Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
-Skandali me kontrollin e UET; pikat ku shkelet ligji; pazaret me viktimat e reformës; në ç? mënyrë Henri (Neim) Çili po tenton dyfishimin e tarifave dhe çmimeve tek MEGA KIOSKA që po ndërton-
Nga Elvi FUNDO
Reforma në universitete është një nga fushat ku sot po debatohet me gjerë nga politika dhe shoqëria. Në fakt ka një konsensus të gjerë të opinionit publik, se reforma duhej të ndodhte, se vërtet shumë shkolla të larta apo universitete private ishin kthyer në shtypshkronja diplomash.
Shpesh media ka denoncuar skandale dhe ajo e djalit të politikanit Umberto Bosi në Itali, ishte me flagrantja.
Mbështetje të gjerë ka patur nga shoqëria dhe opinioni publik për një reformë të vërtetë , dhe që i duhej shoqërisë, por ajo që flitet në media me atë çfarë ka ndodhur vërtetë, janë shumë larg njëra – tjetrës.
Kjo për disa fakte që do t?i përmend më poshtë.
Së pari, reforma ka qenë e dirigjuar nga një universitet privat, i drejtuar nga Henri (lexo Neim) ÇILI. Ky i fundit ka qenë ideatori dhe personi kyç në këtë ?reformë?. Në të vërtetë, universiteti i Neimit duhej te mbyllej i pari, dhe ai vetë duhej të merrej i pandehur nga prokuroria, për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe abuzime.
Për këtë na ndihmon vetë raporti i kontrollit të MAS dhe ajo që është shkruar në rreshtat e tij:
Pak vite me parë, Cili deklaronte në broshurat e Universitetit të vet,dhjetra dhe qindra pedagoge, të brëndshëm dhe të jashtëm. Them në broshura, pasi në sigurimet shoqërore dhe organet tatimore deklaroheshin shumë pak prej tyre.
Nuk ndodh kështu sot. Kontrollet tatimore dhe koordinimi i Drejtorisë së Tatimeve me Ministrinë e Arsimit ka bërë që këto dy vjet, Cili të ulë numrin e pedagogëve, në përpjekje për të ulur kostot dhe për të mos paguar sigurime shoqërore.
Neim Universiteti uli dukshëm numrin e pedagogëve, duke raportuar gjithsej 167 pedagogë, nga të cilet 80 të brendshëm dhe 87 part- time.
Sipas Udhezimit Nr. 30 te datës 26.09.2007 që mban firmën e Ministrit Pollo, tek shtojca 1 pika 4 thuhet: Raporti personel akademik-student duhet te jete 1 me 20 (dhe sigurisht këtu nuk llogaritet stafi I jashtëm). Po të kalkulojmë raportin pedagog- student, ky raport te Neim Cili del 1 pedagog për 50 studentë.
Ketu fillojnë dhe tirren hilet e raportuesve apo kontrolluesve të Ministrisë së Arsimit. Në rastit e ?Neim universitetit? kjo shifër merret total, pra 167 pedagoge, duke lënë mënjanë pikën 4 të udhëzimit.
Mjafton vetëm kjo shifër të vihet në jetë sipas udhëzimit dhe Neimi sot duhej të ishte pa licensë. Kjo nësë kontrollorët do t?i referoheshin udhëzimit të sipërpërmendur dhe nuk do të bashkonin me dashje stafin e brendshëm me atë të jashtëm dhe vizitorë. Në ?Neim Universitetin?, nga një llogari e thjeshtë; 4 mijë studentë, që ka ky universitet, pjesëtuar me numrin e pedagogëve efektive, na rezulton shifra 1 me 50.
Një tjetër fakt i shkeljes flagrantë të ligjit ka të bëjë me raportin staf i brendshëm dhe staf i jashtëm. Sipas udhezimit të sipërpërmendur (Nr. 30 të datës 26.09.2007) që mban firmen e Ministrit Pollo, tek shtojca 1 pika 5 theksohet: Personeli efektiv akademik duhet të mbulojë rreth 2/3 e ngarkesës mësimore për çdo program studimi. Pra, raporti staf i brendshmë me staf të jashtëm duhet të jetë 70% me 30 %. Edhe ky fakt anashkalohet me dashje nga kontrollorët e MAS.
