Basha: Tolerancë zero ndaj atyre që përcajnë Partinë Demokratike
Situtatat e krijuara në disa prej degëve të Partisë Demokrat...
Ish-kryeministri njëherësh ish-kryetari i PD Sali Berisha pritet që në Kuvendin e ardhshëm kombëtar të kësaj partie të zgjidhet President i forcës më të madhe të opozitës. Një ide e cila ka kohë që qarkullon në të gjitha ambientet e PD dhe që ka si shkak përplasjet dhe përçarjet që kanë lindur në forcën politike më të madhe opozitare, sidomos gjatë kësaj fushate për zgjedhjen e drejtuesve dhe strukturave të PD në bazë.Precedentët janë të ngjashëm dhe në Shqipëri, ku që në fillim ish-kreu i PR Sabri Godo pas dorëheqjes nga kreu ekzekutiv i partisë dhe zgjedhjes në vend të tij të Fatmir Mediut, u zgjodh President nderi i PR. Pikërisht nëpër këtë format pritet të lëvizë dhe zgjedhja e Berishës si president nderi i PD, ndërkohë që është në konturim dhe ndryshimi statutor që e lejon një gjë të tillë. Vetë zhvendosja e ish-kreut të PD nga zyra e tij private në selinë qëndrore të demokratëve për të dhënë deklarata, konferenca shtypi dhe qëndrime politike që më pas janë kthyer dhe në linjë politike e partisë më të madhe opozitare, tregojnë qartë se ish-lideri i kësaj partie po afrohet dalëngadalë dhe realisht për të marrë në dorë drejtimin e PD.
Burimet brenda PD bëjnë me dije se përplasjet brenda kësaj partie në opozitë, kundërshtitë ndaj kreut të ri demokrat Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjet brenda PD dhe shmangia e figurave kryesore të saj nga fushata dhe për pasojë dhe mundësia e moszgjedhjes në strukturat drejtuese ka krijuar shumë hendeqe mes tyre, jo fort të kapërcyeshme, aq më tepër kur mendohet se Shqipëria është në vitin elektoral për zgjedhjet vendore të pranverës së vitit të ardhshëm. Dhe të hysh në zgjedhje me një parti të përçarë, përpos kuotave të ulta që ka vetë opozita pak më shumë se një vit pas largimit nga pushteti, do të prezantonte në mënyrë të sigurtë një rezultat negativ në këto vendore.
Në këtë mënyrë pritet që ish-kreu demokrat Berisha të zgjidhet President i PD për të balancuar përplasjet, për të arritur mbajtjen nën kontroll të të gjithë kundërshtarëve të Bashës, që gjithsesi asnjëherë s?janë shprehur kundër Berishës. Përkundrazi, e kanë kërkuar rikthimin e tij në krye të PD. Për më tepër që shohin tek ai drejtuesin real të PD, të shprehur dhe në mënyrë publike, dhe si një amortizator i të gjithë përplasjeve brenda partisë një garant që PD dhe opozita hyn në zgjedhje e bashkuar, pa përçarje dhe me shpresë për arritjen e një rezultati pozitiv në vendore.
Por që tani Berisha po mban peshën kryesore të opozitës në Kuvend por dhe në mënyrë publike, pritet që pas zgjedhjes se President i PD ai të marrë realisht përsipër drejtimin e kësaj partie dhe të opozitës në fushatën për zgjedhjet vendore vitin e ardhshëm, pavarësisht se kreu i PD do të vijojë të jetë Lulzim Basha, i cili po tregon që nuk arrin dot të bashkojë të gjitha rrymat dhe kundërshtitë në PD, aq më tepër që tashmë po përpiqet të përvijojë një qëndrim të ri, jo në të njejtën linjë me atë të liderit real të kësaj partie, gjë që ka sjellë dhe rihyrjen në lojë të Berishës por dhe rreshtimin krah tij i pjesë më të madhe të atyre që quhen peshat e rënda në PD.
