web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla: Berisha e Imami të përgjigjen për drogën

1 Qershor 2014, 13:05, Politikë CNA

Deputeti socialist Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se ka ardhur koha që Berisha dhe Imami të përgjigjen për trafikun e drogës. Ai theksoi se në kohën e qeverisjes së PD nga tetori 2012, deri në mars 2013, ka patur trafik droge. Sipas Ballës, ekzistojnë dëshmi të plota të faktit se në aeroportin e Gjadrit uleshin e ngriheshin avionë të palicensuar e të paautorizuar, përmes të cilëve dyshohej se transportohej lëndë narkotike.?Është koha që Sali Berisha dhe Arben Imami të përgjigjen për gjithçka ata dinë?,-përfundoi Balla. 





Lajmet e fundit nga