LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do t'ju mbajnë mbërthyer pas ekranit/ 10 filmat më të mirë për të parë këtë gusht në "Netflix"

1 Gusht 2022, 21:40, Trending CNA
Do t'ju mbajnë mbërthyer pas ekranit/ 10 filmat më të
Foto ilustruese

Nëse ndiheni sikur keni shteruar pothuajse gjithçka që "Netflix" ofron, ne po ju sjellim një listë sugjeruese me 10 filma apo seriale që nuk duhet t’i humbisni këtë gusht.

"Netflix" do të shtojë një sërë filmash, duke filluar nga sezoni 3 i “Never Have I Ever” të Mindy Caling, deri tek “Echoes” dhe “Indian Matchmaker”.

Pra, merrni kokoshkat dhe bëhuni gati për të parë këto prurje të reja.

"Never Have I Ever" - Sezoni 3

Sezoni 3 i “Never Have I Ever” të Mindy Kaling është gati të shfaqet në "Netflix" dhe ne nuk mund të jemi më të emocionuar. Ndonëse shumë janë të trishtuar që ky është sezoni i parafundit, mezi presim të ndjekim udhëtimin e Devit, teksa ajo gjen dashurinë dhe veten.

Ky sezon me 10 episode krejt të reja të “Never Have I Ever” do të fillojnë me rrugëtimin e Devit (Maitreyi Ramakrishnan) pas vendimit të madh në finalen e sezonit 2. A do të zgjedhë ajo Ben (Jaren Lewison), dashurinë e saj të pamundur apo Paxtonin ëndërrimtar (Darren Barnet)? 

Data e publikimit: 12 gusht

"13: The Musical"

Nëse dëshironi të pabesueshme dhe të lezetshme atëherë “13: The Musical” është sugjerimi ideal. Përshtatur nga shfaqja e suksesshme në Broadway, filmi flet për Evan Goldman (Eli Golden), i cili po përgatitet për Bar Mitzvah-in e tij të ardhshëm dhe është gati të mbushë 13 vjeç. Pasi prindërit e tij ndahen, Evan duhet të largohet nga Nju Jorku i zhurmshëm dhe do të vendoset në një qytet të vogël në Indiana, pak para ngjarjes më të madhe në jetën e tij të re.

Data e publikimit: 12 gusht

"Look Both Ways"

Ky film ka qenë në listën tonë të filmave që duhet të shohim, që në momentin e publikimit të trailerit. Lili Reinhart luan rolin e Natalie, një vajzë e re gati për t'u diplomuar nga kolegji, e ngecur mes pyetjes: Po sikur?

Po sikur të transferohej në qytetin e madh dhe të ndiqte karrierën e saj të ëndrrave? Po sikur të qëndronte në shtëpi dhe të krijonte familje me të dashurin e saj të fëmijërisë? Natyrisht, pyetjet që ne të gjithë i kemi bërë vetes si të rinj në moshë madhore për të ndërmarrë vendimet tona të para në botën e madhe.

Për fat të mirë për Natalie, ajo mund të shohë se si zhvillohen të dyja rrëfimet, pasi ajo përjeton dy realitete paralele. Në njërën, ajo mbetet shtatzënë dhe fillon sfidat e mëmësisë, dhe në tjetrën zhvillon karrierën e saj në LA.

Data e publikimit: 17 gusht

"The Sandman"

Përmbledhja e "Netflix"-it thotë: "Kur ‘The Sandman’, i njohur si Dream, qenia që kontrollon të gjitha ëndrrat, kapet dhe mbahet i burgosur për më shumë se një shekull, ai duhet të udhëtojë nëpër botë të ndryshme dhe afate kohore për të rregulluar kaosin që ka shkaktuar mungesa e tij." Ky përshkrim na bën të ndihemi kuriozë dhe na e tregon interesant filmin.

Data e publikimit: 5 gusht

"Day Shift"

Jamie Foxx, Dave Franco dhe Snoop Dogg luajnë në “Day Shift”, një film për një baba punëtor (Jamie Foxx), i cili me dëshpërim po përpiqet të sigurojë një jetë të mirë për vajzën e tij 8-vjeçare. Teksa jashtë ai shihet si një djalë i rregullt që i fiton paratë e tij duke punuar si pastrues pishinash në San Fernando Valley, në fakt puna e tij e vërtetë është gjuetia dhe vrasja e vampirëve.

Data e publikimit: 12 gusht

"Me Time"

Nëse jeni duke kërkuar për një film që ju jep atmosferë të ngjashme me “The Hangover”, “Me Time” duhet të jetë në listën tuaj. Mark Wahlberg dhe Kevin Hart luajnë në rolin e dy miqve që nisen për një fundjavë të hatashme, pasi nuk kanë dalë së bashku për shumë vite.

Data e publikimit: 26 gusht

"Locke and Key" - Season 3

Përshtatur nga shkrimet komike të Joe Hill dhe Gabriel Rodriguez, sezoni 3 do të jetë pjesa e fundit e “Locke and Key”. Prisni edhe më shumë supriza, pasi Locke do të përballet me kërcënimin më të rrezikshëm deri më tani.

Data e publikimit: 10 gusht

"I Just Killed My Dad"

Nëse krimi i vërtetë është në preferencat tuaja, ka një seri të re dokumentarësh në rrugën drejt Netflix. “I Just Killed My Dad” tregon historinë e Anthony Templet, i cili qëlloi të atin në shtëpinë e tyre në Lousiana dhe nuk e mohoi kurrë.

Shikuesit mund të eksplorojnë historinë komplekse të familjes Templet, e cila sipas Entertainment Weekly, "përfshin akuza për abuzim, rrëmbim dhe vëzhgim, për të kuptuar se çfarë e shtyu Anthony për të vrarë babanë e tij."

Data e publikimit: 9 gusht

"Echoes"

Muzika e hapjes së trailerit na bën të mendojmë se kjo do të jetë një situatë tipike që ju mban mbërthyer pas ekranit. Mini-seriali tregon jetën e Leni dhe Gina, dy binjake identike që kanë shkëmbyer jetën fshehurazi që kur ishin fëmijë, duke kulmuar në një jetë të dyfishtë si të rritura. Por kur njëra prej tyre zhduket, çdo gjë në botën e tyre të planifikuar në mënyrë perfekte kthehet në kaos.

Data e publikimit: 19 gusht

"Indian Matchmaker"

Shkuesi më i madh i Mumbait, Sima Taparia do të rikthehet për sezonin 2 të “Indian Matchmaking”. Gjatë episodeve 8-orëshe, ne do të shohim Taparian duke punuar me mijëvjeçarë anembanë globit për t'i ndihmuar ata të gjejnë përputhjen e tyre të përsosur.

Data e publikimit: 10 gusht/ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga