Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Nga Edison YPI
Shtëpi më të larta se tre kate ndalohen me ligj. Nuk lejohen terracat e betonit. Lejohen vetëm çati me tjegulla. Meqënëse në shtëpi njeriu nuk ngjitet e zbret si maçok por hyn e del si Zotni, përdorimi i ashensorëve ndalohet rreptësisht. Lavatriçja le të rrijë. Por e thjeshtë, pa gjithato mrroklla elektrike dhe elektronike. Frigoriferi, ky dimër i vogël i panevojshëm, tu lejohet si mjet eutanazik atyre që me vullnetin e vet duan të vdesin. Kondicionerët e ajrit të shpallen ?Armik i Shëndetit të Popullit?, ose edhe më zi, ?Armik i Popullit?. Asgjësimi i kondicionerëve me çdo mjet dhe mënyrë të konsiderohet detyrë patriotike në të mirë të Kombit. Kush shkatërron sa më tepër kondicionerë, të dekorohet ?Mjek Autodidakt?. Në oborr të shtëpisë ka një pus ku zbriten me litar për tu freskuar, jo zarzavatet, se ato gatuhen atypëraty, vetëm sharqinjtë dhe shishet e kosit. Në oborr ka dhe një kotec pulash dhe një kalibe qeni. Porta mbyllet natën me një lloz të ndryshkur.
Udhëtimet bëhen me tren më qymur me shtëllunga tymi që ikin drejt qiellit nga oxhaku i një lokomotive të zezë si nga një çibuk gjigand. Lokomotiva ja bën çuf-çuf dhe fiuuuuuuuu. Treni ndalon në çdo stacion. Më të shijshmit e stacioneve janë ata ku megjithse treni rregullisht ndalon, as hypën as zbret kush. Nëpër stacione plot njerëz që zbresin, hipin, takohen, përqafohen, ndahen, fshijnë lotët me shami. Pamja e stacionit që treni lë pas është nga më të bukurat, nga më turbullueset. Hutimi i atyre që kanë mbetur mbi bankinë pasi treni ka ikur është një rrënqethje estetike që çudi se si deri më sot nuk e ka pavdekësuar asnjë piktor dhe asnjë fotograf. Gjynah që piktorët merren vetëm me të lumturit që ikin dhe jo me qyqarët që mbeten. Ndërkohë që treni është nisur, disa shohin të përhumbur nga dritarja. Njëri lexon gazetën. Disa të panjohur kanë nisur muhabet. Të tjerë duan të nisin muhabet, por nuk guxojnë derisa të gjejnë ndonjë rast. Nga dritarja duken fusha, pyje, shtëpi të rralla, rrugë me dredha, fshatra rrëzë kodrave në horizont, të gjitha drithëruese.
Makinë edhe mund të kesh. Por me disa kushte; Të ndizet me manovelë. Ndenjëset të jenë të forta. Për marsha automatikë s?bëhet fjalë. Xhamat të mos ulen e ngrihen me korent, por vetëm me një rrip, e shumta me një dorezë mekanike rrotulluese. Nëse motorri nuk bën pak zhurmë dhe nga pas nuk del pak tym, makina nuk ka aspak lezet.
Natyrisht që do lexosh romane. Përmbajtja e romaneve mund të jetë edhe lemeritëse, madje të tillë ku m?i gjen, por lemeritja në roman apo novelë duhet të përcillet me gjuhë dhe strukturë të thjeshtë, fillimi, vazhdimi, mbarimi, të mos bëhen lëmsh. Kështu ka qënë dhe kështu do jetë. Sa i përket zhdërvjelltësisë së gjuhës dhe përmbajtjes, në romanet e mira ai nuk i thotë asaj ?të dua pafund? se ?pafund? s?ka asnjë kuptim. I thotë ?Të dua më tepër se udhëtari i shkretëtirës pikën e ujit? ose ?Të dua më tepër se Da Vinci simetrinë?. Romani për së mbari, nuk shkruhet ndryshe veçse me penë e bojë mbi letër të bardhë që mbahet mbi gju ose mbi tavolinë. Autorët që bëjnë ?eksperimente? apo që pretendojnë se kërkojnë ?forma të reja?, nuk janë shkrimtarë, janë edepsizë që duhen dënuar me burgim të përjetshëm, ose me vdekje. Nëse kanë vdekur, duhen dënuar me harrim.
1 fim në javë. Jo në televizor. Televizori nuk është për filma, televizioni është për habere. Filmi shihet në kinema. Rradha kaq, karrikja aq. Nga e majta Ginger Rogers. Nga e djathta, Fred Astaire. Ti në mes. Tre rradhë më tutje Udi Allen. Pak më tëhu Pedros Almodovar. Luis Bunuel pas kurrizit. Mishel Pikoli? seç po i çuçurit një bukurosheje në vesh. Filmi i mirë ka natyrisht femra të bukura. Ama vetëm sipas përcaktimit të Gina Lollobrigita-s; ?Femër e bukur nuk është ajo që bëhet aq më tepër joshëse sa më tepër çvishet. Femër e bukur është ajo që bëhet aq më tepër ndjellëse sa më tepër vishet?.
