Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Në gjithë botën, serverët e të dhënave sa shkojnë e shtohen, duke shpenzuar energji elektrike dhe burime të tjera, për ta jetësuar botën digjitale.
Më shumë se 8.000 qendra të të dhënave në planet janë themeli i ekzistencës së botës "online", dhe qendrat do të vazhdojnë të rriten me avancim të inteligjencës artificiale (IA).
Madje, vlerësohet që deri më 2025, industria e teknologjisë informative do ta shfrytëzojë 20 për qind të të gjithë rrymës së prodhuar, dhe do të jetë përgjegjëse për 5.5 për qind të emetimeve të karbonit në botë.
Parashikime të tilla nxisin pyetje reale – ose edhe urgjente – për gjurmët e karbonit të teknologjisë informative.
“Kutia e Pandorës është e hapur”, ka thënë Arun Iyengar, sipërmarrës i Untether AI, kompani e specializuar për prodhim të çipave, e cila synon ta bëjë inteligjencën artificiale më eficiente.
“Ne mund ta përdorim IA në mënyra që rrisin diskutimet për klimën, ose mund t’i injorojmë kërkesat për klimë dhe të përballemi me pasojat pas një dekade”.
Transformimi i serverëve të të dhënave në botë, me përfshirje më të madhe të Inteligjencës Artificiale, veçse është duke ndodhur.
Mirëpo shkalla e ndryshimit është tepër e madhe.
Krijimi i produkteve me Inteligjencë Artificiale sikurse GPT-4, që e funksionalizon ChatGPT, ndahet në dy faza kyçe: në trajnim aktual dhe ekzekutim.
Më 2019, hulumtuesit e Universitetit Masaçusets i kanë trajnuar disa modele gjuhësore dhe kanë thënë se trajnimi i një modeli të vetëm të Inteligjencës Artificiale mund të emitojë karbon në sasi të njëjtë sa pesë makina gjatë gjithë kohës së përdorimit të tyre.
Një studim tjetër i kryer së fundi nga Google dhe Universiteti i Kalifornias, ka gjetur se trajnimi i GPT-3, ka rezultuar me 552 tonë të emetimeve të karbonit, e barasvlershme me vozitje të një makine për 2 milionë kilometra.
Gjenerata e fundit e aplikacionit të kompanisë OpenAI, GPT-4, është trajnuar edhe në 570 parametra shtesë, në krahasim me modelin paraprak, dhe shkalla e testimeve do të rritet, teksa Inteligjenca Artificiale bëhet më e fuqishme.
Nvidia, gjiganti teknologjik i çipave të IA-së, ofron procesorë të domosdoshëm për trajnime, të njohur si GPU.
Ndonëse ata janë më eficientë në energji sesa çipat tipikë, ata mbesin harxhues të jashtëzakonshëm të rrymës.
Faza e dytë e funksionalizimit të Inteligjencës Artificiale është ekzekutimi: kur një model i trajnuar identifikon objekte, u përgjigjet pyetjeve për lexim, shkrim tekstesh dhe çfarëdo kërkese tjetër.
Në këtë fazë nuk është e domosdoshme vendosja e një çipi të Nvidias, mirëpo marrë parasysh ndërveprimet e pafundme në botën reale, energjia e harxhuar në këtë fazë as nuk mund të krahasohet me peshën e punës kur softueri del në treg.
“Ekzekutimi do të bëhet problematik tani me ChatGPT, të cilin mund ta integrojë secili në jetën e përditshme përmes aplikacioneve apo kërkimeve nëpër uebfaqe”, ka thënë Lynn Kaack, profesoreshë për shkenca kompjuterike në Shkollën Hertie në Berlin.
Megjithatë, kompanitë më të mëdha të kësaj fushe deklarojnë vazhdimisht se janë të përkushtuara për efiçencë të energjisë.
