web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statusi/ Rama: E meritojmë, absurde që Kosovës nuk i hiqen vizat

30 Maj 2014, 14:08, Politikë CNA

?Shqipëria e meriton statusin dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sikundër iu dha Serbisë hapja e negociatave, Bashkimi Europian duhet t?i japë Shqipërisë statusin dhe Kosovës mundësinë për të lëvizur nga piva. Është absurde që qytetarët e Kosovës lëviznin lirshëm atëherë kur ishin në diktaturë, ndërsa sot që janë të lirë duhet të rrinë brenda, sepse i duhen viza?.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën ndërkombëtare ?Përafrimi i legjislacionit shqiptar me Acquis te BE-së, premisa dhe sfidat?. Në fjalën e tij Kreu i Qeverisë sfidat që kanë sot vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe Bashkimi Europian mund të përballohen shumë më mirë duke bashkëvepruar.

?Ashtu sikundër Shqipëria apo rajoni i Ballkanit kanë nevojë për BE, ashtu edhe BE ka nevojë për Shqipërinë apo Ballkanin. Sfida të tilla si ajo e sigurisë apo e luftës kundër krimit të organizuar mund të përballohen shumë më mirë duke bashkëvepruar. Krimi i organizuar është më i bashkuar se Europa e Bashkuar, nuk ka komision, nuk ka burokraci. Krimi i organizuar nuk ka kufi, nuk ka krim të organizuar shqiptar, por ka krim të organizuar ndërkombëtar që ka një degë në Shqipëri. Ndoshta shqiptarët janë më të preferuar se të tjerët, pasi flasin shumë gjuhë në të njëjtën kohë?, theksoi Rama.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Kryeministri u shpreh se ne të gjithë bashkë vumë integrimin europian mbi konfliktet e së shkuarës.

?Europa është fjala kycce që solli paqen në rajonin tonë, është Europa e Helmut Kohl, Miterranit ndaj dhe Europa sot duhet të veprojë si këto burra shteti. Ballkani ka treguar se luftën e ka shumë më të lehtë se paqen?, theksoi Kryeministri.

Referuar konferencës, Rama theksoi se përafrimii ligjeve apo legjislacionit  nuk është një proces përgjasimi i teskteve, por është një proces përsa i takon zbatimit të normave ligjore të BE-së në një terren që ne duam ta shndërrojmë si pjesë integrale.

 ?Për qeverinë që iku procesi i integrimit ishte proces ligjshkrimi, pra që të ndërtoje një Shqipëri europiane në letër. Ndërsa për ne është proces ligjzbatimi dhe ne do të jemi të orientuar nga rezultatet që ky proces sjell për qytetarin, për vendin?, tha Rama.

Sipas tij, arsyet pse kombet vonohen në procesin e integrimit nuk ka lidhje me pozicionin e tyre gjeografik, me motin apo cështje të tjera si këto, por është thjesht dhe vetëm i lidhur me faktin sa kanë apo nuk kanë institucione, sa këto institucuone janë në gjendje të përballojnë sfidën e bashkëjetesës dhe të garantojnë barazinë përpara ligjit.

?Sfida e qeverisjes është sfida e ligjzbatimit. Integrimi është një instrument unikal, që nuk do të mund të shpikej nga asnjë popull për veten e tij, duke e përdorur atë në funksion të transformimit?, tha Rama.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Clive Rumbold,  u shpreh se statusi i vendit kandidat nuk është fundi i reformave, por votë besimi për rrugën e vijimit të tyre.

?Në konferencën e sotme po flasim për elemente konkretë që ndihmojnë integrimin e Shqipërisë?, tha Rumbold, duke shtuar se, ?pas statusit do të shkohet drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian?.

Duke marrë fjalën në konferencë, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha e cilësoi përafrimin e legjislacionit me BE si një ndër sfidat më të rëndësishme të vendit.

?Jemi para ngjarjeve të rëndësishme që do ndikojnë drejtpërdrejtë në rrugën e integrimit. Më 3 qershor pritet publikimi i progres raportit të KE për Shqipërinë dhe do të jetë me rëndësi dhe dita kur Këshilli i Ministrave të BE do të marrë vendimin për statusin?, theksoi Gjosha.

Sipas saj, Qeveria ka përgatitur Planin Kombëtar për Integrimin.

?Kemi përfunduar draftin e parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Plani Kombëtar për integrim është afatgjatë. Kjo pjesë e planit, 2014-2016, do të përditësohet çdo vit. Ky plan nuk është dokument statik, por dinamik, dhe do evoluoi. Nga viti 2014 do nisim rishikimin e planit, bazuar në regjistracionin e qeverisë. Është një proces shumë faqesh, si mbrojta e konsumatorit, mbrojta e sistemin bankar?, tha Gjosha.

Sipas saj, përafrimi i legjislacionit të brendshme luan rol për negociatat për statusin dhe BE-në.

?Një drejtësi e drejtë dhe e pavarur, imune ndaj korrupsionit dhe presioneve politike, është baza e një demokracie të shëndoshë që përshpejton rrugën drejt Bashkimit Europian?, tha ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë fjalës në konferencë.

Ai theksoi se reformat në drejtësi janë forca shtytëse për të ecur në rrugën e integrimit.

?Sfidat më madhore kanë të bëjnë me sundimin ligjit. Reformat në drejtësi dhe përafrimi i legjislacionit janë dy nga sfidat që duhet të përballohen në BE. Raport- progresi i Komisionit Evropian identifikoi 5 prioritetit kyçe në plotësim të këtyre prioriteteve qeveria mori në sërë hapash?, tha Naço.

Në vijim ai shtoi se Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për hartimin e një udhërrëfyesi, ndërsa rrreshtoi disa nga vendimet e marra nga qeveria në fushën e drejtësisë.

?Kemi hartuar dhe miratuar kodin e ri penal, kodin e ri të procedurave penale, duke forcuar ligjin dhe duke etiketuar korrupsionin si krim te rëndë që dënohet me burg dhe gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu, kemi filluar nga reforma administrative publike dhe duke miratuar aktet nënligjore të saj. Masë tjetër e rëndësishme është hartimi i kodit të ri i procedurave administrative. Ky kod synon forcimin e parimit të drejtësisë ligjore. Po ashtu, po punohet për rritjen e pavarësisë së institucioneve ligjore, reformen në Gjykatën Kushtetuese, reformen e Zyrëz së Prokurorit të Përgjithshëm, reformen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e shumë të tjera si këto që kanë në thelb një drejtësi të shëndetshme të fortë dhe imune ndaj korrupsioni dhe ndërhyrjet, pasi kështu edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë më e fortë dhe më e motivuar. Qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të ndërtuar një drejtësi dinjitoze për shqiptarët që do ishte themeli i një demokracie funksioanale?, tha ai.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se integrimi europian i vendit është një qëllim kombëtar dhe asnjë forcë politike nuk duhet të pengojë në arritjen e këtij projekti madhor. Ai theksoi se, ?anëtarësimi në BE nuk është një qëllim në vetvete, por është një instrument për të sjellë më shumë prosperitet dhe mundësi të reja për të mirëqenien e qytetarëve tanë?.
?Nisur nga këto aspirata prej kohësh ne e kemi vendosur anëtarësimin në BE si një prioritet strategjik kombëtar, ku një ndër kriteret kryesore është përafrimi i legjislacionit, i cili ka rezultuar si një sfidë mjaft e rëndësishme për Kuvendin?, tha Meta.

Gazeta Tema





Lajmet e fundit nga