Fotografitë vetëm bardh-e-zi. Jo shumë se u ikën lezeti. Fotografi bëhet vetëm 1.
Inshallah nuk bëhet, por po u bë ndonjë luftë, lufta duhet të bëhet pa aeroplana dhe tanke, vetëm trup me trup me ushtarë që godasin njëri-tjetrin me bajoneta dhe me shqyta nëpër llogore plot me baltë pa e ditur pse po bëhet ajo luftë. Pse bëhet lufta duhet ta dinë vetëm gjeneralët të cilët luftën e shohin me dylbi nga maja e kodrës. Ushtarët të mbajnë nëpër portofole fotografitë e të dashurave. Ai që nuk ka të dashur, fotografinë e Nënës, por pa poezinë përkatëse të Eseninit sepse janë vargje naive. Në spital të plagosurit të dashurohen me infermieret që kujdesen për plagët.
Ata që kanë probleme me njëri tjetrin të mos bëjnë llallalla lart e posht, por të bëjnë Duel me shpata ose kobure, rregullat e të cilit të përcaktohen me ligj. Favorizohet kush bën Duel për çështje sentimentale, dashuri, xhelozi, tradhëti etj.
Për mesazhe të shpejta dërgohen dhe merren telegrame.
Për komunikime të gjata, letër e shkruar me penë e bojë, mbyllur në zarf, lagur me pështymë, ngjitur me tutkall, adresë dhe pullë mbi zarf, kuti postare. Pastaj heshtje, pritje, ankth.
Televizori është i mirë. Por jo me personazhe të ftohtë dhe të famshëm. Vetëm me personazhe të ngrohtë dhe të dashur. Por meqënëse të tillë s?ka, televizorin hidhe në plehra.
Interneti dhe celulari ende nuk janë shpikur. Mallkuar qoftë dita kur do shpiken. Bekuar qoftë dita kur do harrohen.
Ai ose ajo që kapet duke e pritur të dashurën ose të dashurin me kufje në vesh, 7 vjet burg.
Përveç pak shpikjeve kaurreske si energjia elektrike dhe kirurgjia plastike, ca shpikjeve turke si haremi, mulliri i kafes, lëngu i shegës, shiltja e çlodhjes, synetllëku i pastërtisë së hallateve, pa lënë mënjanë Kinën me barutin dhe mëndafshin e të mbathurave të femrave, kush tenton të shpiki të tjera facilitete që ngathtësojnë trupin dhe mpijnë trurin, si karrike të rehatëshme, divanë të butë, qëruese patatesh, dyshekë ortopedikë, jorganë të ngrohtë, dënohet me izolim të përjetshëm në ishullin e Sazanit.
Jo vetëm kush eksperimenton apo prodhon, por edhe kush ha, qoftë edhe pa dijeninë e tij, ushqime të modifikuara genetikisht, pushkatohet në vend pa gjyq.
Në rast të kundërt, pra nëse bën, dëshiron, apo edhe vetëm ëndërron, ndonjë lloj tjetër jete sadopak të ndryshme nga ajo si më sipër, mos u anko se gripi të zë, qurrat të rrjedhin, kurrizi të dhemb, seksi s?të bëhet, shikimi dhe dëgjimi po të dobësohen, koka të është mbushur me 100 miza, 200 bretkoca, 300 fyej, 500 klarineta, 600 violina, 700 trena, 800 pushkë, 900 granata, 1000 bomba.
Policia e Spanjës bëri të ditur se ka shkatërruar një rrjet ...
Shkrimtari Dritëro Agolli ka komentuar përmes një interviste...
-Skandali me kontrollin e UET; pikat ku shkelet ligji; pazar...
Mediat njoftojne se aktori dhe komediani amerikan Robin Will...
Në fakt, nuk bëhet thjesht vetëm për të përgjuar bisedat tel...
Personi që bleu biletën me emrin Dan Cooper u ul në sediljen...
Të parët që ngritën shërbime të fshehtë ishin popujt e Mesop...
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në SHBA konsumohet në...
Nga Kastriot MyftarajNë 7 maj 2012 në emisionin “Opinion” të...
Fillon ne Korce, mbledhja e firmave per shkarkimin e Guverna...
Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për sta...
Ne oren 18 perpara Katedrales te qytetit te Korces, nje grup...
Teksti i mëposhtëm është mesazh i shqiptaro-amerikanit Geri ...
Komunitetet shqiptare në Shqipëri kanë reaguar ndaj dhunës b...
Prokuroria e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj të hëne me s...
Shkodra duket se është bërë epiqendër e krimeve këto ditët e...
Shpejtesia apo pakujdesia? Keto tashme kane pak rendesi, mje...
eklaratë e deputetit, Eduard HalimiDeri me tani u kemi faktu...
Çekia e konsideron marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe C...
Dhjetëra veprimtarë të shoqërisë civile vazhduan edhe sot mb...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...