Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Kuvendi u përfshi nga debatet dhe akuzat e ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në lidhje me sherrin e ndodhur tre ditë më parë në mjediset e Kryesisë së Kuvendit mes deputetëve Genti Strazimiri, Xhemal Qefalia, Armand Prenga dhe Gentian Bejko, trafikun e drogës dhe fotografitë e diktatorit Enver Hoxha në festimet për Kongresin e Përmetit. Deputetët e opozitës në fjalimet e tyre akuzuan Kryeministrin Edi Rama si shkaktarin e dhunës ndaj deputetit Strazimiri, për shkak se sipas tyre, ligjvënësi demokrat kishte denoncuar në Kuvend lidhjet e Kreut të Qeverisë me narko-trafikun. Në përgjigje të akuzave ka reaguar deputeti Taulant Balla, i cili i kërkoi ish-Kryeministrit Berisha të lërë të qetë Shqipërinë, duke akuzuar atë sesa herë vendi pret një vendim madhor, sikundër është statusi i vendit kandidat, Berisha tensionon situatën për të penguar statusin. Por një reagim i ashpër i ish-Kryeministrit Berisha duke akuzuar Ballën si përdhunues, detyroi Kreun e Kuvendit Ilir Meta të ndërpresë seancën deri në qetësimin e ligjvënësve.
?Me këtë gjuhë nuk mund të shkojmë shumë larg, ndaj sa të qetësoheni 5 minuta pushim?, theksoi Meta duke ndërprerë punimet e Kuvendit.
Rinisja e seancës parlamentare ka vijuar me gjuhën e akuzave dhe kundërakuzave mes palëve, ndërsa Kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët e PS&LSI që të mos i shkojnë pas budallait që hedh një gur në lumë. Sipas Ramës, sot qëllimi është statusi dhe asnjë ankesë nga ato që bën PD sot në Kuvend nuk janë pika diskutimi me partnerët ndërkombëtarë.
?Do doja ti dërgoja një lutje grupit të PS e LSI për t?ju thënë se sinqerisht unë besoj se vec sfidave të mëdha që ka vendi dhe sfidave tona që janë integrimi, si individ secili nga Ju ka një sfidë këtu më vete, por kur një budalla hedh një gur në lumë dhe asnjë i mençur si mençur nuk e nxjerr dot, budallain lereni të hedhë gurë në lumë kurse ne të cojmë para axhendën tone?, e nisi fjalën e tij Kreu i Qeverisë duke iu përgjigjur akuave të opozitës.
Në vijim Kryeministri theksoi se ?në Hollandë konstatova dhe të njëjtën gjë që thashë para një jave, orientimin tim dhe ministrave që janë në kontakt me partnerë e miq ndërkombëtarë?.
?Më besoni ne jetojmë në dy botë krejt të ndryshme. Asgjë nga ato që u ulëritën këtu nuk është në pikat e diskutimit të partnerëve ndërkombëtarë. Ju garantoj se puna e parlamentit, e këtij parlamenti, puna e qeverisë, e drejtimit të vendit nën qeverisjen tonë po gëzojnë mbështetje dhe respekt të partnerëve ndërkombëtarë. Dhe është përgjegjësi që të mos figurojë asgjëkundi si pjesë e shqetësimeve që miqtë dhe partnerët kanë për shqiptarët e Shqipërinë, shqetësimet lihen të shkojmë përpara me fakte dhe sfida. KE nuk gdhihet dhe ngryset duke dëgjuar thashetheme, por duke monitoruar qeverisjen dhe duke mbledhur shifra në mënyrë të pavarur. Ashtu sikundër ngritja e Shqipërisë sot në një nivel tjetër, që kemi rikthyer gjithë vizitat e nivelit më të lartë që kishin vite që nuk bëheshin, dhe kjo nuk ka lidhje me gjë tjetër veçse me rikthimin e dinjitetit që po e kthejmë nën drejtimin e qeverisjes tone. Po bindim partnerët se, ?Po? Shqipëria mund t?ia dalë, se ?Po? Shqipëria mund të luftojë varfërinë, papunësinë, korrupsionin, krimin e organizuar se nuk do jetë vec një faktor paqeje dhe jo duke bërë amin, por me fakte. Shumë shpejt do shihni zhvillime, takime, do shihni cfarë sjell për rajonin dinamika jonë?, u shpreh Rama.
Referuar grevës së urisë së ish-të pëerndjekurve, Kryeministri deklaroi se do të dëmshpërblehen shumë shpejt të gjithë ata qëende nuk e kanë marrë këstin e tyre të parë. Sipas tij, numri i tyre arrin në 1 mijë persona. Ndërkohë, shtoi se është bërë e mundur dhënia e dëmshpërblimit për 1 mijë ish të përndjekur të tjerë.