Grushte në Shkodër, rritet tensioni për zgjedhjen e kreut
Zgjedhjet në PD e Shkodrës tashmë janë në një situatë tejet të nxehtë. Pas konfliktit mes delegatëve dhe Gjergj Lezhjes, dje është shënuar konflikti i parë fizik. Tashmë në Partinë Demokratike të Shkodrës, debatet i lënë vendin grushtave. Gjatë votimit në grupseksionin 1, kryetari i PD-së në Shkodër Astrit Bushati është konfliktuar me një prej anëtarëve të PD Shkodër, sherr i cili ka çuar në një përplasje fizike të tyre. Ka qenë anëtari i Partisë Demokratike i cili ka nisur të fyejë dhe të shajë kryetarin e PD-së për situatën e krijuar në kampin blu në Shkodër. Bushati i cili njihet për një natyrë të qetë nuk ka mundur të durojë më dhe e ka qëlluar me grusht duke e rrëzuar në tokë. Burimet thanë se të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Ky konflikt ka ardhur si shkak i pretendimeve të përcaktimit të kritereve për ata që do të votojnë për kryetarin e ardhshëm të PD-së Shkodër. Të pranishmit kanë pretenduar se disa prej atyre që kane emrin në lista nuk duhet të votojnë. Pas këtij incidenti, votimet janë ndërprerë për disa minuta për të rifilluar përsëri normalisht. Anëtari i PD është njëkohësisht edhe i punësuar në bashkinë e Shkodrës. Burimet thanë se ai është futur qëllimisht nga drejtuesit e kësaj bashkisë, të cilët kanë qëndruar larg zgjedhjeve.
Por duket se konflikti mes mbështetësve të Topallit dhe kandidatëve të frymës Basha, ka shkuar dhe më tej. Nga selia blu theksohet se nuk kanë munguar rastet kur janë futur persona për të sharë dhe fyer të deleguarin e qendrës Gjergji Lezhjen apo edhe kreun në detyrë Astrit Bushatin. Të djathtët në Shkodër duket se do të presin afatet e fundit për të zgjedhur kryetarin e ri duke qenë se kjo degë po shoqërohet me debate të forta që nuk po marrin zgjidhje. Ku pritet që vetëm mbërritja e Bashës në Shkodër të qartësojë pozicionin e Topallit dhe kryetarit aktual të PD-së.
shqiptarja.com
Situtatat e krijuara në disa prej degëve të Partisë Demokrat...
Nje ngjarje e paprecedent ka ndodhur ne PD-ne e Pogradecit d...
Ish-kreu i qeverise Sali Berisha ka sulmuar pasardhesin e ti...
Mazhoranca duket seka mbetur e zhgënjyer nga vendimi dhe qën...
Deputetet e mazhorancës kanë lënë sallën e Kuvendit, sapo is...
Kuvendi debaton mbi p/ligjin mbi marrëveshjen e kredisë për ...
Kuvendi diskutoi në seance plenare disa ndryshime dhe shtesa...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Ku...
Politikani dhe historiani, Paskal Milo, në një intervistë pë...
Zgjedhjet ne PD, po kalojne ne akuza te forta. Ne shume pak...
Presidentin i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy thekson ...
Është detyrë e drejtuesve të rinjtë të PD-së të hartojnë alt...
Një ditë më parë, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ur...
Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë kryetarit të kësaj ...
Lista e mëposhtme përmban antarët e qytetit dhe përfaqësuesi...
I deleguari me 2 N nga Tirana, Enno Bozdo, nuk beson tek dem...
Ka përfunduar faza e zgjedhjeve në grupseksionet e PD-së në ...
Në Kuvendin e Partisë Demokratike në Korçë, i cili po zhvill...
Ka startuar kuvendi i Partisë Demokratike në Korçë. City FM,...
Qenda ka konfirmuar kandidatet per garen ne degen ne te madh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...