Miratohet ligji antiduhan, zbatimin dhe rezultatet ne pikpyetje
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin ...
Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga debatet në lidhje me p/ligjin e propozuar për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, strukturë e cila do të emërtohet Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme. Kundërshtitë për draftin e paraqitur kanë ardhur nga deputetët e LSI, që kanë shprehur rezerva për disa nga nenet e draftit.
Deputeti Luan Rama ka ngritur shqetësimin se disa nene të draftit i japin Ministrit të Brendshëm më shumë kompetenca sesa i takojnë, madje Rama ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se ky model i ofruar ngjason me atë të Sigurimit të Shtetit gjatë viteve të diktaturës.
Një tjetër nen që ka shkaktuar debate në komision ishte ai mbi informacionet që kishte të drejtë ministri i Brendshëm të informohej në lidhje me burimet e informacionit. Në këtë kuadër, komisioni ka vendosur zhvillimin e diskutimeve në mbledhjen e ardhshme, për shkak të mosdakordësisë mbi këtë nen të p/ligjit.
Po kështu, Komisioni ka rrëzuar amendamentin e Komisionit parlamentar të Ligjeve që kishte propozuar që të drejtën e miratimit të strukturës ta kishte Kryeministri, ndërkohë që tashmë me ndryshimet e miratuara në Komisionin e Sigurisë këtë të drejtë e ka ministri i Brendshëm.
Sipas draftit, ky ligj ka si qëllim të përcaktojë misionin, organizimin, funksionimin, rregullimin e pozitës juridike të Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme, si dhe karrierën, detyrat, të drejtat e përgjegjësitë e punonjësit të këtij shërbimi. Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme e ushtron veprimtarinë e tij ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, strukturës përgjegjëse për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë dhe strukturës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin. Misioni i Shërbimit është garantimi i zbatimit të ligjit dhe interesave të publikut, mbrojtja nga veprimtaria e mundshme kriminale dhe e kundërligjshme e kryer nga punonjës të veçantë të strukturave pavarësisht nga funksioni dhe grada.
Në nenin 5 përcaktohet veprimtaria e Shërbimit ku përfshihet: parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprave penale si dhe i shkeljeve të ligjit të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, pranimi, administrimi dhe zgjidhja e ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës sipas standardeve të miratuara me akte normative, për vepra penale dhe shkelje të tjera të ligjit.
Gjithashtu përfshihen inspektimi për verifikimin e respektimit të ligjshmërisë, në përputhje me legjislacionin dhe standardet e miratuara me akte normative, ruajtja e integritetit të punonjësve të strukturave, kontrolli i pasurisë së pajustifikuar të personave, objekt hetimi, për goditjen e veprimtarisë korruptive dhe kriminale dhe analiza, studime dhe rekomandime të përgjithësuara në bazë të inspektimeve dhe hetimeve për aspekte të rëndësishme të organizimit e të funksionimit të strukturave dhe pritshmërisë së publikut në drejtim të sigurisë publike. Në draftin e miratuar në mbledhjen e Qeverisë parashikohet që kjo strukturë funksionon e pavarur nga strukturat, në përputhje me ligjet, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, vepron pa diskriminim, duke respektuar asnjanësinë politike, ruatjen e informacionit të klasifikuar dhe në mënyrë transparente.
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin ...
“Panorama” shkruan sot se politikani Sali Berisha, në kohën ...
Grabiti 3 milionë euro nga llogaritë bankare të 57 klientëve...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar nepermjet rrjetit ...
Ish-kryeministri njëherësh ish-kryetari i PD Sali Berisha pr...
Situtatat e krijuara në disa prej degëve të Partisë Demokrat...
Nje ngjarje e paprecedent ka ndodhur ne PD-ne e Pogradecit d...
Ish-kreu i qeverise Sali Berisha ka sulmuar pasardhesin e ti...
Mazhoranca duket seka mbetur e zhgënjyer nga vendimi dhe qën...
Deputetet e mazhorancës kanë lënë sallën e Kuvendit, sapo is...
Kuvendi debaton mbi p/ligjin mbi marrëveshjen e kredisë për ...
Kuvendi diskutoi në seance plenare disa ndryshime dhe shtesa...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Ku...
Politikani dhe historiani, Paskal Milo, në një intervistë pë...
Zgjedhjet ne PD, po kalojne ne akuza te forta. Ne shume pak...
Presidentin i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy thekson ...
Është detyrë e drejtuesve të rinjtë të PD-së të hartojnë alt...
Një ditë më parë, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ur...
Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë kryetarit të kësaj ...
Lista e mëposhtme përmban antarët e qytetit dhe përfaqësuesi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...