web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiperise i duhet Banka, qeverise-guvernatori

15 Gusht 2014, 08:39, Politikë CNA

Nga Astrit PATOZI

Se pari, refuzoj kategorikisht t’i pergjigjem pyetjes ne mode te ketyre diteve, nese jam me Fullanin, apo kunder tij. Sepse me duket teper fyese, nderkohe qe nuk kam asnje arsye ne bote qe te jem patjeter ne njeren ane te kesaj barrikade artificiale. Por sigurisht qe mund te flas rreth asaj qe po ndodh me Banken e Shqiperise, pas zbulimit te vjedhjes se bujshme. 

Mendoj se skandali eshte nje pasqyre e perkryer per te pare fytyren e deformuar te institucioneve tona, ose me mire te themi, te vete sistemit, qe kemi ndertuar. Eshte pikerisht ajo qe ne nje fare menyre kemi mbjelle e qe tani po e korrim dhe ketu nuk kam parasysh vetem Banken e Shqiperise. Sepse, po te zhvendosesh ne shumicen e atyre, qe konsiderohen institucione te pavaruara, eshte e njejta panorame, ku pothuaj gjithcka vertitet rreth titullarit, i cili eshte edhe dielli edhe shiu, por mbi te gjitha percaktuesi i vetem i raporteve, jo vetem te brendshme te “cifligut” te vet, por edhe ato qe rregullojne marredheniet me te tretet. 

Dhe kete askush nuk e thote, ndonese pakkush nuk e di. Ne kemi nevoje per nje sjellje te re insistucionale, e cila para se gjithash percohet nga politika, e cila eshte edhe pergjegjesja kryesore, ne mos e vetmja per kete gjendje. Jo thjesht me emerimet e saj pergjithesisht klienteliste, se sa me marredheniet e kompromentuara, qe vendos me te zgjedhurit e vet, pas votimit te tyre.

Por cfare po ndodh realisht? Qeveria kerkon te laje duart, duke treguar gjoja pafuqine e vet per te reguar. Eshte fshehur ai burri, qe edhe per gjene me te vogel, te tund para syve pergjegjesine para 1 milion “shuplakave”, qe e kane votuar me 23 qershor. Ne fakt, kryeministri ka marre pozicionin me te keq, ate te skuthit, i cili nuk eshte i shqetesuar fare prej skandalit, por thjesht perpiqet te perfitoje sa mundet prej tij. Mendoj se Edi Rames i intereson qe vorbulla me kerkesen per doreheqje te Fullanit te vazhdoje, duke shpresuar se nje fare fature me te i shkon edhe opozites, si dhe partnerit te koalicionit, Ilir Meta, i cili eshte shprehur hapur pro tij. 

Por ai eshte brenda gjithashtu edhe per skenarin tjeter, qe Fullanin ta lene nervat, apo te ndodhe dicka tjeter dhe ai te largohet. Me siguri qe e ka bere gati zevendesuesin dhe eshte dramatike te mendosh qe ne mendje ka nje njeri qe duhet t’i behet nje nder, i cili jo vetem te mos e permiresoje situaten ne Banken e Shqiperise, por mund ta coje edhe me keq. Te vetmen detyre do te kete qe here pas here t’i bej fresk qeverise, ne kembim te nje zinxhiri marramendes perfitimesh dhe me te gjithe Banken ne dispozicion, te cilen vetem se nuk e hipotekon dot ne emer te vet. Sepse ndryshe, do e kishim sot nje kryeminister qe do te fliste per ligj te ri te funksionimit te Bankes dhe per nje qasje te re te qeverisjes se saj, te raporteve te reja te saj me ekzekutivin dhe parlamentin, po aq sa edhe duke u rene kembanave se ne te njejten derexhe ndodhen edhe institucionet e tjera, pavaresisht se ne to nuk kane shperthyer skandale te ngjashme.

Ndersa Ilir Meta, si politikan pragmatist qe shquhet, eshte me i drejtperdrejte. Vete ben sikur e mbron publikisht, ndrsa nga ana tjeter i leshon te tijet qe nuk kerkojne vetem koken e Fullanit, por edhe ato te Keshillit te Bankes. Natyrisht, duke menduar si gjithmone se ne cdo torte qeverisese nje cope e mire i takon LSI-se. Ky kombinacion sigurisht qe e tejkalon edhe pritshmerine me optimiste te antifullanisteve, pasi as qe mendohet qe nje keshill i rinovuar do te mbaje te njejin guvernator. Me nje gur, vret dy zogj, merr keshillin dhe pastaj largon edhe Fullanin. Pra, shikohet qarte se qeveria, apo mazhoranca ne pergjithesi, duan thjesht dhe vetem ta kapin per vete Banken e Shqiperise, jo te ndreqin ndonje gje ne te, dhe ne keto rrethana e gjitha ngjan me nje loje te piste politike.

Ndersa opozita duket si me e sinqerta ne qendrimin e saj, pavaresisht se, si cdo gje ne kunderrrjedhe, ai nuk eshte per t’u lakmuar ne keto caste. Ajo eshte e perligjur gjithesesi ne piken qe shikon nje sulm te paster te mazhorances per te futur nen sqetull nje tjeter institucion te pavarur dhe per ta perdorur kunder saj. Por deri ketu. Per fat te keq, themelet e Bankes jane tronditur nga nje bombe qe plasi nga brenda, dhe jo si ato te ambasades sovjetike, per te cilat mund te akuzohej qeveria.

Ne rast se ne do te ishim shtet serioz, sic nuk jemi, Ardian Fullani do ta kishte dhene doreheqjen qe diten e pare. Njesoj si ne perendim nje minister transportesh largohet pa u menduar dy here nga detyra per shkak te perplasjes se nje treni. Me kete rast, do te kishte evituar furine e histerikeve kunder tij, qe duket se nuk kane ndermend ta leshojne. Ndonese te grupuar nga arsye nga me te ndryshmet me njeri-tjetrin, ata duken kembengules. Por mbi te gjitha, se do te kishte qene edhe vete i bindur se ne nje shtet te lire dhe normal askush nuk mund te lincohet pafundesisht edhe sikur te kete pergjegjesi direkte per ndonje afere, jo me te ndodhe e kunderta.

Nga ana tjeter, dhe kjo eshte me e rendesishme, qeveria nuk do te ferkonte duart se u hap nje vend per “qoke” te madhe, por do te kishte nisur negociatat me opoziten per te zgjedhur nje guvernator sa me konsensual. Mendoj se Shqiperia ka me shume nevoje per nje guvernator te gjithepranuar politikisht, sesa per nje president te tille. Por kjo qeveri duket shume vite drite larg ketij koncepti.

Per shkak se ne nuk jemi nje shtet serioz nuk ka ndodhur deri tani asnje nga te dyja, ndaj edhe eshte e padrejte qe per gjithcka po zhvillohet te fajesohet vetem Fullani.





13:21 Politikë

Idrizi: Fullani IK

Dorëheqjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Ful...

Lajmet e fundit nga