Shërbimet e Amazonit janë zotuar se do të jenë neutrale ndaj karbonit deri më 2040, ndërsa Microsoft e ka bërë zotimin për emetime zero të karbonit deri më 2030.
Këto deklarata, por edhe të dhënat e vjetëve të fundit nga ky sektor, japin hapësirë për relaksim.
Në periudhën 2010 – 2018, energjia e shfrytëzuar nga qendrat globale të të dhënave është rritur për 6 për qind, në krahasim me rritjen prej 550 për qind të sasisë së punës në këtë sektor, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Mirëpo, manjatët e laboratorit për zhvillime teknologjike në Shtetet e Bashkuara, Sillicon Valley, besojnë se diskutimet për energjinë që shfrytëzon inteligjenca artificiale, ia ulin rëndësinë potencialit revolucionar të inteligjencës artificiale.
Shefi i Nvidias, Jensen Huang, ka thënë se këto diskutime janë të prapambetura, pasi, sipas tij, përfshira e madhe e inteligjencës artificiale nëpër pajisje, do ta shmangë nevojën e qendrave aq të mëdha të të dhënave.
Kjo nënkupton që Inteligjenca Artificiale do ta shndërrojë laptopin, makinën, apo pajisjen tuaj teknologjike në superkompjuter efiçent, pa i ngarkuar shumë qendrat e serverëve.
“Në të ardhmen, do të ekzistojë një model i vogël që gjendet në telefonin tuaj dhe që 90 për qind të pikselëve do të gjenerohen dhe 10 për qind do të sigurohen nga qendrat e të dhënave, në krahasim me 100 për qind sa ngarkohen qendrat tani, prandaj edhe do të kursehet energjia”, ka thënë Huang.
Sam Altman nga OpenAI beson se inteligjenca artificiale do t’ia ndërtojë shumë shpejt njerëzimit në të ardhme plotësisht të re.
“Mendoj që sapo ta kemi inteligjencë tepër të fuqishme, adresimi i ndryshimeve klimatike nuk do të jetë problem i madh”, ka thënë Altman.
“Kjo na tregon sa shumë duhet të ëndërrojmë, të mendojmë për një sistem, të cilit mund t’i themi ‘më tregoni si të prodhoj energji me kosto të vogël, si ta zvogëloj emetimin e karbonit, dhe si ta ndërtoj një fabrikë që e bën këtë gjë në nivel global”.
Mirëpo disa ekspertë janë të shqetësuar se vëmendja e madhe në zhvillim të inteligjencë artificiale, i ka lënë në hije gjërat tjera.
“Korporata të mëdha janë duke shpenzuar shumë para duke zhvilluar IA. Nuk mendoj se janë duke menduar për ndikimin në natyrë. Megjithatë, ajo ditë po vjen”, ka thënë Iyengar nga Untether./ REL
Nxjerrja e befasishme në treg e telefonit të ri nga gjigan...
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësi...
Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Ba...
Një mjet i ri po prezantohet nga Google në një përpjekje p...
NASA dëshiron të çojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londë...
Yuval Noah Harari argumenton se Inteligjenca Artificiale k...
Funksioni i bllokimit do të hiqet për përdoruesit e X, dik...
Firma kineze e teknologjisë Xiaomi zhvilloi për herë të pa...
Mbrojtësit e reformës në polici në Shtetet e Bashkuara arg...
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po sheh mundësi...
Firma Ford ka thelluar luftën e çmimeve në tregun e makina...
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërk...
Administrata kineze për Hapësirën Kibernetike ka propozuar...
iPhone 15 Pro i Apple thuhet se do të ketë ndryshime të më...
Llogaria e Kanye West është rikthyer në Twitter pas një nd...
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka bërë me dijea se plat...
"WhatsApp" njoftoi opsionin e ri ku përdoruesit do të mund...
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të arrijnë ...
Një grup prodhuesish të mëdhenj të automjeteve thanë të më...
Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Hjusto...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...