web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pogradecaret debojne Fahri Balliun

5 Korrik 2014, 09:12, Politikë CNA

Nje ngjarje e paprecedent ka ndodhur ne PD-ne e Pogradecit dy dite me pare. Strukturat e kesaj partie ne kete qytet i kane dhuruar spektaklin e rradhes Fahri Balliut, i deleguari i Bashes per zgjedhjet ne baze ne kete rreth. Kandidati i tij katandiset i katerti, fiton garen kandidati i hequr nga Balliu, i cili u fut ne votim nga kreu Basha, pas perplasjeve ne salle.

Prej disa muajsh Balliu zhvillon analizen dhe zgjedhjet ne strukturat. Me arrogance, fyerje dhe sulme te pa precedent Balliu, ne takime sulmonte strukturat dhe ish drejtuesit e PD ne kete dege. Por ai haronte te theksonte se ishte njeriu qe rreth 1 vit e 6 muaj me pare zgjodhi Luan Lipon, kryetar PD-je ne Pogradec. Pasi Fahriu dhe servilet e tij e cuan Partine Demokratike force te trete ne Pogradec, kerkuan qe faturen tja linin vetem kryetarit  Lipo, duke menjanuar deputetin e kesaj zone per 4 vite Fatbardh Kadilli i cili eshte po aq pergjegjes sa vete Fahriu dhe kreu Lipo.  Kadillit I interesonte kjo loje per te shmangur kostot e humbjes dhe sulmon Korcen ku kerkon te jete nje nga kandidatet per deputete ne zgjedhjet e ardhshme. Por te dy kane bere llogarite pa hanxhine. Ish-deputeti Eris Hoxha shfaqet dhe i vendos me shpatulla pas murit.

Ish- Deputetet levizin ne terren me te preferuarit e tyre, Fatbardh Kadilli braktis Lushnjen pasi e ben cope e cike degen e ketij rrethi dhe sulmon ne Korce e Pogradec. Ne kryeqendren jug-lindore shkon tek Aldo Mano, i cili zgjidhet kryetar dege pas nje manipulimi spoektakolar. Kadilli ne Pogradec lutet e punon per deshtimin e Balliut.  Eris Hoxha nuk haron te shkojne ne qytetin ku ka qene deputet dhe sulmon e luan fort me strukturat pasi ka mbyllur me percarje sipas qejfit te tij degen e Librazhdit, por Pogradeci eshte terren i njohur dhe rezultati spektakolar.

Nga ana tjeter i deleguari ne Pogradec vazhdon zgjedhjet ne baze duke bere nje loje sa te piset aq edhe qesharake. Fahri Balliu, sulmon strukturat per te shmangur pergjegjesine personale dhe nga ana tjeter shpall publikisht vendimin se ?ai dhe vetem ai do zgjidhte kryetarin e ri te PD ne Pogradec?. Por kete here duket se Balliu se ka pasur te lehte, perballe tij ka qene ish-deputeti Eris Hoxha i cili mesohet se ka pasur nje perplasje te ashper deri ne tentative per konflikt fizik me Balliun. Ky i fundit beri gjithcka qe kandidati i tij te behej kryetar dege, duke I hapur rrugen me kercenime, heqje kandidatesh e manipulime, por diten e kuvendit erdhi dhe surpriza. Balliu hoqi nga gara nje nga kandidatet Renato Preza, i cili mbeshtetej nga ish-deputeti Eris Hoxha nje nga njerzit me te afert te Bashes.

?Une e mbaj llafin, ketu vendos une?, deklaronte Balliu pasi u lexuan emrat e kandidateve dhe ne liste mungonte Renato Preza.

Salla ka reaguar me irritim ne mungese te kryetarit Basha. Fahriu i ndihmuar dhe nga Florian Xhuti nje prej puntoreve te organizimit ne PD, hoqen emrin e Prezes duke qene te sigurt se situata ishte nenkontrroll. Ardhja e kreut te PD, Lulzim Basha, ka qene fatale per Balliun dhe skenarin e tij manipulativ. Mesa duket loja kishte ikur nga duart e Balliut tek duart e Eris Hoxhes. Kandidati Preza kembngul per kandidim tek Basha i cili duke e pare statutor kandidimin i premton nje gare te hapur.

Votimi i delegateve i jep pergjigjen ndaj Balliut dhe tentatives te tij per te uzurpuar PD-ne e Pogradecit si ne Korce, apo diku tjeter per interesa krejtesisht klienteliste. Kandidati Renato Preza, del i pari ne votim dhe ne balotazh fiton garen. Kandidati i Balliut perfundon i katerti, megjithese Arjan Mancellari eshte nje figure me vlera per PD-ne dhe vetem mbeshtetja e dhene nga Balliu dhe servilat e tij e cuan poshte. Mancellari ishte nga kandidaturat me dinjitoze te PD ne Pogradec, humbet jo per fajin e tij por per faj te mbeshtetesit te tij.

?Pse ende nga Farinjte do drejtohet PD. Ky eshte nje hajdut e klientelist. Ketej fle me Meten ketej vjen me PD. Kusheririn pergjegjes ne dogane, vellane konsull ne Selanik, shtepi me qindra mijera euro, pazarxhi ne Gerdec i punonte goca, me Dritan Priftin bente pazare njesoj si Meta. Balliu eshte fytyra me e ndyre ne historine e PD. Nuk behet PD-ja me qelbesira. Fahri Balliu eshte pjese e Aleances se Qelbesirave qe ka denoncuar Doktori? u shpreh B.N, delegat ne kuvend.

PD-ja ne Pogradec tashme ka nje kryetar jashte kontrrollit te Fariut i cili duket se i ka mbyllut perfundimisht llogarite me demokratet e qytetit liqenor, te cilet i vune drune dhe e cuan tek thana.

Ja cfare shkruan RD per zgjedhjet ne Pogradec ne 3 korrik

Pas një pune serioze në analizën e humbjes dhe rigjenerimin e strukturave të degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Kuvendi votoi zgjedhjen e kryetarit të ri, kryesisë dhe Komisionit të Apelit. Mes disa kandidatëve dhe kalimit në balotazh, Renato Preza, fitoi garën me shumicë votash. Delegatë nga i gjithë rrethi, në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike te Shqipërisë, Lulzim Basha, kërkuan domosdoshmërisht të drejtën e mohuar nga ana e koordinatorit të degës, për kandidatin Renato Preza. Basha konfirmoi menjëherë thirrjen e pjesës dërrmuese të kuvendit të demokratëve për të kandiduar z. Preza, i cili u zgjodh dhe kryetar i kësaj Dege.

Linku: http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=10305:zgjidhet-kryetari-i-ri-i-deges-se-pd-pogradec&catid=44:politics&Itemid=105 





Lajmet e fundit nga