazi...
Lufta kibernetike, një kufi i ri Më 18 nëntor 2012 Carmela A...
Andrew ShengStrategu ushtarak gjerman i shekullit 18, Carl v...
Prodhuesit evropianë të frutave dhe të perimeve, që i ekspor...
Gaza pas pesë javësh luftë. Njerëzit ngjiten mbi rrënoja dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...