web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngec në “vetting” gjyqtari i Shkodrës/ Shkarkohet Tonin Stërkaj

4 Shtator 2024, 16:32, Vetingu CNA
Ngec në “vetting” gjyqtari i Shkodrës/ Shkarkohet Tonin
Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj

Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj është shkarkuar këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi është marrë nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

KPK konstatoi pamundësi financiare të gjyqtarit Sterkaj për blerjen e një trualli me sipërfaqe 240 m2 në Shkodër nga bashkëshortja në vitin 2001 për çmimin 500 mijë lekë, me burim krijimi të ardhurat nga puna e tij.

Gjithashtu, balanc negativ kishte edhe për investimin e kryer në një banesë me tre kate të ndërtuar mbi këtë truall në vitet 2002-2003. Trupa e vlerësimir gjeti edhe pasaktësi në deklarime.

Tonin Sterkaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Kujtojmë se gjyqtari më 28 prill të këtij viti. Atij iu vendos tritol në portën e shtëpisë, në lagjen "Tom Kola" të Shkodrës./ CNA





Lajmet e fundit nga