Të dyja këto pika (4 dhe 5) të udhëzimit janë të qarta dhe në bazë të këtyre shkeljeve, qeveria ka vepruar në disa raste me heqje apo pezullim aktiviteti. Këtu, biem dakort të gjithë, që veprimi i qeverisë është plotësisht ligjor. Por, duke hulumtuar dhe investiguar, duke lexuar rrjeshtat e raportit të kontrollit, që iu është bërë universiteteve na del një fakt, i cili zbulon se reforma është drejtuar dhe dirigjuar nga Neim (Henri) Çili apo ka qenë dukshëm në interesin e tij.
Nëse, universitet e mbyllura nga qeveria u quajtën Kioska, universitei i Çilit na del, MEGA KIOSKË. Në zbatim të ligjit: Stafi duhet të ishte; nga 167 pedagogë githsei; 110 efektive dhe 55 part- time. Këtu pra, ndeshemi përsëri me një një shkelje flagrantë nga MASH, sepse pedagoget merren më total dhe jo sipas ndarjes së përcaktuar, ?Neim universiteti? ka 30 pedagogë më pak efektivë; në total mbi 30% e stafit efektiv është jashtë tij dhe mbulohet me part time, por udhëzimi e ka të përcaktuar: ?Duhet të mbulojë 2/3? dhe kjo është një shkelje e dytë që e çon Mega Kioskën e Neimit, sipas pikës 5, pa licensë.
Por, kjo për çudi nuk ka ndodhur!
Pika tjetër që ?Neim universiteti? nuk plotëson sipas ligjit, janë kushtet në infrastrukturë.
Sipas legjislacionit në fuqi, sipërfaqja në metër katrorë për çdo student duhet të jetë 4.5 – 5 m2 për shkencat shoqërore dhe 7.5 m2 studentë, në shkencat natyrore. Mega Kioska e Neimit, jo vetëm nuk plotëson këtë kusht (aktualisht ka rreth 9000m2), por është totalisht në shkëlje të ligjit duke paraqitur në broshurat e tij një Mega kampus më 15. 000 m2 dhe sipërfaqe godine 13. 000m2.
Krahas kontrollit të ligjshmërsië për infrastrukturën, grupi i inspektimit në kuadër të verifikimit të ligjshmërisë ka pasur për detyrë të kontrollojë edhe katalogët apo broshurat e shpërndara informuese të universitetit (pika 20).
Grupi i inspektimit në abuzim me detyrën ka fshehur të vërtetën në raport për Megakioskën e Cilit. Megjithëse në materialin e kontrollit përmendet sipërfaqja e godinës prej rreth 9000 m2 dhe në një pjesë tjetër të materialit përmendet edhe numri i studentëve, inspektorët kujdesen që të mos përmendin (fshehin) raportin m2/ student duke anashkaluar kërkesën e ligjit.
Duket qartë se Megakioska e Cilit nuk plotëson një nga kushtët bazë, atë të infrastrukturës (ligji kërkon 4.5 m2/student në shkencat shoqërore, ndërkohë që universiteti i Cilit aktualisht ka vetëm 2.8 m2/student).
Grupi i inspektimit përsëri në abuzim me detyrën ka fshehur të vërtetën në raport për Megakioskën e Cilit, këtë rradhë për vërtetësinë e materialeve publicitare. Në broshurat e Cilit deklarohet një Mega kampus me një sipërfaqe 15. 000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 13. 000 m2. Broshurat i gjeni gjithandej dhe mund ta verifikoni. Aktualisht të dy godinat bashkë të Megakioskës së Cilit kanë një sipërfaqe totale prej 9000 m2. Grupi i kontrollit përsëri fsheh të vërtetën dhe duke duke e anashkaluar këtë fakt, abuzon me detyrën. Kujtojmë që abuzimi me detyrën përbën vepër penale.
Evidentimet e sa mësipërme përbëjnë shkëlje flagrantë të ligjit, cka duhet të conte automatikisht në heqje të licences së UET.
Por, kjo për çudi nuk ka ndodhur!