?Çdo i përndjekur që beson tek këta dhe dëgjon këta, dua të them se në 4 muaj, mori këstin që nuk e kishin marrë për 8 vite. Vetë kryetari i të përndjekurve e mori këstin e parë tani. Ata që nuk kanë marrë këstin e parë, që janë rreth 1 mijë të përndjekur, do të marrin dëmshpërblimin. Nuk e mbaj dot, pasi ju shikoja tek flisnit për Enverin, por njërin e keni mes jush. Kur flisni matuni mirë?, iu drejtua Rama opozitës.
Në vijim ai shtoi se ministri Veliaj po dialogon për gjetjen e një zgjidhje.
?Nga aty duhet të dal përfaqësuesi i grevës së urisë, që ka zaptuar gjysmën e godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe pastaja do të ketë negociata?, tha Rama.
?Mbi 36 mijë njerëz raportojnë sot kontributet e tyre të sigurimeve tek Tatimet. Përmes 6 zyrave të punësimit janë punësuar rreth 4 mijë e 100 vetë, brenda 4 muajve. E kemi rritur sot fondin për nxitjen e punësimit me 300 për qind. E dini rezultatin?! Nëse sot kemi 345 biznese që aplikojnë për të punësuar, këta kishin më shumë, të cilët morën shifrën dhe ikën. Ndërkohë, 20 vjet nuk bë reforma e pensioneve dhe sot, kemi bërë reformë pensionesh, duke shpëtuar për vitin 2015 rreth 5 mijë njerëz për shkak të skemës suaj. Në vend që të bëni për opozitën, dhe të kërkoni llogari, ju vini këtu dhe na thoni neve që kemi vëmendje dhe të dialogojmë me atë që i quani trim dhe trimëresha. Për kë e keni fjalën? Për shefin e pensioneve, i cili bëri lëmsh gjithë punën. Apo për ata që i keni futur vetë. Ne e respektojmë si grevë, më shumë s?kemi ca të bëjmë?, u shpreh Rama.
Lidhur me dhunën ndaj deputeti Genti Strazimiri, Kryeministri shprehu keqardhjen e tij, ndërsa shtoi se asnjë nga deputetët e përfshirë në konflikt nuk duhet të merrnin pjesë. Por sipas Ramës, PD duhet të jetë e fundit të flasë për dhunë pasi sipas tij i kujtohen personat që dilnin me dhëmbët në dorë.
?Në grupin tuaj, keni njërin, që e kam parë vetë me proteza në dorë, pasi i thyet dhëmbët?, iu drejtua Rama opozitës.
Ndërsa për fotot e Enverit, kryeministri tha se enveristi i fundit është në grupin e PD, duke ju drejtuar Sali Berishës.
?Dilni e thoni se është emëruar ky e ai. Dhe konkretisht janë 4 persona që u janë kërkuar largimi nga puna, dhe i fundit është personi i djeshëm. Dhe ju dilni këtu dhe mbroni gjeneralin e korruptuar si burrë trim. Burrë trim për ccfarë, ndërkohë që jeni sinqerisht për të ardhur edhe më keq se ata që nxjerrin akoma foton e Enverit, se ato janë të humbur në rrugën e tyre, ndërsa ju jeni të humnur në rrugën e një njeriu të vetme. Kur ishte në moshën e kryetarit të Kuvendit, fikte dritat e organizatës se donte të bëhej kryetar. I rrinte Vitos në prehër, Vito s?dinte kë të mbante, burrin në Paris apo Saliun në prehër. Enveristin e keni aty. Për dhunën ndihem shumë i keqardhur kur bie prehër e kësaj jete të ulët që na impononi ju dhe jam ambsolutisht edhe për atë që ka ndodhur dhe thellësisht se të gjitha ata që u përfshinë të mos ishin sot këtu. Por ama kur ju dëgjoj ju të bëni si viktima të dhunës së PS, më kujtoni kur njëri nga ju doli me dhëmbë në duar.? u shpreh Rama.
Seanca e sotme plenare është kthyer në një skenë akuzash e k...
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i ekzekutivit, Edi Rama deklar...
Ambasadorja çeke në vendin tonë, Bronislava Tomasova, duke f...
Seanca e sotme parlamentare ka filluar me debate lidhur me i...
Ish-kryemninistri sali berisha ka reaguar ne mbremje ne rrje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për...
Në shenjë proteste ndaj sherrit të ndodhur dje në ambientet ...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon emërimin e të dënuarit me 10 vite...
Deputeti Eduard Halimi deklaroi sot se PD-ja ka depozituar n...
Kryeministri Edi Rama Në konferencën e organizuar për prezan...
Kryeministri Edi Rama ironizon përmes një postimi në rrjetin...
Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në një intervistë pë...
Zëdhënësja Laura Vorpsi denoncon largimin e padrejtë nga pun...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në mbledhjen e ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon mbështetjen ...
Në prag të vendimit të BE-së për t’i dhënë ose jo Shqipërisë...
Në prag të vendimit të BE-së për t’i dhënë ose jo Shqipërisë...
Deputeti Strazimiri dënon provokimin e djeshëm të mazhorancë...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u nis sot për nj...
Në prag të vendimit të BE-së për t’i dhënë ose jo Shqipërisë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...