Në të vërtetë këtu nuk ka ndonjë çudi. Mos heqja e licensës nuk ndodhi, sepse njeriu që përgatiti ligjin e ri ishte vetë Neimi; strukturat u financuan nga Neimi, madje edhe zgjidhjet i ka gjetur vetë Neimi në takimet e tij të vazhdueshme.
Ka shumë raste për ta ilustruar këtë, por po përmendim vetem dy prej tyre:
Përpara aktivitetit për Ligjin e Arsimit të Lartë tek hotel ?Sheraton? ( i organizuar po nga Neim Çili), u organizua një takim i Çilit me Endri Fugën, në një nga restorantet në qendër të Tiranës, takim i cili i dha dorën e fundit ligjit në fjalë. Dreka e fundit, që mund të quhet me plot gojën edhe ?dreka mortore e universiteteve?, e Kryeministrit Edi Rama me Neim Çilin, është shtruar pikërisht ditën kur universiteteve iu hoqën licensat, edhe ky aktivitet ka qënë me nismën dhe sponsorizimin e vetë Neim Çilit.
Fakti më tronditës është se, një prej universiteteve- kioska, i akuzuar disa herë për shitje diplomash dhe i shumë akuzuar nga Ministria e Arsimit, po shkon nën sqetullën e Neimit, nëpëmjet një levizjeje ?ligjore?, ai do jete pjese e UET dhe do të funksionojë njësoj si më parë…, pra MEGA KIOSKA vazhdon të zmadhohet si ?vrima e zezë? në Kozmos.
Tani kuptohet se, ato që trumpeton i nderuari kryeministër dhe ministria e tij, janë vetëm fjalime pupuliste politike, që të kujtojnë proverbin e vjetër se: ?Gënjeshtrat më të mëdha thuhen publikisht!?. Në këtë reformë ata që digjen, janë më të dobëtit dhe pa përkrahje në rangjet e larta qeveritare. Pjesa më e madhe e atyre që po përfliten se ?falimentuan? nuk kanë dalë nga loja. Kioskat kanë ndryshuar vetëm lojën dhe bojën; nëse kishin nga një menaxher, tani do kënë Neim Çilin kryemenaxher. Për më tepër, qëllimi kryesor i këtij njëriu nuk është cilësia në arsim, por ritja sa më shpejt e çmimit për student tek privatët. Të gjitha rrugët të çojnë tek ky përfundim.
Pas lojës me qeverinë, luftës me rivalët, marrjes nën sqetull të Kioskave brenda MEGA KIOSKËS dhe mega piramidës të ?Neim Universitetit?, çmimet do të shkojnë në stratosferë, dyfishimi i tyre është minimum i asaj që do të ndodhë.
Mediat njoftojne se aktori dhe komediani amerikan Robin Will...
Në fakt, nuk bëhet thjesht vetëm për të përgjuar bisedat tel...
Personi që bleu biletën me emrin Dan Cooper u ul në sediljen...
Të parët që ngritën shërbime të fshehtë ishin popujt e Mesop...
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në SHBA konsumohet në...
Nga Kastriot MyftarajNë 7 maj 2012 në emisionin “Opinion” të...
Fillon ne Korce, mbledhja e firmave per shkarkimin e Guverna...
Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për sta...
Ne oren 18 perpara Katedrales te qytetit te Korces, nje grup...
Teksti i mëposhtëm është mesazh i shqiptaro-amerikanit Geri ...
Komunitetet shqiptare në Shqipëri kanë reaguar ndaj dhunës b...
Prokuroria e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj të hëne me s...
Shkodra duket se është bërë epiqendër e krimeve këto ditët e...
Shpejtesia apo pakujdesia? Keto tashme kane pak rendesi, mje...
eklaratë e deputetit, Eduard HalimiDeri me tani u kemi faktu...
Çekia e konsideron marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe C...
Dhjetëra veprimtarë të shoqërisë civile vazhduan edhe sot mb...
“Toke toke” titullohet kënga më e re e Dr.Florit, të cilën e...
Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në ...
Veprimet e Ardian Bitrajt për vjedhjen e Bankës së Shqipëris...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...